Close
Faqja 15 prej 28 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 275
  1. #141
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    R.i.p ..................

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vrasja e gjyqtarit, Burgaj: Së shpejti, emra të ekzekutorëve




    TIRANE-Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj bëri të ditur sot se po hetohet intensivisht mbi vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe se së shpejti mund të ketë dhe emra konkretë të ekzekutorëve.

    Gjatë një konference për shtyp mbi disa arrestime në Itali, i pyetur nga gazetarët për vrasjen e gjyqtari Skerdilajd Konomi, të ekzekutuar të Premten në qendër të qytetit të Vlorës, Burgaj tha, “Po hetohet në dy pista. Ka vlerësim maksimal nga strukturat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mendoj që së shpejti mund të kemi ndonjë emër”,- deklaroi Hysni Burgaj, kreu i Policisë së Shtetit.

    Nga ana tjetër hetuesit deklarojnë se nuk kanë një pistë konkrete që mund t'i çojë tek autorët e krimit të shëmtuar, edhe pse policia e Vlorës ka shoqëruar deri tani të paktën 30 persona.

    Gjyqtari i gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi mbeti i vrarë më 9 shtator në një atentat me makinë në qendër të qytetit të Vlorës. Ndërkohë që policia e Vlorës ka vënë 100 mijë euro shpërblim për çdo informator që do të mund të zbardhë autorët e vrasjes.

    (d.b/e.m/BalkanWeb)



    ---


    e mo e.. aty mbahu.. ata kan ikur ne zelande tani..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 12-09-2011 më 11:24

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Nuk dua te dal jasht teme dhe te bej hamendje te kota ...por ...per pronat ne hamalle ?!
    Me sa di une ajo zone ka qene pyll dikur dhe ka qene e marre ne konçesion (qera per 99 vjet ) nga shoqeria EJa ..nje shoqeri italiane :Sukthi me sektoret nuk ka pasur asnje banor ...italianet kishin ndertuar stalla e shtepi ne vende te ndryshme per vete dhe puntoret e tyre qe prisnin dru dhe i çonin ne Itali...
    Me ardhjen e diktatures kaluan ne dore te shtetit dhe keto prona ..pra u shfuqizuan dhe konçesionet e dhena nga Zogu ....habitem se si dalin pronare disa kur ne nuk po marrim dot tokat tona duke jetuar me breza aty ...bo ..te pakten njoh shume familje pronaresh qe kemi krushqira e miqesira kete familjen Shallvari se kam degjuar ndonjehere si pronare ...bo dhe nuk jane pak 40 ha toke ...Nejse per mendim tim e kam thene dhe e them atehere para 20 vjeteve dhe tani qe u morr vesh se çfare katraure u be me pronat pa dashje dhe me dashje ....
    Gabuan te dy partite te majtet dhe te djathtet ...
    Te majtet nuk e çonin nepermend qe te vinte pronari i vertete dhe te punonin ne tokat e tij ...sepse ishin rritur me propoganten e bythgrisurve ...
    do vine bejleret do ja pine gjakun
    do ja hane pulat ballistet:P
    etjetj si keto paçaure .
    E djathta kishte shume probleme me egzistencen e saj ...sigurimi i shtetit ishte gjithandej
    dhe pronat ishin nje luks i madh te merreshin me to ...
    e bene dhe per interesat e tyre ...
    per te marre votat e popullit te varfer fshatar qe ishin me shumice ...
    shkaterruan punen kolosale qe ishte bere me djersen e popullit te thjeshte ,te burgosurve politike e te internuarve ....
    Dhe krijuan dy sisteme kapitalizem ne qytet dhe socializem i thençin ne fshat (bujqesia eshte si ne mesjete me shate e trasta :P)
    Ne qytet pranuan te jepnin dyqanet pronareve ,fabrikat te bleheshin nga te huaj dhe te punonin shqiptaret ne to ...)
    Kurse ne fshat nuk ja dhane tokat pronareve qe vuajten burgjeve dhe internimeve ..vetem se ishin te pasur ..s'ke gje qe keto pronar i mbajten me buke rezistencen qe çliroj vendin ..
    kur u vendos diktatura u quajten kulak te pasur ..tradhetar ...bashkepuntor me okupatorin etj etj .
    Asnje i persekutuar nuk u hakmorr per burgjet e turturat qe u beni ,asnje hetues nuk u vra ...
    por presin dhe sot e kesaj dite me fisnikeri qe hajdutet t'iu kthejne ato qe ua rrembyen ...
    hajdutet nuk kan kohe sepse legalizojne vjedhet e tyre ...
    ai qe e rremben token i jepet tapia ...pronaret e vertete te presin ....e keshtu vdesin pa marre gje ....
    Por keto hajdute nuk i kane shkaktuar probleme vetem pronareve por te gjithe vendit ...duke e ndare token e tjetrit me ngastra shkaterruan bujqesin ,u prishen hidrovoret ,kanalizimet etjetj.
    Nuk ecen bujqesia me shate e me trasta ,edhe ne perendim pronaret e medhenj jane te lidhur me njeri-tjetrin me shoqeri te perbashketa (cooperativa ).
    Toka bujqesore nuk punohet... ajo valut qe vjen nga jasht nga emigrantet del prap jasht per te blere domate e molle ...
    Ndertohen shtepi ne toka bujqesore ...e per disa qe nuk kishin asgje me mire keshtu rrumpalle ...lemsh kadastrat qe mos te merren vesh sa kane vjedhur ...
    Nuk do ishte me mire ta kishte marre pronari i vertete te kishte investuar duke u lidhur me investitor te huaj dhe mos te kishte ndodhur e gjitha kjo.....
    Brari demokrati ....do te na çoje perseri tek prona shteterore lol(ne fakt ishte shume i suksesshem ky sistem prandaj deshtoj )
    Po nuk u zgjidh problemi i pronave asnje investitor i fuqishem privat nuk do vi ne shqiperi ...
    por do vine italiane mafioz tip berluska per shembull qe ben eksperimente ne shqiperi (ate qe nuk mund ta bej dot ne vendin e tij)duke nderuar tece ne bregdet fabrika çimentosh e perpunim plerash ..bregdeti do i falet grekut qe ta kemi mire te jemi ne pushtet ...
    thonin dikur kur vidhnin ''malli i shtetit i q...t'emen''...

    te vjen te ulerasish akoma
    Omoj shqipni e mjera shqipni
    Ndryshuar për herë të fundit nga saura : 12-09-2011 më 12:33
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ke folur mire o saure..

    ci ki temen se shan brarin pa tallon kto kohet e fundit..

    no prabllemos..
    me pelqejne mendimet e tua te sinqerta..

    .

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    E nderuar Saura !
    Deshta me ta dhene nje rep.por me thone se duhet vleresuar dike tjeter..

    Nejse,Saura ke dhënë, sipas mendimit tim ,pisten se kah duhet drejtuar vëmendjen për shumë probleme , e edhe për rastin konkret shumë të randë e tragjik...
    Problemi i pronës është problemi më kompleks dhe më i rëndë shoqëror,politik,juridik e social sot jo vetëm në Shqipëri...
    Si të zgjidhet problemi i pronës në vendin i cili deri me 1937 kishte mbi 40 përqind të tokës së bukës në duart e një pakice të papërfillshme popullate ?
    Të rikthehet logjika e e feudeve të mëdha dhe dyerve të Shqipërisë,që kishin gjithë pasurinë e këtij vendi ,që logjikisht e juridikisht edhe mund të jetë logjika më e shëndosh,por çmimi i saj do ishte katastrofal për shumicën e popullatës -raja,e cila bujkrob kishte qenë den-babaden, deri në ditën e madhe të lirisë me 1992?
    Çka me ta ?
    Një reformë agrare e filluar nga Zogu i Parë,sa pat filluar të zbatohet,por ra LDB dhe gjithçka përfundoi si është ma zi e ma keq.Bile komunistët edhe këtë element shumë progresiv të Mbretrisë,e shfrytzuan për propagandë anti nacionaliste,për të ardhur në vitet 1945-46-50,në kohen e "tanave",kur u zhvillua një nga plaçkitjet më makabre të fshatarësisë së varfër me një atë ashq."reformë agrare",e cila kishte synim zhdukjen e fashtarit të lirë,pronar e krenar në tokë e kullosa të veta, e i cili kishte kenë gjithmonë shtylla kurrizore e kombit tonë..
    Dyzetepesvite,një shtet i tërë punoi kundër vetes së vet,zhduki kadastër e libra kadastral,zhduki pronarë e pronësi,krijoi një "zombi"-kooperatistë bythgrisur -ish rajë,që pas vitit 1992,me të famshmin Ligj 7501,mbi dhënien në shfrytzim të pronave,legalizoi uzurpimin dhe logjikën e cubnisë,që kishte pjellë edhe sistemin e vet ligjor....dhe raja u bë zotri.
    Ai sot vret e pret,sepse ka në dor shkopin e karrotën,ligjin e avokatin,ka gjithë pasurinë e këtij vendi,ka edhe shumicën e votës në Kuvend dhe çdo parti politike i frigohet konfliktit me këtë kategori,sepse humb me siguri.Shembull konkret është PR e Mediut e cila ka në program kthimin e pronës te pronari,por ja çka po ndodh me te...!
    Për mendimn tim modest,çështja e pronave duhet trajtuar urgjentisht në Parlament,jo në stilin e PR ose edhe të ndonjë partie tjetër përfituese të rastit,por duhet gjatur koncenzus kombëtarë,sepse kjo ,është baza e gjithë problemeve që ka sot Shqipëria e shqiptari,pa marrë parasysh përkatsinë politike.
    Një gjë dihet,problemi i madh i pronave duhet zgjidhur sa nuk është vonë,sepse nga ky problem vijnë edhe tensionet tjera sociale e klasore,që shumë shpesh përfundojnë me katrahurë alla haxhi-qamilash e revolucione, prej të cilave kemi vuajtur gjithmonë.
    Integrimi në UE,para se gjithash është rregullim ligjor i këtyre problemeve të pronës dhe pronarëve të ligjshëm,e që mund të jenë të këtillë me gjetjen e një forme ligjore, edhe të legalizimit, atje ku ka mundësi dhe të kompenzimit,por edhe të rikthimit ,në rastet e mundëshme.
    Kapitalizmi modern nuk njeh surrogate pronash,çfarë ka në sistemet juridike tonat; si psh.shfrytzues,posedues -pronar e tjera forma amorfe të pronësisë...
    Çmimin e shpërfilljes së ligjeve bazë të zhvillimit shoqëror të një shteti,siç është punuar në Shqipëri dhe të gjitha vendet e ish bllokut,duke përfshirë edhe ish RSFJ,do ta paguajmë edhe shumë kohë,bile frigohem se gjenerata jonë,nuk do arrinë ta zgjidhë.
    ----------
    PS.Familja Konomi ka humbur një djalë,shteti ka humbur një gjykatës të ri e të shkolluar,por nëse vdekja e tij bëhet shkak për një debat të madh kombëtar e që do çojë deri të zgjidhja e ketyre problemeve,atherë gjaku i tij nuk ka shkuar kot....

  6. #146
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ky gjyqtari ndjere vlonjat kishte prona ne Hamallaj te Durresit !!! Pronat e gjyshes se mamase. Gjyshja dhe mamaja vajza te vetme !!! Hmmm, içik si absurditet nga Vlora ne Durres dhe anasjelltas ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    kane qene bejlere nga Kanina dhe kane pasur shume ofiqe prej Ahmet Zogut e seshte cudi qe te kene toka dhe ne Durres
    Albania Uber Alles

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    kane qene bejlere nga Kanina dhe kane pasur shume ofiqe prej Ahmet Zogut e seshte cudi qe te kene toka dhe ne Durres

    E njoh mire ate zone hamallja nuk ka pasur pronar ,as gjiri i lalesit ...ka qene pyll ...
    Ishmi ka qene i banuar por eshte goxha larg nga aty ...
    Sukthi me sektoret e tij eshte populluar mbas çlirimit ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #149
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Ky gjyqtari ndjere vlonjat kishte prona ne Hamallaj te Durresit !!! Pronat e gjyshes se mamase. Gjyshja dhe mamaja vajza te vetme !!! Hmmm, içik si absurditet nga Vlora ne Durres dhe anasjelltas ...


    Sot nuk kan rendsi detajet......Nje ngjarje kaq e rend duhet zgjidh patjeter!!
    E kam shkrujt edhe me siper, qe nese nuk zbardhet çeshtja del automatikisht qe shteti asht i perlym....
    Shteti nuk mund t'behet TRIM nese esht i dh***e vete.....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    meqe je vlonjat o aloe..

    cfar di per zonen nga shkoll e marines dikur der ne uj ftohet e shkembi k.urves..?

    cfar thot vlora per kte zone?

    a i kan marre ata qe u takonin ti merrnin ato troje e vila e portokallishto ullishte.. apo i kan kapur mafiozet me kallash e letra fallco e banda e gjykatsa te korruptuar?

    kam pershtypje se aty vlon..

    ndoshta nga frika meqe pushtetin ne vlore e kan perseri hysnikapoistet enveroiste e nuku guxojn ish-pronaret te pipetijne..

    apo ish pronaret kan rene ne ujdi nga halli qe tja lene mafies hysnikapo-enveriste qe mafia te ndertoje aty e ish pronarve tu japin nga nje kothere?

    nuk besoj se konomi u vra per toka hamalleje sic thot krahu mero-ed ruco-bazo-ist..
    besoj se meseleja eshte tek kjo zona qe thash une me lart..pra plazh i ri-uj ftoht jonufer-orikum-rradhime..

    pretenduesit ne hamalle nuku i dine mire furriqet ku hyn e del nje vlonjat.. ne vlore..

    pra aty ne vlore jan tritol-venesit..

    apo gabohem o vlora?

    ..








    ..
    o brari ne uj te ftot te rrapi nga krahu i poshtem i rruges qe iken per nga tyneli dmth ne det po nderton nje pallat vjehrri i Lul bashes, na doli dhe ky me troje ne vlore tani cdo gje ben vaki
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Faqja 15 prej 28 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •