Policia, pranë zbulimit të autorit
11-09-2011 / Gazeta 55
Përcillet për në banesën fundit, gjyqtari Skerdilajd Konomi
Dje u zhvillua ceremonia mortore për përcjelljen për në banesën e fundit të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën një ditë më parë gjatë shpërthimit të autoveturës së tij. Ceremonia nisi rreth orës 11.00 me homazhet që u zhvilluan në mjediset e Teatrit “Petro Marko”, ku merrnin pjesë qindra qytetarë, miq, të afërm, kolegë, funksionarë qendrorë e lokalë. Bënë homazhe dhe vendosën kurora Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, deputetë, funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Sergio Strozzi etj. Pas homazheve, trupi i Konomit u përcoll për në banesën e fundit në varrezat publike të qytetit. Ndërkohë, në ecurinë e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, ku mbeti viktimë gjyqtari 33 vjeçar Skerdilajd Konomi, baba i dy fëmijëve të mitur, Drejtoria e Policisë e Qarkut të Vlorës, bëri të ditur se, “ka zhvilluar një analizë të hollësishme hetimore duke bashkëpunuar ngushtësisht me ekspertët më të mirë të Antieksplozivit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me oficerët dhe prokurorët më të mirë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj”. Ndërsa kanë kaluar vetëm disa orë pas aktit kriminal tronditës ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe duket se së shpejti do të mësojmë edhe emrin e autorit. Për këtë dha garanci kreu i policisë së Vlorës, Ylli Metko i cili në një deklaratë për gazetarët tha se “në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda po punojmë intensivisht dhe mendojmë se së shpejti do të ketë edhe një emër të autorit. Ngjarja është shumë e rëndë. Kësaj radhe krimi nuk ka kursyer as drejtësinë”. Për zbardhjen e kësaj ngjarje, mësohet se, specialistet më të mirë të vendit, si të Prokurorisë ashtu edhe të policisë janë angazhuar për zbardhjen e ekzekutimit me tritol të Skerdilajd Konomit mëngjesin e së premtes. Policia dhe grupi hetimor thonë se atentatorët kanë lënë gjurmë në makinën e shpërthyer, ndërsa sipas të njëjtave burimeve gjatë orëve të natës janë shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje. Paraprakisht nga organet hetuese thuhet se në mjetin e viktimës janë gjetur fije flokësh që mendohet të jenë të autorëve, sikur prova të tjera që kanë bërë të ngrihet dyshimet e para mbi autorin e aktit terrorist ku mbeti i vdekur gjyqtari i çështjeve civile në Gjykatën e Vlorës, Skerdilajd Konomi. Pista paraprake e hetimit ishte vrasje për shkak të detyrës, por grupi hetimore po heton edhe pistat të tjera të mundshme. Gjyqtari Skerdilajd Konomi humbi jetën pas një shpërthimi që ndodhi në makinën me të cilën ai udhëtonte. Shpërthimi i makinës së gjyqtarit të Gjykatës së Vlorës me 400 gram tritol të vendosur poshtë sediljes nga autorët, ndodhi në ortë e para të ditës së premtes përgjatë bulevardit kryqore të qytetit të Vlorës. Policia e Vlorës ofron 100.000 euro shpërblim për personin që jep informacion të saktë mbi autorët e atentatit, që i mori jetën gjyqtarit 33-vjeçar Skerdilajd Konomi. Policia ka vënë në dispozicion të publikut dhe numrat e telefonit: 0694102355 dhe
...
Krijoni Kontakt