Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 69
  1. #51
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Urtësi Islame


    Dashuria për dynjanë është larg dashurisë për ahiretin


    "Ai që e njeh dynjanë do të largohet prej saj, ai që e njeh ahiretin do ta dëshirojë me gjithë zemër atë, e ai që e njeh All-llahun do të dëshirojë vetëm kënaqësinë e Tij."

    Ahmed ibn Ebi el Hauari

    “Do të rehatohet ai njeri që ka hequr nga zemra dashurinë për këtë dynja, sepse nëse zemra boshatiset nga dashuria e kësaj dynjaje do të hyjë zuhdi në të dhe nëse hyn zuhdi do të pasohet nga grada e teuekulit tek All-llahu.”

    Ebu Hamza el Bagdadij el Bezaz

    “Dallo midis asja që jep dhe që merr, se nëse ajo që të japin është më e dashur për ty, atëherë ti je i dashuruar pas kësaj dynjaje. E nëse ajo që ti jep është më e dashur për ty, atëhere ti je i dashuruar pas ahiretit.”

    “Punova me Kuranin njëzet vite derisa e dallova dynjanë nga ahireti dhe këtë e thotë All-llahu në ajetin e Kuranit:

    “Çdo gjë është kënaqësi e jetës së kësaj dynjaje dhe bukurive të saj, ndërsa ajo që është tek All-llahu është më e mirë dhe e përjetshme.”

    Shekijk el Belhij

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #52
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Urtësi Islame

    Gjithsesi duhet vepruar


    Patjetër duhet të veprojmë dhe të përparojmë. All-llahu i Lartësuar ka thënë:

    ‘’Rrahmani – (Mëshiruesi – Zoti ynë), Ai ia mësoi Kuranin. E krijoi njeriun. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit). Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.’’ Rrahman, 1-5.

    – Mëso një sure!
    – Mëso një ajet!
    – Përcill një çështje të fesë!
    – Transmeto një hadith!
    – Shëno një mësim!
    – Dëgjo një kasetë!
    – Lexo një libër!
    – Shpërnda një fletëpalosje!
    – Përmblidh një ligjëratë!
    – Paraqit një këshillë!
    – Publiko një mesazh!
    – Shkruaj një artikull!
    – Lidhu me një websajt Islam!
    – Përmirëso një gabim!
    – Shoqërohu me një këshillues!
    – Ndihmo një të nevojshëm!
    – Shpenzo nga pasuria!
    – Ndihmo një të varfër!
    – Udhëzo një të humbur!
    – Falja besimtarëve një namaz!
    – Kryeje një umre!
    – Mbaje një hutbe!
    – Prezanto një mendim!
    – Pengo një bidat (risi në fe)!
    – Agjëro një ditë!
    – Ushqeje një skamnor!
    – Përcill një xhenaze!
    – Veshmbath një të zhveshur!
    – Vizito një të sëmurë!
    – Ndërto një xhami!
    – Rregullo një rrugicë!
    – Ndihmo një të shtypur!
    – Planifiko një projekt!
    – Pengo armikun!
    – Zbulo dyfytyrëshin!
    – Udhëzo një të pafe!
    – Konsultohu me dijetarin!
    – Propozo një mendim!
    – Korrespondo me një revistë!
    – Prezanto një program!

    Kështu mendo për llojllojshmërinë e veprimeve në fe!


    Muhamed Salih Munexhid

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  3. #53
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Kush të krijoi që nuk beson?

    Kush të krijoi që nuk beson...!!!



    Kush të krijoi që nuk beson?
    Kush me çdo të mir te furnizon?
    Kush ty mendjen ta dhuroi?
    Përse ti nuk beson?

    Beso o i mjerë..
    Beso në Zotin që është i vetëm dhe i vërtetë.
    Që të sheh në çdo moment,
    çke në zemër dhe në mendt.
    Të udhëzon nga Ai don, por të len kah ti beson.

    Zoti është i vetëm në këtë jetë,
    që të gjithë para Tij në gjykim do jenë,
    kur të na i lexon veprat tona,
    çke bërë mirë dhe çke bërë keq,
    ky është Zoti i vërtetë.

    Beso në Zotin e vërtetë,
    hiqju mashtrimevë në këtë jetë,
    sepse nga ato, mëkate do të kesh.
    Zoti sheh dhe dëgjon,
    e mëkatet meleku ti shënon,
    e pas vdekjes para Zotit ti lexon.
    Beso në Zotin sa nuk është vonë.

    Me respekt

    Ramazani
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Ka transmetu ibn hamidja ,apostulli i allahut ka thene,prej te deshperuarve jane ata qe mbahen per besimtar ,ndersa punojne per qafirat e sidomos ata qe punojne ne Itali
    Eh sa i tmerrshmem do jete jeta e pertejme per ta ,perveq zjarrit do ngelen edhe pa hyrija
    Tallja është karakteristikë e njerëzve të ulët. (Nuk na bën përshtypje)

  5. #55
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Fshehtësia e asketizmit


    I është thënë Hasan el Basriut:

    “Cila është fshehtësia e asketizmit (zuhdit) tënd në këtë botë?"


    Tha: “E kam ditur që rizkun tim nuk mund ta marrë askush dhe mu qetësua zemra në të.

    E kam ditur që punën time nuk e kryen askush dhe fillova të punoj.

    E kam ditur që Allahu është i njohur për çdo gjë dhe u turpërova që ta takoj Atë me mëkate.

    E kam ditur që vdekja më pret dhe u përgatita për takimin me Allahun.”

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  6. #56
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Disa këshilla të jetës së përditshme



    Allahu thotë në një ajet kuranor:


    “Përkujto se me të vërtet përkujtimi besimtarëve u bën dobi.”


    1. Kanë thënë se koha është si floriri e realiteti është se koha është me e vlefshme se floriri, se koha që kalon nuk kthehet e floriri i humbur mund të gjendet.
    2. Koha humbet në katër mënyra:
    a) të mos bësh asgjë;
    b) të mos e bësh atë që duhet;
    c) të mos e bësh në kohën e duhur;
    d) të mos e bësh ashtu si duhet.
    3. Jeta është aq e shkurt sa që duket se po hyn në një dhomë për një dere e po del për një tjetër.
    4. Të afatizosh do të thotë ta përfundosh, të përfundosh do të thotë të marrësh atë që e meriton, e merita jote është dënimi apo shpërblimi.
    5. Njeriu është i përbërë prej ditëve, iku një ditë, iku një pjesë e jotja.
    6. Nuk është i ri ai i cili ka energji, por i ri është ai që ka dituri.
    7. Dituria është si ulliri i cili jep frutat më vonë.
    8. Jeta është moment i vdekjes, të jetosh do të thotë të vdesësh.

    E lusim Allahun që këto këshilla të jenë të dobishme, për ne dhe ju, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut!


    Esselamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  7. #57
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Zemra-vendi i së keqes dhe i së mirës



    “Errësirat e zilisë ndalojnë depërtimin në zemër të nurit të largpamësisë.”
    Ebu Abaz el Kasim Sejarij

    “Ankesat dhe zemërngushtësia vijnë nga njohja e paktë e Allahut të Lartësuar.”
    Ebu Muhamed Sheranij

    “Ai që e ruan zemrën e tij me Allahun nëpërmjet sinqeritetit, Allahu do t’i dhurojë urtësi në zemrën e tij.”
    Ebu Abaz el Kasim Sejarij


    Esselamun alejkum
    Ramazani.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  8. #58
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

    Vëllezër dhe motra të nderuara, në këtë temë mundeni që të postoni urtësi Islame, thënie të All-llahut s.v.t., Prefetëve të Tij, të të Dërguarit të Tij të fundit Muhammedit s.a.v.s., të sahabëve, taibinëve, taibin taibinëve dhe të dijetarëve të hakut, të atyre që pasojnë Kur'anin dhe Sunnetin.


    Lus All-llahun s.v.t., që të jep dobi nga kjo temë dhe të përfitojmë urtësi nga ata që e kanë dashtë më tepër Atë ( All-llahun ) dhe kanë pasur dashurinë më të madhe ndaj Krijuesit të Gjithësisë.

    Amin.


    Urtësi


    Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë, ka thënë:

    "Dy gjëra janë prej shejtanit dhe dy gjëra janë prej Allahut të Madhëruar, pastaj lexoi fjalën e Zotit: "Shejtani ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij." (Bekare, 268)

    Jahja b. Muadh Razij ka thënë:

    "Dynjaja është ara e Allahut të Lartësuar, njerëzit janë të mbjellat e Tij, vdekja është koha e korrjes, meleku i vdekjes është kositësi, varri është magazina, ndërsa kiameti është fundi i procesit, o në xhenet o në xhehenem."

    Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë:

    "Kujt i jepen tri gjëra, i është dhënë risku më i mirë i dynjasë dhe i ahiretit: Ai që është i kënaqur me kaderin, ai që duron në fatkeqësi dhe ai që lutet në rehati."

    Ibn Abasi, ka thënë:

    "Gjynahet e nxijnë fytyrën, e errësojnë zemrën, e plogështojnë trupin, bëjnë që të të urrejnë njerëzit dhe të pakësojnë riskun. Kurse veprat e mira të zbardhin fytyrën, të ndriçojnë zemrën, të japin forcë fizike dhe të shtojnë riskun."

    Shafiu thotë:

    "Ruhuni që të mos ju mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndier!”
    "Po si ndodh që të mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndier?


    e pyeti dikush.

    Atëherë ai u përgjigj:

    "Vepron ndonjë gjynah dhe Allahu i Madhëruar të bën të urryer në mesin e besimtarëve."

    Lukmani i urtë i ka thënë të birit:

    "O biri im, dynjaja është një det i thellë në të cilin janë mbytur shumë njerëz. Le të jetë anija jote e udhëtimit në të devotshmëria. Punët e tua të mira janë mallrat që mbart në këtë anije, ruajtja e tyre është fitimi yt, ditët janë drejtimi yt, mbështetja ndaj Allahut është hija e saj, libri i Allahut është busulla e saj, frenimi i epsheve janë litarët e anijes, vdekja është bregu i detit. "

    Njeriu më i mirë është ai që ka pesë cilësi:

    - Të jetë i angazhuar me adhurimin e Zotit të tij.
    - Të jetë e dukshme dobia e tij për njerëzit.
    - Të jenë njerëzit të sigurt prej të keqes së tij.
    - Të mos shpresojë në atë që është në dorë të njerëzve.
    - Të jetë i përgatitur për vdekjen.

    paqe,
    te gjithe hadithet , edhe pse disa kane cilesi vertete te mira , nuk mund t'i marrim per baze fetare sepse Zoti solli Kuranin dhe neve nuk kemi garanci se hadithet jane te transmetuara sakte pas 1300 vjetesh;

    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  9. #59
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    paqe,
    te gjithe hadithet , edhe pse disa kane cilesi vertete te mira , nuk mund t'i marrim per baze fetare sepse Zoti solli Kuranin dhe neve nuk kemi garanci se hadithet jane te transmetuara sakte pas 1300 vjetesh;

    http://www.youtube.com/watch?v=vh1dL8iC-tA
    Injoranca s'paska fund.

    Po sa herë të kemi pruar argumente për këtë që ju nuk e kuptoni, apo e bëni me dëshirë për ti përdredhur fjalët sipas asaj që ju përshtatet ashtu ju, për ti mohuar Hadithet ( SUNNETIN ).

    Nji nperson që ka menjen e shëndoshë, asnjëherë nuk e mendon ashtu siç po mendoni ju.

    Çdo hadith që kundërshton Kur'anin Famëlartë, nuk mundesh me e gjetë as tek Buhariu dhe as tek Muslimi, por ajo që ju jeni duke manipulluar me vehten dhe të tjerët është se ju nuk i kuptoni as fjalët e Kur'anit e lëre më hadithet.


    Pastaj të kisha lutur që me vëmenje të lexoni temat, para se të ndryshoni kahjen e tyre. Sa për atë që ke thënë ty ka tema ende të hapura dhe mundesh me prashitur atje dhe jo ti fusni hundët kah mos.

    Në rastëse nuk të mjaftojnë të gjithë ato tema për këtë që ju mohoni, atëherë të them që të hapësh një temë të re dhe mo e prih temën se jeni duke lanun nam.


    Unë personalisht nuk e mohoj Kur'anin dhe Sunnetin, kurse ti bani të mungon njëra dhe kjo është ajo që ne nuk jemi dakord. Për mua nji njeri që mohon njërën nga këto, ka mohuar të dy.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  10. #60
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Injoranca s'paska fund.

    Po sa herë të kemi pruar argumente për këtë që ju nuk e kuptoni, apo e bëni me dëshirë për ti përdredhur fjalët sipas asaj që ju përshtatet ashtu ju, për ti mohuar Hadithet ( SUNNETIN ).

    Nji nperson që ka menjen e shëndoshë, asnjëherë nuk e mendon ashtu siç po mendoni ju.

    Çdo hadith që kundërshton Kur'anin Famëlartë, nuk mundesh me e gjetë as tek Buhariu dhe as tek Muslimi, por ajo që ju jeni duke manipulluar me vehten dhe të tjerët është se ju nuk i kuptoni as fjalët e Kur'anit e lëre më hadithet.


    Pastaj të kisha lutur që me vëmenje të lexoni temat, para se të ndryshoni kahjen e tyre. Sa për atë që ke thënë ty ka tema ende të hapura dhe mundesh me prashitur atje dhe jo ti fusni hundët kah mos.

    Në rastëse nuk të mjaftojnë të gjithë ato tema për këtë që ju mohoni, atëherë të them që të hapësh një temë të re dhe mo e prih temën se jeni duke lanun nam.


    Unë personalisht nuk e mohoj Kur'anin dhe Sunnetin, kurse ti bani të mungon njëra dhe kjo është ajo që ne nuk jemi dakord. Për mua nji njeri që mohon njërën nga këto, ka mohuar të dy.
    temat kane te bejne me diskutime dhe nuk prishen kur ne to diskutohet , por perkundrazi,
    po te pergjigjem shkurt dhe me ajete kuranore ;

    6:19. Thuaj: “Cili send ka dλshminλ mλ tλ madhe?” Thuaj: “All-llahu λshtλ dλshmues mes meje e jush, e mua mλ λshtλ shpallur ky Kur’an qλ me tλ t’ju tλrheq vλrejtjen juve dhe atij qλ i komunikohet (dhe tλ gjithλ atyre qλ vijnλ pas jush deri nλ ditλn e kijametit). Ju po dλshmoni se pos All-llahut ka edhe zota tλ tjerλ, a?” Thuaj: “Unλ nuk dλshmoj!” Ai λshtλ vetλm njλ Zot dhe unλ jam i pastλr nga ajo qλ ju i shoqλroni!”


    6:38. Nuk ka asnjλ gjallesλ nλ tokλ dhe as shpendλ qλ fluturojnλ me dy krahλ e qλ nuk janλ tλ ndara nλ grupe (tλ ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjλ nuk kemi lλnλ pas dore nga evidenca. Mλ nλ fund te Zoti i tyre do tλ tubohen.

    6:114. (Thuaj) A pos All-llahut tλ kλrkoj unλ gjykatλs (mes meje dhe juve)? Kur Ai λshtλ qλ ua zbriti librin nλ mλnyrλ tλ shkoqitur? Atyre qλ u dhamλ librin e dinλ se ai (Kur’ani) λshtλ i zbritur prej Zotit tλnd saktλsisht, pra mos u bλ prej atyre qλ dyshojnλ.

    25:30. E i dλrguari tha: “O Zot im, vλrtet populli im e konsideroi kλtλ Kur’an si (diη) tλ hedhur!”
    25:31. Shi kλshtu, Ne secilit pejgamber ia bλmλ ndonjλ armik prej jobesimtarλve, por majfton qλ Zoti tλ jetλ udhλrrλfyes ndihmλs yti.

    6:112. Dhe kλshtu (sikurse edhe ty) ηdo pejgamberi i bλmλ armiq disa nga njerλzit dhe nga xhinλt e djallλzuar, qλ me fjalλ tλ shkλlqyeshme nλ mλnyrλ tλ fshehtλ nxit njλri-tjetrin nλ mashtrime. E sikur tλ donte Zoti yt, ata nuk do bλnin atλ (armiqλsi), po ti lλri ata me ato trillime.

    45:6. Kλto janλ fakte tλ All-llahut qλ po t’i lexojmλ ty nλ mλnyrλ tλ saktλ; cilλs fjalλ(hadith) pra, pos fjalλs sλ All-llahut dhe argumenteve tλ Tij, ata i besojnλ?

    45:11. Ky (Kur’ani) λshtλ njλ udhλrrλfyesλ i plotλ, e ata qλ nuk i pranuan ajetet e Zotit tλ tyre, i pret njλ dλnim mλ i mundimshλm.

    39:23. All-llahu e shpalli tλ folmen mλ tλ mirλ, librin, tλ ngjashλm nλ mrekulli, tλ pλrsλritur herλ pas here (me kλshilla e dispozita), qλ prej (dλgjimit tλ) tij rrλnqethen lλkurλt dhe zemrat e tyre. Ky (libλr) λshtλ udhλzim i All-llahut, me tλ udhλzon atλ qλ do. E atλ qλ All-llahu e lλ tλ humbur, pλr tλ nuk ka ndonjλ udhλzues.



    31:6. Po ka nga njerλzit qλ blenλ (hadithe) tregime boshe e me qλllim qλ t’i largojnλ njerλzit prej rrugλs sλ All-llahut pa pasur kurrfarλ fakti dhe pλr t’i marrλ ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Pλr ta me siguri λshtλ pλrgatitur dλnim i turpshλm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 30-07-2011 më 12:33
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •