Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Dëgjojini këshillat e të moshuarve, kanë dije më shumë se të rinjtë

    Tiranë 25 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi -Dituria vjen nga përvoja. Një studim i fundit ka zbuluar se të moshuarit e moshës mbi 60 vjeç, janë më strategjikë në vendimet e tyre se sa të rinjtë mbi moshën 20 vjeçare, të cilët kanë tendencën të fokusohen në kënaqësinë e çastit.
    Studimi u krye nga "The University of Texas at Austin and Texas A&M" dhe u publikua në Psychological Science.
    Z. Maddox tha se studimi jep një vështrim në procesin e vendim-marrjes, e cila do të ndihmojë kërkuesit të mësojnë më shumë për efektet e plakjes në tru.
    Përgjithësisht, këto rezultate sugjerojnë se të rriturit më të rinj mund të sillen më impulsiv, duke favorizuar kënaqësinë e çastit, ndërsa të rriturit më të vjetër i konsiderojnë më mirë pasojat afatgjata të veprimeve të tyre.
    Si pjesë e studimit, u morën 28 të rritur të vjetër dhe 28 të rinj, të cilët kishin si detyrë kryerjen e vendim-marrjes, në të cilin ata duhet të bënin zgjedhjet e tyre, duke u shpërblyer kështu me pikë.
    Në këtë eksperiment, të rriturit më të rinj ishin më efikas në zgjedhjen e opsioneve, të cilat jepnin shpërblime afatshkurtra.
    Ndërsa pjesëmarrësit e grupit më të vjetër zgjidhnin opsione, të cilat rezultonin më strategjike dhe ishin afatgjata.
    Ato I përshtateshin më shumë qëllimeve të detyrës.
    Studimi doli në përfundimin se, njerëzit, sipas moshës përdorin trurin e tyre.
    Kur bëjnë zgjedhjet, të rinjtë përdorin një pjesë të trurit, ventral striatum, i cili është i lidhur me formimin e zakoneve të menjëhershme.
    Kjo sigurisht varet me moshën dhe pjesa e trurit, prefrontal cortex, është zona, e cila kontrollon mendimet racionale dhe të qëllimshme.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Po ca studimi duhet me dit kete, kur vete plaku te thote qe fjalet e mia degjoj por pordh.et mos i degjo.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Po ca studimi duhet me dit kete, kur vete plaku te thote qe fjalet e mia degjoj por pordh.et mos i degjo.
    Tamam. Kjo eshte dicka qe dihet ... Me i vjetri ka me shume eksperience ne shpatulla ndaj edhe vendimet qe marrin i vleresojne me qetesisht e me me pjekuri.
    Shpenzime te kota per perfundime qe dihen.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-09-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    180
    eh sa mir mi degju prinderit e gjysherit tane kohes por asht pak e veshtire, duhet dhe na me vepru qysh mendojme se asht e drejte se ndryshe nuk e jetojme jeten vet. Duhet me gabu per me msu dicka

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Kejsi Al Lexo Postimin
    eh sa mir mi degju prinderit e gjysherit tane kohes por asht pak e veshtire, duhet dhe na me vepru qysh mendojme se asht e drejte se ndryshe nuk e jetojme jeten vet. Duhet me gabu per me msu dicka
    Kur ke mundesi te evitosh nje gabim pse te mos e besh? S'po them qe te mos marresh asnje vendim vete, por per ato tema te caktuara qe jane cik me shume rendesi, mire eshte te marresh mendimet e me te medhenjve.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Diku, mbase ketu ne forum kam lexuar edhe nje shprehje tjeter, qe femija kur eshte i vogel thote prinderit e mi dine gjithçka jan shum te zgjuar, pastaj kur rriten pak fillojne e dyshojne, kur rriten pak me shume thone se prinderit e tij nuk kuptojne asgje, ose jane injorant, dhe kur jane te medhenj thone ah sikur te kisha degjuar prinderit nuk do kishin ndodhur gjith keto gjera.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Diku, mbase ketu ne forum kam lexuar edhe nje shprehje tjeter, qe femija kur eshte i vogel thote prinderit e mi dine gjithçka jan shum te zgjuar, pastaj kur rriten pak fillojne e dyshojne, kur rriten pak me shume thone se prinderit e tij nuk kuptojne asgje, ose jane injorant, dhe kur jane te medhenj thone ah sikur te kisha degjuar prinderit nuk do kishin ndodhur gjith keto gjera.
    Edhe une e kam lexuar (jo ne forum) por diku tjeter qe thuhej per mamin. Por, ta mendosh eshte e njejta gje edhe per babin.
    Thuhej :
    2 vjec: mami ime eshte me e mira !
    7 vjec: mami ime te dua shum !
    10 vjec: mami hajt mo !
    16 vjec: zot i madh mami im eshte shume e merzitshme !
    18 vjec :dua te largohem nga shtepia !
    23 vjec: dua te kthehem prap te shtepia mamit tim !
    50 vjec : nuk dua ta humbas mamin tim !
    70 vjec: do jepja cdo gje qe mami im te ishte ketu ............

    Kuptimi eshte i njejti me ate qe ke shkruar ti. Ne moshen e adoleshences te gjithe e kemi menduar ndonjehere qe prinderit s'na kuptojne e kur rritemi e hedhim poshte kete ide.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-09-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    180
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Kur ke mundesi te evitosh nje gabim pse te mos e besh? S'po them qe te mos marresh asnje vendim vete, por per ato tema te caktuara qe jane cik me shume rendesi, mire eshte te marresh mendimet e me te medhenjve.
    dakord per temat qe ndikojne ne jete, duhet patjeter me marr vendime bashkerisht me prinderit. une per vete shum i degjoj por ndonjehere dua te bej dicka vet, por maspari ia shpjegoj prinderve arsyet qysh e tek qe t'mos mendojne se jam rebele e mos t'ngelin keq. Idealja asht mos me i kalu te njejtat veshtiresi apo prova qe ato i kane kalu, por prape jane disa ceshtje qe duhet vet me i zgjidh, mendoj se vetem kur gabon dicka vet e e kupton dicka dhe nuk e perserit me, vec e mira asht qe kjo te mos kete pasoja te medha

  9. #9

    Ok ok, e kuptoj c'do te thuash ti e s'te kundershtoj fare. Jam dakord me ty, une thjesht i referohesha vendimeve qe mund te sjellin pasoja te renda.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Kur ke mundesi te evitosh nje gabim pse te mos e besh? S'po them qe te mos marresh asnje vendim vete, por per ato tema te caktuara qe jane cik me shume rendesi, mire eshte te marresh mendimet e me te medhenjve.
    Una per veten time i marr mendimet e me te medhenjve, biles edhe ketu ne forum.

    Ja per shembull, mendimet e marra te brari-t une i kam parasysh, sepse eshte i madh ne moshe - njelloj sa sali berisha.

    Por ka edhe te tjere ketu ne forum, qe marrin mot-a-mot mendimet e marra te atij brari-t, duke ma kaluar edhe mua!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •