Shiqoni pse ia prejti koken Gjergj Kastrioti shpiunve te turkut
Gjatë viteve të 30-ta të shekullit –XV-të lugina e Shkumbinit dhe krahinat në afërsi të saj, që ishin nën zotërimin e Arianitëve, u bënë vatra kryesore te kryengritjeve antiosmane. Në pranverën e vitit 1432 kryengritja filloi në zotërimet e Arianitëve e drejtuar nga Gjergj Arianiti. Ai hyri në marrëveshje me krer të tjerë feudal. Kryengritësit dëbuan spahinjtë osman nga zona e tyre. Kryengritja u shtri në të katër anët e vendit dhe forcat osmane u paralizuan. Sulltan Murati –II-të dërgoi një ushtri prej 10.000 vetash të udhëhequra nga Ali beu, sanxhakbeu i sanxhakut shqiptar, njohës shumë i mirë i viseve shqiptare. Ishte ngarkuar që të shtypte kryengritjen, kur arriti afër Elbasanit, u sulmua prej luftëtarëve të Gjergj Arianitit dhe u mund keqas. Kryengritësit i tërhoqën forcat osmane deri në fshatin Buzurshek në luginën e Shkumbinit. Të rrethuara ato u shpartalluan plotësisht. Vetëm një pjesë me Alibeun mezi mundi të shpëtonte. Si fitore e parë e shqiptarëve, ajo i dha hov të mëtejshëm luftës çlirimtare në viset e tjera të vendit
Krijoni Kontakt