
Postuar mė parė nga
Scion
O Nuhi, perse mor zoteri shkruan kur nuk ja ke as 1% idene se c'shkruan?
Tek shenimi me te kuqe, hic me shume e hic me pak ti po tregon se nuk njef as besimin Islam. Sipas mesimeve te islamit, shprehimisht thuhet qe "I paster eshte ai nga c'do cen dhe attribut material" kjo e thene ne aspektin se, ai ekziston dhe si i tille nuk ka nevoje/deshire per te ekzistuar por thjeshte "Ekziston" (PIKE).
I gjith ky argument rrjedh nga koncepti i "Plotfuqishmerise" se Zotit, e sipas po ketij perkufizimi zoti nuk ekziston ne rrafshin material, por ne nje plan tjeter i cili s'mund te quhet "VEND" ose sipas shkollareve Islam quhet "Arsh" ku koncepti material 4-dimensionalesh (Lartesi-gjeresi-thellesi+kohe) nuk kane kuptim, sepse si i tille ne "Arsh" nuk ka as lart as poshte, as perpara as mbrapa, por nje zot i cili sundon mbi "Arshin".
Konsideroje kete nje dhurate prej nje "Qafiri", e boll hyre ne argumenta ku e ke veshtire te dalesh e le me te diskutosh.
Ne definicion, koncepti i zotit mes nje agnostiku dhe nje islamiku nuk ka shume dallim, e ndersa i pari meson se "nuk ka nje prove definitive te vetme se ekziston zoti" i dyti thote qe "nuk mund te njifet zoti nisur nga rrafshi material" sepse zoti eshte jasht definicionit te kozmosit ekzistent. Po sipas mesimeve fetare, zoti nuk ekziston ne kete univers por e sundon ate; pra ai eshte ne vete te trete. Te njejten gje thote dhe Hawking, i cili pohon, ne kete univers zotit i ngelet pak per te bere e nese ai eshte jashta tij neve s'do jemi asnjehere ne gjendje ta njohim ate.
Ketu ai ka te drejte, pershkak se nje zot brenda universit tone do te thote nje zot te kufizuar, per shkak te disa faktoreve sic jane: relativiteti, ligji i dyte i termodinamikes. E ndersa faktori i pare meson per raportin mase/energji i dyti meson se "c'do gje eventualisht, prishet, thyhet, behet me kaotike, ... thjeshte vdes". Sigurisht, ju si fetare qe jeni, nuk do doni zoti te kete atributet e mesiperme.
Ruani me xhelozi natyren shpirterore, se me materialen ka kush te merret.
Krijoni Kontakt