Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alnosa : 26-07-2011 mė 15:06
Din dikush t'ma perkufizoj asgjene?
Mund tė sjellni ju o shqiptarėt e mi tė dashur ndonjė argument kur flisni...Ju thuani BOTA dhe me botė nėnkuptohet e gjithė ekzistenca e gjallesave nė Tokė(prandaj arsyetoni kėtė qė thoni juve).
Pastaj,kur thua t'a largojmė Fenė dhe jemi tė shpėtuar sjell prap argument ose logjikė ose thjesht FAKTE. Sepse ky fjalimi ytė mė shumė i pėrshtatet njė analize nėn hijen e DESHIRES se sa tė ARGUMENTIT racional.
PAQE!
Po dua ta tregoj nje doktrine Filozofike qe permban ''Perkufizimin e Zotit'' e me kete problem qe e kemi te gjithe ne se vertet a mundet te ekzistojn nje Mbinatyre qe ne e quajm edhe me emer tjeter si ZOT. Shum luftra e gjak eshte derdhur ne te kaluaren per kete emer dhe ende eshte ky problem jetesore qe na intereson te gjitheve, pra shkojm me disa sqarime me posht per Perkufizimin e Zotit
"Zoti ėshtė ai qė ėshtė! Gjithēka qė ne njohim, ai ėshtė tjetėrgjė. Ai ėshtė qenie mbinatyrore, e vetėdijshme, e vullnetshme, krijues i gjithėsisė, i gjithėfuqishėm, i gjithėdijshėm, i gjithėndodhshėm e i gjithėndodhur, gjithmirėdashės, i drejtė, i mėshirshėm, jolėndor, i pėrtejshėm (transendent), i pakonsumueshėm, i pėrsosur, i pėrjetshėm, pa fillim e mbarim, i pakohė (i pakushtėzuar nga koha, tej kohe), i panevojė (qė s'ka nevoja)."
Dhe disa sqarime nga fjalori:
Citim:
PĖRKUFIZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR.
Jap nė mėnyrė tė pėrmbledhur e shkencore pėrmbajtjen e diēkaje, duke vėnė nė dukje tiparet thelbėsore e anėt mė tė rėndėsishme tė saj, bėj pėrkufizimin e diēkaje; Pėrcaktoj kuptimin e njė fjale, etj. Pėrkufizuan atomin (elektronin). Pėrkufizoj fjalėn (termin). E ka pėrkufizuar shkurt (drejt, qartė).
Citim:
ZOT I m. sh. fet.
Sipas parafytyrimeve fetare e mistike: qenia mė e lartė e mbinatyrshme, e trilluar nga fetė e ndryshme, e cila gjoja ka krijuar botėn, qėndron mbi tė dhe drejton gjithēka; perėndi. S'ka zot. Nuk i lutemi mė zotit.
MBINATYRSHĖM mb.
Qė ėshtė pėrtej natyrės a mbi natyrėn, qė nuk i pėrket kėsaj bote; qė nuk ėshtė pjesė e natyrės dhe nuk u nėnshtrohet ligjeve tė saj, qė nuk shpjegohet me ligjet e natyrės (sipas mitologjisė e dogmave fetare). Qenie e mbinatyrshme. Fuqitė e mbinatyrshme.
Po marr nė shqyrtim pėrkufizimin pėrmbledhės:
Duke e marrė pikė pėr pikė kėtė parashtrim (dhe supozim, pasi nuk pėrmban bazė faktuale, pėrndryshe do tė ishte provuar tashmė nga ana empirike dhe s'do tė ekzistonte kjo temė):
1
Citim:
Zoti ėshtė ai qė ėshtė!
Ky ėshtė sofizėm i thjeshtė, nuk sqaron e as nuk ka vlerė shpjeguese. I tė njėjtės vlefshmėri ėshtė dhe ēdo "Unė P(4&*&^ jam ai qė jam".
Pra e njejta gje si eshte Natyra ne vetvete e vete krijur me termin Panteist e Spinozes. Nuk permban me shume gje ne vetvete se sa vet Natyra, ose si me lart qe eshte treguar si: Une jam ai qe jam.
2
Citim:
Gjithēka qė ne njohim, ai ėshtė tjetėrgjė.
Sipas kėsaj "zoti" ėshtė e panjohura X. Kjo pikė ėshtė kyēe dhe bie nė konflikt me ēdo shpjegim tė mundshėm nė pohore apo mohore qė vijon mė tej nė parashtrim.
Ēdo besimtar pasi ka pėrdorur kėtė pikė, nuk mund tė japė mė asnjė shpjegim tė mėtejshėm se ēfarė ėshtė apo nuk ėshtė X-i, pasi sapo ka caktuar se X=X, i panjohshėm, duke u vetėcaktuar injorant nė njohjen e "zotit" dhe i pavlefshėm pėr tė predikuar asgjė nė lidhje me "zotin" e tij personal.
Kjo tregon edhe thjeshtesin e vet, se Zoti nese eshte, prap nuk e njohim, nuk mundemi as ta besojm sepse se njohemi ne te qenurit ZOT I joni. Kete fenomen e kisha tregu edhe me mire me Thenien e Filozofit Ekzistencialist Zhan Paul-Sartre kur thote: "Ekzistencializmi nuk ėshtė aq ateist sa tė konsumohet duke provuar se zoti nuk ekzsiton. Pėrkundrazi, pohon se edhe nėse zoti do tė ekzistonte, kjo s'do tė ndryshonte kurrfarė gjėje." Tipike kundershtore me Besimin ne qe njohim me 3 Besimet Monoteiste.
3
Citim:
Ai ėshtė qenie...
Sipas konceptit tė ekzistencės, X duke qenė qenie, detyrimisht ėshtė materie (nė gjendje tė ndryshme, qė pėrfshin dhe atė qė quajmė energji), pėrndryshe nuk ekziston! Ekzistencė (tė qenit) do tė thotė ekzistencė e diēkaje.
Duke qenė lėndor, X ėshtė i ndijueshėm dhe i matshėm dhe kjo kundėrthotė pikėn 2.
Qenie nese i thojm Zotit, atehere prap jemi tek termi Spinozist pra Panteist kur thote: Natyra eshte Zoti, Zoti eshte Natyra. Natyra e krijuar, Natyra krijon. Nese eshte qenie pra nuk eshte as Mbiqenie se vete po tregon se cka mundet te jete Zoti sipas ketij perkufizimi. Tjetra gje eshte se Zoti nuk mundet te jete pastaj GJITHCKA por vetem DICKA, sepse kur eshte Qenie qe e kuptojm ne me Natyren nuk merr pjes gjithkund sepse nuk i ka cilesit te qenurit ZOT i GJITHCKAJE.
4
Citim:
Ai ėshtė qenie mbinatyrore
ku Y = "mbinatyrė"
Kėtu ka njė fatalitet qė nė shikim tė parė. Qenia ėshtė diēka natyrore, pra ekzistencė lėndore. Kur thuhet qenie mbinatyrore ajo qė sillet nė diskutim ėshtė njė qenie qė nuk ka vetinė kryesore tė qenies, vetė tė qenit, vetė ekzistencėn, pasi qė tė jesh mbinatyror do tė thotė tė jesh tej natyrės a jashtė natyrės, tė mos kesh veēori tė natyrės e tė mos i nėnshtrohesh ligjėsisė dhe koncepteve tė natyrės (ekzistueshmėrisė, fuqishmėrisė, arsyeshmėrisė, mendueshmėrisė, qėllimshmėrisė, etj.).
Pėrderisa Y nuk i nėnshtrohet ekzistueshmėrisė, rrjedhimisht dhe ēdo element i supozuar "mbinatyror" nuk ekziston! "Nuk ėshtė i natyrės", do tė thotė "nuk ėshtė". Mbinatyra ėshtė njė fjalė tjetėr pėr tė thėnė iracionalitet, jorealitet, mosekzistencė!
Pa iu nėnshtruar dot arsyes, perceptimit dhe as konceptimit as nuk mund tė flitet rreth Y; dhe vetė togu qenie e mbinatyrshme ėshtė koncept i pavlefshėm, pasi vetė qenia me aftėsinė e tė qenit (ekzistencės) ėshtė koncept natyror, kėshtu qė detyrimisht jombinatyror.
Siq u spjegua e gjitha edhe me lart, une du ate shtoj termin Sensualizem te Xhon Lokut qe me njohurit Sensualiste ne qe i kemi nuk mundemi me e perceptu Zotin siq eshte me lart. Tjetra gje na kjartesohet kur thote Xhon Loku: Vetem ekzistenca ime eshte e sigurt, e Zotit nuk eshte e sigurt. Eshte shum interesant me analizu kete fragment te tij sepse me anen shqisore ne nuk e shohim, nuk e ndegjojna, nuk e prekmi, nuk e ndina. Pra nese ka dicka jasht ketyre shqisave ne qe i permbajn edhe nuk e njohim, atehere nuk mundet te Ekziston Zoti.
Shkojm tash edhe me disa spjegime siq jane me posht per perkufizimin e Zotit:
Citim:
e vetėdijshme, e vullnetshme, krijues i gjithėsisė, i gjithėfuqishėm, i gjithėdijshėm, i gjithėndodhshėm e i gjithėndodhur, gjithmirėdashės, jolėndor, i pėrtejshėm (transendent), i pakonsumueshėm, i pėrsosur, i pėrjetshėm, pa fillim e mbarim, i pakohė (i pakushtėzuar nga koha, tej kohe), i panevojė (qė s'ka nevoja)."
5
Vetia si "krijues i gjithėsisė" bie ndesh me pėrsosmėrinė dhe/ose panevojshmėrinė. Nėse X ėshtė perfekt/jonevojtar atėherė X nuk ka asnjė nevojė pėr tė pėrmbushur, gjė qė hedh poshtė kryerjen e ēdo veprimi nga ana e X e aq mė tepėr atė tė krijimit tė njė gjithėsie.
6
Nėn kėtė drejtim, gjithėsia si koncept e pėrkufizim pėrfshin gjithēka, pra detyrimisht dhe X-in. Nėse X "krijoi" gjithėsinė atėherė dhe X u krijua gjatė "krijimit", gjė qė do tė thotė qė nuk ėshtė i pakohė apo qė nuk ėshtė i pėrjetshėm. Kjo bie ndesh dhe me fillimin dhe mbarimin e X-it pasi detyrimisht me "krijimin" X ka dhe fillim.
Pėr mė tej gjithėsia nuk mund "tė krijohet", pasi nuk ka mosekzistencė.
7
Gjithėfuqia si abstraksion mė vete ėshtė absurditet pasi vetėzhvlerėsohet. Nė rastin mė tė rėndomtė, X qė bėn gjithēka do tė kishte tė pamundur tė mosbėrit e diēkaje. Kjo ėshtė shprehur nė kohėn e duhur dhe nga poeti romak Lukreci nė frazėn: "Nėse "zoti" mund tė bėjė gjithēka, a mund tė bėjė njė gur aq tė rėndė sa tė mos ta ngrejė dot? Nqs. e bėn atėherė ka diēka qė "zoti" s'e bėn dot, nuk e ngre dot gurin. Pra, "zoti" nuk ekziston."
8
Gjithėdija ėshtė po ashtu vetėzhvlerėsuese pasi X nuk mund tė dijė/njohė emocionin e habisė. N.q.s. X di/njeh gjithēka prej pėrherė, atėherė nuk ka si tė jetė habitur ndonjėherė e pėr pasojė nuk ka si tė njohė se ē'ėshtė habia, gjė qė sjell njė mosdije nė ekuacion dhe hedh poshtė gjithėdijen.
9
Gjithėdija bie ndesh me gjithėmirėdashjen dhe pėrsosmėrinė. Nėse X njeh gjithēka dhe ėshtė perfekt si dhe gjithėmirėdashės, atėherė X e ka tė pamundur tė njohė ligėsinė, urrejtjen, mėrinė, cmirėn, egėrsinė, dinakėrinė, etj.
10
Gjithėmirėdashja bie ndesh me gjithėdijen dhe gjithėfuqinė, sepse nėse X do tė ishte gjithmirėdashės atėherė X nuk do tė lejonte tė keqen. Pėrndryshe: 1) ose X nuk e njeh tė keqen, pra nuk ėshtė i gjithėdijshėm, ose 2) X e ka tė pamundur ta parandalojė tė keqen, pra nuk ėshtė i gjithėfuqishėm, ose 3) X e krijon vetė tė keqen, pra nuk ėshtė gjithėmirėdashės. Kjo ėshtė dhe teza e famshme e lashtė e Epikurit kundėr X-it judaik.
11
Gjithėdija bie ndesh gjithashtu dhe me gjithėfuqinė apo vullnetshmėrinė, pasi nėse X di qė mė parė gjithēka qė do tė ndodhė nė vijim, ai nuk mund tė bėjė asgjė nė tė tashmen, pra nuk i mbetet tjetėrgjė pėrveēse tė jetė shikues/robot i asaj qė di qė do tė ndodhė. Gjithėdija hedh kėshtu krejt poshtė gjithėfuqinė. Nėse X ka mundėsi tė veprojė nė tė tashmen duke shkelur parashikimin e gjėrave, atėherė gjithėfuqia/vullnetshmėria hedh poshtė gjithėdijen.
12
Gjithėfuqia bie ndesh me gjithėdijen dhe nė rastin e njohjes sė emocioneve apo ndjesive tė dobėsisė, pamundėsisė, frikės, mėrzisė, sėmundjes, zhgėnjimit, shpresės, etj. pasi kėto rrjedhin vetėm nga pafuqishmėria.
13
Gjithėdija bie ndesh dhe me jolėndshmėrinė, pasi X duke mos qenė lėndor nuk ka se si tė dijė si tė notojė, ecė, fluturojė, vrapojė, kalėrojė, fėrkojė, e tė ēdo lloj veprimtarie tjetėr qė pėrftohet vetėm nėpėrmjet lėndshmėrisė.
Dua te shtoj edhe une dicka me teper, se e kam pa ne shume faqe te internetit mundohen qe ta zbardhin Fejen ose Zotin gjoja se ekziston, por kan ra ndesh ne kontradikte me veteveten me Teorin e Albert Anshtajnit me Teorin e Relativitetit kur thojn se Zoti ekziston si Teoria e Relativitetit te Anshtajnit me Nxehjen dhe te Ftohtin. Por jane gabim. Sepse nxehja dhe ftohti jan perkufizim e njera-tjetren ne natyre se ku ka nxeht aty nuk ka ftoht e ku ka ftoht nuk ka nxeht. E Zoti nese eshte i spjegur ne menyren e Relativitetit nuk eshte Gjithcka por Dicka sepse nxehja e ka nje limit deri ku ben nxeht dhe pastaj fillon i ftohti pra ka kufi deri me nje cak. E njejta gje eshte edhe Zoti nese shkon besimi i Zotit deri me nje vend atehere nuk quhet Gjithcka se edhe Zoti paska kufi. Kjo eshte Teori e deshtume per me e arrit besimin tek Zoti me Teori te Natyres, sepse Natyra ka te bej me Levizje-Materie qe kurr nuk pushojn ekzistuari por gjithmon rrokullisen nga njera-tjetra dhe keshtu funksionojn ligjet natyrore. Qysh e spjegon edhe Fridrih Engels te Dilektika Natyrore: Qe Universi eshte gjithmon ne levizje dhe materie, dhe kurr nuk kan mbarim botat e diejt shkaterrohen por levizja edhe material kurr, ne ndoshta me nje kohe do te zhdukemi nga kjo bote, por prap do zhvillohet qenia jone me nje kohe tjeter dhe me nje vend tjeter
Unė nuk dij tapėrkufizoj Atė, mfalni nshprehje se
s'kam b*th. Veē kur e ēoj kokėn natėn lartė dhe shoh
sa i vogėl qė jam, nuk mund tė paramendoj se
diēka vetvetiu krijohet dhe funksionon nė mėnyrė
aq perfekte, dhe qė nė asnjė mėnyrė s'mund t'i
lihet rastėsisė!
Po, ēfarė rėndėsie kanė kufinjtė e aftėsisė sė Tij?
Kryesorja ėshtė se pas gjithė kėsaj qė ėshtė krijuar
qėndron njė intelegjencė e paparė! E ai i qė dėshiron
shumė lehtė e ka ta gjej pėrgjigjen, e ai qė ėshtė mbushur
vetėm me urrejtje, duke u munduar me mish e shpirt tī
kundėrshtojė fetė nė pėrgjithėsi, kurr s'ka pėr ta gjetur.
Krijoni Kontakt