Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 66
  1. #51
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Me marr cilindo shqiptar qe egziston e me i thane qe po ti japim dy minuta kohe e thuaj sa te mundesh budallaki.. sa te mujsh ma shume.. asnje s'ja kish kalu kryministrit, kurkush s'kish mujt me thane kaq shume budallaki krejt permeniher. Kryministri eshte fenomen.. bile edhe hiq pa e pas kushtin e dy minutave.. s'mun del prej lekure. Per kete aresye edhe fiton e eshte gjithe i pari n'Shypni. Aleluja..

    Ata që paraqesin pas 20 vitesh idenë e bashkimit"
    Qe 20 vjet njeriu eshte ne politik e n'kry te partis se nacionalistave e s'ka pas kohe ende me e paraqit iden e bashkimit e del turli spekulanti kishe ma i menqur.. qysh mos me i kup barku.. s'ka faj jo.

    "Toka është e përjetshme, njerëzit janë udhëtarë."
    Edhe deti njeher ka qen i perjetshem.. deri sa s'erdhe ti dhe e bere udhetar.. si njerezit.

    "Integrimi i tyre në BE është mënyra me e sigurt e ndërprerjes përfundimtare të vjedhjes, grabitjes së trojeve shqiptare."
    S'ka lidhje.. veq sa the qe jane te perjetshme,

    "interesi kombëtar evoluon"
    M'sa evoluon ti aq edhe interesi kombetar.. Asnjani s'kan mundesi me evolu.

    "Europa është transparente"
    Evropa i ka disa gjera transparente.. pyete ministrin e jashtem ka pervoje.
    Pse vetëm deti nga pronë e paluajtshme na doli "pronë e luajtshme"?
    Po toka e Kosinës? Po Pallati i Kulturës në Përmet?
    Të gjitha janë të luajtshme dhe kalimtare. Toka, Deti, Populli, Zoti.
    Vetëm Një është i PERJETSHËM:

    Sulltan Sali Magjari i Parë....dhe i Fundit.
    Ai Është Alfa dhe Omega.
    Ai Është Xhenneti dhe Xhehenemi.
    -

  2. #52
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Berisha, as me pak as me shume eshte treguar realist ne kohen te cilen jetojme.

    Kjo eshte koha, ku cdo kush mod te kerkoj cdo gje. Bile po te dojne spekulantet mund te thone qe trojet shqiptare do jen kontinent ne vete, dhe askush nuk ja ndalon te drejten e shprehjes.

    Tani qe kalojme kufrin vetem me nje kontroll kufitare me leternjoftim ( bile dhe pa te ) te kerkoj dikush bashkim kombetar normal qe quhet spekulant, kur dihet qendrimet e Brukselit dhe kur dihet qe edhe pak kohe ka mbetur deri ne BE.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  3. #53
    Natyrisht se qendrimet e Brukselit dhe Shume Qarqeve tjera Europiane dhe me gjere (nderkombetare) dihen. Pra dihen qendrimet e tyre ndaj Popullit-Kombit Shqiptar.

    Qendrimet e Europianeve ndaj Kosoves dhe Popullit te saj (Shumices Shqiptare) jane ditur edhe para , edhe pas luftes. Po te kishim ndejtur duarkryc dhe po rugetojshim me ane te Qendrimeve te BE-se, apo secilit do nga vendeve nderkombetare. Ne sod e kesaj dite do ishim ende nen sundimin Serbo-Sllav.

    Qendrimet e Europes ndaj Shqiptareve u pane edhe ne vitin 1912, kur Shqiptaret dhe tokat e tyre i ndane ne 5-6 shtete. Ku Lugina e Presheves ende eshte nen sundimin Serbo-Sllav, ku Ilirida ende eshte nen sundimin dhe okupimin Sllavo-Maqdonas, ku malesia e madhe ende eshte nen okupimin Sllavo-Malazias, ku Cameria ende eshte ne sundimin e Greqise, ku Kosova nuk ka kontroll ne 25-30 % te territorit te saj te cilat jane nen okupimin Serbo Sllav, ku kufijte detar dhe ate ajeror te Shqiperise i Kontrollon Greqia.

    Pra ja se cfare jane qendrimet zyrtare te BE-se dhe qarqeve tjera nderkombetare ndaj Shqiptareve.

    Fare s'mund ti kuptoj disa anetare te ketij forumi ketu.
    Ne nje ane keta anetar te ketij forumi thirren ne emer te BE-se, thirren ne emer te Integrimeve Europiane para se te thirren per Integrimin mbar Kombetar te Shqiptareve, e ne anen tjeter po keta anetar te ketij forumi perkrahin politikat e tanishme qe jane ne Shqiperi e ne Kosove. Perkrahin Politiken edhe te Salit, e edhe te Thacit. E kur boterisht dihet se qe te dyjat politika si ne Shqiperi njashtu edhe ne Kosove, nuk jane politika me vlera Europiane, nuk jane Politika per Integrime Europiane, nuk jane politika perte miren e vendit dhe te populli. Por perkundrazi te dyjat Qeveri te tanishme, si ne Shqiperi e si ne Kosove bejne politike Servile ndaj te huajve, bejne politike pasuruese ndaj vetes se tyre, ndaj familjareve te tyre, ndaj farefisit dhe partise se tyre, dhe bejne politike poshteruese dhe nencmuese ndaj Vendit dhe Popullit te tyre.

    Sic mendoni ju, se me keto politik, se me keta udheheqes te tanishem ne pushtet si ne Shqiperi e si ne Kosove, do mundemi te Integrohemi ne BE-, dhe n organizma tjere nderkombetar.

    Keta Udheheqesit tane vetem fjale boshe i kane keto deklarime kinse per Integrime ne BE, dhe se kinse jane kunder Bashkimit Kombetar. Sepse keta jane dh do jene per Bashkim Kombetar vetem e vetem ateherash kur ketyre iu rezikohet kariera politike e tyre, kur iu rezikohen karriget e tyre Kryeministrore. Fakti me i mire eshte me Rrugen e Kombit.

    Pra keta Politikanet e Sodshme ne Pushtet si ne Shqiperi e si ne Kosove Bashkimin Kombetar e permendin vetem atehere kur jane ne rezik per veten e tyre, e sa i perket per vete Kombin fare nuk ja varin veshin.

    Referendumi eshte gjeja me fundamentale, dhe eshte edhe e drejta e cdo popullit te vertetoj ate se cfare deshiron dhe don.

    Referndumi eshte ne dispozicion ne tere Boten Demokratike, por vetem tek ne s'ka dhe ndalohet Referendumi.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    Me thuaj kur ka pas votime/vote te lire ne shqiperi??? Vet sistemi/procesi i votimit qe ndjekim le shume per te deshiruar edhe ka shume mundesi per shume shume gabime. Nuk po permend se si sillen politikanet edhe si veprojn per te marre te ashtu quajtur "voten e lire". Shqiperia ka ndryshuar por jo sa duhet, edhe deri me sot ne shqiperi nuk ka pas votime te lira harroje. Te behet nje sondazh te garantoj qe 90% e popullit shqiptar nuk e duan saliun biles ka pas shume raste ku thone duan PD por jo saliun. Saliu eshte antishqiptar. As me intereson cfare thote BE ose USA ose cdo vend tjeter. Nje lider kurre nuk e thote cfare ka thene ai ose vepron si veproj ai me greqin. Ne fillim nuk e njifnim e kishim opinion tjeter por tani qe e njofem nuk ia vlen te thuash fjale pozitive per nje idiot si ai.
    Me kete kendveshtrim te prapambetur fatalist, i bie qe ne Shqiperi te mos mbahen me zgjedhje pasi sipas teje ato "nuk jane te lira e demokratike". Shqiptaret duhet te te pyesin ty se kush duhet te qeverise vendin dhe u zgjidh edhe ky problem.

    Zgjedhjet ne Shqiperi jane te lira e demokratike, dhe nga zgjedhja ne zgjedhje, ato po perfeksionohen duke e bere procesin me transparent dhe me te besueshem per qytetarin. Por kuptohet, per shqiptare si puna tende, cudia me e madhe ne bote eshte pikerisht, qe edhe vendi i tyre po ndryshon dhe ecen perpara.

    Albo

  5. #55
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Pse vetëm deti nga pronë e paluajtshme na doli "pronë e luajtshme"?
    Po toka e Kosinës? Po Pallati i Kulturës në Përmet?
    Të gjitha janë të luajtshme dhe kalimtare. Toka, Deti, Populli, Zoti.
    Vetëm Një është i PERJETSHËM:

    Sulltan Sali Magjari i Parë....dhe i Fundit.
    Ai Është Alfa dhe Omega.
    Ai Është Xhenneti dhe Xhehenemi.
    Hahahahah
    Mire ia ben. Kur e meriton, e meriton.

    Me ra ne sy edhe nje here kjo shprehja "Toka është e përjetshme, njerëzit janë udhëtarë". E di kush se c'deshiron te thote kryeministri me te ne kontekstin qe e perdor? Apo kane nisur pinjollet e sulltanit te miratojne fjali qe s'i kuptojne?

    Toka eshte e perjetshme, njerezit kalimtare, prandaj bashkimi kombetar qenka i gabueshem. Hm.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu Lexo Postimin
    Shqiperi, Kosove, anetaresia ne BE,
    Bashkimi Kombtar me von me mir avash avash edhe e fuqishme

    E Ardhmja e Shqiperis, Kosoves Europa
    Shume e arsyeshme.

    Europa qe nje vizion i disave,u be nje deshire e shumices dhe do te jete nje domosdoshmeri per te gjithe ka thene Konrad Adenhauer.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Kryeministri i vendit nuk ben asnjehere sic i do qejfi,
    Me bejne syte mua ketu apo si eshte puna, ne Shqiperi jo vetem Kryeministri ben siç i do qejfi por edhe nji polic kur te ndalon ne rruge ben sic i do qejfi dhe ske çi ben asgje.

    ......se cdo projekt ligj qe miraton, duhet ta kaloje ne Kuvendin e Shqiperise per miratim, ku deputetet e zgjedhur nga vota e shqiptareve ne te gjithe vendin, diskutojne meritat e ligjit.
    çfar edhe nje here se nuk e lexova mir, si thot kjo fjali qe deputetet e zgjedhur nga vota e Shqipetareve ne te gjithe vendin etj....etj.... Albo sa vjet ke qe nuk shkon ne Shqiperi ? Po me rast votimesh ke qene ndonjehere? Me qe je nga Permeti mund te them qe pikerisht ne nje fshat te Permetit aty afer Piskoves nje i zgjedhur nga PD-ja paguante shtepi me shtepi nga 5-10 mije leke per ti dhene voten, dhe prap nuk fitoj. Kesaj i thua ti zgjedhje me voten e lire nga populli !!

    .....Po pastaj si thua qe meritat e ligjit diskutohen nga deputetet, etj...
    Po jo mor Albo, se mos ke pare ndonje parlament tjeter ti se tek ai i yni deputetet i zgjedh kokerr me kokerr kryetari i partise dhe ne parlament kur votohet ka vetem urdher ngrini doren ulni doren, kujt ja mban te dale e te diskutoje mbi qeverine apo kryeministrin, lere me pastaj te votoj kunder, je ne kete bote ti apo shef noi parlament tjeter anej nga Amerika.
    Ne parlamentin tone ka vetem diskutime per motrat, nenat, familjet etj....

    ....dhe ne fund e votojne duke e aprovuar apo rrezuar ligjin.
    Kush te votoje per te rrezuar ligjin ata deputet qe ka zgjedhur vete kryetari i tyre, pra kryeministri dhe qeveria te bej nje projekt ligj dhe deputetet e tyre te votojne per ta rrezuar???????????
    Ashtu sic i nxjerr ti me shkelma nga forumi disa, ai i nxjerr me shkelma nga parlamenti

    Une nuk e di por ti ose je pergjumesh ose do shkosh te flesh, prandaj zgjohu, Albo zgjohu se ja ke fut kodra mas bregut.



    Ashtu si mediat monitorojne e raportojne mbi cdo aspekt te punes se qeverise, ashtu si kushdo qe mendon se qeveria po shkel te drejtat e qytetareve, mund ti drejtohet gjykatave te atij vendi.
    Njerzit ne Shqiperi nuk kane buke per te ngrene ti thua te shkojne neper gjykata, leqe ku e di ti qe vetem roja ke dera e gjykates do 2 mije lek me te lon me hy mrena se te nxjerr lloj lloj pretekstesh. Kurse ata te zyrave te qethin te bojn tullac.



    Meso qe Shqiperia eshte Republike Parlamentare, sic eshte edhe Kosova, qe do te thote, qe kemi te bejme me nje demokraci te perfaqesuar, ku qytetaret e atij vendi, nuk votojne ne referendum per cdo problem te vendit, por votojne per nje deputet qe perfaqeson interesat e tyre, dhe ky deputet diskuton e voton interesat e tyre ne Kuvendin e Shqiperise.
    Kur deputeti yt i zones voton per nje ceshtje, ai eshte duke votuar per te gjithe banoret e zones se tij, perfshi edhe ty.
    Deputeti mor Albo perfaqeson ne rradhe te pare interesat e partise se tij ose me mire te themi te kryetarit te tij, pastaj te tijat dhe ne ne fund te zgjedhesve, edhe pse qe nuk shkon kurre te marri mendim tek zgjedhsit dhe nuk e di sec mendojne ata per nje X problem.


    Keto jane parrulla boshe te komunizmit. Mbi te gjitha eshte ligji demokratik, Kushtetuta e atij vendi, prej se ciles burojne te gjitha lirite dhe te drejtat e qytetareve te atij vendi. Nuk do te beje keq ta lexoje e shfletoje kushtetuten qe te kuptosh qe Shqiperia nuk eshte me han pa zot, eshte Republike parlamentare ku te drejtat e lirite demokratike te njerezve jane te garantuara me ligj.
    ....thuhet se njeher nje djal vuri bast me shoket se shkon tek ai oficeri dhe i thot te dhjefsha mustaqet, shoket e pranuan bastin dhe ai shkoi dhe i tha, pastaj oficeri i inatosur e kapi dhe ja dorezoi gjyqit ku gjyqtari e denoj me disa vjet heqje lirie per fyerje te uniformes. Ateher djali u ngrit dhe i tha gjykatsit se vendimi nuk ishte i drejte pasi ne kushtetuten qe kishte ai nuk denohej me burg por lejohej i lire, dhe i jep kushtetuten gjykatesit, gjykatesi e hap faqen e pare dhe shikon 1000 dollar, te dyten po ashtu te treten po ashtu, dhe e pyet Hej djalosh deri ne fund keto nene ka kjo kushtetut po ju pergjigj djali.
    Ateher ai u kthye nga oficeri dhe i tha Me vjen keq por kjo kushtetut me keto nene qe ka brenda dhjet mustaqet e tua dhe te miat bashke, prandaj eshte i lire.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Edhe un jam per bashkimin e dy shteteve shqiptare, por avash avash, tani nuk jan rethanat e duhura. Dy shtetet shqiptare do bashkohen po jo per interes te serbit, apo te ndonje dashakeqsi te kombit ton.
    Nuk e di po pa e pranuar kosoven si shtet serbia un nuk dua qe te bashkohemi.
    Njohja e kosoves i esht ven serbis si kusht, dhe duke njojtur kosoven serbia deklaron qe ka humbur luften e vitit 1999.
    Po u bashkua kosova me shqiperin nuk do jet nevoja qe ta pranoj kosoven shtet serbia.
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Berisha, as me pak as me shume eshte treguar realist ne kohen te cilen jetojme.

    Kjo eshte koha, ku cdo kush mod te kerkoj cdo gje. Bile po te dojne spekulantet mund te thone qe trojet shqiptare do jen kontinent ne vete, dhe askush nuk ja ndalon te drejten e shprehjes.

    Tani qe kalojme kufrin vetem me nje kontroll kufitare me leternjoftim ( bile dhe pa te ) te kerkoj dikush bashkim kombetar normal qe quhet spekulant, kur dihet qendrimet e Brukselit dhe kur dihet qe edhe pak kohe ka mbetur deri ne BE.

    ke fol drejt o gogi!

    p.s pse albo e fshive me heret nje postim me kete kuptim na thuaj ke ofendova?
    fshije edhe kete albo nese te pengon !

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Salihu mier ka fol

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •