Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 59
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926


    Me hair dhe me tė mbarė o mor djalė





    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 26-07-2011 mė 16:57

  2. #32
    Agolli uron Bashėn: Kjo ėshtė politika qė u duhet qytetarėve

    Dritėro Agolli, patriarku i njohur i socialistėve, ka bėrė dje njė gjest publik pėrtej ndarjeve politike dhe pozicioneve tė ngurta tė krijuara gjatė 20 viteve tė fundit nė politikėn shqiptare. Agolli ka uruar dje kryebashkiakun e ri tė Tiranės, Lulzim Bashėn, pėr detyrėn e re, duke shprehur dėshirėn pėr sukses nė kėtė sfidė jo tė lehtė. Gjatė bisedės telefonike qė mėsohet se kanė zhvilluar Agolli e Basha, shkrimtari i njohur pėrveē urimit tė rastit i ka thėnė Bashės se modeli i fushatės qė ka ndjekur ėshtė politika qė u duhet qytetarėve. “Tė pėrgėzoj pėr politikėn qytetare”, mėsohet se i ka thėnė Dritėro Agolli Bashės me rastin e marrjes sė detyrės sė qytetarit tė parė tė Tiranės.

    Pikėrisht nė kėtė linjė ka qenė edhe fjalimi i djeshėm i Bashės. Ai premtoi se administrata e tij do tė jetė shumėngjyrėshe sa i pėrket politikės dhe se aktiviteti i bashkisė do tė rrijė larg sherreve dhe konflikteve politike. Tė tillė model Basha ndoqi edhe nė fushatė, ku premtoi dhe i mėshoi shumė ndarjes sė politizimit tė punėve dhe problematikės sė qytetit. Njė vend tė veēantė nė kėtė kontekst pati dhe nisma: “Iniciativa pėr Tiramėn”, njė nismė e 31 intelektualėve tė shquar qė kėrkuan dhe debatuan me Lulzim Bashėn kėndvėshtrimet dhe idetė pėr zgjidhjet e ēėshtjeve tė mėdha tė kryeqytetit, si trafiku, ndėrtimet e larta, gjelbėrimi, infrastruktura, arsimi, kultura etj.

    MAPO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #33
    Fakti qe Basha fitoi ne Tirane, tregon qe populli shqiptar po emancipohet dhe po arrin standarted perendimore. Nuk jemi akoma aty, por po afrohemi.

    Pergjithesisht ne kemi votuar per kandidatin qe sulmonte me shume te tjeret, per ate qe nxinte realitetin dhe reklamonte boomerang.

    Nje kandidat i tille kurre nuk mund te fitoje ne vendet perendimore.

    Sot, me ne fund dhe shqiptareve ju dha rasti te provojne qe njehsohen me te tille mentalitet.

    Basha beri nje fushate te perkryer dhe pozitive. Nuk tha asgje negative per kundershtarin, perkundrazi, deklaroi publikisht qe Rama ka bere per Tiranen.

    Ndersa Rama beri nje fushate politike komplet negative, me sharje, fyerje, ofendime, kercenime. Prape se prape mori shume vota per ate lloj fushate qe beri. Prandaj dhe them qe nuk jemi akoma aty ku duhet.

    Eshte e para here ne historine e Shqiperise qe nje kandidat nuk ndjek platformen e sulmit ndaj kundershtarit.

    Shpresojme te mbaje premtimet se 4 vite ikin shpejt.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum xhest barbaro-primitiv.. ky i therrjes se dashit..

    therresit dhe sehirxhinjte aty duket qe jan injorante e shtaze..


    mjafton nji tuf lule a nje deges dafine a nje dolli me uj selite..per ti uruar bashes detyren e re..

    prototipa te katunarhanes shqiptare..

    dhe qeshin e zgerdhihen ndersa kafsha e gjore perpelitet..

    yt rrac e keqe..

    --


    bravo agolli..

    sic duket nga agolli ka marre zemer dhe mustafi nga prishtina.. dhe.. uron..

    bravo..



    --

    bota sot

    Kryetari i Prishtinės uron homologun nga Tirana
    Kryetari i komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa e ka uruar kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha. "I nderuar kryetar i Bashkisė sė Tiranės, z. Lulzim Basha. Nė emėr tė qytetarėve tė Prishtinės dhe nė emrin tim personal, ju uroj pėr zgjedhjen tuaj nė krye tė Bashkisė sė Tiranės, dhe gjithashtu ju pėrgėzoj pėr suksesin arritur dhe tė merituar.

    Besoj shumė nė bashkėpunimin e ndėrsjellė, prandaj dhe me kėtė rast dėshiroj t’ju shprehė pėrkrahjen e plotė tė Prishtinės.

    Me dėshirėn dhe bindjen e plotė se Ju dhe Bashkia e Tiranės do t’i ēoni pėrpara proceset e integrimeve, pėr t’u bėrė sė shpejti pjesė e qyteteve tė familjes evropiane, Ju uroj suksese!", thuhet nė urimin e Mustafės.

    --

  5. #35
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anėtarėsuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Zoti mė ndihmoftė- Betohet Basha

    Dje, nė ditėn e hėnė, fillimin e javės, ashtu siē i nisin punėt edhe personat qė ndihen supersticiozė, kryetari i ri i Bashkisė dhe Kėshilli Bashkiak kanė bėrė betimin para qytetarėve tiranas.

    Mbledhja e kėshillit nisi me verifikimin e mandateve tė kėshilltarėve bashkiakė, por edhe me debate nė lidhje me njė udhėzim tė paraqitur nga ana e Ministrisė sė Brendshme, i cili u kundėrshtua nga ana e opozitės. Mė pas emri i propozuar nga mazhoranca, Niazi Kosovrasti u zgjodh si kryetar i Kėshillit Bashkiak me 28 vota, kundrejt 27 votave qė mori kandidatja tjetėr e propozuar nga opozita, Mimoza Hafizi. Ndėrkohė, pas njė votimi tė dytė u zgjodh edhe nėnkryetari i kėshillit, Zamir Ndroqi, me 29 vota, duke marrė kėshtu edhe votėn e njė kėshilltari tė majtė. Po ashtu, janė zgjedhur edhe krerėt e komisioneve partiake, pėrkatėsisht pėr Partinė Socialiste, Shpėtim Cani; pėr Partinė Demokratike, Arjana Bekteshi, dhe pėr Partinė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Viron Bezhani.

    Pritja

    Puna ka nisur herėt pėr punonjėsit aktualė tė bashkisė. Personeli mbėshtetės dhe teknik ėshtė paraqitur nė punė nė orėn 07:00, tė tjerėt nė orėn zyrtare. Shkallėt e Bashkisė ishin shtruar me tapet tė kuq, ndėrkohė qė njė sixhade e gjatė deri nė fund tė trotuarit ėshtė vendosur rreth orės 13:00, atėherė kur u paraqit edhe kreu i ri i Bashkisė, Lulzim Basha.

    Salla e mbledhjeve tė Kėshillit Bashkiak ishte zbukuruar me lule, ndėrsa nga komentet e punonjėsve mėsuam se zyra e kryetarit ka mbetur ende e pandryshuar. Pritet qė ngjyra e kuqe e mureve tė jetė e para qė do tė hiqet nga ambientet, ndėrsa pėr pjesėn tjetėr ende nuk ėshtė diskutuar.

    Por ajo qė ka ngjallur mė shumė debat mes punonjėsve, qytetarėve qė rrinin te porta e Bashkisė, por edhe anėtarėve tė Kėshillit Bashkiak ka qenė shkelja e laicizmit; shfaqja e therjes sė njė dashi nė formė kurbani nga ana e stafit tė Lulzim Bashės nė ditėn e parė tė punės, tė hėnėn e 25 korrikut 2011. Pas Bashkisė, pėrballė zyrės sė shėrbimeve qytetare, nė krah tė sahatit, nė zemėr tė qytetit, katėr burra dhe dy gra kanė therur njė dash; ashtu si do tradita e myslimanėve kur themelohet njė ndėrtesė e re, njė pjesė e mirė e mishit shpėrndahet te tė varfrit, pėr bereqet dhe mbarėsi.

    Besimin e tij, nė formėn e njė lutjeje drejtuar qiellit, kryebashkiaku Basha e ka treguar edhe nė kohėn e betimit, kur fjalėt e tij ishin: “Betohem, Zoti mė ndihmoftė!”. /Shqip/


    Urime Bashes!
    I feel Kosovereign!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    POLITIKĖ


    Risia - Lulzim Basha hap sot dyert e Bashkisė, pret nė takime publike qytetarėt
    27-07-2011 /

    Gazeta 55


    Kryetari i ri i Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha pritet tė sjellė njė tjetėr risi nė mėnyrėn e administrimit tė qytetit, teksa premtimin e tij pėr bashkė vendimmarrje me qytetarėt, do ta bėjė njė realitet faktik. Kryebashkiaku Basha deklaroi dy ditė mė parė, gjatė betimit para anėtarėve tė kėshillit bashkiak se do tė dėgjojė zėrin e qytetarėve dhe pėr kėtė dyert e bashkisė do jenė gjithnjė tė hapura. Pikėrisht nga sot kryebashkiaku Basha do tė presė nė zyrėn e tij ēdo qytetar qė do t’i drejtohet dyerve tė bashkisė. “Qė nė krye tė herės kjo fushate nuk ishte pėr mua, apo pėr kundėrshtarin tim, kjo fushate ishte vetėm dhe vetėm pėr ju. Unė dėgjova problemet dhe idetė tuaja dhe mund tė them se mėsova prej jush gjėra qė nuk do t’i harroj kurrė. Ju siguroj qė me tė njėjtin pėrkushtim do tė vazhdoj t’u dėgjoj edhe ne kėtė rrugėtim tė ri qė na pret. Sepse, unė besoj se pa dėgjuar zėrin tuaj, askush nuk mund t’u shėrbejė e aq me pak t’u bėjė ju pjesė tė bashkėqeverisjes, tek e cila unė besoj fort. Ndaj, kėtė tė mėrkurė pasdite, unė do tė hap dyert e Bashkisė sė Tiranės pėr tė gjithė qytetarėt qė dėshirojnė tė vijnė nė bashkinė e tyre dhe do tė qėndroj aty derisa tė jem takuar me tė gjithė ju pasi Bashkia e Tiranės, i pėrket tė gjithė qytetarėve tė saj dhe jo njė apo disa prej partive politike, dhe ēdo qytetar ka tė drejtė tė marrė pjesė nė bashkėqeverisje”- u shpreh Basha gjatė betimit tė tij para anėtarėve tė kėshillit bashkiak tė Tiranės. Po ashtu z.Basha do e kthejė nė ritual administrativ orarin e takimeve me qytetarėt e Tiranės, duke filluar nga e premtja e ardhshme. “Duke filluar nga e premtja tjetėr, unė do tė realizoj njė nga premtimet e bėra gjatė fushatės, pėr tė pėrcaktuar orare zyrtare tė takimit me qytetarėt, nė mėnyrė qė ju tė takoni Kryebashkiakun tuaj dhe tė bisedoni personalisht me tė pėr problemet tuaja, apo pėr mendimet qė mund tė keni nė lidhje me zhvillimin e komunitetit tuaj”- tha Basha. Ai garantoi se nėn qeverisjen e tij, Bashkia e Tiranės do tė jetė e hapur pėr tė gjithė qytetarėt, dhe tė gjithė janė shumė tė mirėpritur.
    Kosovrasti: Administrata e vjetėr ėshtė e mirėpritur tė bashkėpunojė- s’do ketė largime nga puna/Njė ditė pasi bashkia kaloi zyrtarisht nė drejtimin e Lulzim Bashės, demokratėt garantojnė se nuk do tė ketė lėvizje nė staf. Njazi Kosovrasti, kryetari i ri i Kėshillit Bashkiak komenton dhe dorėheqjen masive tė stafit bashkėpunues tė ish- kryebashkiakut Rama. Duke e renditur kėtė veprim sė bashku me refuzimin e Ramės pėr t’i kaluar stafetėn pasardhėsit, si mė tė shėmtuarat e kėsaj rokade. “Ai nuk ėshtė stafi i zotit Rama. Ata drejtorė, qė ėshtė njė numėr i konsiderueshėm qė kanė dhėnė dorėheqjen, kanė bėrė njė gabim tė pafalshėm. Nuk do tė kishte ndodhur ajo qė ata menduan se do tė ndodhte. Pėr mua nėpunėsit nuk e kanė menduar se do tė ndodhte. Iu ėshtė kėrkuar tė largohen. Dy gjėra tė shėmtuara ka pasur kjo ngjarje, kjo dorėheqje e drejtorėve qė nuk ėshtė faji i tyre dhe qė zoti Rama, kryetari i djeshėm i bashkisė sė Tiranės, nuk dorėzoi detyrėn ashtu siē i takonte ēdo kryetari”- tha Kosovrasti. Sfidė pėr bashkinė e re do tė jetė dhe miratimi i buxhetit vjetor i cili pėr mungesė votash nė kėshill prej njė viti ka qenė mujor. Lulzim Basha tė hėnėn si qytetar i parė i kryeqytetit para Kėshillit Bashkiak, i cili u konstituua nė njė mbledhje tė gjatė qė zgjati pėr rreth 4 orė


    --

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anėtarėsuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    me ekt dashin ja paskan fut pak kot ..mgjs kjo hyn ne fushen e thashethemeve ...rendesi ka qe te punoj me deshire e vullnet
    per mua eshte figura me pozitive e PD ....
    i uroj suksese ne detyren e re

  8. #38
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Urime kryetarit te ri te Bashkise se Tiranes!

    Shpresojm qe gjate qeverisjes se tij ne 4 vitet e ardhshme ne Bashkine e Tiranes, te kete te njejten sjellje siē pati ne fushaten elektorale, si dhe te beje ato gjera qe premtoi ne fushate. Une si nje banor i qytetit te Tiranes, shpresoj qe pike se pari te zgjidhet ēeshtja e ambientit dhe e gjelberimit, pasi ne Tirane nuk mbushesh dot me fryme. Kjo si dhe trafiku jane me imediatet qe duhen bere dhe kam besim qe keto do jene dhe prioritetet paresore dhe punet me te ngutshme qe do te kryhen nga administrata e re e Bashkise se Tiranes.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Urime z Basha ne detyren e re dhe shpresojme qe te punoje per popullin e Tirones.
    uroj qe me ndryshimin e kryetarit te bashkise te vije dhe nje kryeminister i ri nga radhet e PD se po na behen keto figurat e vjetra si xhaxhi enver nje here e nje kohe.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  10. #40
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Agolli uron Bashėn: Kjo ėshtė politika qė u duhet qytetarėve

    Dritėro Agolli, patriarku i njohur i socialistėve, ka bėrė dje njė gjest publik pėrtej ndarjeve politike dhe pozicioneve tė ngurta tė krijuara gjatė 20 viteve tė fundit nė politikėn shqiptare. Agolli ka uruar dje kryebashkiakun e ri tė Tiranės, Lulzim Bashėn, pėr detyrėn e re, duke shprehur dėshirėn pėr sukses nė kėtė sfidė jo tė lehtė. Gjatė bisedės telefonike qė mėsohet se kanė zhvilluar Agolli e Basha, shkrimtari i njohur pėrveē urimit tė rastit i ka thėnė Bashės se modeli i fushatės qė ka ndjekur ėshtė politika qė u duhet qytetarėve. “Tė pėrgėzoj pėr politikėn qytetare”, mėsohet se i ka thėnė Dritėro Agolli Bashės me rastin e marrjes sė detyrės sė qytetarit tė parė tė Tiranės.

    Pikėrisht nė kėtė linjė ka qenė edhe fjalimi i djeshėm i Bashės. Ai premtoi se administrata e tij do tė jetė shumėngjyrėshe sa i pėrket politikės dhe se aktiviteti i bashkisė do tė rrijė larg sherreve dhe konflikteve politike. Tė tillė model Basha ndoqi edhe nė fushatė, ku premtoi dhe i mėshoi shumė ndarjes sė politizimit tė punėve dhe problematikės sė qytetit. Njė vend tė veēantė nė kėtė kontekst pati dhe nisma: “Iniciativa pėr Tiramėn”, njė nismė e 31 intelektualėve tė shquar qė kėrkuan dhe debatuan me Lulzim Bashėn kėndvėshtrimet dhe idetė pėr zgjidhjet e ēėshtjeve tė mėdha tė kryeqytetit, si trafiku, ndėrtimet e larta, gjelbėrimi, infrastruktura, arsimi, kultura etj.

    MAPO
    Mė ngriu gjakun ky titulli. Lexova "Agolli" dhe mendova "Prapė foli ky servili i komunizmit, ky klysh i Sigurimit, ky qė ka persekutuar aq e aq veta".
    Por pastaj e lexova deri nė fund dhe nė fakt bėhej fjalė pėr "shkrimtarin e njohur" qė paska bėrė "njė akt qytetarie".

    Ē'janė kėta gazetarėt! Sqarojeni qė nė titull publikun.
    Ose fillojeni "Ai komunisti i qelbur Agolli....", ose fillojeni "Shkrimtari i shumėnderuar Agolli....", qė ta marrim vesh qė nė fillim se pėr cilin Agolli bėhet fjalė. Ta dimė qė duhet ta shajmė apo ta mburrim (si tė jetė vafti, siē thoshte Vani).
    -

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •