Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 65
  1. #31
    Pėrshėndetje number!
    Tė falenderoj pėrzemėrisht pėr materialin qė solle, sepse edhe unė tek botimi qė kam lexuar nuk e kam kėtė pjesėn. Madje as me pjesėn ku merret vesh origjina aristokratike e Guinplen nga tė tjerėt dhe as pjesėmarrjen e tij nė Dhomėn e Lordėve, por pėrshkrimin nė lidhje me trajtimin e plotė vetėm sa e jep tek pjesa hyrėse e librit, madje ku pėrmend edhe vdekjen mė pas tė Deas, dhe mė pas edhe vetė vdekjen e Guinplen. Botimi qė kam lexuar unė, mbaron aty ku tė dy fillojnė t'i shfaqin ndjenjat njėri tjetrit dhe vendosin tė martohen...
    Duke qenė se ky roman njihet ndryshe edhe si "Aristokracia", kam pėrshtypjen se kjo pjesa tjetėr si vazhdim do jetė nė ndonjė botim qė mban kėtė si titull, dmth mė gjithėpėrfshirės. Nė fakt edhe "Katedralen e Parisit" unė e kam hasur me dy lloje botimesh.

    Tek po e lexoja materialin qė solle, mė erdhi ndėrmend fakti sesi Hygo nė kryeveprat e tij gjen ta mbyllė nė kėtė trajtė: ku pasi vdes njė nga njerėzit e Dashur, tjetri vendos tė vdesė vetė pas Tij. Tek "Viti '93" pasi Simurdeni si nė shenjė besnikėrie dhe betimi ndaj Drejtėsisė tė cilės i kishte kushtuar gjithė jetėn, vendos tė vrasė birin e tij nė shpirt, njeriun qė donte mė shumė se veten, krijesėn e tij, nxėnėsin tek i cili kishte 'derdhur' shpirtin e tij dhe e kishte bėrė njė burrė tė madh - Govenin! Dhe pas kėsaj, vendos tė vrasė edhe veten...
    Po ashtu edhe tek "Katedralja e Parisit" pasi dėnohet me vdekje Esmeralda, Kuazimodo i cili e donte mė shumė se veten e tij, vendos vetė tė vdesė pėrqafuar pranė trupi tė saj tė pajetė....
    E njėjta mbyllje edhe tek "Njeriu qė qesh"...

    Personazhet e Hygoit, nuk i ndan as vdekja nga tė Dashurit e Tyre ...

    Po e sjell njė tjetėr fragment nga "Njeriu qė qesh":

    “Secili prej tyre mundohej pareshtur tė kuptonte se ē’ndjente tjetri, dhe qė tė dy kishin arritur tė ėndėrronin njėsoj; njė mendim qė i lindte njėrit – i lindte pėrnjėherėsh edhe tjetrit. Kur ecte Guinpleni, Deas i dukej sikur dėgjonte hapat e njė Hyjnie. Ata shtrėngoheshin me njėri tjetrin nė njė farė gjysmėerrėsire yjesh plot aromė, me shkėlqim muzike, me trajta verbuese arkitekturale, me vegime: Ata ishin tė njėri tjetrit; e dinin qė qenė lidhur pėrgjithmonė me tė njėjtat gėzime e tė njėjtat ekstaza, dhe nuk kish asgjė mė tė ēuditshme sesa ajo Parajsė e krijuar nga dy Qėnie tė dėnuara pėr tė vuajtur. Ferrin e tyre e kishin bėrė Parajsė – kjo ėshtė Fuqia jote Dashuri!”

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    161
    te falenderoj edhe une per gjithe ket pershkrim qe me bere reth librave te hugoit me ato fjale kaq te kuptueshme dhe te bukura si ne komentet tjera... libri njeriu qe qesh me ka pelqyer shume sidomos ato faqet qe shpjegon ligjet e natyren ato stuhira ,fortuna ne det ne eresire debora ruga e veshtire e femijes etj oof fantazi ,, per fat te keq librin 'viti 93' nuk e kam lexuar ende dhe 'te mjeret' duhet ti gjej edhe volumet tjera se vetem te parin e kam lexuar, vertet eshte nje shkrimtar i madh

    te prsh,

  3. #33
    Ahh... Hygoi Hygoi...mashkulli qė kam pėr tė dashuruar gjithė jetėn

    Vitin '93 e kam lexu andej nga adoleshenca, dhe i kam mbajtur tė ruajtura pjesėt e mia tė preferuara, dhe i lexoj herė pas here. Mė ndodh shpesh qė nė ndonjė bisedė qė jam duke bėrė me miqtė, mė kujtohet ndonjė thėnie, fragment nga Hygoi dhe sa e pėrmendi, mė thonė menjėherė : "Si tė shndrisin sytė kur pėrmend Hygoin"
    Ka pėr tė ngelur gjithmonė i preferuari im, ėshtė ai qė edhe Dhimbjen e njeriut e Hyjnizon mė shumė se ēdo gjeni tjetėr....


    E veēanta e romanit "Viti '93" ėshtė se i kushtohet njė revolucioni tė vėrtetė, atij tė 1793, dhe paraqet si personazhe kryesore 3 persona historik (qė njihen pra nga historia) : Marati, Dantoni, Robespieri dhe 3 personazhe kryesore tė cilėt nuk i njeh historia, pra dikush mund t'i trajtojė nė prizmin e - persona imagjinarė qė janė: Lantenaku, Goveni dhe Simurdeni. Por meritat e revolucionit dhe trajtimin e hollėsishėm tė karaktereve njerėzore, ua atribuon kėtyre tre personazheve "imagjinarė" dhe jo atyre qė njeh historia me emra tė dokumentuar.

    Goveni dhe Simurdeni ishin pėr Republikė, ndėrsa Lantenaku pėr monarki. Hygo ka mjeshtėrinė qė nė personazhin e Lantenakut, pėrveē gjithė atyre tė metave qė kishte ai, tė shohė brenda tij edhe njė anė tejet humane qė fshihej pas atij njeri tė ashpėr e tė pashpirt nė dukje.
    Govenin e kishte rritur qė tė vogėl Simurdeni.

    Ku gaboi Goveni? "E meta" e Goveni ishte zemra e tij e butė, edhe pse fitmitar nė ēdo betejė kishte njė zemėr qė nė fund i nėnshtrohej mėshirės, faljes sė kundėrshtarit. Goveni nė fund, pas Fitores sė madhe, vendos tė lirojė nga qelia Lantekun (i cili tashmė ishte dėnuar me vdekje, dhe tė nesėrmen pritej ekzekutimi tij), duke gėnjyer rojet dhe u vendosur nė vend tė Lantenakut.

    *Njė fragment ku shfaqet karakteri i Govenit:
    "Ai nuk kishte per vete, vetem se krahun e tij qe mundte armiqte, dhe zemren e tij qe i falte . Fitimtar ai besonte se kishte te drejten t'i falte te mundurit"

    *Mė poshtė, kėtu, ėshtė njė pjesė e dialogut qė bėn Goveni me Simurdeni pasi Goveni ka hyrė nė qeli nė vend tė Lantenakut:

    "Kur njeriu eshte ne maje te shkalles atehere ka arritur te Perendia. Perendia hapet; njeriu s'ka tjeter vecse te hyje"
    "...Tė shtosh do te thote tė rritėsh; te rritėsh do te thote te madhosh......Une dua qe secili prej atributeve te njeriut te jete nje simbol qyteterimi dhe nje model perparimi; une dua Lirine faqe mendimit; Barazine faqe zemres; Vellazerine faqe shpirtit"


    Goveni theu njė rregull, pėr hir tė rregullave tė tij qė i vendoste zemra e tij, pėr hir tė atij pishtari qė e quante mėshirė, dhe pėr hir tė idealeve tė tija vetjake...pėr tė cilat nė fund vendos edhe ta dėnojnė, dhe do e dėnonin pikėrisht shokėt e tij mė tė ngushtė qė i kishin qėndruar nė krah gjithmonė, bashkė me Mėsuesin e tij Simurdenin - njeriu qė e donte mė shumė se vetė veten e tij. Goveni theu njė nga rregullat pėr tė cilin ishte bėrė Revolucioni, dhe e dinte qė duhej dėnuar pėr kėtė, dhe atė kishte vendosur vetė ta pranonte me dėshirėn e tij...
    Simurdeni ishte njė nga ata qė vendosėn dėnimin e tij, dhe nė fund ai vret veten...Fundi i atij romani ėshtė gjėja mė madhėshtore, sublime qė kam lexuar ndonjėherė... Mbaj mend qė kam qarė si kalama qarraman

    Tani po tė shkruaj njė pėrshkrim qė i bėn Hygo personazhit tė Simurdenit:

    "Simurdeni ishte nga ata njerėz qė kanė nė brendėsi tė tyre njė Zė dhe qė e mbajnė vesh atė Zė. Kėta lloj njerėzish duken si tė pakujdeshėm: aspak – ata janė tė vėmendshėm.
    Simurdeni dinte gjithēka dhe mohonte gjithēka. Ai dinte gjithēka nga shkenca dhe mohonte ēdo gjė nga jeta. Sė kėtejmi buronte edhe karakteri i paepur i tij. Ai kishte sigurinė e verbėr tė shigjetės qė nuk shikon tjetėr veē nishanit dhe qėllon drejt atje. Simurdeni besonte nė pjellorinė e mendjes sė tij tė ēeliktė, besonte se ēdo gjė ėshtė e drejtė dhe e ligjshme nė shėrbim tė sė Vėrtetės. Asnjė njeri nuk e kishte parė ndonjėherė tė qante. Virtyt i paaritshėm dhe i ftohtė si akulli. Ai ishte njeriu i drejtė qė tė kallte datėn. Simurdeni kishte njė mėnyrė tė foluri tė prerė, plot zjarr dhe tė idhėt, syrin e qartė dhe tė thellė dhe nė tė gjithė fytyrėn nuk e di ēfarė pamje tė indinjuar. I tillė ishte Simurdeni. Askush nuk e di emrin e tij (emrin e vėrtetė). Historia ka kėsij tė panjohurish tė tmerrshėm...
    Njė njeri i tillė a ishte vėrtetė njeri? Shėrbėtori i gjinisė njerėzore a mund tė dashuronte njeri? A mos ishte vallė me tė tepėrt njė shpirt, pėr tė qenė njė zemėr? Ky pėrqafim i stėrmadh qė pushtonte gjithēka e gjithėkėnd a mund tė rezervohej pėr ndonjė njeri? A mund tė dashuronte Simurdeni? Le ta themi : PO.
    (dhe njeriu tė cilin ai e donte aq shumė, ishte Goveni)
    Ai e dashuronte me gjithė fuqitė, edhe si baba edhe si vėlla, edhe si mik, edhe si krijues. Ai ishte biri i tij; bir jo i gjakut tė tij – por i Shpirtit dhe Mendjes sė tij. Simurdeni nuk ishte babai dhe kjo nuk isht vepra e tij, por ai ishte Mėsuesi dhe kjo ishte Kryevepra e tij. Kėtė zotni tė vogėl ai e kishte bėrė njeri. Kushedi, ndoshta njė njeri tė Madh!
    Ai i kishte kallur virusin e tmerrshėm tė virytit tė ri nxėnėsit tė vet, gjithė pėrparimin qė kishte nė veten e vet, ai i kishte derdhur nė damarėt e gjakut bindjen e vet, ndėrgjegjen e vet, idealin e vet...Nė kėtė tru aristokrati ai kishte shtėnė shpirtin e popullit. Shpirti pi sisė, zgjuarsia ėshtė njė gji. Ka njė analogji midis dados qė jep qumėshtin e vet dhe edukatorit qė jep mendjen e vet. Disa herė edukatori ėshtė mė baba se babai, ashtu sikur dadoja ėshtė mė nėnė sesa nėna. Kjo atėsi e thellė shpirtėrore e lidhte Simurdenin me nxėnėsin e vet (Govenin). Sa herė qė e shikonte kėtė fėmijė, atij i gufonte zemra nga dashuria...

    P.S- E bėra provė ta postoj kėtu librin Les Miserbales me tė 5 volumet, por nuk ma pranoi forumi. Do e gjej linkun ku mund ta shkarkosh si libėr dhe ta postoj kėtu, ok?
    Ja ku e ke edhe linkun: http://www.manybooks.net/titles/hugo...94lesms10.html
    Lexim tė kėndshėm

    Tė pėrshėndes!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 30-01-2012 mė 14:28

  4. #34
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Ne kuader nostalgjik: Yes*, brenda mundesive, mund te sjellesh nje pjesez te vogel nga fundi epik rreth pershkrimit te ekzekutimit dhe vajtimit te ushtareve?
    relata refero

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    161
    jo Yes* mos u mundo ti postosh librat ketu ne forum do ti mar ne shqip me mire ti kuptoj me mire, hehe te njejten gje sa u perket pjeseve te preferuara nga librat te njejten gje e kam bere edhe une kam mar shume pjese nga hugoi dhe i kam shkruar ne fletore dhe i lexoj here pas here por edhe disa te tjera i kam ne pc te ruajtura ne word, sa i perket Vitit 93 mbas keti libri qe jam duke e lexuar do ta mar patjeter ta lexoj, flm per pershkrimin edhe njehere dhe te uroj lexim te kendshem ne libra

    te pershendes!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga number : 30-01-2012 mė 15:12

  6. #36
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Ne kuader nostalgjik: Yes*, brenda mundesive, mund te sjellesh nje pjesez te vogel nga fundi epik rreth pershkrimit te ekzekutimit dhe vajtimit te ushtareve?
    Meqė anėtari number solli fundin e romanit "Njeriu qė Qesh", po e sjell pėrveē pjesės madhėshtore qė kėrkove, edhe fundin e romanit "Katedralja e Parisit", ku gjendet skeleti Kuazimodos pranė atij tė Esmeraldės...

    Katedralja e Parisit:


    ...Atėherė Kuazimodo e hodhi vėshtrimin te cigania, trupi i sė cilės, i varuar nė litar, po pėrpėlitej ende nė agoni nėn fustanin e saj tė bardhė, tha me njė dėnese qė e ēoi peshė krahėrorin e tij tė shėmtuar:
    -Oh, humbi tani gjithēka qė doja unė!
    *
    Kuazimodoja ishte zhdukur qė atė ditė nga Katedralja dhe nuk u pa mė. Dhe vėrtetė, atė nuk e pa mė askush dhe askush nuk e mori vesh se ē’ishte bėrė....
    Ja se ē’kemi mundur mė pas tė zbulojmė....
    Nja njė vit e gjysmė apo dy vjet pas ngjarjeve me tė cilat merr fund kjo histori, kur erdhėn ta kėrkonin nė varrezėn e Monfokonit kufomėn e Oliver Le Denit, qė kishte qenė varur dy ditė mė parė dhe tė cilit Karli i VIII i bėr njė nder tė madh duke lejuar qė trupi i tij tė varrosej nė Sen Loren nė njė rreth shoqėror mė tė denjė, gjetėm midis atyre kėrmave tė nveritshėm dy skelete, njėri nga tė cilėt dukej se mbulonte tjetrin tė shtrėnguar fort nė gji. Njėri prej kėtyre tė dyve ishte njė skelet gruaje (i Esmeraldės/ciganes), qė kishte ende disa copa tė ronitura tė njė fustani dikur tė bardhė; rreth qafės i dukej njė gjerdan me kokėrriza dafine bashkė me njė qeske tė vogėl mėndafshi tė zbukuruar me rruaza tė blerta; qeska ishte e hapur dhe e zbrazėt. Kėta sende dukej qė kishin njė vlerė aq tė paktė, saqė as xhelati nuk kishte dashur t’i pėrvetėsonte. Skeleti tjetėr qė shtrėngonte fort tė parin, ishte njė skelet burri. U vu re se ky skelet e kishte shytllėn kurrizore tė shtrembėr; kokėn tė ngjeshur midis shpatullave dhe njėrėn kėmbė mė tė shkurtėr se tjetėrėn. Por vertebrat e qafės sė tij ishin tė paprekura, gjė qė tregonte se ai nuk kishte qenė varur. Ky njeri pra, kishte ardhur vetė aty dhe kishte vdekur. Kur deshėn ta ndanin nga skeleti qė mbante pėrqafuar, ra dhe u bė hi e pluhur...


    Dhe pėr ta mbyllur me atė pjesėn madhėshtore tė Romanit Viti '93:

    Goveni arriti nė kėmbėt e skelės. U ngjit sipėr. Oficeri, qė komandonte granatierėt e shoqėroi gjer aty. Goveni zgjidhi shpatėn dhe ia dorėzoi oficerit…
    Ai i pėrngjiste njė vizioni. Kurrė nuk ishte dukur kaq i bukur. Flokėt e tij tė zezė valėviteshin nė erė; asokohe nuk i prisnin flokėt. Qafa e tij e bardhė tė sillte ndėrmend njė grua, dhe syri i tij heroik dhe sovran tė sillte nė mend njė KryeĖngjėll. Ai qėndronte mbi skelėn e gijotinės - ėndėrronjės. Edhe ky vend ėshtė njė majė. Goveni ishte mė kėmbė, i madhėrishėm dhe i qetė. Dielli, duke e mbėshtjellė, e nxirrte nė pah si ndonjė Dritė Lavdie.
    Megjithatė i dėnuari duhej lidhur. Xhelati erdhi me njė litar nė dorė.
    Nė atė ēast, kur panė kapitenin e tyre tė ri tek shkonte me aq guxim nė thikė, ushtarėt nuk duruan mė; zemra e kėtyre burrave tė regjur nė luftra shpėrtheu. Atėherė u dėgjua ajo gjė e stėrmadhe, dėnesa e njė ushtrie. Njė britmė ēau ajrin: Falje! Falje! Disa ranė nė gjunjė, disa tė tjerė flaknin pushkėt dhe ngrinin krahėt drejt platformės, ku ishte Simurdeni. Njė granatier bėrtiti duke treguar gijotinėn:
    -A pranohen zėvendėsa nė kėtė punė? Ja ku mė keni mua. – Tė gjithė pėrsėrisnin me zjarr: "Falje! Falje!" Edhe luanėt sikur ta kishin dėgjuar kėtė, do tė ishin tronditur ose do tė ishin frikėsuar, sepse lotėt e ushtarėve janė tė tmerrshėm.

    Xhelati qėndroi, duke mos ditur se ē’tė bėnte.
    Atėherė njė zė i prerė dhe i ulėt, por qė megjithatė tė gjithė e dėgjuan - kaq fort ishte e pėrzishėm, bėrtiti nga maja e kullės:
    -Tė zbatohet ligji!
    Ata e njohėn theksin e papėrkulshėm. Simurdeni kishte folur. Ushtria u rrėnqeth.
    Xhelati nuk e bėri fjalėn dysh. U afrua duke mbajtur litarin.
    -Prisni, – tha Goveni.
    Ai u kthye nga Simurdeni, i bėri me dorėn e djathtė qė i kishte mbetur ende e lirė, njė shenjė lamtumire; pastaj qėndroi ta lidhnin.
    Kur ishte lidhur, i tha xhelatit.
    -Mė falni. Edhe njė ēast.
    Dhe thirri:
    -Rroftė Republika!
    E shtrinė mbi dėrrasėn si lisharėse, ajo kokė e hirshme dhe krenare u kapllos e mallkuar; xhelati ia ngriti flokėt butė-butė, pastaj shkeli sustėn; trekėmbėshi u zgjidh dhe rrėshqiti nė krye ngadalė, pastaj me shpejtėsi; u dėgjua njė goditje e llahtarshme.
    Nė tė njėjtin ēast u dėgjua edhe njė krismė tjetėr. Goditjes sė sėpatės iu pėrgjigj njė krismė kobureje. Simurdeni kishte kapur njėrėn nga koburet qė mbante nė brez, dhe nė ēastin kur koka e Govenit po rrėkėllehej nė shportė - Simurdeni e shpoi tej zemrėn e tij me njė plumb. Njė valė gjaku i doli nga goja… Ai ra i vdekur.
    Dhe kėta dy Shpirtra, Vėllezėr tragjikė - fluturuan bashkė... Hija e njėrit pėrzier me Dritėn e tjetrit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 30-01-2012 mė 15:46

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    KENI NJE FALENDERIM TE MADH PREJ MEJE ......SHUM TE MADH
    Dhe kėta dy Shpirtra, Vėllezėr tragjikė - fluturuan bashkė... Hija e njėrit pėrzier me Dritėn e tjetrit.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  8. #38
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Me pelqen shume menyra se si e ka pershkruar personazhin e barkilfedros ne romanin njeriu qe qesh,gjithashtu edhe mardheniet mes guinplenit dhe deas,megjithate behet i bezdisur si ti,yes,kur ndalet ndonjehere ne detaje

    a nder poezite do vecoja mantelin perandorak,me aq sa kam lexuar prej tij

  9. #39
    Citim Postuar mė parė nga cool_shqype Lexo Postimin
    KENI NJE FALENDERIM TE MADH PREJ MEJE ......SHUM TE MADH
    Tė lutem...
    Ėshtė kėnaqėsi nga ana ime tė sjell diēka nga Hygo.

    Citim Postuar mė parė nga number Lexo Postimin
    per fat te keq librin 'viti 93' nuk e kam lexuar ende dhe 'te mjeret' duhet ti gjej edhe volumet tjera se vetem te parin e kam lexuar, vertet eshte nje shkrimtar i madh
    Tek volumi i parė i "Tė mjerėt" qė ke lexuar, e ka cekur edhe aty Revolucionin Francez tė cilit i kushtohet i gjithė romani "Viti '93". Dhe pikėrisht tek volumi i parė shfaqet me anė tė bisedės sė Bishopit me njė nga hartuesit e Kushtetutės, njė bisedė e cila i transformoi pothuajse tė gjitha idetė qė kishte deri nė atė ēast Bishopit, qė la aq gjurmė tek ai Urtėsia e njė prej hartuesve te Kushtetutės i cili tashmė ishte distancuar nga jeta mėparshme, madje edhe i paragjykuar nga masa duke qenė se edhe pse kishte qenė njė nga reformatorėt nė vendosjen e Republikės, nė fund kishte votuar kundėr varjes sė mbretit.

    Po tė cek vetėm dy fragmente nga ku shprehet ky njeri reformator i asaj kohe, (uroj qė do tė kujtohet kjo pjesė) nė lidhje me Revolucionin, pėr tė cilin Bishopi mė parė kishte qenė skeptik lidhur me menyrėn sesi u realizua:

    "E Drejta ka zemėrimin e saj, dhe zemėrimi i sė drejtės ėshtė element pėrparimi. Sidoqoftė dhe pavarėsisht nga ajo ēfarė mund tė jetė thėnė; Revolucioni Francez ishte hapi mė i rėndėsishėm i njerėzimit qė prej lindjes sė Krishtit. Mbase i paplotė, por Sublim!
    Solli lirinė nė tė gjitha llojet e panjohura tė shoqėrisė, zbuti shpirtrat me anė tė qetėsisė qė sjell Ndriēimi (Drita), solli lindjen e qytetėrimit mbi Tokė...Ishte gjė e mirė...Revolucioni francez ishte Shenjtėrimi i njerėzimit."


    ....Dhe me sytė qė i shkėlqenin tha: “Revolucioni francez pati Arsyen e tij tė ekzistencės; zemėrimi i tij do tė shlyhet nga e ardhmja sepse qėllimi i tij nė arritjen e rezultatit pėrfundimtar ėshtė pėr njė Botė mė tė mirė. Kėto goditje tė tmerrshme, kanė sjellur pėrpara njerėzimin... Po, vrazhdėsitė e kryera nė emėr tė pėrparimit quhen Revolucione. Kur ato kanė pėrfunduar, fakt i njohur ėshtė; qė njerėzimi ėshtė trajtuar ashpėr pėr hir tė pėrparimit!

    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Me pelqen shume menyra se si e ka pershkruar personazhin e barkilfedros ne romanin njeriu qe qesh,gjithashtu edhe mardheniet mes guinplenit dhe deas,megjithate behet i bezdisur si ti,yes,kur ndalet ndonjehere ne detaje
    Haha...unė e kam shumė tė theksuar kėtė dhėnien pas detajeve...jo mė kot e dashuroj Hygon, ėshtė shpirti im binjak :P
    Sa pėr pershkrimin e personazhit tė Barkilfredo, edhe mua mė ka pėlqyer, madje njė pjesė tė cilėn e kam shkėputur qė nga koha kur e kam lexuar nė lidhje me tė, ėshtė kur personazhin e tij e njėson me gjithė atė pjesė tė njerėzimit qė i pėlqen tė bėjė keq...
    Kjo pjesa kėtu:
    "Xhelati kur pėrdor hekurin e skuqur, digjet pak edhe vetė, por kjo nuk i bėn asnjė pėrshtypje. Ngaqė tjetri vuan mė shumė, vuajtja jote s’tė duket asgjė. Kur sheh sesi pėrpėlitet ai qė torturohet pėr vdekje, tė pushon menjėherė ēdo dhimbje. Dėmto sa tė mundesh, pa le tė bėhet ē’tė bėhet. Kur u bėni njerėzve keq, ju merrni pėrsipėr njė farė pėrgjegjėsie. Duke vėnė tjetrin nė rrezik, ju vini edhe jetėn tuaj nė rrezik, sepse rrjedha e ngjarjeve mund t’iu pėrmbysė pa pandehur edhe ju. Por kjo nuk e ndalon njeriun qė ėshtė me tė vėrtetė i keq. Vuajtjet e njerėzve janė gėzim pėr tė. Ai dėfren kur sheh tjetrin qė sfilitet. Vuajtjet e ngazėllejnė pa masė. Atij i kėndon zemra kur sheh tortura. Ambicie, lakmi janė fjalė qė duan tė thonė se dikush flijohet pėr tė kėnaqur tjetrin. Sa gjė e trishtuar: edhe vetė shpresa mund tė ketė njė kuptim tė mbrapshtė.
    Tė kesh mėri dikė, do tė thotė t’i duash tė keqen. Pse jo tė mirėn? Mos vallė sepse vullneti ynė priret mė shumė nga e keqja? Njė nga detyrat mė tė rėnda pėr njeriun e drejtė, ėshtė tė shkulė vazhdimisht nga shpirti i tij njė keqdashje qė mezi duket. Pothuajse tė gjitha dėshirat tona, po t’i kėqyrėsh hollė pėrmbajnė diēka qė do na vinte turp t'i rrėfenim.
    Por keqbėrėsi i pėrsosur – dhe nė botė ka vėrtetė njė pėsosuri tė fėlliqur – ndjek kėtė rregull: sa mė keq pėr tė tjerėt, aq mė mirė pėr mua. Ndėrgjegjja e tij ėshtė njė gufė e errėt"

    Meqė jemi tek kėta personazhet e sė 'ligės', po ashtu mė ka pėlqyer shumė edhe pėrshkrimi qė i bėn priftit Klod Forloi tek "Katedralja e Parisit" nė lidhje me faktin sesi shpėrfytrohet karakteri i tij kur dashuron Esmerladėn; i cili e dashuronte dhe urrente nė tė njėjtėn kohė, aq sa ishte ai vetė qė i solli asaj dėnimin me vdekje pėr njė krim tė cilin e kishte kryer ai vetė...
    Dmth e urrente sepse e dashuronte...
    S'po zgjatem mė nė detaje, se kur filloj unė tė flas pėr Hygon, s'pushoj dot por pėr ta mbyllur po citoj pak mbi Klod Forloi rreth dashurisė sė tij pėr Esmeraldėn:

    "Me sa tėrbim zien e vlon deti i pasioneve njerėzore kur nuk ka se ku tė derdhet; sesi mbushet, sesi gufon dhe sesi shpėrthen nė dėnesa tė brendshme dhe nė pėrpėlitje tė heshtura, derisa tė ēajė digėn dhe ta prishė shtratin e vet...brenda Etnės sė mbuluar pėrsipėr me dėborė fshihet njė llavė e zjarrtė, e thellė, e furishme...."

    "Duke vėzhguar nė kėtė mėnyrė shpirtin e tij, ai kuptoi se ē’vend tė madh u kishte lėnė nė tė natyra e pasioneve...ai hulumtoi tėrė urrejtjen dhe ligėsinė qė fshihej nė zemrėn e tij pastaj duke vėzhguar me syrin e ftohtė tė njė mjeku qė studion njė tė sėmurė, u bind se kjo urrejtje dhe kjo ligėsi nuk ishte gjė tjetėr veēse njė dashuri e shtrembėruar; se Dashuria ky burim i virtyteve tė njeriut, shndėrrohet nė diēka tė pėrbindshme nė shpirtin e njė prifti, dhe se njė njeri si ai bėhet demon duke u bėrė prift...Shikoi anėn mė tė errėt tė pasionit tė tij fatal, tė dashurisė gėrryese dhe helmuese, urryese dhe tė papėrmbajtur – qė e kishte ēuar ciganen nė trekėmbėsh dhe atė vetė nė skėterrė; ajo ishte e dėnuar – ai ishte i mallkuar!"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 10-02-2012 mė 12:46

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-03-2011
    Postime
    253
    Vertet qe je nje person i mencur, Yes!

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •