Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 66
  1. #41
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Mbron mosdija nga denimi?

    Albo tha me lart se Kryeministri eshte i legjitimuar prej popullit te mer vendime politike mbi tere shoqerine. Kjo eshte e sakte, kete nuk po e mohon kush. Por pyetja eshte se a eshte i plotefuqizuar Berisha nga populli per te marur vendime kunder te mires se tij dhe para se gjithash kunder vlerave fundamentale (kushtetutore)?

    Nuk dua te them se kjo deklarate divergjon qellimisht prej vlerave fundamentale te shoqerise. Nuk e njoh Berishen si kryeminister qe e ven veten apo partine dhe qeverine e vet mbi Kushtetuten. Por kjo mund te ndodhe pa vetedije. Njeriu mund te thyej parime te mira pa qene ne dijeni mbi kete gje.

    Kjo mendoj se ka ndodhur ne kete rast. Eshte e drejte e Berishes si dhe kompetenca e tij te mer vendime politike. Por t'ju drejtohesh atyre qe politikisht mendojne ne menyre tjeter me fjale nencmuese, tregon se i definon vlerat si mendimi i lire apo pluraliteti politik pak me ndryshe sesa qe i definon Kushtetuta. Nuk mund t'ju drejtohesh me fjale nencmuese intelektualeve, te cilet kane pas vetes 50% te tere popullit shqiptar, dhe te cilet jane pas ketyre intelektualeve vetem per shkak te mendimeve komb-bashkuese te ketyre intelektualeve.

    Ne momentin qe ju drejtohesh politikaneve e intelektualeve tjere te cilet perfaqesojne nje pjese jo irelevante te popullit, duhet te dishe se deri diku je duke ju drejtuar vete pjeses se prezantuar te popullit. E ne demokraci nuk mund ta quash popullin apo pjese te tij "spekulante" apo "njerez pa identitet", sepse populli ne demokraci eshte sovrani.

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    kjo qe thoni ju , eshte njera ane e te vertetes .....vertet populli votoi per saliun , ashtu sic votoi edhe per nanon e meten e ku e di une , por kjo nuk do te thote qe me qe e votuan ...kan te drejte te bejn cti vij ne koke
    Kryeministri i vendit nuk ben asnjehere sic i do qejfi, se cdo projekt ligj qe miraton, duhet ta kaloje ne Kuvendin e Shqiperise per miratim, ku deputetet e zgjedhur nga vota e shqiptareve ne te gjithe vendin, diskutojne meritat e ligjit dhe ne fund e votojne duke e aprovuar apo rrezuar ligjin. Ashtu si mediat monitorojne e raportojne mbi cdo aspekt te punes se qeverise, ashtu si kushdo qe mendon se qeveria po shkel te drejtat e qytetareve, mund ti drejtohet gjykatave te atij vendi.

    nje shembull i putinit tregon mjaft mire se jo gjithmon vota eshte e lire , por edhe sikur te jet e lire ne shqiperi ...prap per tema te rendesishme per kombin duhet mbajtur referendum e jo te behen gjerat me urdhrin e sales
    Meso qe Shqiperia eshte Republike Parlamentare, sic eshte edhe Kosova, qe do te thote, qe kemi te bejme me nje demokraci te perfaqesuar, ku qytetaret e atij vendi, nuk votojne ne referendum per cdo problem te vendit, por votojne per nje deputet qe perfaqeson interesat e tyre, dhe ky deputet diskuton e voton interesat e tyre ne Kuvendin e Shqiperise.

    Kur deputeti yt i zones voton per nje ceshtje, ai eshte duke votuar per te gjithe banoret e zones se tij, perfshi edhe ty.

    boll me me kete militantizem ....MBI GJITH PARTITE E ATA QE I UDHEHEQIN, ESHTE SHQIPERIA
    Keto jane parrulla boshe te komunizmit. Mbi te gjitha eshte ligji demokratik, Kushtetuta e atij vendi, prej se ciles burojne te gjitha lirite dhe te drejtat e qytetareve te atij vendi. Nuk do te beje keq ta lexoje e shfletoje kushtetuten qe te kuptosh qe Shqiperia nuk eshte me han pa zot, eshte Republike parlamentare ku te drejtat e lirite demokratike te njerezve jane te garantuara me ligj.

    tani ju qe jeni me Berishen duhet ta mbeshtetni ate 100% e jo standarte te dyfishta ,pikerisht kete deklarate Berisha ia ka dedikuar aleances kuq e zi apo me ndryshe Krenshik Spahiut.
    Kreshnik Spahiu eshte vetem "tellalli", jane te tjere ata qe fshihen pas tij. Te kujtoj qe Kreshnik Spahiu eshte anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, dhe presidenti i vendit Bamir Topi, eshte koka e sistemit te drejtesise ne vend, pasi eshte ai qe perzgjedh kandidaturat e gjyqtareve ne mbare sistemin tone te drejtesise.

    Ne cdo vend te botes demokratike, qe nga momenti qe nje gjykates do te hapte gojen ne nje menyre kaq publike kunder ligjeve dhe institucioneve te atij vendi, presidenti i vendit do t'i kish kerkuar doreheqjen e parevokueshme. Fakti qe nuk e ka bere nje gje te tille, deshmon qe Spahiu eshte nje zagar i tij qe eshte i mire per te bere gam gam ne media.

    Albo

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Doktori eshte simboli i BASHKIMIT TE KOMBIT!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  4. #44
    Citim Postuar më parë nga dardaniAU Lexo Postimin
    Ti do mi qite kushte Bashksis Evropiane aaaa! e more shqipe...!
    Jo zoteri DardanAU, kushtet aspak fare nuk i permenda per ti vene BE-se apo jo. Por si duket ti fare nuk ke lexuar mendimin tim rreth kesaj ceshtje.

    E them prap, se politikanet tane, udheheqesia jone si ne Shqiperi e si ne Kosove perplot gojen e kane me Integime ne BE-, Inregrime ne NATO, integrime ne cdo organizma nderkombetar, mirepo punet dhe veprat e tyre flasin te kunderten e asaj se cka flasin ata dhe se cka e kane perplot gojen me fjale boshe.

    Ne jemi ne Europe, ne nuk jemi as ne Kontinentin Afrikan, as ne ate Aziatik apo ndonje tjeter, por jemi pikerisht ne Kontinentin Europian, dhe keshtu deshem apo nuk deshem, deshen apo nuk deshen edhe te tjerit ne jemi pjese e Europes.

    Mirepo problemi dhe ceshtja kryesore eshte, se si ne si popull e komb duhet hyre, antarsuar apo te intergruar ne BE-se.

    1. Si nje shtet i perbashket, si nje shtet i Bashkuar i Shqiptareve, si nje Komb i Bashkuar, si nje Shtet i Fuqishem si nga ana Ushtarake, si nga ana Ekonomike, e si nga gjitha aspektet tjera qe ne te jemi te zotit ne Shtepine Tone.

    2. Te Integrohemi si dy shtete te Pavarura, pra si Shqiperi e si Kosove - ku kufijte ajror te Shqiperise do i rruaj apo kontrolloj vete Shteti Shqiptar, ku politika Shqiptare do jete vete e zoja e shtepise se saj. Kosova te ket Ushtrine e saj dhe ti kontrolloj vete kufirin e saj me Serbine, pra te mos jete NATO ajo qe do jete ne kufi me Serbine, dhe gjithahstu edhe politika e Kosoves te jete zot i shtepise se saj.

    3. Apo te Integrohemi keshtu sic jemi te ndare. Ku Kufijte Ajror te Shqiperise e kontrollon Ushtria Greke dhe ajo Italiane. Ku Politika Shqiptare mvaret shume nga Politikat e huaja dhe ajo Greke. Gjithashtu me rastin e Kosoves ku rreth 25 % te territorit te saj eshte nen okupim nga strukturat okupuese te shtetit Serb, dhe kur Kosova nuk ka Ushtrine te saj.

    Pra ketu kushte per BE-ne nuk ka, por kushti eshte per ne se si ne duam, dhe duhet te integrohemi ne BE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 25-07-2011 më 10:24
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #45
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Shqiperi, Kosove, anetaresia ne BE,
    Bashkimi Kombtar me von me mir avash avash edhe e fuqishme

    E Ardhmja e Shqiperis, Kosoves Europa
    Partizoni

  6. #46
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Me tone të ashpra, Berisha ka deklaruar se përçuesit e kësaj ideje duhet të kenë parasysh se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet kombit është integrimi në Bashkimin Evropian.

    Ata që paraqesin pas 20 vitesh idenë e bashkimit, duhet të kenë parasysh se interesi më i mirë i shqiptarëve është Europa e bashkuar. Toka është e përjetshme, njerëzit janë udhëtarë. Integrimi i tyre në BE është, përveç tjerash, edhe mënyra e sigurt e ndërprerjes përfundimtare të vjedhjes, grabitjes së trojeve shqiptare”, tha Berisha.

    Por, në mënyrë direkte kreu i qeverisë shqiptare ka komentuar edhe personat që kanë hedhur këtë ide. Ai ka deklaruar se ata janë spekulantë dhe kanë mungesë identiteti shqiptar. Sipas tij, koha kërkon që politikanët dhe njerëzit të mendojnë në një mënyrë më të gjerë.

    U ndala në këtë moment, sepse spekulant, njerëz të cilët janë absolutisht me mungesë totale identiteti shqiptar, duhet të mendojnë në një kontekst më të gjerë, interesi kombëtar evoluon, interesi kombëtar ka dinamizmin e tij. Ne nuk imponohemi, ecim drejt standardeve. Europa është transparente”, tha Berisha.
    Me marr cilindo shqiptar qe egziston e me i thane qe po ti japim dy minuta kohe e thuaj sa te mundesh budallaki.. sa te mujsh ma shume.. asnje s'ja kish kalu kryministrit, kurkush s'kish mujt me thane kaq shume budallaki krejt permeniher. Kryministri eshte fenomen.. bile edhe hiq pa e pas kushtin e dy minutave.. s'mun del prej lekure. Per kete aresye edhe fiton e eshte gjithe i pari n'Shypni. Aleluja..

    Ata që paraqesin pas 20 vitesh idenë e bashkimit"
    Qe 20 vjet njeriu eshte ne politik e n'kry te partis se nacionalistave e s'ka pas kohe ende me e paraqit iden e bashkimit e del turli spekulanti kishe ma i menqur.. qysh mos me i kup barku.. s'ka faj jo.

    "Toka është e përjetshme, njerëzit janë udhëtarë."
    Edhe deti njeher ka qen i perjetshem.. deri sa s'erdhe ti dhe e bere udhetar.. si njerezit.

    "Integrimi i tyre në BE është mënyra me e sigurt e ndërprerjes përfundimtare të vjedhjes, grabitjes së trojeve shqiptare."
    S'ka lidhje.. veq sa the qe jane te perjetshme,

    "interesi kombëtar evoluon"
    M'sa evoluon ti aq edhe interesi kombetar.. Asnjani s'kan mundesi me evolu.

    "Europa është transparente"
    Evropa i ka disa gjera transparente.. pyete ministrin e jashtem ka pervoje.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kryeministri i vendit nuk ben asnjehere sic i do qejfi, se cdo projekt ligj qe miraton, duhet ta kaloje ne Kuvendin e Shqiperise per miratim, ku deputetet e zgjedhur nga vota e shqiptareve ne te gjithe vendin, diskutojne meritat e ligjit dhe ne fund e votojne duke e aprovuar apo rrezuar ligjin. Ashtu si mediat monitorojne e raportojne mbi cdo aspekt te punes se qeverise, ashtu si kushdo qe mendon se qeveria po shkel te drejtat e qytetareve, mund ti drejtohet gjykatave te atij vendi.



    Meso qe Shqiperia eshte Republike Parlamentare, sic eshte edhe Kosova, qe do te thote, qe kemi te bejme me nje demokraci te perfaqesuar, ku qytetaret e atij vendi, nuk votojne ne referendum per cdo problem te vendit, por votojne per nje deputet qe perfaqeson interesat e tyre, dhe ky deputet diskuton e voton interesat e tyre ne Kuvendin e Shqiperise.

    Kur deputeti yt i zones voton per nje ceshtje, ai eshte duke votuar per te gjithe banoret e zones se tij, perfshi edhe ty.



    Keto jane parrulla boshe te komunizmit. Mbi te gjitha eshte ligji demokratik, Kushtetuta e atij vendi, prej se ciles burojne te gjitha lirite dhe te drejtat e qytetareve te atij vendi. Nuk do te beje keq ta lexoje e shfletoje kushtetuten qe te kuptosh qe Shqiperia nuk eshte me han pa zot, eshte Republike parlamentare ku te drejtat e lirite demokratike te njerezve jane te garantuara me ligj.



    Kreshnik Spahiu eshte vetem "tellalli", jane te tjere ata qe fshihen pas tij. Te kujtoj qe Kreshnik Spahiu eshte anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, dhe presidenti i vendit Bamir Topi, eshte koka e sistemit te drejtesise ne vend, pasi eshte ai qe perzgjedh kandidaturat e gjyqtareve ne mbare sistemin tone te drejtesise.

    Ne cdo vend te botes demokratike, qe nga momenti qe nje gjykates do te hapte gojen ne nje menyre kaq publike kunder ligjeve dhe institucioneve te atij vendi, presidenti i vendit do t'i kish kerkuar doreheqjen e parevokueshme. Fakti qe nuk e ka bere nje gje te tille, deshmon qe Spahiu eshte nje zagar i tij qe eshte i mire per te bere gam gam ne media.

    Albo

    qe bejn kryeminstri i shqiperis si mbreti francez i shekullit te 16 ...kete nuk e ve ne dyshim asnjeri ...dmth si ti vij ne koke
    kete e tregoj mjaft mire shtyrja e kufijve detar grek e propozuar nga kryeministri i paguar e i votuar nga deputetet e paguar

    keto qe thua ti eshte teoria e menyra me e mire per te qeverisur nje vend , por ne parlamentin shqiptar deputet votojn ne baze te xhepit e favoreve qe u japoin


    sa per deputetin qe shpreh mendimin tim ose te kujdo qe voton ...po deshe te tregoj me dhjetera raste se si deputetet blejn voten e njerezve

    pastaj edhe dicka tjeter sala apo kushdo qe te ishte ne ate post , pse nuk foli per siperfaqen detare ose rregjistrimin etnik para zgjedhejve ....po te tjera thote para e te tjera ben mbrapa ...mgjt ai mire ben kur populli yne harron nje her ne 4 vjet


    me vjen keq qe i vure emrin KOMUNIST ketyre "parrullave" qe kan dal nga goja e patriteve me te medhenj
    nqs ka dicka komuniste ne shqiperi eshte kryeministri ( si ish antar partie )...e ca te tjere qe ose nga naiviteti ose se mbushin xhepat i shkojn nga pas e mundohen te mashtrojn masen e popullit naiv


    si perfundim dua te te bej nej pyetje

    ti je i sigurt qe rregjitrimi etnik behet per interesa kombetare ?????????

    dhe nqs je i sigurt , ateher si do besh rregjistrim etnik ti nderkohe qe mijra shqiptar paguhen nga greku ....qe te deklarohen grek ??????

    atyre lart mos ju pergjigj se po bejm debat kot TE LUTEM MU PERGJIGJ MBI DY PYETJET

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    si perfundim dua te te bej nej pyetje

    ti je i sigurt qe rregjitrimi etnik behet per interesa kombetare ?????????

    dhe nqs je i sigurt , ateher si do besh rregjistrim etnik ti nderkohe qe mijra shqiptar paguhen nga greku ....qe te deklarohen grek ??????

    atyre lart mos ju pergjigj se po bejm debat kot TE LUTEM MU PERGJIGJ MBI DY PYETJET
    Pyetjet qe ti ben jane teme tjeter per diskutim, qe eshte diskutuar gjere e gjate ne forum. Atje mund te gjesh edhe mendimin tim per temen:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=59505

    Albo

  9. #49
    Aspak fare nuk jame kunder BE-se, kunder Integrimeve ne Bashkim Europian, apo ne cdo organizate tjeter ce do jete ne interes te prgjithshem per Popullin, per Shtetin e per Kombin tone.

    Mirepo, ne si Shoqeri, si Popull, si Shtet e si Komb, duhet shiquar dhe analizuar alternativat me te mirat te mundshme, dhe ato alternativa qe jane ne Intersin tone te pergjitshem Shtetror e Kombetar.

    Ne jemi pjese e Europes, jemi pjese e Shoqerise Europiane dhe keshtu qe askush nuk mund tena leje pas. Por e vetmja gje qe ne duhet te miremi e duhet analizuar eshte se si ne si Popull, si Shtet e Komb duam dhe duhet antarsuar apo Integruar ne BE dhe ne cdo organizem tjeter nderkombetar.

    1. Ne Be duam e duhet te antarsuar e Integruar keshtu te pergjysmuar qe jemi si ne Shqiperie, e si ne Kosove.

    Shqiperi - Ku kufijte e saj ajeror i Kontrollon Greqia e Italia. Ku politika e Shqiperise mvaret nga ajo Greko - Italine e nga nderkombetare. Kur Ushtria Shqiptare eshte shume e dobet dhe qe nuk ka kapacitet e saja per ruajten e kufijve si ato tokesor e si ato ajeror.

    Kosove - Ku rerth 25%-30% te territorit te saj mbahet nen okupim nga strukturat okupuese te shtetit Serb. Ku Kosova me mbi 90 % Shqiptar e me pak se 10 % minoritare tjere eshte vend Multi Etnik. Kufijte e Kosoves me Serbine kontrollohen nga NATO dhe Kosova nuk ka te drejte te kete Ushtrine e saj.


    2. Apo duam dhe duhet Integruar ne BE- si dy shtete tamam te Pavarura, me politike te Pavarur nga Jasht.

    Shqiepria: Kufijte e saj te kontrollohen nga vete Ushtria Shqiptare. Qe Shqiperia te kete Ushtri Profesionale dhe Stabile qe vete te jete e zonja ti ruaj kufijte e saj si ata ajeror e si ata tokesor e detar.

    Kosova: Te jete Shtet i Shqiptareve dhe Minoritareve. Te kete kontroll ne gjithe te territorin e saj me ane te Ushtrise se Saj. E te kete politike me te pavarur nga te huajt ne cdo aspket.


    3. Apo duhet dhe duam qe te Integrohemi si nje i vetem Shtet i Kombit Shqiptar. I fuqishem si Ushtarakisht, ekonomikisht e politikisht.

    Pra kjo mvaret nga ne se si ne duam dhe duhet integruar. Si B_____Th lepiresa ndaj BE-se, apo si nje Popull me vlerat qe i ekmi, te kemi nje politike jo servile ndaj te huajve, por politike servile ndaj popullit.

    A deshirojme ta kemi fatin e Greqise, Bulgarise e Rumunise ne BE, apo deshirojme e duam te jeme si Kroacia e Sllovenia sic jane. Sepse Si Gjermania e Franca ndonese edhe nuk mund te jemi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 25-07-2011 më 13:06
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #50
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Por nese nuk e ben kete gje, ke te drejte te japesh mendimin tend ndryshe, por nuk ke te drejte te akuzosh institucionet demokratike si ne Kosove edhe ne Shqiperi. Pa keto institucione, ne do te ishim akoma tribu e jo njerez te qyteteruar. Prandaj meso te respektosh popullin tend dhe voten e lire te tij, dhe meso te respektosh institucionet demokratike qe ngrihen me kete vote.

    Ata njerez qe marrin voetebesimin e shumices se popullit shqiptar ne zgjedhje demokratike, ata gezojne te drejten e perfaqesimit te ceshtjes sone kombetare. Pike.

    Albo
    Me thuaj kur ka pas votime/vote te lire ne shqiperi??? Vet sistemi/procesi i votimit qe ndjekim le shume per te deshiruar edhe ka shume mundesi per shume shume gabime. Nuk po permend se si sillen politikanet edhe si veprojn per te marre te ashtu quajtur "voten e lire". Shqiperia ka ndryshuar por jo sa duhet, edhe deri me sot ne shqiperi nuk ka pas votime te lira harroje. Te behet nje sondazh te garantoj qe 90% e popullit shqiptar nuk e duan saliun biles ka pas shume raste ku thone duan PD por jo saliun. Saliu eshte antishqiptar. As me intereson cfare thote BE ose USA ose cdo vend tjeter. Nje lider kurre nuk e thote cfare ka thene ai ose vepron si veproj ai me greqin. Ne fillim nuk e njifnim e kishim opinion tjeter por tani qe e njofem nuk ia vlen te thuash fjale pozitive per nje idiot si ai.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-07-2011 më 15:22
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •