"Dielli lind nga zjarri, Hena lind nga Dielli. Zjarri eshte Shpirti i gjithesise. Atomet e tij fillestare perhapen ne mbare boten, duke rrjedhur pareshtur ne forme rrekerash pa fund. Ne pikat ku keto rreke kryqezohen ne qiell - sajojne Driten; ne pikat ku priten ne toke - sajojne Arin. Drita dhe Ari jane e njejta gje. Ari eshte zjarr ne gjendje te ngurte. Ndryshimi ndermjet te dukshmes dhe se prekshmes, ndermjet gjendjes se lengshme dhe gjendjes se ngurte te se njejtes substance, eshte po ajo qe verejme ndermjet avujve te ujit dhe akullit. Asgje me shume. Kjo nuk eshte aspak fantazi - ky eshte Ligji i pergjithshem i Natyres....Drita qe bie ne doren time eshte Ar! Jane po ato atome, vecse te bymyera sipas nje ligji te caktuar; mjafton qe ato t'i ngjeshim sipas nje ligji tjeter"........................................... .
(Viktor Hygo)
Yes*, nuk ke humbur asgje me kohen qe i ke kushtuar nje nga koloseve me te medhenj te letersise boterore. Viktor Hygo mbete nje nga shkrimtaret me te medhenj te te gjitha koherave. Eshte e pashpjegueshme menyra e tij e te shkruarit, te konceptuarit, menduarit, enderruarit dhe menyra se si ai jep zgjidhjet ne problematikat qe ngre.
Per mua, bashke me Tolstoin jane shkrimtaret me te mire te kohes se tyre, dhe padyshim qe jane nder ikonat e letersise boterore te te gjitha koherave.
Ai eshte me i dalluar ne Romanet e tij, sidomos "Viti 93" dhe "Te Mjeret". Jane dy vepra te pavdekshme.
Por une jam mallengjyer kur kam lexuar poezine qe i ka kushtuar vajzes se tij, e cila i vdiq ne moshe te re. Vajtimi i tij te rremben dhe te ben te zhytesh ne boten e tij shpirterore dhe te perjetosh po ato ndjenja qe ka patur edhe ai ne momentin qe ka shkruar ate poezi.
Po e sjell ketu:
Viktor Hygo - Vajtimi per bijen
Tani qe shkova nga Parisi i veshtire
Mermer, tavane, truall, mjegull nuke shoh,
Tani jam nene lisa, nene deg' i shtrire
Dhe bukuri' e qiellit mendjen po ma ngroh
Tani nga zia qe me cthurri si germadhe
I zbeht' i gjalle dal,
Me hyn ne zemer paqja e natyres madhe
Dhe qetesi me fal
Tani me valat det' i gjere me gostit,
Me prek i qeti, madheshtori horizont;
Tani te thellat te verteta po nxonit
Dhe lulet e lendines syri m'i gezon
Tani o Perendi, po gjenj fuqine sterre
Te shoh me syt'e zes
Te shkretin gur ne te cilin vajz' e mjere
Fle gjumin pa mengjes
Nga pamjet perendore mendja m'u ndricua,
Nga fushat, pyjet, brigjet, lumi i kulluar,
Shoh vogeline time dhe cudit' e tua,
Mbleth mendjen, di qe je i madh i pambaruar.
Ja ku te vinj, o Ate qe besonj, o Zot,
Te sjell perunjesisht
Zemren qe ma ke mbushur me lavdi, dhe sot
Ma theve plotesisht.
Ja ku te vinj, o Zot, dhe prokllamonj qe je
I mir'i embel'i dhempshur, Perendi i Jetes,
I vetem qe di se c'ben edhe perse.
Njeriu eshte kallm i shembur i kenetes.
Te thom varri, kur te vdekurit mbulon,
Porten e qiellit hap,
Qe jeta jone tatepjete kur mbaron
Perpjete nis me vrap.
Je i pasosur, absollut dhe i vertete,
Ti vetem, At i larte, e pranonj mi gju;
Pranonj qe esht' e mire, esht' e drejte
Qe zemra m'u pergjak, se Zoti e deshi ashtu.
Me s'kundershtonj per asnje gje qe po me ther,
Se ashtu deshe Ti;
Shpirti nga zi ne zi, edhe nga vrer ne vrer
Shkon ne perjetesi
S'po shohim kurr' asgje pervecse nga nje ane,
Tjatrr'ane mbytet ne myster e ne furtune;
Njeriu vuan nene zgjedh' e s'e di shkakne,
Cdo gje i fluturon, asgje s'i hyn ne pune.
O Zot, perhere na rrethon me shkretetine
Me pranga dhe me fre;
S'ke dashur kurre te na japesh sigurine
Dhe gazin permbi dhe.
Sa shohim nje te mire, fati na e tret,
S'na dhe asgje ne jeten rrot' edhe rodhan
Qe te qendronje dhe te thoni, mor aman:
Kamnje shtepi, nje are dhe nje dashuri.
Cdo gje e shohim per nje cast te kufizuar
Dhe mplakemi pa shtek;
keshtu na qenka, ashtu ka per te vazhduar.
Pranonj edhe s'me prek.
Kjo bot'o Zot, kjo harmoni e pandryshuar
Perbehet me vajtime edhe me krentime;
Berthama jemi ne tufan te pambaruar,
Te miret hipin dhe te liqte zhyten ne mundime,
E di, o Zot, ke pune shume dhe s'ke nge
Per ne te behesh vrer;
Per nenen vdekj'e foshnjes djek si nje rrufe,
Po ty s'te ben qeder.
E di qe pema bie kur i fryn nje ere,
Zogut i bie penda, lulja shkunt aromen;
Krijesa eshte rrot' e madhe si potere
Dhe sillet rrotull duke shtypur udhes llomen.
Se ditet e muajt, valat, syte qe vajtojne
Kalojne pa pushim,
Se bari do te mbije, foshnjat do te shkojne,
E di, o Zoti im.
Ne qiellin tent persiper reve te veshtira,
Ne kaltersiren e patundur madheshtore
Po mbrun e po gatit kush e di c'miresira
Ku hyn si pjes'e duhur dhembja njerezore.
Per planet e panumerta qe po permban
Te duhet pa dyshim
Te mbytesh bukurit' e dheut ne tufan,
Ne zi dhe ne mjerim.
Kanunet qe hartojne fatin njerezor
Nuke tronditen, nuk zbuten asnje here,
Se s'munt. o Zot, ta cthuresh rendin boteror
I shtyre nga meshira per njerin' e mjere.
O Zot i madh, te lutem hith nje sy mi mua,
Sheroje shpirtin tim;
I embel, i perunjur posi foshnj' e grua
Te vinj me adhurim.
Kujto, o Zot, qe kam punuar qe ne krye,
Qe jam perpjekur, jam mejtuar, kam leftuar,
Natyren kam shpjeguar plot me aresye,
Cdo gje me kthjellesine tende e kam ndricuar.
Detyren time e mbarova beserisht,
Perballa zemerim,
Pra nuke prisnja me te drejt' e natyrisht
Nga Ti kete cperblim.
Nuk e parashikonja kurre qe dhe Ti
Me krahun tend te me goditje mun mi koke
Dhe mua qe kam patur rralle prokopi
Te ma varrosnje bijen kaqe shpejt ne toke.
Me zemren te plagosur kaqe rend'u drodha
Te nema me furi
Si foshnje edhe kunder teje nofta hodha
Nje gur ne det te zi.
Kujto, o Zot, njeriu po dyshon kur vuan,
Se syri qe po qan verbohet n'erresire,
Se ne budrum ku eshte nuk cquan,
S'te sheh e s'te perfill e s'te kerkon meshire.
Njeriu, qe fundoset thelle ne gremine,
Ne pis'e ne katran,
Nuk esht'e mundur te gezonje qetesine
Te yjve ne mejdan.
Sot une, qe, si nene isha i dobesuar,
Ne kembe te perunjem nen qiell te lire,
Nga hidherimi' i eger ndjej qe jam ndricuar
Duke shikuar gjithesine ca me mire
O Zot, e di qe jam i cmendur pa kufi,
Kur murmurit e shaj;
Pra hesht, s'mallkonj e s'akuzonj, po nen liri
Te cirrem e te qaj.
Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
Posa njerin' e bere per litar dhe hu;
Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
Dhe te pyes: Moj bije, a e di qe jam ketu?
Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
Posa njerin' e bere lerme dhe hu;
Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
Dhe te pyes: Moj bije, a e di se jam ketu?
Me ler t'i unjem mbremane mbi varr t'i flas
Kur bota rreth pushon,
Se nofta engjelli ne qiell, kur te bertas,
Cel syt' e me degjon.
Ajme, per kohen e kaluar kam zili;
Tani asgje ne bote ngushellim s'me sjell;
Perhere ate cast me sy e shoh tani
Kur hapi krahet edhe fluturoi ne qiell.
Nuk e harronj gjer sa te vdes castin e zi;
C'te qava, o cast, me kot!
Bertita: O Zot, qeparthi e kisha dhe tani
S'e kam! Dhe qaj me lot.
Zot, mos u zemero, faqen ma dhe per hall,
Syrin ma dhe per lot.
Po force dhe takat s'mi dhe perball
Zullumet bot e bot.
Shiko, femijet po na duhen pa dyshim,
o Zot, se fati na permbyti n'erresire,
Na thuri me andrralla, helm e hidherim,
Po nje mengjes na zbardh me hir edhe meshire.
Nje foshnje lint, nje kok' e dashur dhe e shtrenjte,
E vogel, gas perhap,
E bukur sa beson qe dot' e saj e shenjte
Porten e qiellit hap.
E pashe lulen qe Imzot ne kopsht me mbolli,
u rrit me hir, me embelsi dhe kthjellesi,
E dashura nga nata ne mengjes na solli,
Na driti si nje diell zemer dhe shtepi.
Vazhdoi me vjete si i vetemi gezim
Qe munda t'enderronj;
Tani, o Zot i madh, kupto, se c'hidherim
Po ndjej qe s'e shikonj.
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Yes* kjo qe ke shkruar desha te di ku e ke lexuar ne cilin liber te Viktor Hygo eshte, une e kam lexuar vetem Te Mjeret (volumin 1).
"Dielli lind nga zjarri, Hena lind nga Dielli. Zjarri eshte Shpirti i gjithesise. Atomet e tij fillestare perhapen ne mbare boten, duke rrjedhur pareshtur ne forme rrekerash pa fund. Ne pikat ku keto rreke kryqezohen ne qiell - sajojne Driten; ne pikat ku priten ne toke - sajojne Arin. Drita dhe Ari jane e njejta gje. Ari eshte zjarr ne gjendje te ngurte. Ndryshimi ndermjet te dukshmes dhe se prekshmes, ndermjet gjendjes se lengshme dhe gjendjes se ngurte te se njejtes substance, eshte po ajo qe verejme ndermjet avujve te ujit dhe akullit. Asgje me shume. Kjo nuk eshte aspak fantazi - ky eshte Ligji i pergjithshem i Natyres....Drita qe bie ne doren time eshte Ar! Jane po ato atome, vecse te bymyera sipas nje ligji te caktuar; mjafton qe ato t'i ngjeshim sipas nje ligji tjeter"........................................... .
(Viktor Hygo)
Pershendetja number! Pjesa qe me pyetet, eshte marre nga romani "Katedralja e Shen Merise se Parisit" .
Une, "Te Mjeret" qe e keni lexuar ju, per fat te keq akoma nuk e kam lexuar; i kam bere vetes si detyre, nje liste kete vere me librat qe do lexoj, dhe besoj se "Te Mjeret" - do ta kapi andej nga Shtatori
MaDaBeR, te falenderoj per vargjet e mrekullueshme qe solle, kisha kohe pa i lexuar....
Ne disa biseda te miat me bashkebisedues te ndryshem, rreth autoreve te librave, kam verejtur qe edhe ata e kishin Hygo-in si idhullin e rinise dhe si "dashuri te pare"Vertete interesante, qe Hygoi dhe Tolstoi mbeteshin idhujt e rinise se tyre....
Yes* keta te dy Jane romancieret me romantike te kohes se tyre. Ishin magjike dhe arrinin te hynin pa kuptuar ne mendjen e shpirtin e lexuesit. Dmth, kur lexon keto dy autore, te duket sikur ngjarjet po i perjeton vete, jo se po lexon nje roman. Made here here, disa bashkekohes te tyre, te vetequajtur intelektuale e akademike, si dhe kisha, I Kane akuzuar per heretike![]()
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Yes*, ne shkrimin pak me lart, jo me kot permenda qe Hygo, ka qene nje nga shkrimtaret e akuzuar nga Kisha ne kohen kur ka jetuar, se bashku me shume bashkekohes se tij.
Koha me e erret e dhe me poshteruese per Kishen Katolike, sipas mendimit tim, ishte ne kohen kur mbreti Xhejm I i Anglise (VI i Skocise), shpalli nje dekret mbreteror ku njihte te drejten e shtetasve britanike per te qene te lire ne besimin e tyre fetar (do ta shtjelloj gjeresisht ne nje teme tjeter kete). Nga kjo u frymezua nje revolucion i papare shkencor qe filloi me Robert Byle, Robert Hooke e qe u pasua nga Isaac Newto. Dhe fill pas ketij revolucioni shkencor, kemi ardhjen e nje tjeter revolucioni, ate te rilindjes, me kolose si Hugo, Tolstoi, Flober.
Dhe ēuditerisht, te gjithe kto figura, nuk jane mirepritur nga Kisha e asaj kohe. Ajo i luftoi me ēdo mundesi kishte keto figura, dhe nuk beri perjashtim as me shkrimtaret e kohes.
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Qe mos te devijoj shume nga tema, por qe te jem prap brenda saj; Nese e ke lexuar vepren e tij "Katedralja e Shen Merise se Parisit", aty Hugo ironizon shume dhe jep disa fakte historike, ne lidhje me ate se; cfare pushteti kishte Kisha ne ate kohe, dhe se cfare bente kundrejt njerezve te dijes, dhe mbi te gjitha kunder Alkimisteve .
Me ane te figures se priftit Klod Forloi, permend edhe rastin kur ky prift me pushtetin qe kishte, urdheron prokuroret qe te torturonin nje alkimist, me menyrat me makabre, qe ai nen ndikimin e tortures te nxirrte sekretet e Alkimise ne menyre qe prifti t'i pervetesonte per vete. Ne kete rast, ai kishte gjetur si akuze ndaj alkimistit gjoja se merrej me magji(tani lidhjen beje vete).
Nganjera ane, prifti , per vete kishte nje dhome te vogel, ku mundohej te praktikonte dijet e alkimisteve, te cilat i kishte pervetesuar ne menyren qe permenda me siper. Madje edhe pershkrimi i shkurter qe bera me lart ne lidhje me ate se "dielli lind nga zjarri dhe hena lind nga dielli, dhe arin e alikimisteve...", pikerisht eshte nje cast, kur prifti i cili i quante magji ne syrin e popullit, per vete kishte nje etje te pashuar qe te mesonte per vete dijet alkimike.
Nuk e di a e ke lexuar, sepse do kisha dashur ta diskutoja me shume kenaqesi kete pjese....dhe shume te tjera tek kjo veper.
Gjithashtu pershkruan edhe arkitekturen e asaj kohe (Hygo ka pasur dije shume te kenaqshme persa i perket edhe vete arkitektures, duke qene se qe i vogel njohjet qe ka pasur, i'a kane mundesuar pervetesimin e njohurive edhe te kesaj
fushe) dhe thekson, se ne ate kohe, edhe stili i arkitektures ishte kryekeput rebelim ndaj Kishes, madje shprehej se edhe vete disa katedrale paraqesnin kuptimin simbolik krejt te huaj per kultin fetar dhe armiqesor ndaj Kishes. Se kush ndertonte ne ate kohe katedralet, beja lidhjen vete![]()
Flameli, thote se eshte gjeja me e thjeshte, te merret zjarri tokesor. Flameli! - C'emer profetik: Flamel, Flamme! Flaka. Po - zjarri! Ketu eshte tere puna! ...Oh sa do te qeshte me mua Klodia Pernela, qe nuk mundi ta shkepuste kurre Nikola Flamelin, prej vepres se tij te madhe! Ja, une mbaj ne dore, cekicin magjik te Ze Shiel-it, sa here qe ky rabin i tmerrshem, i binte kesaj gozhde, me kete cekic brenda ne qelen e vet, cilido prej armiqve te tij, qe Ze Shiel e kishte denuar me vdekje, edhe sikur te ishte 250 km larg, fundosej nje pash nen dhe`. Edhe vete mbreti i Frances, pasi trokiti me ngut tek dera e ketij magjistari, u fundos deri ne gjunje ne kalldrem te Parisit. Kjo ka ndodhur, me pak se 3 shekuj me pare. Tani, kete cekic dhe kete gozhde, i kam une, por ne duart e mia, keto vegla jane me te rrezikshme sesa nje cekic vozaxhiu ne duart e nje farketari. Sidoqofte, tere puna eshte te gjendet fjala magjike, qe shqiptonte Ze Shieli, kur i binte gozhdes.................. (pjese monologu e Klod Forloi)
(Viktor Hygo)
Yes* desha tet pyes mbasi e ke lexuar librin "Njeriu qe qesh" une ne fb pash nje pjese te keputur nga libri nje fragment mund ta shikosh ketu http://www.facebook.com/note.php?not...23160664393042 por une ket pjese nuk e kam ne liber nuk e kam lexuar a ndoshta nuk e kam komplet librin nuk e di
Krijoni Kontakt