Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?

Votues
291. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    55 18.90%
  • JO

    236 81.10%
Faqja 48 prej 104 FillimFillim ... 3846474849505898 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 1037
  1. #471
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-08-2011
    Postime
    38
    Edhe pse votova kunder ,por prape se prape mendoj qe ne historine tone patjeter duhet te pastrohen ca mite ,legjenda dhe peralla, te ryshqirtohen ne nivel akademik dhe me argumente ,nuk dua qe as turqit te na imponojne ndryshimin,po as edhe keta komuniste qe na kane mesuar gati 70 vjet peralla

  2. #472
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Dhe per keta 16 syleshat,nje antipaste e servirur ne pjate te pergjakur

    Ju rrugaca sallahana
    vagabonda shakllabana
    rricna t'ndyet, mikrobe të kqi
    qi të mjerës moj Shqipni
    kthelltë hi i keni në mushkni
    pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
    por der kur, bre batakçi!
    Bre coftina, kalbe mbi dhè
    der kur ju, tu tallë npër ne,
    do t'na qelbi fis e atdhè?
    Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
    se tash ma jemi tue u njoftë,
    se kush jini e shka jini
    se kah shkoni e se kah vini
    plang e shpi se kah i kini
    e sa pare u ban gjaku:
    se për ju, po, duhet laku,
    për me u vjerrë o kund m'do i shpat!
    Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
    me 'i gjysmë setre t'pa astar,
    lshuemum krahve kalavar
    e me 'i komçë t'njtitme nën grykë:
    pantallonat me "gjyslykë"
    kto edhe lidhun me nji spagë:
    shtatit rreshke e ba saragë,
    t'tanë gordec e berbalec
    pa ndo 'i msim, pa ndonji dije,
    me 'i fillore a nji iptadije,
    erz e shpirt qitun nën themër:
    turq a sllave a grek me zemër,
    falun barkut veç Shqipnisë,
    si ajo marrja e t'gjith njerzisë...
    tuj u shite ju për gjithë treg,
    sod na mbahi "Skandërbeg",
    e ngërdhucë, goditë, limue,
    rrue, qethë, pipirique,
    tash n'"smoking", tash në "bon-jour"
    ju, qi dje s'kishit as ushkuer
    me lidhë brekët me nder me thanë
    m'sahan t'huej gjithmonë me ngranë,
    rrugën krejt na e keni zanë,
    ke na shkoni pash e m'pash,
    edhe besa me "gulash"
    me "afishe" e me "sultjash",
    me "kjumshtuer" e me "ashurè",
    "kosha gjelash" si kubure,

    "tarator", "pilaf me kos",
    "mish me qepe" e "majdanos"
    "shish qebap", "brizholla viçi",
    "kunguj t'mbushum", "kuzuici",
    "kabuni"- e "mualebi".
    Barku sod ju rri ju kodër,
    kargatisë e bamun lodër:
    der sa ata burrat e dheut,
    qi për jetë e nderë t'Atdheut
    kane ra n'luftë si shqipe t'leta,
    kanë shkri gja e shpija t'veta,
    kanë tuj dekë rrugave unit,
    me iu dhimbë gurit e drunit.
    Përse, po, kta matrahulla,
    kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,
    n'vend qi ju me u vu n'konop,
    a se brinjt m'jau zbru me shkop,
    a, mos tjetër, me u ngushtue
    me xjerrë zhuri kund m'ndo 'i prrue
    për me shtrue ndo 'i rrugë të shtetit
    a me dlirë ndo 'i skelë detit,
    lavjerre buzësh, harru si viça
    kqyrin m'ju si t'ishi ogiça,
    për me u pri udhës s'qytetnisë
    e me i sjellë t'marën Shqipnisë.
    Ani kush, pra, me i pri kombit:
    ju, do pyka bijtë prej llomit
    qi "shqiptarë" vedit i thoni,
    jo pse ju Shqipninë e doni,
    jo pse ju ndo 'i send kuptoni
    shka asht Atdheu e shka asht Liria,
    shka asht Vllaznija a Parasija,
    Përparimi e Qytetnia,
    por veç pse ende der më sot
    nji tyran s'po e gjeni dot,
    nën kambë t'cillit ju me u shtrue,
    se un ma tash ma jam regjë me jue,
    e jau njof shpirtin der m'palc,
    pleh i ndytë me u bartun n'shalc
    e me u qitë jashta Shqipnije.

    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  3. #473
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga Geri Tr Lexo Postimin
    Vazhdojme me Marin Barletin:
    Rrethimi i Shkodres(Leximi i vepres se tij ne video)

    http://ngarkovideo.com/video/768/des...imi-i-shkodres
    S'do marrin mundimin ta degjojne vidjon. Po sjell pershkrimin e shkurter qe eshte dhene mbi Rrethimin e Shkodres.

    Mbas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi qendresën e popullit shqiptar ndaj pushtimit Osman, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon përsëri Shkodrën me mbi 100 000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1600 vetash i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitar i kësaj ngjarjeje, shkodrani Marin Barleti. Libri i tij "Rrethimi i Shkodrës" u botua në Evropë në vitin 1504.

  4. #474
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-08-2011
    Postime
    38
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin

    Pikerishte per keta peralla si King Arturit jam pro ndryshimit .Secili e sheh historin nga kendveshtrimi i vete ,po pyete serbet se kush eshte Adem Jashari pa diskutim do thone terrorist shqiptare ,po pyete shqiptaret do thuan te kunderten.
    Puna qendron ne ate se nga figurat fetare disa mundohet te mitizojne dhe ti shpallin figura kombtare, dhe kjo nuk shkon sepse cdo here do kemi PRO DHE KUNDRA ,MUSLIMAN -KATOLIK, nuk behet pyetje SHQIPTAR-SHQIPTAR

  5. #475
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar më parë nga jeton72 Lexo Postimin

    Mir jeton, ti lajm anash "perrallat" e Kin Arturit. Po sjellna dy rreshta per rrethimin e Shkodres. Tregona sa ushtar t'Perandoris Otomane jan kan nder muret e keshtjelles shkodrane dhe tregona sa krah shqiptar jan gjind mbrenda mureve.

    Te ç'mitizojm nje her e pergjithmon kete betej...
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  6. #476
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-08-2011
    Postime
    38
    Citim Postuar më parë nga Gameness Lexo Postimin
    Mir jeton, ti lajm anash "perrallat" e Kin Arturit. Po sjellna dy rreshta per rrethimin e Shkodres. Tregona sa ushtar t'Perandoris Otomane jan kan nder muret e keshtjelles shkodrane dhe tregona sa krah shqiptar jan gjind mbrenda mureve.

    Te ç'mitizojm nje her e pergjithmon kete betej...
    ne kohen qe Skenderbeu luftonte sulltanin, Konstantinopoja (Stambolli) akoma nuk ishte nen perandorine Osmane , me renien e Stambollit ,sulltani mbledh ushtrine dhe ia mesyn shqiperise, ne kete beteje perfundimisht humb skenderbeu dhe detyrohet te largohes sepse edhe aleatet e tij perendimore e tradhtojne ,sulltani nuk e ka patur problem skenderbeun sepse eshte mare me gjera me te mdhaja

    Si duket i kalova me shume se dy reshta , ma bej hallall

  7. #477
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    sa e pakeni dasht turkun bre burra!

    fale turkut jane 80% e shqiptarve fshatar,bujq e katundar mos them injorante.

  8. #478
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    sa e pakeni dasht turkun bre burra!

    fale turkut jane 80% e shqiptarve fshatar,bujq e katundar mos them injorante.
    Drague,ke harruar eliten etyre,pikerisht ''dijetaret'' me 8-vjecare
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  9. #479
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar më parë nga jeton72 Lexo Postimin
    ne kohen qe Skenderbeu luftonte sulltanin, Konstantinopoja (Stambolli) akoma nuk ishte nen perandorine Osmane , me renien e Stambollit ,sulltani mbledh ushtrine dhe ia mesyn shqiperise, ne kete beteje perfundimisht humb skenderbeu dhe detyrohet te largohes sepse edhe aleatet e tij perendimore e tradhtojne ,sulltani nuk e ka patur problem skenderbeun sepse eshte mare me gjera me te mdhaja

    Si duket i kalova me shume se dy reshta , ma bej hallall
    O kadal.

    Shiqo, po ishte fjala per rrethimin e kalas t'Shkodres. Kishim fjal per 100'000 turq e ma pak se 2'000 shpirta shqiptar.

    Ku qendron perralla?
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  10. #480
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga jeton72 Lexo Postimin
    Pikerishte per keta peralla si King Arturit jam pro ndryshimit .Secili e sheh historin nga kendveshtrimi i vete ,po pyete serbet se kush eshte Adem Jashari pa diskutim do thone terrorist shqiptare ,po pyete shqiptaret do thuan te kunderten.
    Puna qendron ne ate se nga figurat fetare disa mundohet te mitizojne dhe ti shpallin figura kombtare, dhe kjo nuk shkon sepse cdo here do kemi PRO DHE KUNDRA ,MUSLIMAN -KATOLIK, nuk behet pyetje SHQIPTAR-SHQIPTAR
    Sipas teje cilit version te historise duhet te besojme ne,nuk ma merr mendja se me mire se vete populli ynenuk mund ta dijme me mire,te do te thuash qe Marin Barleti e ka mitizuar figuren e skenderbeut pershkak te perkatsise se njejte fetare??Gomarllik tipik,duhet ta dish se prifterinjte kane qene te vetmit te cilet ishin te shkolluar dhe te vetmit te cilet jane perpjekur te luftojne me pende asimilimin aziatik.Ato kohe nuk ka pasur kendveshtrime katolik-musliman,por shqiptar-turk,shqiptar-serb.Edhe vete Naim frasheri ka folur po me aq devotshmeri ndaj figures se Kastriotit ndonese ishte Bektashi.E cuditshme sesi asnje shkrimtar shqiptar duke filluar qe nga mesjeta me Barletin,e duke vazhduar me romantizmin e de Rades,me rilindjen e Naimit,me Lahuten e Fishtes nuk ka mohuar ose ka neperkembur qofte figuren e Skenderbeut, qofte pushtimin turk.Ndersa tashi na dalin disa Ardian Klosa e qerosa te flasin sikur kane jetuar me pishtar ne dore gjate rrugetimit te heroit tone.Shtylla ku kombi yne dhe historia jone mbshtetet jane pikerisht keta shkrimtare te cilet pavaresisht besimit te tyre,ata te gjithe shihnin nje te vertete dhe besonin ne te verteten.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

Faqja 48 prej 104 FillimFillim ... 3846474849505898 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •