Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 65
  1. #11
    iktuus, mos eshte pjese nga fjalimi i Guinplen perballe Dhomes se Lordeve? Apo jam gabim?

  2. #12
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Dembelizmi eshte nene. Ka nje djale, hajduterin, dhe nje vajze, urine

    Mos imitoni asgje, dhe asnje. Nje luan qe imiton nje luan ngjan nje shimje.

    Dipllomatet tradhtojn gjitheshka, pervecse emocionet e tyre...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iktuus : 02-07-2011 mė 19:18
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  3. #13
    - Me fatin nuk mund te besh bisedime paraprake. E nesermja nuk eshte ne doren tende. Rasti eshte mjaft i pabindur.


    - Perfitimi i shpejte dhe i menjehershem, nga nje rrethane cfaredo, eshte mjeshteria e keqberesit te vertete, e cila ngre faqeziun deri ne shkallen e djallit.


    - Smira eshte mjet shume i mire per te citur xhelozine: ajo e nxjerr jashte, ashtu sic nxjerr krokodilin nga strofka.


    - Liria e tepruar tregon mungese shije.


    - Sa barre e rende eshte per njeriun te qeshurit e perjetshem.


    - Te kesh sy ne te cilat nuk pasqyrohet bota e jashtme, eshte nje fatkeqesi shume e rende, por jo aq e madhe sesa te jesh enigma e vetvetes; jo aq e madhe sa te ndiesh qe te mungon dicka qe eshte vetja jote; jo aq e madhe sa te shohesh rruzullin dhe te mos shohesh vetveten ne te.


    - Te kuptosh do te thote te shohesh.


    - Te jetosh per nje njeri eshte gje e rrezikshme. Egoizmi eshte baza me e sigurt e lumturise. Burrat u shpetoje lehte grave nga duart.


    - Te endesh do te thote te rritesh.


    - Qe te linde Dashuria, nevojitet edhe admirimi Shpirteror.*


    - Ndodh nganjehere qe pa e ditur, se si per nje shkak te nje fjale ne ere, zemra fillon e zbrazet pak e nga pak.



    -Prekja perveluese e djallit te padukshem, eshte brejtja e ndergjegjes per shkak te nje mendimi te mbrapshte.


    - Ne qofte se ka ne bote nje semundje ngjitese te ciles njeriu nuk i trembet; eshte e qeshura ngjitese.


    - Fundja ne kete bote, cdo sukses eshte nje krim qe duhet lare.


    - Fetyra e njeriut pasqyron ne vetvete ndergjegjen dhe mbare jeten e tij; ajo eshte perfundimi i nje morie ndikimesh te mistershme.......
    *

    (marre nga romani "Njeriu qe qesh" )

  4. #14
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    ―Dashuria qė kanė anglezėt pėr
    lirinė nuk i pengon ata tė pranojnė
    skllavėrinė e tė tjerėzve.‖
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  5. #15
    Mjafton nje mendim i vetem, i mjere per t'a bere njeriun te pafuqishem, dhe te marre.

    Trekembeshi, eshte nje peshore qe ka te varur ne njeren ane - nje njeri, kurse ne anen tjeter rruzullimin

    Eshte turp te rroje njeriu midis gojeve te keqia.

    Kur e di njeriu qe nuk e ka kaluar kohen kot, e shijon edhe me shume gjellen.

    Dhimbja e madhe eshte si gezimi i madh; jane ndjesi te rrebeshta qe nuk zgjatin shume. Zemra e njeriut, nuk mund te duroje per nje kohe te gjate nje tension te tille.

    Kujtesa eshte xhelat per njerezit xheloze.

    Ate qe e rregullojne njerezit, mund t'a c'rregullojne rrethanat.



    Marre nga Katedralja Shen Meria e Parisit (vazhdon...)

  6. #16
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Kurse une mbaj mend qe marx e qorton tek le 18 brumaire hugon.Se mbaj mend pse , por me sa duket me duhet ta lexoj edhe njehere ate si liber. Skam lexuar shume nga hugo pervec nja ca pjeseve ketu e aty . Vetem odes dhe cromwell mbaj mend qe i kam mbaruar. Shkrimtar i madh , mgjth brum i romanticizmit. I'm somewhere inbetween kur flitet per eren e romanticizmit.

  7. #17
    Me thene te drejten nuk jam ne dijeni te kesaj qe thua, por qe mund te kritikohet kjo nuk eshte dicka e cuditshme, sepse njerezit i nxjerrin te meta edhe Perendise, lere pastaj njeri tjetrit si qenie humane, apo jo?
    Pastaj, nisur edhe nga vete jeta e Hygo, perfshirja e tij edhe ne politike, apo me teper edhe ne vellazeri hermetike, sigurisht qe e bejne edhe me te debatueshem, por veprat e tij jane te vecanta (per mendimin tim)
    Ka ate qe eshte pak i tepruar ne pershkrime, por e ben me qellim. Nje cilesi tjeter e vecante, eshte se permend fakte historike, njerez historik por qe ne fakt i nenvlereson rrolin e tyre, perballe rrolit qe ka vete populli me personazhet qe ai krijon. Menyra se si e pershkruan njeriun, dhe mesa dashuri e dhembshuri flet per Te, eshte vertete me stil te larte...
    Le t'a themi hapur; eshte i preferuari im
    T'a sugjeroj t'a lexosh, por nese do e lexosh merre parsysh edhe ate qe te thashe; eshte pak i tepruar ne pershkrime...dmth a ke durim?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 18-07-2011 mė 18:25

  8. #18
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Une thashe qe eshte shkrimtar i madh......les miserables , ngelet nder novelat me te medhaja ne historine e letersise boterore, pavaresisht se une dembeli se kam lexuar asnjehere.

    Mgjth me tingellon teper melankolik ne fjalet e tija , prandaj me humb durimi.
    Kot s'thashe qe jam cik si somewhere inbetween kur flitet per romanticizmin.

    Do preferoja me shume realizmin e turgenjevit sesa romanticizmin e hygos .

  9. #19
    T'a besoj qe ke konsiderate per Te, por me thene te drejten nga nick-u qe ke, kisha pershtypjen se do te te pelqente stili i Tij
    Lexim te mbare

  10. #20
    Burrin e rrembejne enderrime te embla, kur i shkon pas nje femre te bukur.

    Parate - ndermjetesi i cmueshem, qe vendos lehte paqen mes te ndershmit dhe banditit.


    Eshte bukur kur shikon se si e ngerdhesh fetyren nje i ndershem, nen lakun prej kerpi; kjo nderon edhe trikembeshin.


    Filozofia dhe filozofet perfshijne ne vetevete gjithcka.


    Te duash nuk mjafton; dashja dhe vullneti i mire nuk i sigurojne buke njeriut, ato vlejne vetem per te shkuar ne parajse.


    Kujtdo mund t'i ndodhte qe te mbetet femije gjate gjithe jetes.


    Te matesh nje gisht te kembes se nje vigani, do te thote te matesh tere viganin.


    Artin e mrekullueshem e krijuan vandalet, dhe e vrane akademiket.

    Keshtu ka qene gjithnje; mbreti ben leshime vetem atehere, kur populli e kercenon.


    E keqja te ben te forte.


    Gjerat e vogla ua hane koken te medhave; nje dhemb i vetem mposht nje tryeze te tere...


    ...Vecimi ndihmon rritjen.


    Njeheresh me Artin, clirohet edhe mendimi njerezor.


    Rraca njerezore - katallan me njemije kembe.

    ...Gjyqtaret i rregullojne mire e bukur se si te jene te merzitur, per te pasur mundesine se kujt t'i shkrehen pa frike ne emer te mbretit, "te ligjit dhe te drejtesise"


    Te genjesh veteveten eshte me e lehte sesa pandehet.


    ....Shurdh dhe i verber - kusht shume i nevojshem per te qene nje gjyqtar shembullor.


    Mjafton nje pike vere, per te lulekuqur nje gote te tere me uje; po keshtu - per t'i prishur qejfin nje kuvendi te tere grash te bukura, mjafton te vije papritmas nje grua edhe me e bukur, sidomos kur midis tyre ka edhe nje burre.


    Nuk mjafton te jetosh, duhet te jesh i zoti edhe te jetosh.


    *Koha eshte arkitekti, njeriu eshte muratori.*


    *Cdo mendje njeriu eshte murator. Edhe mendja me e pervuajtur, hap nje vrime ose ve nje gur*

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •