Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Haxhiqamilët e shekullit të ri

    Haxhiqamilët e shekullit të ri

    Bashkim Fazliu – Migjeni
    Gati nje shekull me parë, pas shpalljes së Pavarësise së shumë pritur dhe pastaj zhgenjimit te madh duke mbetur jashte territorit shqiptar 2/3 e kombit, del nje bandit ordiner duke vrare, prere e masakruar shqiptare kahdo dhe duke djegur e poshteruar flamurin tone kombetar apo "sorren e zeze" sipas tij, me te vetmen parulle "Duam baben", qe synonte kthimin e Shqiperise nën Turqi, pra nën roberinë e sërishme.

    Kjo ishte lufta kunder lirise kombetare. Në vend se t'i bashkoheshin shume patrioteve te kohes qe mundoheshin te kthenin tokat e humbura e sidomos Kosovën dhe Çamerinë, ata bënin të kundërtën, duke tentuar ta fundosnin edhe këtë anije te vogël të mbetur nga Titaniku i pavarësisë shqiptare. Por, qysh t'i linte rehat ato koka te merreshin me çeshtjet më madhore, kur edhe atë mini- Shqipni apo shqiperi londineze nuk e donte.

    Ne prag te festimit te 100 vjetorit te Shpalljes, nuk me besohet se ka shqiptarë apo që i thojnë vehtes shqiptarë, qe edhe sot bëjnë veprime të tilla, sigurisht tash nën maskën intelektuale dhe nën velon e te drejtave dhe lirive te njeriut, që mundet të shkruajë, të flasë, të veprojë e të perbaltë gjithe atë perpjekje të popullit shqiptar për Gjuhë, Liri dhe Pavarësi. Nuk kishte thënë kot Konica "O Zot, ruaje Shqipnine prej shqiptareve", por te jete kjo aktuale ne shekullin e ri, eshte teper mjerane. Dhe kjo ndodhe andej dhe këndej kufirit. Kush don ta shpërqëndrojë kombin tonë të lavdishem nga rruga euro-atlantike, duke na sulmuar në themel, në palcen tonë Kombëtare. Kujt i sherbejnë keta haxhiqamilë të shekullit XXI, te shitur mbase për pak dinarë (as Euro e as dollarë)?

    Përpjekjet e llojeve te njerezve të tillë qe marrin guximin dhe ta luajne edhe rolin e Zotit, duke caktuar se kush do te shkoje ne Xhehnem, duke caktuar humanisten me te madhe qe njeh historia njerezore, Nenen Tereze, duke tentuar të humbë tek ne ndjenjen e te qenit shqiptar, krahasuar me musliman; tendencat e te tilleve per t'na arabizuar apo per ta paraqitur shoqërinë kosovare kinse si shoqeri e orientimit oriental dhe te prapambetur, duke valevitur flamurin e Hamasit në qender te Prishtines (serish, ku ta di për sa dinarë), duke shkelur vlerat tona Kombëtare, fetare, morale, etike dhe tradicionale; perpjekjet si futja e lendes fetare ne arsim, kthimin e shamijave e ferexheve etjetj, jane kryekeput perpjekje haxhiqamiliste, për të rrenuar themelet e asaj se për çka kemi luftuar si Komb, vlerat tona dhe çfare shoqerie demokratike jemi duke krijuar.

    Parullat e haxhiqamilit "duam baben", tashmë janë duke u zevendesuar me parrulat se duhet ndryshuar historia jone kombetare, se otomanet nuk kane qene okupatore dhe se Skenderbeu ishte ai qe duhet hequr nga historia jone se kinse na paska ba më shumë dëm se sa dobi, se nuk ka pase ekzod çam, pasi grekët nuk duan ta shohin në tekste shkollore shqiptare, e shumë e shumë marrëzira të tilla. Siç i kualifikon shkrimtari yne i madh, Kadareja, ketë lloj, rimohues te medhenje te kombit shqiptar, janë po këta qe rimohojne Skenderbeun e Nënën Tereze, duke na sulmuar imunitetin tone kombetar. Ata qe mohojne Skenderbeun qe per ne shqiptaret eshte Mojsiu, Krishti e Muhamedi, ata nuk mund te jenë shqiptarë, por vetëm te deklaruar te tillë dhe duhet demaskuar si te tille.

