Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Kërkohet flori në zonën e Rubikut

    Një kompani e vogël e regjistruar në Kanada njoftoi së fundmi se pas shpimeve të kryera në zonën bakërmbajtëse të Rubikut, ka arritur të identifikojë shtresat e tokës ku ka prezencë më të madhe të floririt.
    Kompania thotë se aktualisht po kryen eksperimente për të zbuluar metodën më të mirë për të nxjerrë arin nga masa tjetër e dheut para se të vendosë nëse do të fillojë shfrytëzimin e burimit apo jo.

    Kompania ka kryer dymbëdhjetë shpime në zonë dhe ka zbuluar se në thellësi të ndryshme mund të gjendet nga 1.3 deri në 3 gramë ar për ton.

    Përmbajtja e arit në zonë është vënë re fillimisht nga gjeologët shqiptarë që e vrojtuan zonën për mineral bakri.

    Gjatë kohës së komunizmit, industria e bakrit kishte një seksion për ekstraktimin e arit duke përdorur elektricitetin.

    Çmimi i arit në tregun ndërkombëtar është rritur gjatë dekadës së fundit me mbi pesë herë duke arritur në çmimin aktual prej 1500 dollarësh për onç. (Një onç ar përmban 31 gramë).

    Megjithëse ari është një metal i lakmuar nga të gjithë, kur ai gjendet nën tokë, shpesh kostoja e prodhimit është më e lartë sesa çmimi i tij. Minierat e arit në Afrikën e Jugut p.sh., në fillim të viteve 2000, kur çmimi i arit qe në minimum, filluan të operojnë me humbje.http://www.top-channel.tv/artikull.p...=rss&id=215710
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Vijne nga Kanadaja, per te marre katunaret e zones, te cilet me kazma e lopata nxjerrin ar per kompanine Kanadeze. Ne fund minatoret e zones vdesin, e helmohen nga gazet, e ari i mbetet kompanise kanadeze. Cfare fitoi Shqiperia ne kete mes?

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin

    Shqiperia fiton edhe njehere tjeter emrin e nje shteti injorant.
    Mire qe nuk jemi te afte ti bejme vete keto kerkime ( e jo vetem te arit, por edhe te shume elemeteve te tjere per te cilet jam e bindur qe kemi plot) por nuk arrijme as te vejme ca limite kompanive te huaja.

    Sa paguhen keto minatoret? Di gje njeri sesa e kane rrogen? Po ndonje siguracion jetesor ia kane dhene keto kompani kanadeze? E pervec ketyre, nga ky ar qe nxirret, sa % i shkon Shqiperise e sa Kanadase?

    ps. Jane pyetje ne pergjithesi, nese ndonjeri ka lexuar mbi to... nuk te drejtohen vetem ty Edvin

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Shqiperia fiton edhe njehere tjeter emrin e nje shteti injorant.
    Mire qe nuk jemi te afte ti bejme vete keto kerkime ( e jo vetem te arit, por edhe te shume elemeteve te tjere per te cilet jam e bindur qe kemi plot) por nuk arrijme as te vejme ca limite kompanive te huaja.

    Sa paguhen keto minatoret? Di gje njeri sesa e kane rrogen? Po ndonje siguracion jetesor ia kane dhene keto kompani kanadeze? E pervec ketyre, nga ky ar qe nxirret, sa % i shkon Shqiperise e sa Kanadase?

    ps. Jane pyetje ne pergjithesi, nese ndonjeri ka lexuar mbi to... nuk te drejtohen vetem ty Edvin
    Me sa pata degjuar ne nje konference mbi kete pune para nja 3 vjetesh, Shqiperia merr 1-2% te fitimeve nga shitja bruto. Kurse per siguracione e rroga besoj se jane skandaloze se keta mire qe te grabisin, por mundohen te nxjerrin dhjame nga pleshti.

  5. #5
    Gjak Shqiptari Maska e Illyri
    Anëtarësuar
    05-05-2011
    Vendndodhja
    Në tokën shqiptare Dardani
    Postime
    145
    Ncncncnc !!! nga kush moren leje keta ?! ti ket dhen Sala

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Me sa pata degjuar ne nje konference mbi kete pune para nja 3 vjetesh, Shqiperia merr 1-2% te fitimeve nga shitja bruto. Kurse per siguracione e rroga besoj se jane skandaloze se keta mire qe te grabisin, por mundohen te nxjerrin dhjame nga pleshti.
    aq pak???

    E ri-perseris edhe njehere qe jemi shtet injorant e madje edhe idiot. Te kesh lenden e pare ( e behet fjale per flori qe do jete gjithmone i kuotuar me vlere te larte) e te marresh vetem 2% te fitimeve?? Kulmi!

    La vita non si spiega, si VIVE!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •