Tiranë 25 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi -Dituria vjen nga përvoja. Një studim i fundit ka zbuluar se të moshuarit e moshës mbi 60 vjeç, janë më strategjikë në vendimet e tyre se sa të rinjtë mbi moshën 20 vjeçare, të cilët kanë tendencën të fokusohen në kënaqësinë e çastit.
Studimi u krye nga "The University of Texas at Austin and Texas A&M" dhe u publikua në Psychological Science.
Z. Maddox tha se studimi jep një vështrim në procesin e vendim-marrjes, e cila do të ndihmojë kërkuesit të mësojnë më shumë për efektet e plakjes në tru.
Përgjithësisht, këto rezultate sugjerojnë se të rriturit më të rinj mund të sillen më impulsiv, duke favorizuar kënaqësinë e çastit, ndërsa të rriturit më të vjetër i konsiderojnë më mirë pasojat afatgjata të veprimeve të tyre.
Si pjesë e studimit, u morën 28 të rritur të vjetër dhe 28 të rinj, të cilët kishin si detyrë kryerjen e vendim-marrjes, në të cilin ata duhet të bënin zgjedhjet e tyre, duke u shpërblyer kështu me pikë.
Në këtë eksperiment, të rriturit më të rinj ishin më efikas në zgjedhjen e opsioneve, të cilat jepnin shpërblime afatshkurtra.
Ndërsa pjesëmarrësit e grupit më të vjetër zgjidhnin opsione, të cilat rezultonin më strategjike dhe ishin afatgjata.
Ato I përshtateshin më shumë qëllimeve të detyrës.
Studimi doli në përfundimin se, njerëzit, sipas moshës përdorin trurin e tyre.
Kur bëjnë zgjedhjet, të rinjtë përdorin një pjesë të trurit, ventral striatum, i cili është i lidhur me formimin e zakoneve të menjëhershme.
Kjo sigurisht varet me moshën dhe pjesa e trurit, prefrontal cortex, është zona, e cila kontrollon mendimet racionale dhe të qëllimshme.
Krijoni Kontakt