Nese jemi te nje feje,nuk jemi te nje kombi,nuk mundet Naim Ternava te deklaroj ne emer te t'gjithe Shqiptarve qe kemi gjake te perzier me Turqit,(kur vet Naimi ka emer Shqip e jo Turk)!Turku ishte okupator,kete nuk mund ta mohoj askush,e qe gjerat kan ndryshua,nuk don te thot qe te ndrroj historia!Sipas kesej del qe pas disa vitesh kur vdesin keta kriminelet serb,ne prap ta ndryshojm historin dhe ata t'i bejm ,,engjuj''!Lutem te vetedijsohemi ndojhere!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Ti e paske kcy nje shkrim , lexo:
http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=173
Lexo edhe keto, qe smund ti lexosh ne librat e historise shkollore , sepse me koh Papa esht kujdes qe te ndryshoj historine shqiptare dhe u ka thon qe vec per Perandorine Osmane me u shkrujt e me u fol ne shkolla :
Kryqëzata IV (1204) solli një ndryshim rrënjësor të kushteve politike në Perandorinë Bizantine e posaçërisht në viset e saj perëndimore.
"Traktati i ndarjes së tokave", i nënshkruar nga Venediku e fuqitë e tjera pjesëmarrëse në Kryqëzatë në prag të sulmit përfundimtar mbi Konstandinopojën, parashikonte që një pjesë e mirë e bregdetit shqiptar, prej Durrësit deri poshtë në Prevezë, të kalonte nën sundimin e Venedikut.
==
Me qëllim që të ushtronte presion mbi princin e Arbrit, duka i Venedikut lidhi një aleancë me princin e Dioklesë (Gentës), Gjergjin, i cili zotohej ta ndihmonte Venedikun kundër Dhimitrit. Por ky ndërkaq kishte arritur të bënte për vete papën e fuqishëm Inocenti III, të cilit i premtoi konvertimin e tij, të bujarëve e të popullit të tij në fenë katolike.
=
Në qendër të politikës së tij të jashtme u vu pushtimi i Lindjes e marrja e Konstandinopojës. Kjo politikë u nxit e u ushqye vazhdimisht nga kisha e Romës, e cila llogariste të organizonte, nëpërmjet anzhuinëve, një kryqëzatë të re kundër Bizantit dhe të realizonte kështu bashkimin me dhunë të kishave.
Pikërisht në praninë e papës Klementit IV u nënshkrua në maj të vitit 1267 në Viterbo marrëveshja midis Karlit I Anzhu e perandorit të shfronëzuar latin të Konstandinopojës, Balduinit II, në bazë të së cilës ky i fundit ia kalonte të drejtat e tij në Lindje mbretit anzhuin. Marrëveshja në fjalë përcaktonte si fazë të parë të ndërmarrjes anzhuine zënien e një kryeure në bregdetin shqiptar, në zotërimet e ish-mbretit Manfred.
==
Në këtë kohë edhe Principata e dikurshme e Arbrit e kishte humbur shkëlqimin që kishte patur në kohën e princit Dhimitër. Në vend të një familjeje feudale, në trevën e Arbrit ushtronin ndikimin dhe pushtetin e tyre disa familje, shpesh herë në konflikt me njëra-tjetrën, siç ishin familjet Skurra, Vrana, Blinishti, Topia, Arianiti etj. Në këtë mënyrë, njohja e një sovrani të huaj u pa edhe si një mjet për të qetësuar rivalitetet midis tyre. Së fundi, jo pa rol ishte edhe fakti që në Shqipëri, veçanërisht në zonën e Durrësit dhe të Arbrit, ekzistonte tashmë një grupim filo-anzhuin, që përfaqësohej kryesisht nga kleri katolik i Durrësit dhe i Arbrit
Ja qe femijet shqiptar nuk i mesojn keto gjera, mos harro , kjo esht histori e rishkruar per interesa te atyrve qe me heret ishin filo-anzuin e sot shtirren sikur pa to sdo te behej as Pavarsia e Kosoves.
==
Në fakt, anzhuinët përcaktuan qysh në fillim hapësirën midis Durrësit e Vlorës ose më saktë midis Matit e Seman-Devollit, si zonë e interesave të tyre jetike në Shqipëri. Tokat jashtë tyre anzhuinët i panë para së gjithash në funksion të marrëdhënieve me shtetet aleate ballkanike, në radhë të parë me mbretërinë e Serbisë.
Aleanca me Mbretërinë Serbe pati gjithmonë përparësi për Karlin Anzhu dhe ky refuzoi të merrte në mbrojtje fisnikët shqiptarë, si Gropajt e Dibrës, tokat e të cilëve ndodheshin nën kërcënimin e pushtimit serb.
Këtu u vendos një administratë e fortë ushtarake, ku aristokracia shqiptare nuk përfaqësohej në asnjë instancë të saj. Të gjithë funksionarët, që nga "kapiteni e mëkëmbësi i Mbretërisë së Arbërisë”, te mareshali, kështjellarët, intendentët e postet më të ulëta, ishin me kombësi franko-italiane. Shqiptarët ishin përjashtuar nga çdo rol efektiv në këtë "Mbretëri të Arbërisë"
Anzhuinët vendosën në zotërimet e tyre një regjim të rreptë shfrytëzimi. Fonde të mëdha tokësore iu rrëmbyen pronarëve vendas, në radhë të parë kundërshtarëve të regjimit anzhuin, e u shpërndanë në të mirë të kurorës, të funksionarëve e feudalëve anzhuinë dhe të kishave, kuvendeve e manastireve katolike të themeluara me shumicë nga klerikët e huaj, të ardhur bashkë me anzhuinët e që përfaqësonin një mbështetje shoqërore e mjet diversioni ideologjik të tyre.
Për t'i detyruar krerët shqiptarë që t'i rrinin besnikë e mos të ngrinin krye, Karli I filloi të marrë peng fëmijët e tyre, të cilët i çonte e i ruante në kështjellat e Italisë së Jugut, ku këta trajtoheshin si të ishin robër, aq sa në mjaft raste ata të tentonin të arratiseshin.
Hajde Pa-Doreza puthadorasi i Papes , na trego pse kjo histori nuk mesohet , pse aq shum urrejtje per Perandorine Osmane , ndersa dashuri per Papen.
Anzhinet i mbeshteste Papa , ndersa Anzhuinet i mbeshtesnin serbet, duke u fal tokat shqiptare atyre, Kisha katolike shqiptare sherbetore e sunduesve Anzhuin , indirekt sherbetore e interesave serbe.
E mbanin Durresin e Vloren , ndersa pjesen tjeter e jepnin per bamiresi , fqinjeve , ne vecanti serbeve.
Perandoria Osmane kete se ka ber , nuk u ka dhen tokat shqiptare serbeve , por na ka ndihmu me i kthy gjitha tokat e humbura , mjafton te kishte disa shqiptar ne ate zon.
Ndersa keto jan kujdes vetem per Durresin dhe Vloren.
Po perseritem per te njeqinden her , juve u dhemb tjeter kund. (Islami esht problemi juaj , jo pushtimi , sepse te pushtuar paskemi qen edhe me heret , por zeri spo u ndegjohet me fol per ato pushtues).
(Besoj te pelqeu ky ngjyrimi i citimeve , se i ke merak ngjyrat ti)
Shqiperi eshte edhe Cameria
Renea je 600 vjet prapa or bir. Prap këmbëngul ? Po përgatiten të tjera gjëra tani. Gjer atëher ti do jesh bërë Hinduist e nuk do kesh kuptuar gjë.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Ymer Haxhi PRIZRENI(1826-1886)
Veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kryetar i qeverisë së përkohshme të formuar në periudhën e fundit të saj.
Pasi kreu studimet për teologji islamike, punoi në medresenë e Prizrenit ku u shqua qysh herët si përkrahës i shtresave të ulëta kundër padrejtësive të administratës osmane. Sapo filloi Lufta Ruso-turke (1877-1878), u ngrit së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë për të mbrojtur tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe për të kërkuar të drejtat e saj kombëtare. Organizoi komisionin e vetëmbrojtjes për sanxhakun e Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera që u formuan në Kosovë, mori përsipër të kundërshtonte synimet aneksioniste të Serbisë dhe të sistemonte muhaxhirët e shumtë që u dëbuan nga ushtria serbe.
Më 1877 u zgjodh deputet në parlamentin e dytë osman. Po atë vit hyri dhe në Komitetin Qendror të Stambollit që u formua nën kryesinë e Abdyl Frashërit, me të cilin u lidh deri në fund. Në pranverë të vitit 1878 kryesoi komisionin që organizoi në Prizren mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, i cili themeloi Lidhjen Shqiptare. Kuvendi e zgjodhi Ymer Prizrenin anëtar të Këshillit të Përgjithshëm në gjirin e të cilit u rreshtua krahas patriotëve të rrymës radikale. Në tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare, kurse në janar të vitit 1881, kryetar i qeverisë së përkohshme autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinë politike që çoi në vendosjen e administratës shqiptare në vilajetin e Kosovës dhe në organizimin e qëndresës së armatosur të Lidhjes kundër ushtrive osmane në pranverë të vitit 1881.
Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni u arratis për të mos rënë në dorë të autoriteteve osmane. U vendos në Ulqin dhe nuk pranoi të kthehej, megjithëse sulltani ja morri jeten dhe Vdiq në Ulqin ku gjendet dhe varri i tij
S’çarmatosem sa t’jetë jeta!
O pjella te injorances. Pape Klementi qe Pape Kelmendi, dhe emri ta thote vete.
O pjella te injorances, Anjouinet hic asnje lidhje nuk kane me Serbet. Helena Anjouina, te cilen Serbet e kane bere Shenjtore nuk eshte martuar kurre me Kral Serb, por me babane e Karl Topise, i cili qe i pari Shqiptar qe quhej CHarles per nder te gjyshit Anjouin, te nje vellai te tij dhe te motres se tyre Helena Topia.
Serbet i nderruan mbiemrin Helenes Bizantine qe martoi Kralin Serb, me origjine frenge edhe kjo por ne nje rang shume me te ulet nga De-Bordnaux ne Anjou, dhe sot e kesaj dite mburren se kane zambaket franceze ne armet e tyre, qe eshte ne pretendim FALLSO. http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=112
Anjouinet kishin Durresin dhe Matin sepse, o pjella te injorances, kero qene zeoterime te Topiajve e disa duan te thone i takojn me pas Kastrioteve.
Anjouinet nuk e deshiron kete gje, lidhjen e krijuar me dhune me Shqiptaret dhe perinderit e Karl Topise u vrane pabesisht nga Vjehrri/Babai kur u thirren pa vizite.
Aman mos flisni ju per histori se eshte si te degjosh nallbanin te kendoje opera. Jo eshte me keq, eshte si te lejoj serbin te me tregoje mua se cili eshte babai im! T4re historia e mesjetes eshte sakatosur, pasi Enver Hoxha i fali Serbeve te Titos biblioteken e vjeter te Shkdodres me pergamene origjinale dhe dokumenta te ralla. E tash na dilni ju, qe i thoni vetes shqiptare, te beni politiken e percarjes se Serbit. Nuk e di si mund te ulurihet ne internet. Se tash na duhet me ruajt shpinen jo nga Serbi, Turku (qe eshte Sllav i Mongolizuar) dhe nga Greku (hibrid arab) por nga ju qe i thonei vetes "s-kiptare".
Dhe une po te them kete here dhe ta vesh vath ne vesh. Ti nuk po mbron Islamizin. Cfare i duhet Islamizit se kush kishte cfare toke, kush beri aleance me kend? Islamizmi (ne eshte feja qe thua ti se eshte) eshte ceshtje besimi tek Zoti ose jo. Ti po ben politike, dhe jo vetem kaq. Ti po ben nje politike te felliqte percarese Serbo-Aziatike me ose pa dijenine tende.
Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 27-08-2011 më 10:19
Qashtu Pa-doreza , prej zorit ke me citu biografin e atyrve qe me se shumti i urren , biografin e nje shqiptari musliman, i cili paska qen zgjedhur edhe deputet i parlamentit Osman.
A nuk thoje ti se ato qe kan marr pjes ne ushtrin dhe administraten Osmane esht desht me u pre koken ashtu sic paska ber Skenderbeu ?
Po pra shqiptaret musliman kan qen pjes e Perandorise Osmane sepse e kan par te logjikshme , por kur ka qen nevoja i kan drejtu pushken turqve nacionalista. Dhe perseri sot kthehet miqesia , Hashimi i thot Erdoganit vella , jo vella nga gjaku , por vella per nga mirkuptimi.
Turqia pranon pavarsin e Kosoves dhe lobon qe kjo pavarsi te pranohet edhe nga shtete tjera.
Oj pjell e injorances dhe injoranca vet! Un spo shkruaj histori sic po ben ti , un po citoj histori ketu , nuk jan fjalet e mia ato , esht historia e Shqiperise.
Kush te dojn le te jen anzhuinet , un po lexoj se ato i kan fal toka SERBEVE dhe jo vetem.
Kush te dojn le te jen , un po lexoj se ato u merrnin toka shqiptarve dhe u jepnin kishes. ( e sot del Shan Zefi me tregon se vetem kisha katolike esht mbrojtese e identitetit , ortodokst dhe muslimant jan tradhtaret , mos more)
Kush ...... , un po lexoj se ato roberonin femijet shqiptar.
...... , Kelmendi ose Klementi , ka autorizu forca te huaja me okupu tokat shqiptare.
Ndryshuar për herë të fundit nga Renea : 27-08-2011 më 10:11
Shqiperi eshte edhe Cameria
gjithe bota e di qe turqia eshte vendi mik i shqiptareve.
nuk mundet evropa te na percaje me turqine, sepse vet turqia nuk do ta lejonte nje gje te tille.
eshte njelloj te thosh amerika eshte armiku i kosoves vetem sepse albin kurti kerkon vete vendosje. keshtu edhe per skenderbeun.
skenderbeu ka luftuar kunder turqise por ka qene ne te mir te shqiperise miqesia me turqine. perndryshe do na kishin gllaberuar sllavet apo greket ashtu si arvanitasit
Krijoni Kontakt