Close
Faqja 78 prej 90 FillimFillim ... 2868767778798088 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 771 deri 780 prej 892
  1. #771
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Termi latin gjatë kohrave është përdorur zakonisht për krishterët e ritit katolik në mbarë Evropën, term i cili ende është në përdorim nga ana e kishës ortodokse. Ky termë si dhe termi vllah gjithashtu është përdorur edhe për banorët autokton të romanizuar. Kjo shihet gjithashtu në propozimin e bërë nga murgu Brocardus Monacus në "Directorum", ku ai i drejtohet mbretit francez Filip V për një kryqëzatë kundër mbretëris Rashkiane.

    "Mbretëria në fjalë ka shumë pak fortifikime. Fermat dhe kolibet janë të rrethuara me hendeqe mure të ulëta. Ndërtesat dhe pallatet si ato të mbretit dhe gjithashtu të bujarëve janë të ndërtuara nga druri dhe kashta. Askund s'kam parë pallat ose shtëpi të ndërtuara nga guri ose tulla përveç atyre të latinëve në zonën bregdetare.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  2. #772
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Do ishte e udhës të vërtetohej nëse Danja është gjendur ndonjëherë nën zotërimin e Skënderbeut. Qysh pas vrasjes së Zaharisë nga Lekë Dukagjini më 1447, duke tejkaluar versionet e ndryshme, qyteti kaloi nën zotërimin e Venedikut. Pati disa luftime për zotërimin e qytetit ndërmjet Venedikut dhe Skënderbeut më 1447 si dhe ndërmjet Venedikut dhe Lekë Dukagjinit, qysh nga 1456 deri në paqen e vitit 1459, por në të gjitha marrëveshjet e paqes, përjashto edhe atributet në dukatë përkundrejt Skënderbeut, Danja mbeti venedike deri në shkatërrimin otoman të 1474. Kjo është kronologjia e ngjarjeve që pasqyrohet nga dokumentat venedike të kohës. Nga ana tjetër, nderimi i Sofisë në manastirin benediktin Shën Sofia, seli e katedreales së Danjës, sipas Shuflait ishte i ritit bizantin.

    p.s Shkrimi uroshian në kishën e Shkodrës është më i hershëm se 1470.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 03-09-2011 më 16:32
    relata refero

  3. #773
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin

    Nuk kam arritur te kuptoj se pse i duhej Danja Skenderbeut. Duket ai ka ngulmuar shume per te.
    Po ashtu, ka ndonje dokument per Leke Zakarine si pronar te Danjes (mua me del e Dukagjineve?!) Pastaj ky fakti tjeter qe thua, qe katedralja e Danjes qe e ritit Bizantin. Qe nga kur? Sepse deri ne 1474 Danja qe posesion Venedik dhe keta nuk jane te ritit bizantin. Pse nderohej St. Sofia ne Danje?

    Kishte ndonje lidhje mes Zakarise dhe Skenderbeut? Martese, farefis etj.?

    Cilado nga keto pika do te ishte interesante te dihej ne se dikush ka informacion.

    E kam kete shkrimin uroshist me germat origjinale, si edhe fotografine e kishes te Helenes.

    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 03-09-2011 më 17:44

  4. #774
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2011
    Postime
    3

    DOBRA, pls

    Me tregoni me shume per mbiemrin DOBRA, pls

    Citim Postuar më parë nga qerosi Lexo Postimin
    Kam nen zoterim nje liber mbi okupimin turk ne shqiperi i cili eshte formuluar nga burime turke, pra shkrimtare turq.
    Keto jan embiemrat kryesisht te shqiptareve qe akoma nuk ishin asimiluar kryesisht ne veri, veri-lindje, juglindje, oher e perreth, konvertuar, ose emigruar ne troje te tjera. po ashtu libri tregon edhe per shum efshatra qe ishin braktisur plotesisht. Keto emra shfaqen neper deftere turq. Nese ndokush deshiron me teper informacion per ndonje mbiemer specifikisht mund te shikoj se cfare te zbuloj ne liber.

    ALEKSI, BALESHI, BALSHA, BALSHI, BESRAKU, BILARI, BILI (BELI), BARDI, BARLETI, BISARI, BOZHAJ, BUDINI, BUKASI, BULUSHI, BLACI, BOGDANI, BOTARI, BOJVIK, BUJARI, BURKACI,BUTBENXHI, CAVARDINI, CILAJI, CUPA, CUKALI, CUROJI, CUKALI, CULI, DIVALMI, DAJCI, DUKA, DOBRA, DIDA, DUSHI, DORANKRYQI, DROMSHI, FIRA, FLITA, FRANKO, GAZI, GOLAMI, GOLEMI, GRAMATIKU, JANI, GJIKA, GJINDINAKU, GJONI, HAJMILI KAPUSI, KARUSI, KASTRIOTI, KIRAJ, KLATI, KOKOZI, KUPI, KURDARI, KURPENDI, KASA, KACI, KAJASEXHI, KAPUCI, KAPULATI, KAZNIZI, KERAKA, KESARI, KILOSI, KIRAKA, KIRAZINI, KOLASHI, KULISHI, KURTILLA, KALURI, KAMZA, KALOSI, KASINI, KIMIZA, KIPOTA, KOCANI, KOLA, KOKA, KOVASALATI, KUJTIMI, KIRAKESI, KURBANESHI, KURTISI, KUQI, KURIKUQI, KUSHVLATI, LALA, LALINI, LAZARI, LIKLA, LITI, LISHI, LACI, LAPACAJ, LUZI, LLAPSHI, MARTOLOSI, MATARISI, MIRDIDI, MIZA, MARKU, MANIZI, MANESI, MARGJINI, MIHALI, MHILLI, MIZIJO, MUZAKA, MENKO, MIHO, MINKA, MITRI, MASTORI, MARSHI, MIZI, MIRSHKLAVI, NAPEZI, NIKOLLA, PALI, PALAZI, PLASHA, PRIMIQYRI, PSIRAGU, PETRI, PETRA, PROGONI, PANILI, PICAJ, PILASHI, PISHA, PULICI, PRIFTI, PRODANI, RAKESI, REFKONILI, RIJO, RONDACI, RICI, RUSI, SAKATI, SKANDA, SENDISI, SIMAKU, SIROTI, SKALABRA, SMAKA, SPANI, SPOTA, SPAVALI, SYKODHJANI, SKUCI, SMAKA, STEPANI, STILI, SUMA, SUNDIA, SYKUQI, SYZIU, SYMIRI, SKUKU, SKURAJ, SKURNA, SKURATI, SLANKU, SOKODINI, STOJANI, SHARI, SHARGJINI, SHIRGJI, SHPANI, SHKANI, SHPATA, SHTEPKO, SHTJAFNI, SHTEPANTI, SHURBI, TANUSHI, TITKO, TORKA, TOROMISHI, TODORI, TRASHA, THANA, VAZARI, VASHKUNI, VOGLI, VOKSHI, VALANDIDI, URANA, ZAHARINI, ZAMRAKU, ZHUMI, etj. etj.

  5. #775
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Nuk kam arritur te kuptoj se pse i duhej Danja Skenderbeut. Duket ai ka ngulmuar shume per te.
    Po ashtu, ka ndonje dokument per Leke Zakarine si pronar te Danjes (mua me del e Dukagjineve?!) Pastaj ky fakti tjeter qe thua, qe katedralja e Danjes qe e ritit Bizantin. Qe nga kur? Sepse deri ne 1474 Danja qe posesion Venedik dhe keta nuk jane te ritit bizantin. Pse nderohej St. Sofia ne Danje?

    Kishte ndonje lidhje mes Zakarise dhe Skenderbeut? Martese, farefis etj.?
    Danja kishte rëndësi të madhe pasi vinin e mblidheshin degëzimet e rrugëve prej Tivarit, Ulqinit dhe derdhjes së Bunës dhe Shkodrës, si dhe prej Lezhe. Tek ''Aus Sala und Klementi'' të Baronit Nopçe, gjen më shumë përshkrime rreth rrugëve tregtare të asaj kohe në parantezë me rëndësinë e pozicionit të qytetit-kështjellë të Danjës. Në arkivat venedike cilësohet si ''Porta drejt Skllavonias''. Gjithashtu po në arkivat venedike, citohet pronësia e familjes Zaharia mbi Danjën, nga ku i pari i saj, Leka, gëzonte qytetarinë venedike qysh nga viti 1442. Edhe tek Ducellier, Zahariajt sundonin Danjën dhe territore pranë Zadrimës. Në fakt, Dukagjinët kanë sunduar veç 1 vit, dhe kjo ka ndodhur me pushtimin e 1457, ku më tej qyteti u rimor nga Venediku.

    Nga sa jam në dijeni deri tani, nuk njoh ndonjë lidhje martesore/farefisnore mes Kastriotëve dhe Zahariajve. Lidhja e vetme mes këtyre dy familjeve, ishte preteksti i përdorur nga Skënderbeu për të filluar luftën me Venedikun, doemos i shtyrë edhe nga mbretëria e Napolit, rreth premtimit të Zaharisë përsa i takon kalimit të kështjellës së Danjës pas vdekjes së tij tek Kastrioti. Madje dhe vetë Barleti nuk e beson këtë argument, por gjithsesi, nuk ishte kjo pjesa e interesit.

    Sipas Shuflait, rreth nderimit të Shën Sofisë, bëhet fjalë që përpara pushtimit të parë otoman të 1435. Se përse nderohej kjo figurë më tej nën ombrellën venedike, vjen si pasojë e politikës së administratës venedike, e cila tregohej mjaft e përmbajtur përkundrejt drejtimeve fetare. Për sa kohë klerikët nuk e vinin në pikëpyetje sundimin e Republikës, shteti u linte atyre dore të lirë në adiministrimin e çështjeve kishtare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 03-09-2011 më 19:02
    relata refero

  6. #776
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Gjithashtu po në arkivat venedike, citohet pronësia e familjes Zaharia mbi Danjën, nga ku i pari i saj, Leka, gëzonte qytetarinë venedike qysh nga viti 1442. Edhe tek Ducellier, Zahariajt sundonin Danjën dhe territore pranë Zadrimës. Në fakt, Dukagjinët kanë sunduar veç 1 vit, dhe kjo ka ndodhur me pushtimin e 1457, ku më tej qyteti u rimor nga Venediku.

    Nga sa jam në dijeni deri tani, nuk njoh ndonjë lidhje martesore/farefisnore mes Kastriotëve dhe Zahariajve. Lidhja e vetme mes këtyre dy familjeve, ishte preteksti i përdorur nga Skënderbeu për të filluar luftën me Venedikun, doemos i shtyrë edhe nga mbretëria e Napolit, rreth premtimit të Zaharisë përsa i takon kalimit të kështjellës së Danjës pas vdekjes së tij tek Kastrioti. Madje dhe vetë Barleti nuk e beson këtë argument, por gjithsesi, nuk ishte kjo pjesa e interesit.
    Kjo do jete e stisur nga Venediku pasi ky i fundit uzurpoi Danjen, me pretekst se nena e nje qytetari venedikas si Leke Zaharia jetonte tashme ne Venedik, e si pasoje pronat e saj i takonin Republikes. Zaharia vritet pabesisht nga Venediku ne 1445, tre vjet pasi poshtersisht i ishte ofruar shtetesia Venedikase. Pervec arkives veneciane qe ka vulosur vjedhjen, vetem perrallat frenge mbeshtesin kete variant. E cuditshmja eshte se Danja dokumentohet te kete qene ne pronesi te Lekes II Dukagjini se paku qe prej 1444-1450, dhe aty rreth kesaj kohe sebashku me Lezhen i kalohet me traktat Venedikut per ta ruajtuar nga Turqit pasi Dukagjinet nuk mundeshin.

    Vec kesaj nje pinjoll dukagjinas me Danjen si seli, qe truar me nje cupe te Topiajve, bash ne kohe te Skenderbeut.

    Cila e vertete qendron? A ka mundesi qe Zakaria te kete qene vetem nje fisnik i Danjes?

    Sipas Shuflait, rreth nderimit të Shën Sofisë, bëhet fjalë që përpara pushtimit të parë otoman të 1435. Se përse nderohej kjo figurë më tej nën ombrellën venedike, vjen si pasojë e politikës së administratës venedike, e cila tregohej mjaft e përmbajtur përkundrejt drejtimeve fetare. Për sa kohë klerikët nuk e vinin në pikëpyetje sundimin e Republikës, shteti u linte atyre dore të lirë në adiministrimin e çështjeve kishtare.
    Sa perpara? Me sa di une ka qene vec nje kishe e ndertuar nga Paleologu me kete rit. Nderkohe qe tere zona ishte katolike. Pas 1490 Danja, Sapa, Diokleja qe te gjitha qene te peshkopates se Sardes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 03-09-2011 më 20:21

  7. #777
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Tek ''Aus Sala und Klementi'' të Baronit Nopçe, gjen më shumë përshkrime rreth rrugëve tregtare të asaj kohe në parantezë me rëndësinë e pozicionit të qytetit-kështjellë të Danjës. Në arkivat venedike cilësohet si ''Porta drejt Skllavonias''....
    Me duket shume kurioz fakti qe Nopca permend Danjen ne nje liber per Kelmendin dhe Shalen.

  8. #778
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Servia/serviano ka qene klasifikim fetar por dhe etnik, bile me pare ka qene etnik, si sherbetore qe ishin !

  9. #779
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar më parë nga brandon* Lexo Postimin
    Servia/serviano ka qene klasifikim fetar por dhe etnik, bile me pare ka qene etnik, si sherbetore qe ishin !
    pajtohem, servi = skllav. Bukfalisht "servi" ne italisht i bjen sherbyes.

    kur e perdori termin "servi" ndersa qe zihem dhe polemizoj me serb neper forume, ata ofendohen shum dhe ja kan inati ketij "etiketimi". Por hidherohen sepse e din...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gameness : 04-09-2011 më 05:14
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  10. #780
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Nuk kam arritur te kuptoj se pse i duhej Danja Skenderbeut. Duket ai ka ngulmuar shume per te.
    Po ashtu, ka ndonje dokument per Leke Zakarine si pronar te Danjes (mua me del e Dukagjineve?!) Pastaj ky fakti tjeter qe thua, qe katedralja e Danjes qe e ritit Bizantin. Qe nga kur? Sepse deri ne 1474 Danja qe posesion Venedik dhe keta nuk jane te ritit bizantin. Pse nderohej St. Sofia ne Danje?

    Kishte ndonje lidhje mes Zakarise dhe Skenderbeut? Martese, farefis etj.?

    Cilado nga keto pika do te ishte interesante te dihej ne se dikush ka informacion.

    E kam kete shkrimin uroshist me germat origjinale, si edhe fotografine e kishes te Helenes.

    Me vdekjen e mbretit Stefan Dusan, Serbia e athershme shperndahet ne shum shtete te vogla te cilat vetequhen te pavarura.

    Nder keto "shtete" dallohet Shkodra, e udhehequr nga Balsha I.

    Kur vdek "car" Dusani pra, Balshajt e lirojn veriun e Shqipris deri te lumi Drin. Madje, femijet e Balshes, Strasimiri, Gjergji I dhe Balsha II e sundojn tere Malin e Zi dhe gati te gjthe Shqiprin e veriut. Kjo ndodh perafersisht me 1355. T'a kujtojm faktin qe servet e okuponin nje territor bukur te madhe shqiptar qe nga viti 640.

    Balsha I, babai, bashke me femijet, per t'i shkeputur lidhjet me okupatorin serv, nderrojn fejen nga ortdoks ne katolik. Keshtu do veprojn shumica e shqipetareve. Ky veprim eshte edhe per t'iu afruar Perendimit dhe per t'iu "ikur" Lindjes...

    Ky ishte vetem nje shembull konkret i nje periudhe te kufizuar ne mes te shekullit 14, qe hedh pak drit per nderrimin e fejes.

    Gjegjesisht, mund te themi qe Shqiperia eshte e "lidhur" me Vatikan, me Romen, pra me fejen katolike qe nga shekulli i pare (mbas Krishtit). Deri ne vitin 734 Shqiperia ndodhej nder jurisdicionin e Papes, vit ky, kur imperatori bizant Leone I Isaurico e "bashkon" Shqiperien me patriarkern e Konstantinopoj-es.

    Kur Shqiperia "kalon" nder Bizantin, dhe kur toka e jon sundohet nga Bizanti, bullgaret dhe servet, shumica e popullsis "shenderrohen" ne ortodoks, veqaneterisht neper zonat periferike shqiptare.

    Kjo ndodh nga Janina deri ne Vlore, nga Ohri ne Kruje, nga Shkodra ne Antivari (Tivar).

    Pastaj, e kemi nje ndryshim tjeter i cili ndodh si rrjedhim i kryqezateve nga nje ane dhe sundimit nga Venediku dhe Napoli ne anen tjeter. Ne kete periudh ne fakt, shqiptaret, si revanshim, si proteste ndaj slaveve ortodoks kalojn ne katolik.

    Ne fillim te shekullit 15, pra, ne Shqiperi kemi pothuaj vetem katolik. Shqiperia e athershme kishte plote 18 dioqeze katolike, plus disa (nuk di saktesisht) dioqeze ortodokse.

    Kjo leshim/marrje e fejes, ndoshta, perseris, ndoshta mund te jete pergjegjja e Danjes...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gameness : 04-09-2011 më 05:50
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Faqja 78 prej 90 FillimFillim ... 2868767778798088 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •