
Postuar më parë nga
Albo
Nuk po diskuton njeri per emertimet e toponimet, po flasim per transformimin njerezor, transformimin e njerezve. Toponimet e vendeve ndryshohen me nje te rene te lapsit, po ashtu edhe emertimet e identiteteve. Ajo qe nuk ndryshon dot me nje te rene te lapsit, eshte kontrasti i thelle i epirotit ne kohen e Skenderbeut, me shqiptarin e sotem; atij arbereshit e arvanitasit, me shqiptaret e sotem te asimiluar.
Kur feja nuk ishte e rendesishme per Gjergjin, cili ishte motivi i luftes se tij 25 vjecare? Mos valle ishte fama e berja emer ne histori per trim i madh? Gjergji u rrit ne oborrin e Sulltanit se bashku me te birin e Sulltan Muratit, Mehmetin. Sulltani e vuri ne krye te ushtrise se tij, ushtrise perandorake, me te madhe dhe me te frikshme te kohes. A ka fame me te madhe se kjo?
Mos valle e beri per te "shpetuar pronat e te atit"? Sulltani i dha shume me teper prona e ofiqe se sa gezonte i ati i Gjergjit, qe ishte nje nder fisniket me te rinj e te panjohur ne mesjeten shqiptare. A do ta ndiqnin ne lufte trimat e tij Gjergjin, kunder perandorise me te madhe te kohes, qe ne syte e shume bashkekohesve ishte nje mision i pamundur?
Mos valle e beri per "lirine e popullit te tij"? Populli i tij i lire ishte edhe nen diktatin e Sulltanit. Fisnikeria e vjeter vazhdonte te gezonte privilegjet e veta edhe ne kohen e Sulltanit, per aq kohe sa i paguanin haracin Sulltanit. A do te vazhdonin shqiptaret "luften per liri", kur zona te tera te Shqiperise u shkretuan e shpopulluan nga politika e tokes se djegur te Sulltanit.
Jo vetem qe feja ishte motivi kryesor i luftes, por sic e kam shkruajtur disa here ne kete teme, vete epoka ne te cilen Gjergji jetoi, nuk mund te studiohet e kuptohet ndryshe vecse ne kontekstin fetar.
Pra sipas mendjes tende, motivi i luftes ishte "marrja e pronesi e pronave te atit". Domethene ata mijera bije nenash qe u martirizuan e rropen te gjalle ne kete lufte, e ndoqen Gjergjin nga pas ne lufte, vetem per hir te "mbrojtjes se nderit te familjes Kastrioti"?
Beji nje nder vetvetes, lexo e meso ne heshtje ne keto tema.
Albo
Krijoni Kontakt