Tre ditë kaluan. Tema u konsumua, po unë vetëm një gjë më intrigon:
Gjithë ky debati "ku e gjeti ky vlonjati këtë pronën" është dmth për të gjetur fajtorin, apo për të fajësuar viktimën (vetë e kërkoi dmth)?
Tre ditë kaluan. Tema u konsumua, po unë vetëm një gjë më intrigon:
Gjithë ky debati "ku e gjeti ky vlonjati këtë pronën" është dmth për të gjetur fajtorin, apo për të fajësuar viktimën (vetë e kërkoi dmth)?
-
teorikisht jeta osht ma e shtrenjt se prona. ose jeta osht e pacmushme. ska cmim per jeten. realiteti shqiptar flet ndryshe
no glove no love
skifo..
hap nji teme e shaje brarin e beji pyetje cka te dush e ke me marr pergjigje rregullisht prej meje..
21 janari .. ishte nje masaker e mir organizuar e kulishve te nomenklatures polpotiste per te rrezuar shtetin e per te marre pushtetin.. e per te ri-vendosur diktaturen e eger..
ate diktature qe per ju lpk-istet ishte endrra juaj e realizuar sepse me 5 leke ose 4 franga e 3 dojcmarka..hanit e pinit e defrenit ne adriatik-hotel te durresit 2 muaj rresht gjat veres.. e i vetmi sherbim qe ja bajshit shtetit shqiptar ishte dhenje informatash tek luan pobrati.. etj.. se cfar po thojn kosovaret mren shqipnis apo ne diaspore..
sa per at pytjen tjeter te pasurimit.. shko pyet edvin fidel rucin.. ata te sqarojn meqe je sherbetor i tyre..
tash ne teme..
--
gsh
--
3 javë para vrasjes, prona në Sukth, vendimi i gjyqit “pro” Toptanasve
» Dërguar më: 15/09/2011 - 13:44
Klodiana Lala
Prona prej qindra hektarësh që pretendohej nga trashëgimtarët e familjes Shallvari, mes të cilëve dhe gjykatësi Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze nga shpërthimi i një sasie të madhe tritoli, është “ngrirë” nga Gjykata e Tiranës. Me kërkesë të trashëgimtarëve të familjes Toptani, të cilët pretendojnë të njëjtën pronë si edhe Konomi, madje të dyja familjet kanë kallëzuar njëra-tjetrën në prokuroi për falsifikim të dokumenteve, gjykata e Tiranës, ka vendosur të urdhërojë të gjitha organet shtetërore, që të mos bëjnë asnjë tjetërsim të kësaj prone. Konkretisht flitet për qindra hektarë në zonën bregdetarë të Gjirit të Lalzit, që pretendohet nga trashëgimtarët e të dyja familjeve.
Në vendimin e firmosur nga gjykatësja Fatime Decolli në 13 gusht të këtij viti, ku pranohet kërkesa e Toptanajve, ndër të tjera thuhet se “Ekziston rreziku nisur nga të dhënat e sipërpërshkruara në lidhjen me mosmarrjen e vendimit nga ana e AKK pronave Tiranë, se në përfundim të gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj kërkesëpadie e drejta e kërkuar nga kërkuesit do të bëhet i pamundur për t’u ekzekutuar, për shkak se mund të kalojë pronësia në persona të tretë, ose i vështirë pasi mund t’u kalojë me koncesion të tretëve duke u konsideruar si pronë e lirë nga shteti dhe nga organet e tij si: ministria e Mjedisit, ministria e Turizmit, ministria e Ekonomisë dhe Privatizimit, drejtoria e Shërbimit Pyjor Durrës, bashkia Sukth, etj.”. Pra, trashëgimtarët e familjes Toptani, mesa duket i trembeshin se mos prona kalonte në duart të tjera e për këtë arsye iu drejtuan gjykatës. Por më herët Toptanasit ishin denoncuar për falsifikim të dokumenteve të pronës nga gjykatësi i vrarë Skerdilajd Konomi, çështja e cila po hetohet nga prokuroria. Më poshtë po botojmë vendimin e plotë të gjykatës që urdhëron moskryerjen e asnjë veprimi lidhur me sipërfaqet e mëdha të pronave që ndodhen në bregdet….
Vendimi i plotë
Kërkues:
1.Azmi Toptani, i biri i Ahmetit dhe i Merjemes, lindur e banues në Tiranës, rruga “George Bush”, kulla II.
2.Bihter Toptani, e bija e Ahmetit dhe i Merjemes, lindur e banues në Tiranës, rruga “George Bush”, kulla II.
3.Alma Struga (Toptani), e bija e Ahmetit dhe e Merjemes, lindur dhe banues ne Tiranë, rruga “George Bush”, kulla II.
4.Mimoza Jero (Toptani) e bija e Ahmetit dhe e Merjemes, lindur dhe banues ne Tiranë, rruga “George Bush”, kulla II.
5.Rezar Mullaj, i biri i Neimit dhe i Bibikes, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “George Bush”, kulla II.
6.Jasemin Kosha (Mullaj) e bija e Neimit dhe e Bibikes, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “George Bush”, kulla I.
7.Abaz Hamzaraj, i biri i Nurit dhe i Medihasë, lindur e banues në Tiranë, rruga “George Bush”, kulla II.
8.Jusuf Hamzaraj, i biri i Nurit dhe i Medihasë, lindur e banues në Tiranë, rruga “George Bush”, kulla II.
9.Merjeme Toptani, e bija e Safajt e Rukije, lindur e banuese në Tiranë, rruga “George Bush”, kulla II.
Përfaqësuar me prokurorën nr.4544 rep dhe nr.1223 kol, datë 26.09.2007, Qemall Mulla (Grill), i cili në këtë gjykim është përfaqësuar me prokurorë të posaçme, nga av.M.Kreshpa dhe av.T.Prendi.
Pala e tretë: Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë, rruga “Muhamet Gjollesha”, nr.54 Tiranë. (Në mungesë)
Objekti i kërkesës: Caktimin e masës së sigurimit të padisë, duke pezulluar deri në përfundim të padis së themelit kryerjen e veprimeve juridike të tjetërsimit të pronave dhe pezullimin e kryerjes së veprimeve pranë Z.V.R, Paluajshme, Durrës, si dhe çdo veprim tjetër juridik që kufizon të drejtat e pronësisë, mbi pronën e regjistruar në Z.V.R.P, Paluajtshme Durrës, si dhe në regjistrat e kadastrave të bashkisë Sukth, qarku Durrës, të përshkruara si më poshtë:
1. Parcela nr.22/2, zona kadastrale nr.1925 fshati Hamallaj bashkia Sukth, Durrës, volume 4, faqe nr.18, me sipërfaqe 85 000 m2.
2.Parcela nr.20/2 volumi nr.6, faqe 104 lloji pyll, me sipërfaqe prej 202200 m2 e ndodhur në zona kadastrale nr.1925, fshati Hamallaj, bashkia Sukth, Durrës, shtet.
3. Parcela me nr.22/4 volumi 4, faqja nr.20 lloji pyll me sipërfaqe 6900 m2 zona kadastrale nr.1925, fshati Hamallaj, Bashkia Sukth, Durrës, shtet
4.Parcela nr.2.1 e llojit tokë pa frut, kënetë, zona kadastrale nr.3241 e bashkisë Sukth e lirë, me sipërfaqe prej 167585 m2.
5.Parcela nr.2/2 e llojit pyll zona kadastrale nr.3241 e Bashkisë Sukth e lirë me sipërfaqe prej 20846 m2.
6.Parcela nr.232 e llojit kanal, e lirë, zona kadastrale nr.3241, e bashkisë Sukth, me sipërfaqe prej 21120 m2.
7.Parcela nr.2/3 e llojit pyll i lirë, zona kadastrale nr.3241 e bashkisë Sukth, me sipërfaqe prej 5320 m2.
9.Parcela me nr.1 e llojit pyll, e lirë, zona kadastralë nr.3241. e bashkisë Sukth, me sipërfaqe prej 46.375 m2.
Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, administroi provat shkroi dhe dëgjoi pretendimet e fundit të të kërkuarit, që kërkoi pranimin e kërkesës dhe pasi ka shqyrtuar çështjen në tërësi,
Verën:
Kërkuesit më datën 09/08/2011 kanë paraqitur para kësaj gjykate një kërkesë për sigurimin e padisë. Në konform me dispozitën 204 të Kodit të Procedurës Civile, është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së sigurimit për pezullimin e kryerjes së veprimit juridik të tjetërsimit të kësaj prone si dhe çdo veprim tjetër juridik, që kufizon të drejtat e tyre. Nisur nga objekti i gjykimit të kësaj kërkese rezulton se me anë të kërkesë, kërkohet të sigurohet objekti i një kërkesë-padie, që do të depozitohet me vonë pranë kësaj gjykate, që do të jetë detyrimi i AKK pronave Tiranë për nxjerrjen e një vendimi për njohjen dhe kompensimin e pronës së pretenduar prej trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar, Azmi Toptani.
Njëkohësisht dhe objekti i kësaj kërkese për caktimin e masës së sigurimit që ka të bëjë me pezullimin e veprimeve juridike të tjetërsimit mbi këtë pronë përfshirë pezullimin e tjetërsimeve të kësaj pronë në ZVRPP Durrës, ose çdo veprimi tjetër juridik që kufizon të drejtat e pronësisë mbi këtë sipërfaqe toke, ka lidhje me përmbushjen e detyrimit që do të kërkohet në objektin kryesor të kërkesëpadisë që do të depozitohet pranë kësaj gjykate, ku tjetërsimi i sipërfaqes së tokës së lartpërmendur nga pronë shtet do ta linte padinë pa objekt duke bërë të pamundur përmbushjen e detyrimit të kërkuar prej paditësit në kërkesëpadinë, që do të paraqitet për gjykim para kësaj gjykate.
Më datën 14.11 2008, përfaqësuesi i paditësve ka paraqitur në zyrën rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Durrës kërkesën me nr.331 prot, për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës së tij të ndodhur në Hamallaj, bashkia Sukth, në zonën e kadastrave 1952 dhe 3241 me kufij: veri me vijnë e mullirit të Ali Bej Qorraliut e vëllezër; jug-Pyllin e Rrushkullit të shoqërisë anonime E.I.A.A, duke filluar nga derdhja e hurdhës së Pepës në derën tuj rimat drejt lindjes deri ku puqet me kallam të Vorbës; lindje- me hendek të Vorbës, që e kufizon me pyllin e Zija Beut dhe Ramazan lalën; perëndim- me detin Adriatik ku derdhet vija e mullirit deri në kufi të Rrushkullit.
Në lidhje me këtë kërkesë të paraqitur në përputhje me ligjin nr.9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës’, ka filluar procedura e shqyrtimit administrativ të saj dhe është arritur deri në përgatitjen e një relacioni përfundimtar ligjor në lidhje me vlerësimin e kërkesë, duke shprehur mendimin se kërkesa ishte e bazuar në dokumente shkresore dhe në ligj dhe si e tillë duhej pranuar. Me daljen e ligjit nr.10207 datë 23.12.2009, “Për disa ndryshime në ligjin nr.9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” janë suprimuar ZRKKP në qarqe dhe kompetente për shqyrtimin e kërkesave për kthimin dhe kompensimin e pronës do të ishte që nga kjo kohë, agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë.
Në të tilla rrethana, dosja e kërkuese prej ZRKKP qarku Durrës është transferuar së bashku me të gjitha dosjet e tjera si dhe arkivin e kësaj zyre pranë AKKP-së Tiranë.
Pranë kësaj agjencia dosja e kërkuesve është numërtuar me një nr. të ri dhe përkatësisht 421 datë 01.11.2010, duke filluar përsëri shqyrtimi administrative i kësaj kërkese konform dispozitave të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Ligji i mësipërm në nenin 15/1 germa “a/ii” vendos afatin tremujor për marrjen e një vendimi prej drejtorit të përgjithshëm të AKKP-së lidhur me kërkesa e subjekteve të shpronësuara.
Rezulton se deri më sot prej personit të tretë nuk është nxjerrë një vendim lidhur më kërkesën e paditësve, megjithëse kërkesa e tyre ka rreth dy vite e gjysmë që është depozituar pranë të paditurit (AKKP, Tiranë).
Në mbështetje të kësaj kërkesë kërkuesit kanë paraqitur dokumentet e marra me vulë të njësuar me origjinalin nga Z.R.KK Pronave Durrës si dhe dokumente të tjera të noterizuara dhe të njehsuara me origjinalin të marra nga organet e administratës shtetërore si më poshtë:
1. Shkresat kthim përgjigje nr.3288 datë 22.07.2001 dhe nr.3288/1 datë 27.07.2011 të ZVRPP Durrës.
2.Shkresë kthim përgjigje nr.677 prot datë 26.07.2011 e Bashkisë Sukth.
3.Vërtetim datë 29.07.2011 i bashkisë Sukth, zyra Kadastrës
4.Shkresë kthim përgjigje nr.669/1 prot, datë 27.05.2011 e SAMT Këshilli i qarkut Durrës.
5.Vendimi i gjykatës së rrethit Tiranës nr.3542 datë 16.10.1998
6.Dëshmi trashëgimie nr.287 datë 21.07.1992 lëshuar nga notere, Shpresa Kurti.
7.Dëshmi trashgiminie nr.2592 datë 08.12.1993 lëshuar nga notere. Shpresa Kurti.
8.Dekret i ministrit të ekonomisë kombëtare
9/Akt njoftimi nr.12 datë 26.06.1933
10.Vlerësim ligjor nr.331/16 datë 30.06.2009 ZRKKP Qarku Durrës
11. Rradhore të transkiptimeve
Gjykata e Tiranës e gjen veten kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Në arsyetimin e bërë nga ana e kërkuesve rezulton se ata me të drejtë ngrenë shqetësimin se objekti thelbësor i kërkesëpadisë së tyre dje detyrimi që kërkojnë të vendosin mbi palën e paditur ndërmjet një vendimin gjyqësor në fund të këtij procesi gjyqësor bëhet i pamundur për t’u ekzekutuar nëse nuk merret një masë e tillë dhe prona tjetërsohet ose i kufizohet disponimi i saj në të ardhmen si pronë e lirë, si rezultat i kryerjes së veprimeve juridike me të nga shteti, me organet e tjera të tij, ku një ndër ta ishte edhe pala e paditur.
Në analizë të provave të paraqitura të ndodhura në dosjen administrative të shqyrtimit të kërkesës rezulton se përmbushen kushtet dhe kriteret e lartpërmendura;
Të përfaqësuarit janë subjekte të shpronësuara në kuptimin e ligjit në bazë të dokumentacionit që kanë.
Prona që ata pretendojnë është pronë e lirë në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës, bazuar në dokumentin e lëshuar nga kjo zyrë.
Ekziston rreziku nisur nga të dhënat e sipërpërshkruara në lidhjen me mosmarrjen e vendimit nga ana e AKK pronave Tiranë, se në përfundim të gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj kërkesëpadie e drejta e kërkuar nga kërkuesit do të bëhet i pamundur për t’u ekzekutuar për shkak se mund të kalojë pronësia në persona të tretë ose i vështirë pasi mund t’u kalojë me koncesion të tretëve, duke u konsideruar si pronë e lirë nga shteti dhe nga organet e tij; si ministria e Mjedisit, ministria e Turizmit, ministria e Ekonomisë dhe Privativit drejtoria e Shërbimit Pyjor Durrës, bashkia Sukth, etj.
Për këto arsye gjykata bazuar në nenet 202, 204, 205 e 206 209, 210, 211 të Kodit të Procedurës Civile:
vendosi
Pranimin e kërkesës
Pezullimin e kryerjes së veprimeve juridike të tjetërsimit të pronës përfshirë këtu pezullimin e veprimeve pranë ZVRPP Durrës si dhe çdo veprimi tjetër juridik që kufizon të drejtat e pronësisë deri në përfundim të shqyrtimit të padisë së themelit mbi pronat:
1.Parcela nr.22/2, zona kadastrale nr.1925 fshati Hamallaj bashkia Sukth, Durrës, volume 4, faqe nr.18, me sipërfaqe 85 000 m2 shtet.
2.Parcela nr.20/2 volumi nr.6, faqe 104 lloji pyll, me sipërfaqe prej 202200 m2 e ndodhur në zona Kadastrale nr.1925, fshati Hamallaj, Bashkia Sukth, Durrës, shtet.
3.Parcela me nr.22/4 volumi 4, faqja nr.20 lloji pyll me sipërfaqe 6900 m2 zona kadastrale nr.1925, fshati Hamallaj, Bashkia Sukth, Durrës, shtet
4.Parcela nr.2.1 e llojit toke pa frut, kënetë, zona kadastrale nr.3241 e Bashkisë Sukth e lirë, me sipërfaqe prej 167585 m2.
5.Parcela nr.2/2 e llojit pyll zona kadastrale nr.3241 e Bashkisë Sukth e lirë me sipërfaqe prej 20846 m2.
6.Parcela nr.232 e llojit kanal, e lirë, zona kadastrale nr.3241, e Bashkisë Sukth, me sipërfaqe prej 21120 m2.
7.Parcela nr.2/3 e llojit pyll e lirë, zona kadastrale nr.3241 e Bashkisë Sukth, me sipërfaqe prej 5320 m2.
9.Parcela me nr.1 e llojit pyll, e lirë, zona kadastralë nr.3241. e Bashkisë Sukth, me sipërfaqe prej 46.375 m2.
Kjo masë sigurimi e humbet fuqinë e saj nëse nga kërkuesit nuk do të ngrihet padia e themelit brenda 15 ditëve nga marrja formë e prerë e këtij vendimi
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës kërkuese.
Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë në gjykatën e Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.
U shpall sot ne tiranë me datë 13.08.2011.
--
.
Nga 46 e me mbrapa, regjimi megjithese ishte diktature komuniste nuk e tjetersoi pronen. Por vetem hoqi te drejten e gezimit "te perkohshem" mbi pronen. Qe do te thote nuk i transformoi, fallsifikoi dokumentacionet e pronareve dhe trashegimin. Ne pergjithesi, pra nuk i dogji arkivat dhe hipotekat.
Ne vite 90, regjimi qe eshte nje, pamevaresisht partive qe jane pjelle e te vjetrit dhe psikologjikisht jane edukuar dhe vijne prej klasave te paprona, pra bij te baballareve plebej, kishin grykesine dhe amoralitetin per ta shkaterruar dokumentacionin. Pra e derrmuan ne themel. E vetmja menyre per te krijuar klase te re pasunaresh. Gje qe krijoi kontradikta esenciale per shoqerine qe kerkon te shkoje drejt kapitalizmit por pa kapital, prone. Ose me mire ne konfliktualitet ndermjet sociales korruptive dhe kapitales korruptive.
Ky qendrim qe vjen e cfaqet ashiqare nder qeverite, qe nga gjyqesori e deri tek agjensite shteterore, krijon terheqjen dhe mungesen e prosperitetit per dy tre brezat e ardheshem qe do te thote edhe per 50 vjet te tjera.
Vrasja e gjyqtarit ishte vetem nje kujtese. Qe jemi Palermo 80, qe jemi ne drejtim prej pakices barbare baritore, dhe qe duhet te marrim parasysh qe duhet te jetojme edhe ca vjet nene trysni.
e ka vra brari,,,
se eshte kunder korrupsionit dhe dele e saliut ne forum ose vete saliu,,,,
madje dhe trim stregon dhe emrin vetem shan si kkkk,,,urvat
e mo landush.. po si o ta futi tet ate ne burg ps-ja e rucit..dmth ppsh-ja e ti vazhdon tu a lepic prapanicen..
mo te ka then jot eme se te ka zen me rucne ose zylyftarnë.. e ..ti nga halli nuku e turperon babanë..
mir e ke.. vazhdo keshtu..kulish.. rucist..
--
cka te re nga ceshtja konomi mo..?
--
Vrasja e gjyqtarit, vlonjatët tubim kundër krimit
VLORË- Në Vlorë mesiden e sotme është organizuar tubimi qytetar në kujtim të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili zu vra në një atentat me tritoll pak ditë më parë.
Tubimi nisi rreth orës 11:00 në sheshin e Flamurit nën moton ‘Bashkë kundër krimit’
Pjesëmarresit në këtë tubim, mes të cilëve edhe familjarë të gjyqtarit, miq dhe kolegë kanë marshuar në drejtim të vendit ku ndodhi ekzekutimi.
Qytetarë të shumtë dhe famijarë me foto e gjyqtarit ë vrarë në duar dhe parrullat ‘Bashkë kundër krimit’ ‘Duam drejtësi’, ‘Në burg kriminelët’, kërkuan drejtësi për të vrasjen e njeriut të tyre, në zemër të qytetit të Vlorës.
Organizatorët e këtij tubimi janë shprehur se qëllimi i këtij marshimi është mos përsëritja e ngjarjve të tilla në Vlorë, por edhe tërheqja e instancave shetërore drejt qytetit bregdetar i cili ditët e fundit është tronditur nga një sërë ngjarjesh kriminale.
Tubimi i sotëm nën moton 'Bashkë kundra krimit' u iniciua nga një thirrje në rrjetet cosiale në internet nëpërmjet të cilit u sensibilizuan qindra qytetarë.
Kur ka kaluar një javë nga ekzekutimi i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, 33-vjecari babai i dy fëmijëve, ende nuk ka asnjë autor.
(e.m/BalkanWeb)
..
Ai 100 mij euroshi a po ben efekt?
Se tritoli me celular nuk eshte ven nga breshkat.. e iriqat e nuku i pa kush..
Dikush ka pare gje..
.
Jam shume kurioz te di nqs eshte perfshire edhe SHISH ne zbulimin e killerave apo edhe kete rradhe Bahriu ka derguar dy rreshta leter: "Nuk kemi informacion" ...
![]()
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Pyt halimin se ai premtoi qe do i gjente vrasesit .lol
O po ktu ka mor fund. Jo 100 mij euro po edhe 1 milion te vejn skane per ti gjet. Me shume mundesi vrasesit i ke mrena n'shtet neper koridoret e institucioneve me t'larta.
Ps. Mu mboni pershtypje dicka ?u vra ai polici ....sala me vrap shkoj per nderime ,nderkohe vritet gjygjtari ,masakrohet ne mes te dites dhe askush nga zyrtaret e larte pervec topit e 2-3 kokrrave tjere nuk shkuan per nderime?
Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.
Jane edhe rrethanat per te cilat humb jeten Endro. Polici ndjere humbi jeten per çeshtje pune shteti, gjykatesi ndjere per çeshtje private.
Jeta eshte e shenjte dhe e paçmueshme, por prezenca e shtetit ne rastin e policit nuk duhet te vihet ne diskutim.
Persa i perket 100.000,00 €urove, me duken si pak. I ndjeri humbi jeten per pronen qe vlen miliona euro dhe kishte nje pozicion me peshe ne shoqeri. Killerat nuk besoj se do te kursenin nje deshmitar te drejtesise. Prandaj ato 100.000,00 €urot kam pershtypjen se nuk kane per te leviz nga arka shtetit ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Krijoni Kontakt