500 vjet kristianizim i Amerikës Latine: Polemika për shprehjet trivializuese të Papa Benediktit
http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15301599,00.html
Pape Benedickt XVI
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pape Benedickt XVI
Më 8 gusht 1511, u krijuan dioqezat e para Santo Domingo dhe San Juan de Puerto Rico si strukturat e para të Kishës katolike në Amerikë. Festimet për 500 vjetorin e tyre do të zhvillohen pa praninë e Papës.
Vatikani ka dërguar në festimet që zhvillohen në Republikën Domenikane dhe në Puerto Rico kardinalin spanjoll Calos Amigo Vallejo von Sevilla. Papa Benedikti XVI bëri mirë që ka hequr dorë nga udhëtimi.
Sepse gjatë vizitës së tij të parë në Amerikën Latine në vitin 2007, Benedikti shkaktoi kritika të mëdha me shprehjet e tij për kristianizimin e kontinentit, kritika që nuk janë shuar as sot. Në një fjalim të mbajtur në Konferencën e Ipeshkëve amerikanolatine në vendin pelegrinazh të quajtur Aparecida, në Brazil, Papa tha se kristianizimi i Amerikës Latine, i cili filloi pas "zbulimit" të kontinentit nga Christoph Columbus në vitin 1492, është bërë nga Kisha Katolike "pa përdorimin e dhunës". "Asnjëherë", tha Papa, "shpallja e Krishtit dhe Ungjillit të tij nuk është bërë duke sjellë me vete tjetërsimin e kulturës pre-kolumbiane ose detyrimin e një kulture tjetër." Fakt është "Krishti ka qenë shpëtimtari që popujt indigjenë e kanë pritur prej kohësh". Samuel Ruiz, Ipeshkv i MeksikësBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Samuel Ruiz, Ipeshkv i Meksikës
Mohim i fakteve historike
Më ashpër nga të gjithë reagoi presidenti venezuelas Hugo Chavez, i cili tha për shprehjet e Papës: "Hirësia e tij nuk mund të vijë ketu dhe të mohojë holokaustin e kryer ndaj popujve indigjenë." Ajo që kanë përjetuar popujt vendas të Amerikës Latine, "ka qenë shumë më e keqe se Holokausti në Luftën ë Dytë Botërore". Njëjtë, por jo me kahasime pa vend me krimin unik të Holokaustit kundër hebrejve evropianë, reagoi edhe presidenti indogjen i Bolivisë, Evo Morales.
Por edhe pjesëmarrësit e Konferencës së ipeshkëve amerikano- latinë komentuan të habitur deklaratat e Papës. Sepse kristianizimi i Amerikës Latine është bërë nëpërmjet "tjetërsimit" dhe "detyrimit" si dhe me përdorimin e dhunës dhe kjo është e padiskutueshme në histori, dhe është e dokumentuar mirë. Pushtimi, nënshtrimi dhe skllavërimi i popujve të Amerikës Latine nga kolonizatorët spanjollë dhe portugezë është legjitimuar shprehimisht nga letrat apostolike të papëve. Njëkohësisht, që në fillim të shekullit të 16-të ka patur edhe misionarë dhe fetarë, sidomos mes domenikanëve si dhe ipeshkvë të veçantë të cilët ka luftuar në mënyrë pastorale, argumentative dhe legjislative kundër dhunës të ushtruar ndaj popullsisë indigjene.Krishtlindjet në GuatemalaBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Krishtlindjet në Guatemala
Tensione midis katolikëve amerikan- latinë dhe Vatikanit
Pararendësi i Benediktit, Johannes Paul II i pati kërkuar shprehimisht falje pasardhësve të banorëve indigjenë amerikano- latinë për genocidin e ushtruar në emër të Krishtit. Prandaj shprehjet e Papës, hasën në refuzim jo vetëm në Amerikën Latine por edhe mes katolikëve evropianë. Teologu nga Insbruku Franz Weber, i cili ka punuar vite me radhë si misionar në vatrat e nxehta sociale të Brazilit, kritikoi Papën që "duke patur parasysh rëndësinë e kristianizmit për formimin e religjiozitetit dhe kulturës aktuale të Amerikës Latine, ka harruar fakte të rëndësishme. Kjo është një "kthesë mbrapa" që është për të ardhur keq.
Me një korrigjim të këtij hapi mbrapa, Kardinali Vallejo i dërguari i Papës, mund të ndikojë në festimet për 500 vjetorin e kristianizimit të Amerikës Latine për përmirësimin e marrëdhënieve të kishës katolikë të atjeshme dhe të krishterëve të Vatikanit.
Autor: Andreas Zumach
Redaktoi: Aida Cama
Krijoni Kontakt