    Nesër, në të njejtën mënyre do ta rimohojnë edhe Adem Jasharin dhe tërë sakrificën e Kombit shqiptar ne fundshekullin e kaluar. Apo, nuk presin nesër, por janë që sot po ata haxhiqamila që sërish për pak dinarë, hedhin baltë mbi luftën me sublime të UÇK-së, me tendencen per barazimin e viktimës shqiptare me kriminelët serb; ata për të cilet vetëm luftetarët që janë dëshmorë janë të mirë e jo edhe të gjallët; ata, që me shpifjet e tyre dërgojne në gjyqe ndërkombëtare e vendore, djemte me te dëshmuar të Kombit; ata, imagjinata e të cilëve arrin edhe tek tipat e Martyt per t'njollosë udhëheqësit më të spikatur të luftës te fundshekullit të kaluar e me këtë edhe tërë popullin shqiptar. Këta haxhiqamile qe edhe varrezat e deshmorëve të UÇK-së i konsiderojne të thjeshta dhe rënien e tyre kot, se ata nuk janë vra per xhihad.

    O shqiptarët e mi, mos bini pre e haxhiqamilëve të llojit të ri, por demaskoni ata. Shikoni fotografine e madhe se çfarë shansesh historike po na afrohen si Komb i shpërndarë dhe mos të lejojmë të dështojmë, por të shfrytëzojmë energjinë e madhe monumentale që kemi, ne dobi te shoqerise sonë të re, drejt vlerave euro-atlantike.

    Të besojmë ne Zotin, Krijuesin e gjithçkaje, por të besojmë si shqiptare se të tillë Ai na ka krijuar. Bile, ne mbase jemi nder krijesat e para në këtë planet. Kurre mos t'i largohemi faktit se jemi shqiptarë dhe te jemi gjithmone krenar me këtë. Ne i kemi dhënë aq shume botes dhe vazhdojme t'i japim edhe me tej, megjithese jemi popull i vogel e i shperndare. Ne jemi ne vendin tone, siç përcjellë poeti den baba den, ku nuk jemi europianet e ri, por europianet me te vjeter, duke qenë ndër krijuesit e kultures dhe demokracise qe ne antikë, bashkë me grekët e lashtë, që s'kanë të bëjnë asgjë me të tashmit.

    Edhe një herë po ju parafrazoj thenien e famshme te Pashko Vases "Leni kisha e xhamia se feja e shqiptarit eshte shqiptaria". Vleren tonë, trifetarizmit tonë të shpërndarë në katër komunitete fetare, harmonine tonë ndërfetare, bota tenton ta marre si model per ta paqtuar ate, për të sjellë harmoni dhe paqe botërore. Mos te marrim modele që nuk perkojne as me kulturen e as me traditat tona te lashta. Mos ta rrezikojme palcën tonë kombëtare.

    Kemi pune më të medha para nesh e më të rëndesishme për brezat qe vijne, te cileve mos tjerash po u leme Amanet Lirine. Kurt ë arrijmë nivele shtetesh të fuqishme ekonomike dhe politike, atëherë mund t’i lejojmë vehtes të merremi me çështje krejtësisht perfiferike, por në asnjë mënyrë nuk guxojmë të lejojmë që këto çështje të bëhen prioritet i debatit tonë, i jetës tone të përditshme. Për hir të së ardhmës së ndritshme që na pret!
    Kohë më pare, shkrimtari i njohur amerikan Edgar Alan Poe kishte shkruar: “Mjafton që të mirët të mos bëjnë asgjë që e keqja të triumfojë!”

    Zgjohuni o shqiptarë!

    http://kosovapress.com/ks/beta/?cid=1%2C8%2C134253
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Sa te cuditshem keta autoret me kto nofka te medha , po dojn me kriju nje bindje te populli per dicka qe nuk ekziston.

    Per gjithcka qe shkruajn qellimin e kan Islamin dhe Muslimanet. Vazhdoni ju deformoni historine , e keni fuqine momentalisht , ata qe nenshkruan pavarsine me 1912 ishin shumica musliman , ata qe luftuan ishin shumica musliman ... pse tani ofendoni muslimanet ? Le te shkojn te kerkojn gjakun e tyre te Ivanovicat ne Mal te ZI qe jan asimilu , po jo , ju heshtni kur martohen 2000 vajza shqiptare me serb e sllavo-maqedon , ju heshtni kur mijra shqiptar ndryshojn kombesine brenda nates , ju heshtni per Janullatosin dhe Peshkopet Italian qe udheheqin me Kishen Katolike te Shqiperise , heshtni kur nje kancelar katolik thot se PA KATOLIKET SDO TE PAVARSOHEJ KOSOVA.

    Pse doni te krahasoheni me Europen , ndersa jeni kunder Edukates fetare , Shamise dhe Xhamise ?

    Nese ti shpif per udheheqsin e Bashkesis Islame se jan bler me dinare serb , ateher un po them se ti se bashku me qindra autor te rinj qe merrni hapesir ne mediume kaq leht , jeni te bler nga Vatikani per te shar muslimanet ne cdo shkrim.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin

    Askush nuk eshte kunder muslimaneve , vetem kunder ekstremisteve . Shoqeria shqiptaro-dardane eshte kunder mjekroshave , grave te mbuluara dhe gjithcka tjeter qe nuk perkon me traditat tona . Ne si popull qe 300-400 vjet jem musliman dhe gjithe kete periudhe muslimanet kan zhvillu lufterat me te medha , por a ka ndonje shkrim ose ndonje fakt qe gjithe ata kan luftu si musliman per Allah e Muhamed apo kan luftu per Shqiptari ?
    Ata nuk kan patur ne Flamur Gjysme Henen por kan patur Shqiponjen . Pra ata ne fillim kan patur kombin mandej kan patur fene , qe sot nuk eshte keshtu , dhe per kete arsye fillojne konfrontimet sepse mbrenda nje periudhe shume te shkurtet keto balanca ndryshuan dhe populli nuk eshte i mesuar.

    Ka plote tema kur jane diskutuar qeshtjet e kombesise dhe te gjithe jane kunder .
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Pse doni te krahasoheni me Europen , ndersa jeni kunder Edukates fetare , Shamise dhe Xhamise ?

    Nese ti shpif per udheheqsin e Bashkesis Islame se jan bler me dinare serb , ateher un po them se ti se bashku me qindra autor te rinj qe merrni hapesir ne mediume kaq leht , jeni te bler nga Vatikani per te shar muslimanet ne cdo shkrim.
    Nuk eshte askush kunder edukates fetare , por jo tani . Nuk dihet kush hin e kush del ne kete Kosoven e mjere , nuk dihen nga vine hoxhollaret , prifterijte ejt

    Kjo tem duhet te shtyhet per nje periudhe kur ne i kem zgjidhe shumicen e problemeve te mbrendshme dhe te jashtme . Keto protesta dhe keto ligje jane bere ne kohen ma te papershtatshme per Kosoven , kur te gjitha mediumet jane kthyer perseri me ftyre nga Kosova per bisedimet , dhe ne Prishtine dalin besimtar me flamur te Hamasait , cfare mendon , cfare pershtypje kemi dhan si popull me kete rast , apo edhe kjo nuk duhet te mirret parasysh ?

    Edhe kreu i bashkesise Islame dul e tha qe populli shqiptar jane vellezer me popullin turk , cfare pret ti nga ata qe se pari e ndiejn veten shqiptar para cdo feje ??

    Pom vjen keq por jeni gabim e nuk po mund ta shifni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Milkway Lexo Postimin
    Askush nuk eshte kunder muslimaneve , vetem kunder ekstremisteve . Shoqeria shqiptaro-dardane eshte kunder mjekroshave , grave te mbuluara dhe gjithcka tjeter qe nuk perkon me traditat tona .
    Pas Millosheviqit , Millosheviqi.

    Se kisha besu se nje dit shqiptaret do te perdorin strategjine Millosheviqjane. - Edhe ai thonte , ne nuk kemi asgje kunder shqiptareve , por kunder terroristeve.

    E gjente ndonje shqiptar si Mikeli i Gjakoves , i cili thonte se ushtaret serb shum mir po sillen me shqiptaret dhe se vajzat e tij po i bejn kafe ushtareve serb , shum mir po ja kalojn.
    E gjente edhe Rugoven i cili i buzqeshte ne Beograd , me kete Millosheviqi gjithashtu donte te tregoj se ska problem me Rugoven dhe se toleron partine e Rugoves , ndersa nuk toleron terroristet si Adem Jashari me shoket e tij.

    Millosheviqi gjithashtu gjente shqiptar qe perndjekeshin nga UCK-ja dhe paraqitej si mbrojtes i shqiptarve nga terroristet e UCK-se.

    Tani disa po sherbehen me ideologjine Millosheviqjane , po i ndajn muslimanet artificialisht , ne ekstremist dhe tradicional.

    Shfaqen tipat si ti dhe shum nga ato gazetaret e paguar , shkruajn tekste ofenduese ndaj gjith muslimaneve , dhe ne fund thojn , edhe un jam musliman , por sjam ekstremist.

    Deri me tani keni quajtur radikal cdo njerin qe ka kerku lejim te Shamise dhe qe ka kerku xhami. Per juve musliman tradicional jan ato qe nuk shkojn kurr ne xhami , qe nuk agjerojn , bile bile nuk besojn. Thuajeni qart , doni ta tjetersoni Kosoven , mos te ket Islam , te ket vetem prej atyre me identitet krishter , mos te ket xhami , por vetem kisha. Ashtu sic jeni duke ber , kur u ndertua katedralja zani sju ndegjua askujt , tani qe kerkohet xhamia , po i quani protestuesit si ekstremista.

    Per cfar tradite shqiptare flet nese je kunder mbuleses ? Kthehu pak me mbrapa ne rrenjet familjare , mos kesh ndonje fotografi te moqme , athua si ishin te veshura grat shqiptare? Edhe nese kthehesh pak me mbrapa dhe arrin te rrenjet krishtere , edhe aty do te gjesh gra te mbuluara.

    Nje gje e kuptova muajt e fundit , kur esht puna me i nxi muslimanet , disa po e shkelshin edhe Biblen , andaj sme vjen cudi as per ty. Kur prifti del kunder mbuleses , ty po ta falim. A po me tregon kur do ta zhveshni nan Terezen nga mbulesa , kur do tja veshni minifundin ?

    Kur do ta rruni Skenderbeun dhe Adem Jasharin ?

    Ne si popull qe 300-400 vjet jem musliman dhe gjithe kete periudhe muslimanet kan zhvillu lufterat me te medha , por a ka ndonje shkrim ose ndonje fakt qe gjithe ata kan luftu si musliman per Allah e Muhamed apo kan luftu per Shqiptari ?
    Kan luftu si shqiptar musliman , kjo esht e vertet , edhe hoxha Jakup Hasipi qe per ju ishte ekstremist , u vesh me uniformen e UCK-se , pra edhe Imamet tan e kan ditur se te luftosh per Shqiperi esht njesoj si te luftosh per Islam , per shkak te faktit se shumica e shqiptarve jan musliman. Por nuk kan luftu qe nje dit te ndalohet ndertimi i Xhamive ose mbajta e shamise.

    Ata nuk kan patur ne Flamur Gjysme Henen por kan patur Shqiponjen . Pra ata ne fillim kan patur kombin mandej kan patur fene , qe sot nuk eshte keshtu , dhe per kete arsye fillojne konfrontimet sepse mbrenda nje periudhe shume te shkurtet keto balanca ndryshuan dhe populli nuk eshte i mesuar.
    Nuk jam ne dijeni te jet ndryshe , por them se te shqiptaret kombi dhe feja jan te lidhura ngusht.

    Ka plote tema kur jane diskutuar qeshtjet e kombesise dhe te gjithe jane kunder .

    Nuk eshte askush kunder edukates fetare , por jo tani . Nuk dihet kush hin e kush del ne kete Kosoven e mjere , nuk dihen nga vine hoxhollaret , prifterijte ejt
    Mos e zmadhoni punen , edukata fetare do te jet nen kontrollin e Ministrise se Arsimit , ata do te percaktojn se cka do te mesohet dhe kush do te ligjeroj. Shum pun e pastert, do te vendosej njefar rendi.

    Kjo tem duhet te shtyhet per nje periudhe kur ne i kem zgjidhe shumicen e problemeve te mbrendshme dhe te jashtme . Keto protesta dhe keto ligje jane bere ne kohen ma te papershtatshme per Kosoven , kur te gjitha mediumet jane kthyer perseri me ftyre nga Kosova per bisedimet , dhe ne Prishtine dalin besimtar me flamur te Hamasait , cfare mendon , cfare pershtypje kemi dhan si popull me kete rast , apo edhe kjo nuk duhet te mirret parasysh ?
    Pse , pse qenka moment kritik me kerku te drajta shqiptaret ? Pse nuk esht moment kritik kur kerkojn te drejta serbet bashk me urdherat e nderkombtarve qe plotsohen per 24 or?

    Ja konkretisht : - Cfar momenti duhet me prit per me kerku xhamine ? Si u gjet ai moment i volitshem per katedralen?
    - Gjithashtu per shamine , si u gjet momenti i volitshem per ta ndalu shamine para disa viteve , ndersa tani spo gjindet momenti per ta leju perseri ?

    Nese ai flamur esht flamur i Hamasit , ateher kryqi qe ndodhet ne katedralen e Prishtines esht kryq i Serbise. Jo rastesisht jeni duke i then flamur i Hamasit, bile cudi pse spo thoni flamur i Al Kaedes.

    Edhe kreu i bashkesise Islame dul e tha qe populli shqiptar jane vellezer me popullin turk , cfare pret ti nga ata qe se pari e ndiejn veten shqiptar para cdo feje ??

    Pom vjen keq por jeni gabim e nuk po mund ta shifni
    Po edhe Hashim Thaci i UCK-se i tha vella Erdoganit, pse spo ju gjunu atij? Naim Ternaves ja qiten nje shpifje ato te faqes se Ateisteve , por ne tjera mediume se kam lexu ate lajm. Ka nje person qe mundohet te shitet si patriot qe shum i don shqiptaret musliman , por vetem fjal i ka , kete mund ta konstatosh edhe ti.

    Ne gjithcka po shofim dhe gjithcka po kuptojm , dikush po cenon te lirite dhe te drejtat e muslimaneve.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #5
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Pas Millosheviqit , Millosheviqi.

    Se kisha besu se nje dit shqiptaret do te perdorin strategjine Millosheviqjane. - Edhe ai thonte , ne nuk kemi asgje kunder shqiptareve , por kunder terroristeve.

    E gjente ndonje shqiptar si Mikeli i Gjakoves , i cili thonte se ushtaret serb shum mir po sillen me shqiptaret dhe se vajzat e tij po i bejn kafe ushtareve serb , shum mir po ja kalojn.
    E gjente edhe Rugoven i cili i buzqeshte ne Beograd , me kete Millosheviqi gjithashtu donte te tregoj se ska problem me Rugoven dhe se toleron partine e Rugoves , ndersa nuk toleron terroristet si Adem Jashari me shoket e tij.

    Millosheviqi gjithashtu gjente shqiptar qe perndjekeshin nga UCK-ja dhe paraqitej si mbrojtes i shqiptarve nga terroristet e UCK-se.

    Tani disa po sherbehen me ideologjine Millosheviqjane , po i ndajn muslimanet artificialisht , ne ekstremist dhe tradicional.

    Shfaqen tipat si ti dhe shum nga ato gazetaret e paguar , shkruajn tekste ofenduese ndaj gjith muslimaneve , dhe ne fund thojn , edhe un jam musliman , por sjam ekstremist.

    Deri me tani keni quajtur radikal cdo njerin qe ka kerku lejim te Shamise dhe qe ka kerku xhami. Per juve musliman tradicional jan ato qe nuk shkojn kurr ne xhami , qe nuk agjerojn , bile bile nuk besojn. Thuajeni qart , doni ta tjetersoni Kosoven , mos te ket Islam , te ket vetem prej atyre me identitet krishter , mos te ket xhami , por vetem kisha. Ashtu sic jeni duke ber , kur u ndertua katedralja zani sju ndegjua askujt , tani qe kerkohet xhamia , po i quani protestuesit si ekstremista.
    Duhet met ardh turp edhe duhesh mu skuq pak . Eshte per te ardhur keq qe mundohesh me krahasu kete kohe me kohen e Millosheviqit . Por ndoshta edhe ke te drejte , sepse shikuar ne kontektistin fetare ateher muslimanet kan patur me shume liri si musliman , medreset sjan prishe , shamijat jone kan te lejushme edhe pse ne shkolla jo se ateher kan qen te mbyllura . Hoxhollaret kan pas liri veprimi te jashtezakonshme , edhe pse kan qen analfabeta . Nese ke harru ose se ke mrri at kohe pyet te vjetrit per kohen kur hoxhollaret thirrshin ne iden "se shqiptari katolik eshte me i larget se shkau musliman " .
    Kur te folsh per Rugoven duhesh te ngritesh ne kembe sepse mos me pas qen ai ti ishe kon nfund tbotes ose me ndonje grop.

    Ska ekstremista musliman ne Kosove ?

    A te ka ra te flasesh me nje mjekerosh ? Nese po a te ka fol per dore ?
    Ke pas pune me nje te mbulume qe as djalit te migjes e as migjes si flet per dore , nuk flet me djalin e dajes sepse mund te martohet me te ? E di sa familje jane prish per kete gje ?
    E di qe keta ne asnje darsme nuk shkojne ? Nuk shoqerohen me askend perveq me ata ose ato qe jane njelloj si ata ? Cfare ekstremizmi kerkon tjeter ?

    Apo ne cdo bisede kerkojne me cdo ngulme te ta imponojne besimin e tyre ?
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Per cfar tradite shqiptare flet nese je kunder mbuleses ? Kthehu pak me mbrapa ne rrenjet familjare , mos kesh ndonje fotografi te moqme , athua si ishin te veshura grat shqiptare? Edhe nese kthehesh pak me mbrapa dhe arrin te rrenjet krishtere , edhe aty do te gjesh gra te mbuluara.

    Nje gje e kuptova muajt e fundit , kur esht puna me i nxi muslimanet , disa po e shkelshin edhe Biblen , andaj sme vjen cudi as per ty. Kur prifti del kunder mbuleses , ty po ta falim. A po me tregon kur do ta zhveshni nan Terezen nga mbulesa , kur do tja veshni minifundin ?

    Kur do ta rruni Skenderbeun dhe Adem Jasharin ?
    Nese jeni pro mbuleses dhe jeni kaq atdhetar , pse nuk visheni si gjyshet tona , me shami te kuqe e me tesha te bardha ? Po shkoni e nderroni traditen dhe kulturen ne veshje zi si katrani ?

    Skenderbeut ja kan rru moti

    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin

    Kan luftu si shqiptar musliman , kjo esht e vertet , edhe hoxha Jakup Hasipi qe per ju ishte ekstremist , u vesh me uniformen e UCK-se , pra edhe Imamet tan e kan ditur se te luftosh per Shqiperi esht njesoj si te luftosh per Islam , per shkak te faktit se shumica e shqiptarve jan musliman. Por nuk kan luftu qe nje dit te ndalohet ndertimi i Xhamive ose mbajta e shamise.

    Nuk jam ne dijeni te jet ndryshe , por them se te shqiptaret kombi dhe feja jan te lidhura ngusht.
    Kurr feja per shqiptar ska qen paresore gjithmon e dyta ose e treta ne jeten e tyre . Askush ska luftu per shami por kan luftu per liri , per kthimin e kultures dhe tradites tone , kthimin e mesimit dhe foljes njehere e pergjithmon SHQIP.
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Mos e zmadhoni punen , edukata fetare do te jet nen kontrollin e Ministrise se Arsimit , ata do te percaktojn se cka do te mesohet dhe kush do te ligjeroj. Shum pun e pastert, do te vendosej njefar rendi.
    Cka eshte sot per sot ne kontroll ? Asgje , dhe nese edhe intoleranca futet ne kete mes , ateher me mire ti marrim plaqkat e tja therrim dika se ketu ska me mbet sen .
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Pse , pse qenka moment kritik me kerku te drajta shqiptaret ? Pse nuk esht moment kritik kur kerkojn te drejta serbet bashk me urdherat e nderkombtarve qe plotsohen per 24 or?

    Ja konkretisht : - Cfar momenti duhet me prit per me kerku xhamine ? Si u gjet ai moment i volitshem per katedralen?
    - Gjithashtu per shamine , si u gjet momenti i volitshem per ta ndalu shamine para disa viteve , ndersa tani spo gjindet momenti per ta leju perseri ?

    Nese ai flamur esht flamur i Hamasit , ateher kryqi qe ndodhet ne katedralen e Prishtines esht kryq i Serbise. Jo rastesisht jeni duke i then flamur i Hamasit, bile cudi pse spo thoni flamur i Al Kaedes.
    Moment kritik eshte sepse Serbia kete deshiron qe shqiptaret ti paraqes si fetare antieuropiane dhe antiamerikane siq eshte rasti me flamurin e Hamasit midis Prishtine .

    Prej ciles kohe kryqi qenka i Serbise ? Mos u be tani injorante me vetdeshire .
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Po edhe Hashim Thaci i UCK-se i tha vella Erdoganit, pse spo ju gjunu atij? Naim Ternaves ja qiten nje shpifje ato te faqes se Ateisteve , por ne tjera mediume se kam lexu ate lajm. Ka nje person qe mundohet te shitet si patriot qe shum i don shqiptaret musliman , por vetem fjal i ka , kete mund ta konstatosh edhe ti.

    Ne gjithcka po shofim dhe gjithcka po kuptojm , dikush po cenon te lirite dhe te drejtat e muslimaneve.
    Pse Hashimi ka pas pak kritika valla ??

    Cka do qe ndodhe e nese keshet muslimanet ateher patjeter duhet te jete ateist pfff

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Milkway, sot haxhi qamilet jan te shum llojeshem nuk jan vetem muslimanet extremist qe bejen zhurme per hutimin e popullit. Mu sot toka shqyptare vlon nga grupet hagji qamiliste te cdo lloji extremisti! cdo njeni i jep vetit te drejte me sulmu kundershtarin e fes,politikes e te karrieres!
    Ne prizren demostron VV, ne veri te Kosoves demostrojen serbet, ne jug te shqypnis greket me falangat e tyne skan te ndalun duke kriju sherre per greqizimin e tokave shqyptare!!!
    Ku jan liderat tan politik e trima per ta qetesu shqyptarin?!
    Pake sa fillon ta merr veten shqyptaria, hienat nga cdo ane i gjuhen si bisha mbi shpin trungut shqyptar me metodat me djallezore nuk kan te ndalun!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #7
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Milkway, sot haxhi qamilet jan te shum llojeshem nuk jan vetem muslimanet extremist qe bejen zhurme per hutimin e popullit. Mu sot toka shqyptare vlon nga grupet hagji qamiliste te cdo lloji extremisti! cdo njeni i jep vetit te drejte me sulmu kundershtarin e fes,politikes e te karrieres!
    Ne prizren demostron VV, ne veri te Kosoves demostrojen serbet, ne jug te shqypnis greket me falangat e tyne skan te ndalun duke kriju sherre per greqizimin e tokave shqyptare!!!
    Ku jan liderat tan politik e trima per ta qetesu shqyptarin?!
    Pake sa fillon ta merr veten shqyptaria, hienat nga cdo ane i gjuhen si bisha mbi shpin trungut shqyptar me metodat me djallezore nuk kan te ndalun!
    Jo veq haxhiqamilet po edhe grekogamilet jane njelloj , mos me te zi .

    Politikanet jane gamile ne llojin e vet , qe gati jane me te rrezikshem se gjithe gamilet marre se bashku .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •