DĖMI DHE PASOJAT E MĖKATEVE
SHEJH DR. SALIH EL HUMEJD


Hutbeja e parė

Falėnderimi i takon vetėm Allahut, Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu s'ka kush e devijon dhe kė e largon nga rruga e vėrtet Ai s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me tė drejtė vetėm se Allahut, azze ue xhel, qė ėshtė Njė dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij. Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, mbi familjen dhe shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata tė cilėt i pasojnė ata me tė mira, deri nė Ditėn e Gjykimit.

O ju robėrit e Allahut,

Disa prej muslimanėve nė kėtė kohė bashkėkohore u sprovuan me botėn e materializmit. Njė grup prej tyre u dhanė pas epsheve e pasioneve duke i marrė ato pėr zotra, e grupin tjetėr e mundėn dhe e kapluan dyshimet e lindjes dhe perėndimit, kėshtu qė devijuan prej kuptimit tė drejtė tė ligjeve tė Allahut, dyshimin e shėndrruan nė argument, ndėrsa pėr jobesimtarėt thanė se e flasin gjithmonė tė vėrtetėn dhe se ata nuk e veprojnė pėrveēse tė mirėn. Si pjellė e kėtyre bindjeve, nė shoqėritė muslimane u pėrhapėn sėmundje tė ndryshme qė nuk njiheshin mė herėt tek baballarėt e tyre dhe u sprovuan me skamje e varfėri, me thatėsi e vėrshime dhe luftėra e pėrēarje.

Ēdo sherr dhe bela vjen si pasojė e mėkateve dhe gjynaheve. Nėpėrmjet mėkatit Iblisi e shėndrron besimin nė mohim, mėshirėn nė mallkim, xhenetin nė zjarr. Popullin e Nuhit e fundosėn vėrshimet, popullin e Adit e shkatėrroi furtuna, popullin e Themudit e goditi njė zė i tmerrshėm, popullit tė Lutit iu pėrmbysėn shtėpitė dhe mbi ata u lėshuam gurė nga balta e pjekur, duke rėnė vazhdimisht, si shiu. Kjo, si pasojė e mėkateve tė tyre: "Ne tė gjithė i dėnuam pėr gjynahun e vet: disave u dėrguam furtunė, disa syresh i goditi njė zė i tmerrshėm, disa prej tyre i gėlltiti toka dhe tė tjerėt i pėrmbyti uji. Allahu nuk u bėri atyre padrejtėsi, por ata i bėnė padrejtėsi vetvetes". [Ankebut: 40].

Nė ēdo vend ku janė paraqitur mėkatet e kanė shkatėrruar atė, ēdo zemėr qė e kanė kapluar veēse e kanė verbėruar dhe nė ēdo popull qė janė shpėrndarė veēse e kanė poshtėruar e nėnēmuar. Gjurmėt e tij ndikojnė thellė nė shpirtra dhe familje, nė tokė dhe det, nė ajėr dhe qiell. I devijon mendjet dhe zemrat, e rebelon robin ndaj Krijuesit dhe e zhdukė frikėn prej zemrave tė robėrve: "E atė qė e poshtėron Allahu, askush nuk mund ta bėjė tė nderuar." [Haxh 18].

Imam Ahmedi, Allahu e mėshiroftė, shėnon njė hadith nė Musnedin e tij prej Abdurrahman ibėn Xhubejr ibėn Nefirit i cili thotė se babai i tij ditėn kur u ēlirua Qiproja e kishte parė Ebu Derdan, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ishte ulur dhe qante. I thashė: "Pse qan o Ebu Derda nė kėtė ditė kur Allahu e ngriti Islamin dhe muslimanėt?" Mu pėrgjigj: "I mjeri ti o Xhubejr! Populli mė i pėrbuzur tek Allahu ėshtė ai i cili rebelohet ndaj urdhėrave tė Allahut. Ky popull kishte mbret tė fortė dhe ushtri tė fortė, mirėpo kur nuk e respektuan urdhrin e Allahut erdhėn nė kėtė gjendje tė cilėn ti e sheh."

Mėkatet dhe gjynahet janė shkaktarė tė brengave, pikėllimeve dhe problemeve shpirtėrore. Ato janė burim i pėrtacisė, i paaftėsisė, i shpėrndarjes sė papunėsisė, ku si pasojė e saj vijnė frika dhe koprracia, zhytja nė borxhe dhe mundimet e njerėzve. Me veprimin e saj zhduken begatitė, lejohen ndėshkimet, vijnė sėmundjet dhe meritohet zemėrimi i Allahut. Kur sprovohet robi me mėkate zemra i egėrsohet, me muslimanėt dhe njerėzit e mirė lidhja i dobėsohet, familja dhe tė afėrmit i ashpėrsohen.

Njė prej selefit thoshte: "Mėkatin qė ia bėja Allahut e vėreja nė sjelljen e gruas sime dhe kafshės sime."

Kush i afrohet mėkatit dhe e vepron, nė zemėr i lind dashuria ndaj tij, fillon ta pranon lehtė dhe kėshtu vazhdon deri sa e shėmtuara e mėkatit t'i duket e mirė, e pastaj fillon ta vepron haptazi nė publik. Shumica e mėkatarėve nuk i shpėtojnė kėsaj gjendjeje, ashtu siē na paralajmėron edhe hadithi i Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem: "I gjithė Umeti im ėshtė i falur, pėrveē ata qė i veprojnė mėkatet haptazi. Prej mėkateve tė vepruara haptazi ėshtė kur njeriu bėn diēka natėn dhe Allahu ia fsheh atė, ndėrsa ai me tė gdhirė nė mėngjes i tregon shokut tė tij: "Unė mbrėmė kam bėrė kėtė e kėtė mėkat". Allahu e ka fshehur, ndėrsa ai nė mėngjes e ka publikuar atė qė Allahu ia ka fshehur".

Prej veprimit tė mėkateve haptazi ėshtė kur tregtari flet pėr mashtrimet e tij nė mallin qė e shet dhe atė ta konsiderojė si shkathtėsi dhe mjeshtėri. Po ashtu prej veprimit tė mėkateve haptazi ėshtė pėrmendja e mėkatit dhe shpėrndarja e tij, pastaj shpėrndarja e fotove dhe fjalėve qė janė nė kundėrshtim me virtytet e larta tė moralit. Kjo ėshtė hapje e derės sė belasė dhe njė pjesė e madhe e fajit bie mbi mjetet e informimit. Belaja mė e madhe bėhet kur mėkatari kėnaqet me veprimin e mėkatit dhe me rritjen e numrit tė tyre, nuk ndjen nė vete frikė prej dėnimit, gėzohet me fitimin dhe ngrėnien e pasurisė haram, e ndoshta si shkak i mėkateve tė shumta nė zemrėn e tij zhduket xhelozia ndaj familjes dhe tė afėrmve tė tij, nuk e mohon tė keqen dhe nuk e ndalon tė shėmtuarėn.

Ai i cili vepron kėshtu nė familje ėshtė krijesa mė e keqe tek Allahu dhe xheneti i bėhet i ndaluar, ashtu siē na njofton edhe Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem: "Tre lloje tė njerėzve nuk do tė hyjnė nė xhenet dhe nuk do t'i shikojė Allahu nė Ditėn e Kiametit: Ai i cili nuk i respekton prindėrit, gruaja e cila iu pėrngjan burrave dhe dejuthi (ai i cili nuk e mbron nderin e familjes sė tij)."

Veprimi i mėkateve tė njėpasnjėshme i shkėput rrugėt qė ēojnė deri tek nėnshtrimet dhe mirėsitė, prandaj zemrat dhe shpirtrat ngurtėsohen dhe largohen prej pendimit tė sinqertė. Argument pėr kėtė i ke vet mėkatarėt, tė cilėve gjuhėt u lėvizin me pendim dhe falje, mirėpo zemrat e tyre kėtė e refuzojnė dhe nuk e pranojnė, i kėrkojnė mėkatet dhe veprimin me to. Kjo ėshtė prej sėmundjeve mė tė mėdha.

O ju musliman,
Nė shumė shoqėri u pėrhap imoraliteti, kamata, pirja e alkoolit dhe droga. U shpeshtua ngrėnia prej pasurisė haram, mashtrimet morėn lloj-lloj forme, dėshmitė dhe betimet e rrejshme u shtuan, muzika dhe veglat muzikore u lejuan, dhe u pėrhap morali i ulėt dhe traditat e shėmtuara tek rinia. Deri kur kjo mungesė vėmendjeje ndaj ligjeve tė Allahut? Kėrkoj mbrojtje tek Allahu nga ndjenja e sigurisė nga tė papriturat e Allahut: "Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurrė njė mirėsi qė ia ka dhėnė njė populli, derisa ata tė ndryshojnė atė qė kanė nė veten e tyre." [Enfal 53].

Njė popull kur ėshtė i pavėmendshėm ndaj ligjeve tė Allahut fundoset nė epshe e pasione, e devijon rrugėn e saj dhe bie nė rrugė tė keqe. Ky ėshtė ligj i Allahut, atėherė kur pėrhapen tė kėqijat dhe ngrihet jeta mbi mėkate e gjynahe.
Prandaj frikojuni Allahut, njihuni me ligjet e Allahut dhe largohuni prej mėkateve.

Allahu, azze ue xhel, thotė: "Sa herė qė ēonim tė dėrguar nė ndonjė vendbanim, Ne i dėnonim banorėt e tij me skamje dhe sėmundje, nė mėnyrė qė tė pėruleshin. Pastaj ua shndėrronim fatkeqėsinė nė lulėzim. Por, kur shtoheshin e begatoheshin, ata thoshin: “Edhe etėrit tanė i patėn goditur hidhėrimet e gėzimet”. Kėshtu qė Ne i dėnonim papritmas, pa e marrė vesh ata. Sikur banorėt e atyre qyteteve tė besonin dhe tė ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dėrgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dėnuam pėr atė qė bėnė. A janė tė sigurt banorėt e kėtyre qyteteve se nuk do t’iu vijė dėnimi Ynė natėn, ndėrkohė qė flenė?! A janė tė sigurt ata se nuk do t’iu vijė dėnimi Ynė ditėn, ndėrkohė qė argėtohen?! A janė tė sigurt ata nga tė papriturat e Allahut? Vetėm ata qė janė tė humbur nuk u frikėsohen tė papriturave tė Allahut." [Earaf 94-99].

Hutbeja e dytė

Falėnderimi i takon vetėm Allahut, Zotit tė botėve dhe qiejve. Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata tė cilėt i pasojnė ata me tė mira, deri nė Ditėn e Gjykimit.

O ju musliman,

Largojuni mėkateve dhe shtoni prej veprave tė mira. Abdullah ibėn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me ta, thoshte: "Vepra e mirė dhuron shkėlqim nė fytyrė, dritė nė zemėr, zgjerim nė furnizim, fuqi nė trup, dashuri nė zemrat e robėrve, ndėrsa vepra e keqe dhuron nxirje nė fytyrė, errėsirė nė zemėr, pakėsim nė furnizim, lodhje nė trup dhe urrejtje nė zemrat e robėrve."

Imam ibėn Kajimi, Allahu e mėshiroftė, i numėroi gjurmėt tė cilat paraqiten si rezultat i largimit tė njeriut prej mėkateve. Prej atyre i dalloi: "Mbrojtjen e nderit, mbrojtjen e pasurisė, mbrojtjen e mendjes dhe fesė, zgjerimin e gjoksit, pakėsimin e brengave dhe pikėllimeve, pėrmirėsimin e jetesės, krenarinė me veten, lehtėsimin e furnizimit, lehtėsimin e problemeve dhe vėshtirėsive, lehtėsimin e kryerjes sė adhurimeve, dashurinė e robėrve ndaj tij, zvogėlimin e dynjasė nė zemrėn e tij, shijimin e kėnaqėsisė sė adhurimeve dhe imanit, e kėshtu me radhė."

O ju vėllezėr musliman,
Ruajuni prej nėnēmimit tė mėkateve tė vogla dhe zvogėlimit tė rėndėsisė sė tyre nė sytė e juaja. Sa mė shumė qė robi e rrit mėkatin nė sytė e tij, aq mė shumė zvogėlohet tek Allahu, dhe sa mė shumė qė robi e zvogėlon nė sytė e tij aq mė shumė rritet tek Allahu.

Pėrcillet se disa prej selefit thoshin: "Mos e shiko masėn e mėkatit tė vepruar, por shiko madhėshtinė e Atij qė i bėhet mėkat."

Nga arabishtja: Irfan JAHIU