Haxhiqamilët e shekullit të ri
Bashkim Fazliu – Migjeni
Gati nje shekull me parë, pas shpalljes së Pavarësise së shumë pritur dhe pastaj zhgenjimit te madh duke mbetur jashte territorit shqiptar 2/3 e kombit, del nje bandit ordiner duke vrare, prere e masakruar shqiptare kahdo dhe duke djegur e poshteruar flamurin tone kombetar apo "sorren e zeze" sipas tij, me te vetmen parulle "Duam baben", qe synonte kthimin e Shqiperise nën Turqi, pra nën roberinë e sërishme.
Kjo ishte lufta kunder lirise kombetare. Në vend se t'i bashkoheshin shume patrioteve te kohes qe mundoheshin te kthenin tokat e humbura e sidomos Kosovën dhe Çamerinë, ata bënin të kundërtën, duke tentuar ta fundosnin edhe këtë anije te vogël të mbetur nga Titaniku i pavarësisë shqiptare. Por, qysh t'i linte rehat ato koka te merreshin me çeshtjet më madhore, kur edhe atë mini- Shqipni apo shqiperi londineze nuk e donte.
Ne prag te festimit te 100 vjetorit te Shpalljes, nuk me besohet se ka shqiptarë apo që i thojnë vehtes shqiptarë, qe edhe sot bëjnë veprime të tilla, sigurisht tash nën maskën intelektuale dhe nën velon e te drejtave dhe lirive te njeriut, që mundet të shkruajë, të flasë, të veprojë e të perbaltë gjithe atë perpjekje të popullit shqiptar për Gjuhë, Liri dhe Pavarësi. Nuk kishte thënë kot Konica "O Zot, ruaje Shqipnine prej shqiptareve", por te jete kjo aktuale ne shekullin e ri, eshte teper mjerane. Dhe kjo ndodhe andej dhe këndej kufirit. Kush don ta shpërqëndrojë kombin tonë të lavdishem nga rruga euro-atlantike, duke na sulmuar në themel, në palcen tonë Kombëtare. Kujt i sherbejnë keta haxhiqamilë të shekullit XXI, te shitur mbase për pak dinarë (as Euro e as dollarë)?
Përpjekjet e llojeve te njerezve të tillë qe marrin guximin dhe ta luajne edhe rolin e Zotit, duke caktuar se kush do te shkoje ne Xhehnem, duke caktuar humanisten me te madhe qe njeh historia njerezore, Nenen Tereze, duke tentuar të humbë tek ne ndjenjen e te qenit shqiptar, krahasuar me musliman; tendencat e te tilleve per t'na arabizuar apo per ta paraqitur shoqërinë kosovare kinse si shoqeri e orientimit oriental dhe te prapambetur, duke valevitur flamurin e Hamasit në qender te Prishtines (serish, ku ta di për sa dinarë), duke shkelur vlerat tona Kombëtare, fetare, morale, etike dhe tradicionale; perpjekjet si futja e lendes fetare ne arsim, kthimin e shamijave e ferexheve etjetj, jane kryekeput perpjekje haxhiqamiliste, për të rrenuar themelet e asaj se për çka kemi luftuar si Komb, vlerat tona dhe çfare shoqerie demokratike jemi duke krijuar.
Parullat e haxhiqamilit "duam baben", tashmë janë duke u zevendesuar me parrulat se duhet ndryshuar historia jone kombetare, se otomanet nuk kane qene okupatore dhe se Skenderbeu ishte ai qe duhet hequr nga historia jone se kinse na paska ba më shumë dëm se sa dobi, se nuk ka pase ekzod çam, pasi grekët nuk duan ta shohin në tekste shkollore shqiptare, e shumë e shumë marrëzira të tilla. Siç i kualifikon shkrimtari yne i madh, Kadareja, ketë lloj, rimohues te medhenje te kombit shqiptar, janë po këta qe rimohojne Skenderbeun e Nënën Tereze, duke na sulmuar imunitetin tone kombetar. Ata qe mohojne Skenderbeun qe per ne shqiptaret eshte Mojsiu, Krishti e Muhamedi, ata nuk mund te jenë shqiptarë, por vetëm te deklaruar te tillë dhe duhet demaskuar si te tille.
Nesër, në të njejtën mënyre do ta rimohojnë edhe Adem Jasharin dhe tërë sakrificën e Kombit shqiptar ne fundshekullin e kaluar. Apo, nuk presin nesër, por janë që sot po ata haxhiqamila që sërish për pak dinarë, hedhin baltë mbi luftën me sublime të UÇK-së, me tendencen per barazimin e viktimës shqiptare me kriminelët serb; ata për të cilet vetëm luftetarët që janë dëshmorë janë të mirë e jo edhe të gjallët; ata, që me shpifjet e tyre dërgojne në gjyqe ndërkombëtare e vendore, djemte me te dëshmuar të Kombit; ata, imagjinata e të cilëve arrin edhe tek tipat e Martyt per t'njollosë udhëheqësit më të spikatur të luftës te fundshekullit të kaluar e me këtë edhe tërë popullin shqiptar. Këta haxhiqamile qe edhe varrezat e deshmorëve të UÇK-së i konsiderojne të thjeshta dhe rënien e tyre kot, se ata nuk janë vra per xhihad.
O shqiptarët e mi, mos bini pre e haxhiqamilëve të llojit të ri, por demaskoni ata. Shikoni fotografine e madhe se çfarë shansesh historike po na afrohen si Komb i shpërndarë dhe mos të lejojmë të dështojmë, por të shfrytëzojmë energjinë e madhe monumentale që kemi, ne dobi te shoqerise sonë të re, drejt vlerave euro-atlantike.
Të besojmë ne Zotin, Krijuesin e gjithçkaje, por të besojmë si shqiptare se të tillë Ai na ka krijuar. Bile, ne mbase jemi nder krijesat e para në këtë planet. Kurre mos t'i largohemi faktit se jemi shqiptarë dhe te jemi gjithmone krenar me këtë. Ne i kemi dhënë aq shume botes dhe vazhdojme t'i japim edhe me tej, megjithese jemi popull i vogel e i shperndare. Ne jemi ne vendin tone, siç përcjellë poeti den baba den, ku nuk jemi europianet e ri, por europianet me te vjeter, duke qenë ndër krijuesit e kultures dhe demokracise qe ne antikë, bashkë me grekët e lashtë, që s'kanë të bëjnë asgjë me të tashmit.
Edhe një herë po ju parafrazoj thenien e famshme te Pashko Vases "Leni kisha e xhamia se feja e shqiptarit eshte shqiptaria". Vleren tonë, trifetarizmit tonë të shpërndarë në katër komunitete fetare, harmonine tonë ndërfetare, bota tenton ta marre si model per ta paqtuar ate, për të sjellë harmoni dhe paqe botërore. Mos te marrim modele që nuk perkojne as me kulturen e as me traditat tona te lashta. Mos ta rrezikojme palcën tonë kombëtare.
Kemi pune më të medha para nesh e më të rëndesishme për brezat qe vijne, te cileve mos tjerash po u leme Amanet Lirine. Kurt ë arrijmë nivele shtetesh të fuqishme ekonomike dhe politike, atëherë mund t’i lejojmë vehtes të merremi me çështje krejtësisht perfiferike, por në asnjë mënyrë nuk guxojmë të lejojmë që këto çështje të bëhen prioritet i debatit tonë, i jetës tone të përditshme. Për hir të së ardhmës së ndritshme që na pret!
Kohë më pare, shkrimtari i njohur amerikan Edgar Alan Poe kishte shkruar: “Mjafton që të mirët të mos bëjnë asgjë që e keqja të triumfojë!”
Zgjohuni o shqiptarë!
http://kosovapress.com/ks/beta/?cid=1%2C8%2C134253
Krijoni Kontakt