Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 59
  1. #41
    Citim Postuar mė parė nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Thone Kryeminister ne zgjedhjet e reja?Amerika i ka bere llogarite me Hanxhine jo pa hanxhine si i bejne shqiptaret e forumit!

    shume SEKSE ashtu suksese O Luli i Bashajve,ta besh dhe Vicidolin si tirana me e ba or tej.
    Nuk duhet ndonje hanxhi per te pare diferencat e standarteve qe ofronte njeri apo tjetri kandidat. Basha vetem te paraqitet ne pune rregullisht, fillon ndryshimin me 4 vitet e kaluar...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #42
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    Mė ngriu gjakun ky titulli. Lexova "Agolli" dhe mendova "Prapė foli ky servili i komunizmit, ky klysh i Sigurimit, ky qė ka persekutuar aq e aq veta".
    Por pastaj e lexova deri nė fund dhe nė fakt bėhej fjalė pėr "shkrimtarin e njohur" qė paska bėrė "njė akt qytetarie".

    Ē'janė kėta gazetarėt! Sqarojeni qė nė titull publikun.
    Ose fillojeni "Ai komunisti i qelbur Agolli....", ose fillojeni "Shkrimtari i shumėnderuar Agolli....", qė ta marrim vesh qė nė fillim se pėr cilin Agolli bėhet fjalė. Ta dimė qė duhet ta shajmė apo ta mburrim (si tė jetė vafti, siē thoshte Vani).
    Edhe nje gjest qytetarsie ka fillu te politizohet, eshte per tu ardh keq vertet.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    44
    Ti shikojm punen Bashes jo gunen. Te shikojm cfare do na bej per tiranen

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rendesi ka qe lul basha i ka hapur deren popullit..

    populli po vershon ne bashki..
    sejcili ka halle te trasheguara qe pisi qe iku as qe e vuri ujin ne zjarr tu a zgidhe..
    te pakten luli po i njeh hallet..

    zgidhja do vij dal kadale me durim.. e mirkuptim..

    i lumte asaj nene qe e beri nje djal te tille si luli..

    dhe luli kur e ze nje pune i shkon gjer ne fund..

    ec para lul basha..
    populli te do..

  5. #45
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Hahahahaha filluan kėta: "Tė na rrosh sa malet shoku Enver, marē nga ditėt tona" hahahaha sa lėpirsa ka Shqipėria.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    Ē'a thu ti? Pse do shpėrndajė "bar" falas Bashkia???
    Tani kshu m'konfidencė, ku osht pika e furnizimit? (se ky duhet tė ketė mall no.1, direkt nga Hollanda).
    Vdisni per bar ju komunistat ,ju a ka lene amanet xhaxhi ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Shansat e Tiranės dhe tė shqiptarėve

    Njė artikull shumė domethėnės pėr tė djeshmen,optimist pėr sot e nesėr nga Agron Tufa nė gazetėn Panorama,mė motivoi qė tė hap kėtė temė.
    Synimi themelor ėshtė qė tė pėrcillet puna e zotni Lulzim Bashės,si kryebashkiak,me tė mirat e tė kqijat,idetė e reja,sigurisht edhe me sfidat e nėrskamzat e politikės ditore shqiptare, e qė nuk janė tė lehta pėr tu pėrballur,pėr ēka besoj thellėsisht se Basha i ka tė gjitha cilėsitė e nevojshme pėr kėtė mision.
    Suksesi i Bashės,do tė jetė lajtmotiv pėr sukses edhe nė hapsirat tjera shqiptare,sepse hap njė kapitull tė ri nė formen e manaxhimit tė resurseve lokale dhe kombėtare,si dhe pėrfundimisht do i vė njė pikė dhe vijė tė kuqe mendėsisė komuniste dhe neokomuniste tė manaxhimit tė jetės sė qyteteve tona....
    Uroj nga zemra,si miliona shqiptarė tjerė anė e mbanė botės,qė ky projekt i ri i qeverisjes,tė ketė sukses nė Tiranė dhe si fanar tė shpėrndahet nė tė gjitha trojet tona gjithandej....

    ------------------
    Tirana, ē’ka qenė e ē’mund tė bėhet

    Opinione Shtunė, Gusht 6th, 2011
    AGRON TUFA
    Pėr shumė arsye qė dihen prej gjithkujt – arsye tė djeshme, tė sotme e, sidomos, tė nesėrme – Tirana duhet tė jetė (e nė qoftė se deri tani nuk ka qenė, ndonėse ėshtė ėndėrruar, duhet tė shndėrrohet) kryeqendra gravitacionale e tė gjithė shqiptarėve nė Ballkan. Nė mos pėrgjithmonė, tė paktėn pėr njėfarė kohe, pėr disa dekada, pėr aq kohė sa ēėshtje etnike gjithėshqiptare (bota jonė, interesat tona kombėtare), tė ketė krijuar kozmosin e vet tė organizuar. Tirana duhet tė jetė pėrgjigjja e pyetjeve tė ngritura prej kohėsh prej pjesėve e trevave tona etnike, deri nė pėrmbushjen e dėshirės, vullnetit dhe idealit nacional tė njė jete tė pėrbashkėt ku tė grumbullohet forca rrezatuese e energjisė shqiptare tė shkapėrderdhur nė disa shtete ballkanike. Tirana duhej dhe duhet tė jetė bėrthama e kėsaj energjie. Ne e dimė se kjo dėshpėrimisht nuk ka ndodhur, pavarėsisht shkaqeve. Ne e dimė se pėrpjekje nuk ka pasur dhe se njė mentalitet i tillė ka munguar, ndonėse asnjė qytet tjetėr nė gjeopolitikėn dhe gjeostrategjinė tonė kombėtare nuk ka qenė mė i pėrshtatshėm se Tirana. Si kryevend i botės shqiptare, Tiranės i ka takuar dhe i takon roli i pėrthithjes, shpėrndarjes dhe qarkullimit tė energjive shpirtėrore, ekonomike, politike e kulturore tė mbi 7 milionė shqiptarėve qė jetojnė sot nė Ballkan, me njė vijimėsi koherente e kompakte territoriale. Nuk ka menduar kush asnjėherė. Nuk e kanė parė kurrė Tiranėn me syrin e njė misioni tė tillė. E kam fjalėn pėr qeveritė qė ndėrtojnė strategji dhe perspektiva, pėr politikat qė marrin vendime dhe mishėrojnė idetė, jo pėr njerėz si unė, qė propozojnė ėndrra pragmatike. Tani qė Tirana fillon njė jetė tė re nė njė qeverisje tjetėr, me njė mentalitet tjetėr, me sfida tė tjera; tani qė Tirana e trashėguar zorrėjashtė me sheshe tė prishura, trafik tė rėnduar, rrugė tė ngushta, ēerdhe, kopshte e shkolla tė tejmbushura, me turne tė papėrballueshme; tani qė Tirana e xhungėlzuar me beton e hekur, pallate tė pėrbindshme, pluhur, ndotje higjienike e ferr zhurmash acaruese; tani qė Tirana pėrpėlitet mes ēmimeve mizore tė tregut tė pėrditshėm, faturave absurde tė elektrikut e telefonisė, taksave ēnjerėzore nga bizneset e mėdha deri tek kioskat mikroskopike; tani qė Tirana paraqet njė piramidė tė vėrtetė nė arsimin e lartė privat universitar me njė stuhi fiktive diplomash e masterash, a thua se janė fletė rrushi a lakre nė pazar dhe fundėrron nė njė letargji lėnguese kulturore, me institucione memece dhe politika inekzistente pėr iniciativa kulturore private; tani qė Tirana kundrohet si shesh teatri pėr mėsymjen e manifestimeve, demonstratave dhe revoltave – njė Kostandinopojė pėr protagonizma kryqtarėsh dhe sė mbrami, tani qė Tirana si Bashki ka trashėguar njė arkė krejtėsisht tė boshatisur financiare, si ē’ėshtė bėrė normė kjo plojė nė momentin e ndėrrimit tė pushteteve – tani mund tė themi me siguri se Tirana njėmilionėshe nuk ėshtė kryeqendra shpresėdhėnėse e shqiptarėve, por kryeqendra e stresit tė botės shqiptare! Ribėrja, rikonceptimi, rimodelimi i kryeqytetit shqiptar dhe tė tė gjithė shqiptarėve, kėrkon, pėrpos pėrballimit tė kėtyre problemeve (pėr tė cilat gjysma e kryeqytetasve e bėnė zgjedhjen e tyre), njė qasje plot kujdes, largpamėsi e dhembshuri. Duhet pasur dhembshuri pėr Tiranėn, duhet pasur dashuri, duhet pasur dėshirė, ėndrra dhe kėmbėn gulje. Duhet pasur guxim dhe besim. Sidomos besim! Sido qė tė jetė puna, Tirana e ka zgjedhur njė dorėzanė, ndaj para se ta paragjykojmė Lulzim Bashėn, duhet t’i besojmė, t’i ofrojmė idetė tona tė artikuluara me qytetari, tė buruar nga dėshira e sinqertė pėr ndryshim, pa mllef, pa ligėsinė qė dikton tifozllėku i bindjeve partiake. Sepse pa besim, pa besimin tonė, pa besimin edhe tė kundėrshtarėve tė Lulzim Bashės, pa besimin nė pėrgjithėsi, nuk shkohet larg… Unė kurrė nuk kam menduar, pavarėsisht shtjellės sė verbėr tė acarimeve politike, se bota shqiptare nuk ėshtė aq e prerė me thikė – nė socialistė e demokratė – tė atillė, qė tė mos ēojnė gjė tjetėr nėpėr mend, veēse t’i hanė kokėn njėri-tjetrit! Pavarėsisht ndarjeve, interesi i palėve ėshtė i njėjtė: pėrditshmėria jonė nga mėngjesi nė darkė duhet tė ketė tjetėr cilėsi. Njeriu duhet kthyer nė ritmin e vet progresiv, nė realizimin e qėllimeve vetjake e familjare, nė shijimin e fryteve tė pėrpjekjeve vetjake e tė pėrbashkėta, pa iu shmangur thelbit tė dėshirave dhe ėndrrave tė tij. Nuk ėshtė e pamundur, ndonėse duket e vėshtirė. Por, nėse tėrė energjitė tona do tė firasin pėrjetėsisht nė pėrballimin e tė njėjtave probleme, barriera e strese, nėse sėrish do tė pėrballemi me absurditetin e njė administrate tė mefshtė e arrogante, nėse prapė do tė pėrftohet ajo ndjenjė e hidhur e pa rrugėdalje – kontradikta e thellė midis taksapaguesit dhe pandershmėrisė sė shėrbimeve, ku gjithmonė i dhunuar, i fyer e i poshtėruar ėshtė qytetari, ndėrsa pala e shėrbimeve vazhdon tė terrorizojė pa u ndėshkuar dhe mjetet tona legjitime pėr drejtėsi shpėrfillen – atėherė po, me njėmend kemi arsye, madje tė fortė, pėr humbjen e besimit, pėr zhgėnjim. Atėherė po, ėshtė e drejta jonė tė protestojmė e tė revoltohemi e mė nė fund, tė refuzojmė atė administratė qė e kemi zgjedhur dhe e mbėshtesim tė gjithė, votues e jovotues, me taksat tona. Tirana, ashtu siē e trashėgon sot kryebashkiaku i ri, Lulzim Basha, madje edhe jashtė premtimeve tė tij elektorale, duhet tė ndryshojė dhe se ky ndryshim tė jetė bindėse, pėr tė fituar ngjalljen e njė besimi tė ri e tė munguar mė parė, e mandej pėr tė fituar pėrkushtimin dhe mbėshtetjen tonė. Nuk janė ėndrra tė bukura, nuk janė utopi, nuk janė pritshmėri naive kėto; pėrkundrazi, janė thelbi i njė transformimi qė e presim tė gjithė, janė abc-ja e menaxhimit dhe mirėfunksionimit rigoroz tė pushtetit, ku secili kryen me ndėrgjegje detyrėn e tij, si kontratė e pushtetit me banorėt taksapagues. Por, Tirana e re duhet tė dėshmojė shumė mė tepėr se kaq. Shumė mė tepėr se skrupuloziteti i funksionit teknicist tė pushtetit. Tirana duhet tė pėrmbushė rolin e munguar tė njė kryeqendre panshqiptare, nė radhė tė parė kulturore, ekonomike, e mandej edhe politike, si imazhi pėrfaqėsues i gjithė botės shqiptare nė Ballkan, dhe kjo ka tė njėjtėn rėndėsi, nė mos mė shumė, sesa transformimi futurologjik urbanist i kryeqytetit pėr tė shembur muret ndarėse me kryeqendrat e tjera tė botės shqiptare – Prishtina, Tetova, Ulqini etj. Ėshtė e natyrshme dhe e vėrtetė konkrete, jashtė ēdo populizmi, se bota shqiptare e kėtyre trevave sheh dhe pret nga Tirana bėrthamėn rigjeneruese tė energjive intelektuale, shkencore e kulturore. Gjatė gjithė kėtyre viteve nuk ka ndodhur absolutisht asgjė e kėtillė, duke lėnė dhimbshėm jashtė vėmendjes njė fushė asnjėherė tė shfrytėzuar, ndėrkaq qė modeli i “kioskave televizive” ka qenė madje as i vakėt, pėr tė ngjallur njė atmosferė e klimė kulturore qė i jep madhėshti, aurė dhe shtendosje epiqendrės mė tė madhe shqiptare nė Ballkan. Nė kėtė mėnyrė thellohet skepticizmi, pėrvijohen idetė mbi njė “ndarje” dhe dominon logjika dhe mentaliteti i “pashallėqeve” me manipulues e mitomanė lokalė, duke prodhuar kultin e formatit tė vockėl tė “dijetarit”, “artistit”, apo “mendimtarit kombėtar” – njė lloj i sharlatanizmit egocentrik nė histori. Por, sa ėshtė e mundshme ta luajė kėtė rol Tirana? A ėshtė e mundshme, vallė, qė kryetari i ri i Bashkisė sė Tiranės, pėrpos sfidave tė ngutshme afatshkurtra, ta marrė pėrsipėr edhe kėtė barrė me profil kah e ardhmja? Unė mendoj se themelet e njė ideje apo projekti tė tillė mund t’i hidhte pikėrisht Lulzim Basha. Njė njeri qė e njeh pėrgjithėsisht e deri diku konkretisht, botėn shqiptare nė Ballkan. Qė ka dhuntitė pėr tė shquar pak mė larg e pak mė gjerė mbi peshėn, rolin dhe efektin e njė ndėrmarrjeje tė tillė. Qė intuitivisht ia qėllon, se pėrqendrimi i energjive shpirtėrore e artistike veēse e dinamizojnė, e shkrifėrojnė, i japin jetė, ritėm e ngjyrė metropolit mė tė madh shqiptar, duke fashitur acarimet e duke i dhėnė kryeqytetit klasin e munguar modern. Kultura gjithmonė e asnjanėson ambientin acid qė gėrryen obsesionin e polarizuar politik. Kėshtu ka qenė gjithmonė dhe dobia ka qenė pėrherė nė pėrftimin e padiskutueshėm tė cilėsisė njerėzore nė jetėn e banorėve. Tirana e ka tani njė shans. Pse duhet tė ndodhė ndryshe?

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E shikuat Kryebashkiakun e Vilnusit ne Lituani ..se si i liron rrugen Bicikletistave.. nga merco-Bemovera-porshet e Mafiozve?

    hajde burr hajde..king fare..

    shiheni.. Kryetarin si u jep nji mesim te mire kastravecave miliardare..

    qytetari i thjeshte ne plan te pare.. ai i miri e i urti qe nuk prodhon tym e bloz e zhurm e rreziqe..

    I lumte Kryetarit trim te Vilnusit..


  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sugjerim per Lul Bashen..

    si mund te mesojme nga te tjeret..

    Tiranen mund ta shpetoje nga gazi kanceroz..vetem bicikleta..
    por bicikleta do rruget e saje..

    ja si e zgidh ky kreshniku i Vilnusit..


  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Paska gallate ketu.Basha pa diskutim eshte clirimi i institucionit te bashkise, por dhe hapja e dyerve ne keto momente eshte e nevojshme ,jo per te premtuar, por per te njohur problematiken dhe te ndertoje nje plan konkret ku perfitojne te gjithe.Nje fillim i mire.personalish jam optimist.Po ne Durres?Bashkia ka fillu pune me mua , s'po lene gje pa me bere ,veteme vetem se deklarova voten kunder dhe u perballa me to ne fushate.Po teshkoj ne PD, natyrisht qe do te me mbrojne pasi te dy palet hane buke bashke , por nuk eshte ne moralin tim kjo zgjidhje.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •