Close
Faqja 14 prej 28 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 275
  1. #131
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Policia, pranë zbulimit të autorit
    11-09-2011 / Gazeta 55


    Përcillet për në banesën fundit, gjyqtari Skerdilajd Konomi

    Dje u zhvillua ceremonia mortore për përcjelljen për në banesën e fundit të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën një ditë më parë gjatë shpërthimit të autoveturës së tij. Ceremonia nisi rreth orës 11.00 me homazhet që u zhvilluan në mjediset e Teatrit “Petro Marko”, ku merrnin pjesë qindra qytetarë, miq, të afërm, kolegë, funksionarë qendrorë e lokalë. Bënë homazhe dhe vendosën kurora Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, deputetë, funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Sergio Strozzi etj. Pas homazheve, trupi i Konomit u përcoll për në banesën e fundit në varrezat publike të qytetit. Ndërkohë, në ecurinë e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, ku mbeti viktimë gjyqtari 33 vjeçar Skerdilajd Konomi, baba i dy fëmijëve të mitur, Drejtoria e Policisë e Qarkut të Vlorës, bëri të ditur se, “ka zhvilluar një analizë të hollësishme hetimore duke bashkëpunuar ngushtësisht me ekspertët më të mirë të Antieksplozivit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me oficerët dhe prokurorët më të mirë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj”. Ndërsa kanë kaluar vetëm disa orë pas aktit kriminal tronditës ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe duket se së shpejti do të mësojmë edhe emrin e autorit. Për këtë dha garanci kreu i policisë së Vlorës, Ylli Metko i cili në një deklaratë për gazetarët tha se “në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda po punojmë intensivisht dhe mendojmë se së shpejti do të ketë edhe një emër të autorit. Ngjarja është shumë e rëndë. Kësaj radhe krimi nuk ka kursyer as drejtësinë”. Për zbardhjen e kësaj ngjarje, mësohet se, specialistet më të mirë të vendit, si të Prokurorisë ashtu edhe të policisë janë angazhuar për zbardhjen e ekzekutimit me tritol të Skerdilajd Konomit mëngjesin e së premtes. Policia dhe grupi hetimor thonë se atentatorët kanë lënë gjurmë në makinën e shpërthyer, ndërsa sipas të njëjtave burimeve gjatë orëve të natës janë shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje. Paraprakisht nga organet hetuese thuhet se në mjetin e viktimës janë gjetur fije flokësh që mendohet të jenë të autorëve, sikur prova të tjera që kanë bërë të ngrihet dyshimet e para mbi autorin e aktit terrorist ku mbeti i vdekur gjyqtari i çështjeve civile në Gjykatën e Vlorës, Skerdilajd Konomi. Pista paraprake e hetimit ishte vrasje për shkak të detyrës, por grupi hetimore po heton edhe pistat të tjera të mundshme. Gjyqtari Skerdilajd Konomi humbi jetën pas një shpërthimi që ndodhi në makinën me të cilën ai udhëtonte. Shpërthimi i makinës së gjyqtarit të Gjykatës së Vlorës me 400 gram tritol të vendosur poshtë sediljes nga autorët, ndodhi në ortë e para të ditës së premtes përgjatë bulevardit kryqore të qytetit të Vlorës. Policia e Vlorës ofron 100.000 euro shpërblim për personin që jep informacion të saktë mbi autorët e atentatit, që i mori jetën gjyqtarit 33-vjeçar Skerdilajd Konomi. Policia ka vënë në dispozicion të publikut dhe numrat e telefonit: 0694102355 dhe
    ...
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #132
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kushëriri: Skerdi ishte në tension për pronat në Durrës



    http://www.panorama.com.al/wp-conten...re-300x250.jpg


    Ishte personi i vetëm që gjatë homazheve të lamtumirës së fundit të gjyqtarit Skerdilajd Konomi në kinoteatrin “Petro Marko”, u përpoq të fshihej. Nga vetja… Arian Konomi rrinte aty pas murit ndarës, ndërsa sytë e përlotur i mbulonte me syze të zeza. Ndihej dyfish i tronditur për lajmin e vrasjes së Skerdit; i keqardhur për vdekjen e tij, por edhe për mënyrën se si iu shkaktua ajo. Sepse me Skerdin nuk ishin vetëm kushërinj, por edhe miq shumë të mirë.“Humba gjakun dhe shokun. Që tani po më mungojnë shumë që të dy…”, thotë drejtori i revistës “Shqip”, i cili njihet gjerësisht edhe si publicist, analist dhe moderator. E ka të vështirë të flasë, por edhe të mos flasë. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim nëpër show dhe emisione televizive ku për një pyetje të jep përnjëherësh disa përgjigje, kësaj here, Arian Konomi, për disa pyetje mezi gjen një përgjigje…. “Nuk di ç’të them”, shprehet ai i hutuar dhe i turbulluar, ashtu si shtëllungat e tymit të cigareve që pi, ku ende pa fikur të parën, ndez të dytën. Tek e treta, disa fjalë nisin e dalin, derisa bëhen një rrëfim shumë interesant mbi portretin e Skerdit, familjen, fisin Konomi, miqësitë, por edhe konfliktet. Këto të fundit duket se kanë qenë vetëm për çështje pronash…

    E vërtetë kjo?

    http://www.panorama.com.al/wp-conten...i2-296x300.jpg

    Nëse do t’i nisim me historitë e pronave të fisit tonë, i bie që t’ia nisim shumë dekada përpara. Megjithatë, që nga ardhja e demokracisë, ne kemi 19 vite që merremi me gjyqe, që kanë të bëjnë me të drejtën e fisit Konomi për kthimin dhe kompensimin e pronave. Pra, janë prona të trashëguara.
    Përfundimisht, ju janë kthyer këto prona?
    Janë marrë një pjesë e tyre dhe përsëri jemi sa te Komisioni i Pronave, e sa nëpër gjyqe. Pra, maratona vazhdon…
    Gjatë kësaj maratone, keni pasur ndonjë konflikt?
    Kemi pasur përplasje gjyqësore, me dokumentacione dhe avokatë, por jo konfrontime personale. Skerdi, si jurist me përvojë, ishte një person që përpiqej që t’i zgjidhte ato në bazë të rregullave dhe ligjit. Ai na këshillonte gjithnjë që fjalët nuk kanë vlerë, por vetëm ligjet dhe dokumentet.
    Këto përplasje që thoni, kanë qenë brenda fisit, apo përtej tyre?
    Jo, jo, brenda fisit asnjë.
    Ndonjë mbiemër tjetër atëherë?
    I bie që të përmend shumë, pasi janë persona që kanë ardhur vitet e fundit në Vlorë. Persona që na e kanë zënë pronën në mënyrë ilegale, por edhe ata që kanë shtyrë kufijtë.
    Kush është marrë ligjërisht me dokumentacionin nga fisi juaj për kthimin e tyre?
    Unë dhe Skerdi ishim brezi i dytë që po merreshim me rikthimin e pronave. Xhaxhallarët tanë vdiqën pa e gëzuar tokën. Njëri prej tyre nuk jepte dot shpirt, madje edhe e gënjyem.

    Për çfarë?

    http://www.panorama.com.al/wp-conten...he-227x300.jpg


    Që i kishim marrë të gjitha pronat në gjyq. Ai ishte sëmurë shumë rëndë, me tumor. Na pyeste vazhdimisht se çfarë po ndodhte me pronat në gjyq. Donte të dëgjonte me patjetër që na ishin kthyer të gjitha pronat. Kështu, një ditë, kur kishim edhe një seancë gjyqësore dhe ai e dinte, ramë dakord që ta gënjenim, për ta qetësuar. Kur u kthyem në shtëpi, i thamë që i morëm pronat dhe ai vdiq i qetë…
    Çfarë pronash disponon fisi Konomi?
    Jua thashë që në fillim, fisi Konomi është trashëgimtar i madh pronash, kryesisht në bregdet.
    Po, kryesisht, kushëriri juaj, Skerdi, në ç’zonë i kishte pronat?
    Skerdi ishte trashëgimtar i madh pronash nga të dy gjyshërit. Madje, prona me vlerë shumë të madhe. Ato ndodhen në Ujin e Ftohtë të Vlorës, pranë bregut të detit, që edhe sot është vendi më me vlerë në Shqipërisë. Po ashtu, ai trashëgonte prona edhe në zonën e Hamallajt dhe të Gjirit të Lalzit, në bregdetin e Durrësit.
    Edhe ju keni pjesë në këto prona të Durrësit?
    Jo. Vetëm Skerdi. Këto prona i kishte të trashëguara nga gjyshja nga babai, me mbiemër Shallvari. Janë pronat të cilat i mori së fundi, në korrik.
    Ju ka treguar për ndonjë konflikt lidhur me këto prona?
    Konflikt jo, por në fakt më është dukur i shqetësuar, gjë që unë e kam marrë për lodhje për shkak të zvarritjes së proceseve gjyqësore. Duke qenë jurist, por edhe duke pasur një eksperiencë të gjatë me pronat, ai ka qenë gjithnjë në tension shumë të madh për ato, derisa Gjykata e Lartë dha vendimin në korrik në favor për kthimin e pronave.
    Ju ka treguar ndonjë plan se çfarë kishte ndër mend të bënte me ato prona pasi t’i rimerrte?
    Jo, nuk kishte asnjë plan. Dëshira e tij më e madhe ishte vetëm që t’i rimerrte.
    Pra ju nuk jeni në dijeni të asnjë konflikti ose të ndonjë kërcënimi?
    Skerdin e kam njohur shumë mirë, jo vetëm si kushëri, por më tepër e kisha shok. Mik dhe vëlla, gjak dhe strehë. Dhe sot po më mungojnë të gjitha këto… Them me bindje që nuk ka pasur konflikte ose kërcënime për jetën, sepse të paktën unë do të isha në dijeni. Kemi folur shpesh kohët e fundit, ka qenë ai në Tiranë dhe unë çdo javë në Vlorë. Përveç bisedave të qeshura apo familjare nuk më ka shprehur asgjë. Lëvizte lirshëm dhe dilte për gjueti, qoftë edhe natën. Një njeri që kërcënohet me jetën nuk del xhiro i qetë, në çdo orë të ditës dhe natës. Përveç kësaj, kam parasysh edhe tipin e tij: një person shumë pozitiv, një djalë me shumë miqësi, i qeshur dhe i matur njëkohësisht. Kishte shoqëri të madhe jo vetëm me gjykatës e prokurorë, por edhe me njerëz të thjeshtë. Korrekt dhe i ndershëm, dinte të sillej me stil si me pastruesin, ashtu edhe me eprorin. Ai ka qenë gjyqtar civilist dhe nga kjo, mbase për shkak të sekretit profesional, unë mbase nuk i di gjërat me hollësi, sa u përket atyre të punës. Megjithatë, nuk më ka thënë ndonjëherë se ka pasur çështje të tilla që të kenë degjeneruar në konflikte dhe armiqësi.
    Atëherë, si mund ta argumentoni vrasjen e kushëririt tuaj?
    Vrasja e kushëririt tim nuk ka argumente, vetëm dënim maksimal për fajtorin ose fajtorët. Vrasja është bërë për të treguar forcën. Forcën jo ndaj personit, por ndaj Gjyqësorit, por edhe ndaj shtetit. Dhe e gjitha kjo, në formë shoë, në mes të bulevardit, në mes të qarkullimit, pranë stacioneve televizive lokale dhe korrespondentëve të medias kombëtare. Në vrasje makabre dhe e tipit mafioz që ngjarja të filmohej sa më shpejt dhe të dokumentohej, në mënyrë që të ngjallte edhe tmerre të tjera ndaj atyre njerëzve që kanë një pozicion, një pushtet, por edhe ndaj atyre që kërkojnë një pronë.
    Po ju vetë, nga sa keni dijeni, do ta cilësonit vrasje për shkak të detyrës, apo të pronës?
    Unë nuk kam asnjë informacion dhe nuk jam unë personi që mund të bëj ndonjë vlerësim të fakteve. Por ajo që mund të them është se në të dyja rastet është goditje ndaj shtetit dhe Drejtësisë. Edhe nëse është rasti i pronës, shembulli kur kjo i ndodh një gjykatësi të Republikës, imagjino se ç’mund t’i ndodhë një qytetari të thjeshtë. Nga ata qytetarë që jemi mësuar të shohim me shumicë duke kërkuar të drejtën e tyre të pronës nëpër dyert e gjykatave. Dhe në këtë rast, ky është një leksion për të gjithë…
    Një leksion për t’u frikësuar, apo për të reaguar?
    Një leksion që nuk ka më rëndësi rroba që vesh, krimi nuk ka frikë nga kostumi i Drejtësisë.
    Nga e dërguara jonë në Vlorë,
    Elisabeta Ilnica
    Me shume nga kjo kategori:
    Vrasja e gjyqtarit, hetim pronave në Gjirin e Lalëzit
    Gazeta Panorama
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #133
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    o noellag. sipas llogjikes sime ne te gjitha shtetet ka ligje qe zbatohen e jo qe anashkalohen e te manipulohen, llogjika jote eshte te mbroj salen dhe jo te drejten, nqf se e kuptove ne vlore nuk e ruan rendin bashkia po policia (qeveria)
    perdor pak llogjiken e jo llapen he te keqen plaku
    Lexoje mire shkrimet o matuf, s'kam folur per bashkine.. Tani meqe ma permende do te them dy fjale. Ne asnje vend te botes nje kryetar bashkie te akuzoje qeverine pa pritur hetime nga policia e prokuroria. Nese thoni qe policia eshte Saliu,keni prokurorine ... Cdo njeri i drejt dhe i ndershem qe mbeshtet parimet ligjore, ai do prese hetimet .. Bashkiaku i Vlores per cdo ngjarje qe ndodh ne qytet, e ka fajin qeveria, filozofia e PS {Hajde tia hedhim qeverise, te fitojme kredi politike}

    Nuk mbroj qeverine para qytetare, mbroj llogjiken dhe arsyen.. Eshte e lehte qe per cdo ngjarje tia hedhesh fajin dikujt , por a eshte e vertete ajo qe ju thoni ?

    Une gabohem kur them qe njerez si puna jote jeni si hijenat e terbuar, jo jeni si korbat qe silleni verdall duke kerkuar viktima , pasi ja pini gjakun nxirrni vrer e helm urrejtjeje.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ky konomi qe u vra qa e ka franc konomin qe u vra ne tirane...

    me duket se jane fis....

    dhe keshtu degjova i njeh njeri,,,

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    Konomet sic me ka thene nje Vlonjat jane me origjine Greke dhe jane shperngulur ne Vlore para shume vjeteve. Sesi i bene pronat tani nje zot e di.
    Ne gjirin e lalzit 90% kane qene tokat e Toptanasve tani po na behen pronat e Konomeve.
    Fakti qe Familja e te ndjerit tha direkt ne momentin e pare nje fjali qe e kane thene shume njerez qe kane pasur konflikte se: Familja jone nuk ka konflikte me len shume te dyshoj se dicka ka patur aty.
    Me gjithe neverine qe ndjej perkundrejt nje akti te tille do te thoja se koha do na e tregoje se cka ndodhur ne te vertete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ozzy : 12-09-2011 më 01:41

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    cka te re nga pistat e hetimit?

    na sillni artikuj gazetash per ceshtjen por dhe komentet e miletit sepse aty del me e qarte meseleja..

    ka nji koicidence kjo vrasje me 11 shtatorin e wikilekun e ktyre ditve..

    kush na e sjell shkrimin e edvinit.. per 11 shtator amerik e berish.. se aty mund te kuptojm dicka..

    vlora dihet se.. eshte magazin e ed rucit..
    pra aty ed ruci eksperimenton e kolaudon.. 21 janaret..
    e hodhi gjika sot nje llaf me spond..
    pra qe duan ta shfrytzojn vrasjen per mullirin e ed rucit..

    te shohim..

    -




    shaqo skipetori.. fol me shkoqur.. ne se ke dicka..
    Brari, ishte pyetje e thjeshtë të cilës nuk ju përgjigje.

    Kur e din, me gjasë të madhe si një ish-pjestarë i sigurimit të diktaturës, se si ka operuar dhe vazhdon të operojë sigurimi i diktaturës, pse e luan rolin e budallait duke shkruar gjepura?

    Habitem se si nuk kanë as një fije të ndërgjegjës sigurimi i diktaturës, i cili ishte dhe mbetet më së shumti pjellë e Shkive, që e kalbi një brez të tërë në çdo pikpamje, fizikisht, ideologjikisht, e shpirtërisht, dhe vazhdon me e kalb edhe brezin e ri, duke qëndruar në prapavijë e duke i vendosur si maska të drejtuara nga ta ministra, kryeprokurorë, e krybashkiak, pa aftësi natyrore ose të arritura, qoftë nga shkollimi apo përvoja.

    E keqja më e madhe është se Shqiptarët i janë përshtat brez pas brezi kësaj gjendje nënshtruese. E mira është se Shqiptarët nga natyra e kanë të fituar llotarinë gjeografike, e së shpejti do të ju del ndihmë Evropa për me i heq qafe këto mbeturina Karpato-Aziatike, që Shqiptarët, si populli më i lashtë Evropian, me u bashkërenditur në vendin e merituar në bashkinë e popujve të Evropës.

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ti lexova ca postime tuat or ti shaqo skipotari i lpk-se i maskuar si patriot..
    lol

    nuk e mban dot masken me brarin ti demagog..

    te ra menjiher..
    te lexova se ishe solidar me vampiret e 21 janarit.. qe barbarizuan policine tone e deshen te rrezojne shtetin shqiptar..
    kaq mjafton qe te te duken ganxhat e cakallit polpotist.. e lekura deles sti mbulon dot..

    mbeturinat karpato aziatike ishin ne bulevard ne 21 janar.. per ta djegur shqiperine..

    ti sipas shkrimeve tua.. te hershme.. paske qen adhurues i tyre..

    keshtu o maskë..

    nje nga 21janar-sat ka "punuar" disa vjet si "maske".. andej nga gerxhet e jugut duke vrare e grabitur shqiptaret..
    ziveri i gjolek rucit..
    do e kesh takuar kur si i lpk-se shkoje andej me nxit shkatrrimet e 97 tes..
    mundet ta kesh pasur dhe bodigard..

    ja kush je ti.. shok i tyre..
    ndryshon nga kollarja vetem..

    ..

    lol..

    hipokrit..

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    dhe mua me beri pershtypje indiferentizmi i atyre qe ndodhen prane....ndoshta frika per ndonje shperthim te dyte i ka mbajt larg...s'dua te gjykoj keq........ me dhimbset shume..mgjs e njihja thjesht si vlonjat
    "Më e mira është armike e së mirës"

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    meqe je vlonjat o aloe..

    cfar di per zonen nga shkoll e marines dikur der ne uj ftohet e shkembi k.urves..?

    cfar thot vlora per kte zone?

    a i kan marre ata qe u takonin ti merrnin ato troje e vila e portokallishto ullishte.. apo i kan kapur mafiozet me kallash e letra fallco e banda e gjykatsa te korruptuar?

    kam pershtypje se aty vlon..

    ndoshta nga frika meqe pushtetin ne vlore e kan perseri hysnikapoistet enveroiste e nuku guxojn ish-pronaret te pipetijne..

    apo ish pronaret kan rene ne ujdi nga halli qe tja lene mafies hysnikapo-enveriste qe mafia te ndertoje aty e ish pronarve tu japin nga nje kothere?

    nuk besoj se konomi u vra per toka hamalleje sic thot krahu mero-ed ruco-bazo-ist..
    besoj se meseleja eshte tek kjo zona qe thash une me lart..pra plazh i ri-uj ftoht jonufer-orikum-rradhime..

    pretenduesit ne hamalle nuku i dine mire furriqet ku hyn e del nje vlonjat.. ne vlore..

    pra aty ne vlore jan tritol-venesit..

    apo gabohem o vlora?

    ..








    ..

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Ozzy Lexo Postimin
    Dukesh qe je goce gjygjtari se ke nje krenari alabakesh alla malokshe prej 7 brezash qe jetojne maleve te lunxherise qe ja moren shpirtin atij populli me teper se 50 vjet dhe tani spo e leshojne e qe spo e leshjone sepse thone qe ne e muarrem me gjak prandaj dhe ju hajni tami e bejme lufte.

    Po pse mi alabake e pamoralshme qe nuk ke aq qytetari sa ta shofesh realitetin ne sy por qe vazhdon si antoneta e frances ti biesh fyellit vetem ne nje vrime kujton ti se nuk e di populli shqiptar se cbehet neper gjykatat albanezi qe jane ne sherbim te cdo lloj kafshe e armiku te shqiperise por vetem ne sherbim te atij populli qe po i mban me buke e i ka bere me benza e vila qyteteve e detit nuk jane.


    Po kam qene vete gjykatave te Tiranes e vetem maloke e katunare kam pare qe vinin era qofte apo hurdha e bajka qe nuk nuk te hidhnin syte fare per hallet qe kishe por te thonin vetem emrin e kafes apo restorantit per tu dhene zarfin e kur shifnin brenda te thonin vetem dollare apo euro apo franka zwicerane.....dhe magjistaturen e financave e kishin bere.


    Sa per mua ma hankosh tha se jetoj me djersen e ballit e nuk kam fut njeri ne burg sa per ti morre paret sic bon baba tat me alabaket e tjere atje ne shqiperi.


    Po hapi pak syste moj e mjere e lexo pak raportet e te huajve qe qysh ne piken e pare drejtesine shqiptare atakojne si te paafte nga ana morale e sociale te bejne pune per te cilen marrin rrogen e paguhen nga taksat e atyre te mjerve shqiptare.

    Po me ty nuk flitet e nuk behet diskutim se nuk e ke ate nivel social e shoqeror te pranosh kritika juve vetem plumbi i dulles ju vite hakut se gjithe kohen vetem njeri tjetrit ja keni fut e pikerisht mbrapa kraheve sper balle per ballit nuk keni takat joooo...


    Shume gabim qe thyen nje shoqe ne forum ,qe eshte vajze shume e zgjuar dhe e edukuar ...Nuk po thote asgje perveç se vertetes qe ka dhe njerez te mire e te ndershem ...Flas une qe nuk i kam pare asgje te mire te dyja sistemeve ...Ne te parin me degdisen sa andej ketej pa bere asgje vetem se te paret e mi dhane gjakun e pasurin per kete Shqiperi ...ne te dytin babai im nje njeri i moshuar ka 20 vjet gjykatave per te marre ate qe i takon...ate qe i la babai dhe gjysherit .. E per ironi te fatit ulerasin me shume per drejtesi ato/a qe jane mesuar te hane ne te gjithe sistemet ...
    Asnje gje nuk e justifikon krimin ,mgjth menyra e qeverisjes len shume per te deshiruar..... dhe sikur te jete ashtu si thoni ju ...nuk kryhet vete gjygjsi ....
    Une shpresoj akoma.... mgjth çelsat e shtepive tona i kane femijet e vete ata qe na vrane dhe internuan (dhe as qe i duhet me ajo shtepi sepse jetojne jasht e i mbajne te mbyllura sikur te ishin te tyret.....Po une ç'duhet te them ?? )
    Duhet te shpresojme ...
    thuhet kur humbet parate nuk ke humbur asgje...
    kur humbet miqte ke humbur gjysmen ..
    kur humbet shpresen i ke humbur te gjitha ...

    e di jemi shume te lodhur ...por...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 14 prej 28 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •