Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    qe te falesh uj apo tok apo lek.. duhet ti kesh me qitap.. pastaj i fal..
    ..
    Shiko me këtë fjali e ke thënë vetë atë që do të thosha unë.
    Dmth. nuk ke se ç'të ndash po nuk e pate tënden.
    Dhe boll me ato epitete që përdor se më hape barkun, mos më detyro të filloj unë me "poezit" e mija.

  2. #12
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Do tju lutesha te gjitheve, edhe ata qe mund te jen ne dieni te ketij shkrimi, qe te permbaheshin, dhe te mos komentojn derisa prurja e materialit te jet plotesuar!
    A ju paska thane njeri MOS SHKRUNI deri te perfundon sjelljen e vepres.. çka po turrni.. s'po ju pritet me na i tregu mendimet e arta qe i keni.. animals
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #13
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga mardo Lexo Postimin
    une cuditem se pse shqiptaret jan ne rradh te par salista ,edista e musli e krishter e jo shqiptar
    Ti çuditesh se pse jemi:
    Citim Postuar më parë nga mardo Lexo Postimin
    salista ,edista e musli e krishter e jo shqiptar
    Këtu nuk ka asgjë për t'u çuditur sepse përderisa nuk ekziston respektimi i dyanshëm ne shqiptarët gjithë herë do të jemi të ndarë në përkatësi me karakter të ndryshëm.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  4. #14
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Ku eshte postimi i "anasti-55" dhe pergjigja ime???

    Para se te postoj pjesen tjeter te shkrimit, e ndjej te domosdoshme qe te thyej “rregullin” qe kerkova te zbatoheshte ne fund te pjeses se pare te artikullit. E kuptoj se ne tema te tilla eshte veshtire qe te permbahesh, megjithe ate do te ishte mire qe te debatoheshte ne fund . Dua te shkruaj nje pergjigje te shkurter per akuzat dhe spekulimet te bera nga (disa) forumista ne kete tem kundrejt meje. Nuk eshte hera e par qe kjo ka ndodhur dhe nuk do te jet e fundit.

    Nje mendje me arsye dhe llogjik te shendosh eshte gjithmone e rezervuar per te arritur ne konkluzione te perfunduara! Prandaj njeriu objektive ben githmone pyetje, eshte ne kerkim te vazhdueshem, dhe kur ai arrin tek fundi i rruges, fillon edhe nje her nga e para. Qe ai te arrije ne nje "concluzion" objektive, duhet te rrihet mire me ambjentin qe e rrethon. Ky process investigative mundeson ate te arrij te ndaj elementet natyrore dhe ato artificjale qe ndikojn jeten e tij. Ky eshte njeriu ideal dhe objective.

    Kundershtari I tij eshte ai (Egoisti) Subjektivi. Per nje krijese te tille eshte kollaj madje e natyrshme te besoj vetem ate qe I nevoitet . Thjesht sepse ai/ajo eshte i/e i kufizuar ne dy drejtime. Inteligjence te kufizuar dhe shpirt to korruptuar. Se pari ky elementi nuk mund te lejoj egzistencen e “drejtesise" dhe vertetimin e saj. Ky do te ishte nje konflikt i drejt per drejt me interesat perosonale te tyre. Truri I tyre primitive eshte akoma ne hapat e para te evoluimit, prandaj ata kan mungesa te theksuara per te kontribuar ne shoqeri. Kjo eshte pasoj e nje suficiti te qelizave “egoiste” ne trurin e tyre qe tashme eshte kthyer ne nje mekanizem perfekt qe subjektizon cdo rrethane per te siguruar mbijetesen e tyre parazite. Ashtu si dy objekte nuk mund te "okupojn" te njejtin hapsire, truri i tyre tashme I enjtur nga egoizmi zoteron largpamesine e nje miopi. Keto jane Neandrotollat modern. Kjo lloj krijese eshte plotesisht shkaterruese per prespektivat e nje shoqeri qe synon perparesin. Keta jane barishtet e keqia qe pengojn lulezimin. Jane pikerisht servilat qe mundesojn bimet aliane kanibale te sundojn.


    Personat qe pretendojn qe une jam KY apo AI person jan te palodhshem ne perpjekjet per te diskredituar personalitetin e autorit te artikullit qe une prura ketu! Nuk eshte hera a pare qe ky element mundohet te paraqesi a “autorin” ne goj si nje mashtrus dhe genjeshtar. Dua te theksoj qe keto veprime te kalkuluara nga "hienat" e shoqerise shqiptare jane nje padrejtesi qe i behet personaliteti te tij. Une kam rrespektin me te madh per kete njeri se pari per vuajtjet qe ai kaloj gjate diktatures por edhe per kontributin qe dha me shkrimin e librit. Pjesa qe une bie ketu eshte vetem nje fragment I shkurter I gjithe punes se tij. Ky shkrim qendron sikur ai te ishte shkruajtur Die apo Neser. Dhe me sa di une eshte I vetmi qe guzon te trejtoj problemin drejt per drejt ashtu sic eshte!. Njerez te tille jane shtylla kurrizore e nje shoqerie qe mundesone ate te qendroj ne kemb dhe me dinjitet, dicka qe shqiperise I ka munguar per nje kohe shume te gjat. Megjitha ate prezenca e kermave dhe perdheseve duhet te parashikohet ne cdo rrethan , sepse ne fund te fundit gjarpri di te jet gjarper me mire se cdo gje tjeter.

    Disa nga replikat deri tani kan prekur disa pika interesante, por ajo qe me terhoqi vemendjen me teper eshte dicka qe” Mardo” tha, zakonisht ai flet pak dhe thote shume. Tha, pak a shum, qe PD, PS dhe sektet e ndryshme te feve nuk mund te jen mbi interesat e kombit! Ky I ka qelluar gozhdes mu ne koke. Jo vetem qe keta kan hypur mbi interesat kombetare por jane pikerisht Drapri dhe Cekani qe ka shtypur ate popull gjat gjithe kohes modern. Dhe ne qoftese PD dhe PS jane drapri dhe cekani, shtetet fqinje jane duart qe ven ne levizje keto vegla me nji precizion vdekje prures. Ne nje kohe qe feja eshte kali I trojes.

    Ky Artikulli nuk eshte nje filozofi apo interpretim personal I ceshtjes aktuale te shqiperise. Eshte nje e vertet “absolute”, une nuk kam asnji dyshim qe autori tregon te vertet perndryshe nuk do ta kisha prur ketu. Por und emendoj se kritiket me te ashper te artikullit duhet ta studjojn ate dhe te vertetojn nese akuzat e tij qendron apo jo. Dhe duhet te bjerin fakte te bindshme dhe jo interpretime personale sipas deshires. Kjo nuk eshte nje gjeagjez qe si qellim ka argetimin dhe zbavitjen e trurit. Per kundrazi eshte dicka qe duhet te trajtohet me kujdesin dhe maturine me te madhe sepse ketu flitet per te ardhmen e vendit tone dhe jo fitime debatesh. Ketu jane bere krime dhe abuzime ne nje shkalle tronditese dhe jane bere mu ne mes te dites pa asnji lloj preokupimi.



    ...ne vazhdim...Kjo eshte pjesa e dyte dhe e fundit e "artikullit".


    RRETHANA QË KUSHTËZOJNË TË ARDHMEN E SHQIPTARËVE (Agim Hamiti)

    Të nderuar intelektualë shqiptarë !
    Po bëni sikur nuk e kuptoni se në ç’gjendje të mjeruar është katandisur atdheu ynë, apo nuk e kuptoni në realitet?
    Cilado qoftë e vërteta, mëkati është i njëllojtë. Maqedonia, që shumë prej jush kanë kurajën ta përçmojnë si shtet i paemër, për vite të tëra po i reziston presionit të Athinës e të BEsë pikërisht për çështjen e emrit. Sikur vetëm Greqia t’ua kërkonte këtë gjë vasalëve të saj në Tiranë, emri i Shqipërisë do të ishte ndërruar të paktën pesë herë deri sot.
    Mjaft prej jush janë shprehur këto javë të pranverës politike afrikane, se Shqipëria nuk është Tunizi. Kjo është shumë e vërtetë, por jo në atë kuptim që u pëlqen ta interpretojnë këtyre intelektualëve evropianë (largqoftë, se me eunukë të tillë Evropa do të ishte ende në feudalizëm!). Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se prej këtij krahasimi ka të drejtë të ofendohet shumë Tunizia afrikane, jo Shqipëria evropiane (vetëm gjeografikisht).
    Megjithëse në Tunizi nuk kishte opozitë politike, mjaftoi organizimi i një grupi avokatësh të zotë e atdhedashës që, të mbështetur pa rezerva prej intelektualëve të tjerë, e drejtuan me aq kurajë e zgjuarsi popullin e tyre liridashës, saqë e detyruan sundimtarin e tyre (shumë më përparimtar e patriot se vasalët athinjotë të Tiranës) të braktiste vendin. Dhe të vdiste shpejt nga marazi, si njeri me sedër. Opozita tuniziane, e organizuar në luftë e sipër, nuk i pranoi masat gjysmake, derisa e detyroi gjithë ekipin e mëparshëm qeveritar të zhdukej nga skena politike.
    Mjaft intelektualë e gazetarë shqiptarë janë shprehur entuziastë për arbitrazhin hetimor amerikan lidhur me vrasjet e 21 janarit 2011. Kjo është një dukuri tipike shqiptare, e cila ka brenda ca përqindje të mungesës së kurajës për t’iu dalë zot vetë problemeve të vendit, ca të servilizmit funksional ndaj të fuqishmit (përqindja më e lartë), ca të indiferentizmit të dështakut dhe ca të naivitetit politik. Një inteligjencie e përgjegjshme e mirëpret ndihmën e huaj, por pa dezertuar kurrsesi nga detyra e saj atdhetare.

    Mendoni ju se amerikanët nuk e dinë si qëndron e vërteta e tragjedisë së Gërdecit? Janë profanë ata që e besojnë këtë, ndërkohë që shërbimet sekrete amerikane po menaxhojnë edhe vetë SHISHin. Kush i ka ndaluar ose po i ndalon amerikanët, që të kontribuojnë për gjykimin e drejtë të asaj tragjedie rrëqethëse, e cila nuk ka për tu gjykuar kurrë, pikërisht falë kontributit amerikan? Ashtu siç nuk ka për tu ndëshkuar kurrë vrasësi i vërtetë i katër viktimave të 21 janarit 2011, i cili u shpall paraprakisht burrë shteti prej ambasadorit-guvernator, gjë që nënkuptonte merita e jo fajësi të vrasësit. Fatkeqësisht një pjesë e mirë e inteligjencies shqiptare mendon se do fitojë simpatinë e amerikanëve nëpërmjet servilosjes, si në kohën e diktaturës. Koncept arkaik. Natyrisht, amerikanët preferojnë të kenë të bëjnë me servilë e eunukë, që u shërbejnë falas apo me çmim të ulët (ky është objektiv i çdo të forti), por ata kurrë nuk kanë respekt për intelektualët e depersonalizuar, për veglat e verbëra, që veprojnë në dëm të vendit të tyre. Përkundrazi.
    Dy aleatët e vetëm strategjikë të SHBA – Anglia dhe Izraeli – janë edhe dy vendet ku presidentët amerikanë priten më ftohtë.

    Në Shqipëri, në vitin 1991, vetura e Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms Bejker, ndryshoi ngjyrë prej të kuqit të buzëve të grave që e puthën. Kurse një shtetas shqiptar i puthi atij këpucët tek sheshi para xhamisë. Në raste të tilla kompensimi moral është neveria ndaj primitivitetit, por cili qe në të vërtetë kompensimi material prej Sekretarit amerikan të Shtetit atëherë? Vetëm 6 milionë dollarë të premtuar për tre milionë e gjysmë shqiptarë! Dhe ky mbeti vetëm një premtim, mbasi nuk u aprovua nga Kongresi dhe shqiptarët ngelën pa lëpirësen amerikane.
    Ndërsa për kapërcimin e krizës greke u hodhën në lojë 140 miliardë dollarë dhe gjysma e kësaj shume do paguhet nga Banka Botërore me garancinë amerikane. Ndërkohë dihet që presidentët amerikanë, gjatë vizitave të rralla që bëjnë në Athinë, priten gjithmonë me demonstrata të fuqishme, nën diktatin e patrikanës së Moskës. Aktualisht Greqia ka në Afganistan 8 herë më pak ushtarë sesa Shqipëria, në raport me numrin e popullsisë.
    Si mendojnë intelektualët e squllët shqiptarë, për cilin ka më shumë respekt Amerika, për vorioepirotin e hazdisur Nikolla Gejxh, apo për ata që i kthejnë krahët popullit e vendit të tyre?

    *

    Reporteri i famshëm francez, specialist i politikës së jashtme, Eric Laurent, i cili ka vepruar mjaft kohë në SHBA, shkroi një libër me titull Lufta e Bushëve (sekretet e papohuara të një konflikti), i cili u botua në janar 2003, në prag të fillimit të luftës kundër Sadamit. Suksesi i librit qe më i madh në Amerikë sesa në Evropë, ku gjithashtu ishte një best-seller.
    Analizën e dinastisë Bush autori e fillon në libër qysh prej Prescott Bush, gjyshit të presidentit amerikan që nisi luftën në Irak për rrëzimin e Sadam Huseinit. Veç të tjerash, Prescott Bush ka qenë senator prestigjioz republikan prej vitit 1952 deri në vitin 1962.

    Ja si shkruan Laurent:
    «Më 20 tetor 1942, pak pas hyrjes në luftë të SHBA, Union Banking Corporation u bë objekt i një denoncimi të qeverisë federale për ―tregti me armikun‖. Prescott Bush ishte drejtori i saj dhe tre ortakët e aksionerët kryesorë, përveç Roland Harriman, ishin tre kuadro naziste, dy prej të cilëve punonin për Thyssen. Tetë ditë më vonë, administrata e Ruzveltit aplikoi të njëjtat sanksione kundër Holland-American Trading Corporation dhe Seamless Steel Equipment Corporation, që të dyja të drejtuara nga Bush dhe Harriman, dhe të akuzuara për bashkëpunim me Rajhun e Tretë.» [Eric Laurent, La guerre des Bush – (les secrets inavouables d’un conflit), faqe 19. Plon, 2003, Paris.] Dhe më tej në libër ai vazhdon:

    «Drejtuesit e këtyre shumëkombësheve dhe bankave amerikane konstatonin [në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar – A.H.] se vendet e Evropës Lindore dhe Bashkimi Sovjetik posedonin burime me një vlerë shumë të madhe: sasi të konsiderueshme punonjësish të kualifikuar, ekstremisht të disiplinuar, me kosto të ulët. Mungesa e dinjitetit të tyre ka të ngjarë të mos ua ketë përshkuar kurrë shpirtin, megjithëse ata mbështesnin dhe forconin një regjim totalitar, siç kishin bërë paraardhësit e tyre me Gjermaninë naziste tridhjetë vjet më parë.» [Eric Laurent, La guerre des Bush – (les secrets inavouables d’un conflit), faqe 24. Plon, 2003, Paris.]
    Ndërsa mbi kopertinën e pasme të librit në fjalë, [La guerre des Bush – (les secrets inavouables d’un conflit), Plon 2003, Paris], shkruhet :
    «Pse presidenti aktual amerikan dhe babai i tij mbajnë prej më se njëzet vjetësh lidhje me familjen Bin Laden? Pse një bankier i fuqishëm saudian, kunat i Bin Ladenit, i dyshuar se ka financuar rrjetet e Al Kaidës, e ka ndihmuar vazhdimisht Xhorxh W. Bushin në veprimtarinë naftënxjerrëse, duke e shpëtuar edhe prej falimentimit? Si shpjegohet harbimi i babait të tij, kur ishte president, për të armatosur e financuar Sadam Huseinin, duke provokuar ndoshta pushtimin e Irakut? Pastaj, dymbëdhjetë vjet më vonë, harbimi i të birit për të shkatërruar të njëjtin Husein?»
    Megjithëse 250 faqet e librit të tij janë një akuzë e rëndë për dinastinë Bush (të argumentuar me fakte tronditëse), Eric Laurent është i nderuar e i respektuar në Amerikë dhe miqtë e tij të atjeshëm (Laurent kishte qenë një reporter shumë i njohur në SHBA) e furnizuan me materiale informative, për të shkruar po atë vit një libër tjetër të suksesshëm me titull: Bota sekrete e Bushit [ Eric Laurent: Le monde secret de Bush, Plon 2003, Paris].
    Këta libra ia rritën edhe më shumë prestigjin autorit në Amerikë, ku ai edhe u ftua nga universitete të ndryshme.
    Të nderuar intelektualë shqiptarë!
    Rruga për të fituar respektin e kujtdoqoftë nuk kalon kurrë nëpër baltovinat e servilizmit e të nënshtrimit pa kushte; përkundrazi.

    *

    Sado që të rrëzohet një popull prej pushtetarëve abuzues që ka mbi krye, ai nuk bie kurrë aq poshtë sa të mos meritojë shërbimin e ndërgjegjshëm të intelektualëve të tij. Natyrisht, kur këta të fundit kanë ndërgjegje.
    Dihet se e keqja nuk mund ta sundojë gjatë një popull, pa mbështetjen e një pjese të mirë të inteligjencies së pandërgjegjshme. Ison e mbajnë indiferentët. Por dihet gjithashtu se një populli nuk i mungojnë kurrë edhe intelektualët e ndërgjegjshëm e të përkushtuar. Përndryshe ai nuk do të ekzsitonte dot si popull.
    Popujt e kulturuar nuk e tolerojnë të keqen. Ata e luftojnë atë si armikun e tyre të përbashkët, ashtu siç është në të vërtetë. Dhe për këtë nuk ndikohen fare prej flamujve të partive, apo bindjeve politike. Popujt e pazhvilluar, si i yni, e durojnë gjatë të keqen, pushteti i së cilës bëhet gjithmonë e më kërcënues, gjersa një ditë të zë frymën. Ditë të tilla po jeton aktualisht populli shqiptar në të dy anët e kufirit. Tirana është e sëmurë rëndë, Prishtina dridhet nga ethet. Grekëve nuk do t’iu ecte më mirë puna në Shqipëri, sikur kryeministër të ishte një bashkatdhetar i tyre. Përkundrazi, për arsye taktike, ai do të ishte më i përmbajtur nga Berisha në pathosin progrek e antishqiptar.

    Serbët nuk mund të imagjinonin dot kushte më të favorshme për fillimin e dialogut me Kosovën e drobitur, sesa momenti kur kryeministri i saj pësoi një nokaut moral të llogaritur mirë nga diplomacia evropiane tërësisht proserbe. Ndërkohë serbët jo vetëm që nuk e njohin shtetin e Kosovës, por de facto e kanë nën kontrollin e tyre veriun industrial dhe manastiret i kanë kthyer në enklava kanceroze për perspektivën e Kosovës. Kushti që i ishte vënë Serbisë, për të njohur Kosovën para hyrjes në BE, u harrua. Tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së saj, Republikës së Kosovës i merren këmbët.
    Populli shqiptar, në të dy anët e kufijve, po e shikon qartë rrezikun dhe i shqetësuar shtron pyetjen:
    «Ç’duhet të bëjmë, gjersa politikanët s’po na i zgjidhin problemet, veç po na i shtojnë ato?»
    Kjo pyetje prekëse, më aktuale se kurrë – mbasi thika ka mbërritur tashmë në kockë – shtrohet në komentet e shumicës së lexuesve të shtypit në internet. Është pyetje e dalë nga thellësia e shpirtit të plagosur të një populli shpresëhumbur, që në shumë raste preferon vetëvrasjen, për të shpëtuar nga vdekja e përditshme e mjerimit ekstrem. Por edhe duke vdekur ata marrin me vete një brengë suplementare, se mos edhe varret e tyre e pësojnë një ditë si ata të Boboshticës.
    Ndërkohë fëmijët e familjeve të ngujuara, fytyrëzbehtë nga uria e tmerri i armës që pret të shkrehet, dëgjojnë zërin (ata s’kanë televizor) e kryeministrit që i siguron me besë malsori, se jemi një nga popujt më të lumtur të Ballkanit…
    «Ç’të bëjmë?», pëshpërisin edhe buzët e thara të fëmijëve të ngujuar anemikë, që shikojnë me sy të përlotur babanë e tyre duke pirë duhan, në pritje të ditës së plumbave. Jo rrallë ai e shpejton vetë atë ditë, me një pakujdesi të qëllimshme, për të shpëtuar prej atij tmerri pa fund.
    «Po tani ç’të bëjmë?», lebetiten jetimët e këputur, të mbetur në mes të katër rrugëve.
    Por ata nuk kanë internet që ta shkruajnë këtë pyetje atje e t’i qajnë hallet së bashku me të tjerët. Psherëtimat e tyre treten në eter.
    Fshati që duket nuk do kallauz – thotë një proverb i popullit tonë.

    Media shqiptare në tërësi dhe shtypi në veçanti, megjithë mangësitë evidente që manifeston, nuk duhet të harxhojnë më energji e kohë për t’iu prezantuar skëterrën kombëtare shqiptarëve, e cila po i lemeris të gjithë. Jo vetëm të gjallët, por edhe të vdekurit, eshtrat dhe varret e të cilëve po ndërrojnë kombësi dhe po kthehen në sinorë të helenizimit të trojeve amëtare.
    Shqiptarëve ua shtron problemet mjerimi i tyre përditë e përnatë. Është ora për t’i zgjidhur ato. Është ora për t’iu dhënë një përgjigje serioze e premtuese pyetjeve të shumta, që shtrojnë shqiptarët e shqetësuar në komentet e tyre në internet:
    «Ç’duhet të bëjmë, për të shpëtuar nga kjo gjendje?»
    Kësaj pyetjeje jetike i duhet dhënë përgjigje sa më parë nga ju, intelektualë shqiptarë, mbasi nesër do të jetë vonë. Dhe mos harroni mësimin e historisë së hidhur të popullit tonë: e kemi paguar gjithmonë shtrenjtë udhëtimin në histori, se përherë kemi qenë udhëtarë të vonuar. Le të përpiqemi së bashku të shpëtojmë kësaj here nga ky kurth i kohës. Për këtë fati na i ka ofruar rastin, i cili vjen vetëm një herë në jetë. Libri me ngjarje të jetuara që keni në dorë denoncon Thembrën e Akilit të problemit tonë kombëtar e shoqëror, duke shtruar njëherësh edhe mënyrën e zgjidhjes së tij. Asnjë pasojë nuk mund të meremetohet, pa u eliminuar më parë shkaqet e saj. CIA ka sabotuar në maj 1984 komplotin antidiktatorial të 22 kuadrove e detektivëve të Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ), organ që drejtohej nga Ilir E. Hoxha në atë kohë. Ky ishte shërbimi më i madh që mund t’i bëhej diktaturës komuniste.

    Provat për këtë veprimtari të tyre antishqiptare të trajtuar në libër janë absolutisht të pakundërshtueshme. Njëzet prej autorëve të komplotit të lartpërmendur ndodhen në SHBA, nën kontrollin e CIAS. Midis tyre edhe këta tre persona: Guri Streto – ish-zëvendësi i Ilir Hoxhës në detyrë (përkohësisht edhe baxhanak i tij), ish-detektivi i burgosur Hamit Meli, si edhe vëllai i tij, Dari Meli. Në libër keni edhe adresën e Dari Melit në Amerikë dhe numrin e tij të telefonit. Veçse bëhet fjalë për një linjë telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat.
    Siç jeni informuar nga përmbajtja e dy vëllimeve të librit, njëzet kuadrot e shërbimit sekret shqiptar që mbahen nën kontrollin e CIAs, disponojnë në Shqipëri një arkiv shumë të pasur me materiale ilustruese të atyre ngjarjeve të jetuara: filmime të shumta, fotografi pa hesap, incizime sekrete e dokumente shkresore tronditëse. Për fat të mirë, ata i përkasin sot kryesisht moshës 58–62 vjeç, pra një moshë aktive pune dhe pjekurie maksimale.
    Ndërkohë dy varre akuzues ndodhen në Tiranë, të dy heronjve Fatmir Merdari e Afrim Pahia. Familja Merdari është me origjinë nga Korça, por janë banorë të hershëm të Tiranës. Familja Pahia e ka origjinën nga Kavaja, por banojnë prej një kohe të gjatë në Tiranë.

    Të nderuar gazetarë shqiptarë!
    A ka ndonjë vështirësi për ju t’i verifikoni këta varre trimash në Tiranë dhe të kontaktoni me familjet respektive, për tu informuar rreth jetës dhe fundit të bijve të tyre martirë të kombit ? Kolegët tuaj rrezikojnë sot jetën në Afrikë, për t’i ndjekur nga afër ato ngjarje të rrezikshme, që nuk ndodhin në vendin e tyre. Juve ju duhet fare pak punë në kushte komode në qytetin tuaj, për tu bindur për vërtetësinë e ngjarjeve të një libri, që hap një perspektivë kombëtare për zgjidhjen e problemeve të rënda që përjeton populli shqiptar, pjesë e të cilit jeni edhe ju vetë, familjet e fëmijët tuaj. Ashtu siç u bind kuadri belg që shqyrtoi gjatë e gjerë dosjen time për disa vjet, para se të më njihej me zemër të thyer e drejta e azilit politik. Për vdekjen e Fatmirit dhe të Afrimit ka dosje të posaçme të ilustruara me fotografi, të cilat i ka parë me sytë e tij personi që shqyrtonte dosjen time. Si gazetarë, ju keni të drejtë t’i shikoni me sytë tuaj ato dosje, mbasi nuk përbëjnë ndonjë sekret. Madjé, për hir të së vërtetës, duhet pranuar se shthurja e shtetit krijon hapësira më të mëdha manovrimi për një gazetar të përkushtuar në profesion.
    Mendoj se ju duhet t’i inkurajoni familjet e atyre heronjve që, me ndihmën tuaj, të kërkojnë të hidhet dritë mbi të vërtetën e rrethanave në të cilën bijtë e tyre kanë humbur jetën. Është e drejta e atyre familjeve që ta kërkojnë edhe në rrugë gjyqësore diçka të tillë. Ata nuk janë varre të rëndomtë që t’i mbulojë pluhuri i kohës, por janë varre heronjsh të rrallë, që Shqipërisë po i mungojnë prej një kohe shumë të gjatë. Mbi të gjitha, zbardhja e asaj të vërtete përbën një akuzë të drejtpërdrejtë e shumë të argumentuar ndaj autoriteteve amerikane, të cilave do t’iu faturoheshin edhe riparimet e pasojave të sabotimit që kanë bërë, gjë që do t’i jepte një shtysë të fuqishme pozitive zgjidhjes së drejtë të problemit kombëtar e shoqëror të shqiptarëve. Njëkohësisht do të shërbente si zanafillë e një miqësie të shëndetshme e dinjitoze me popullin e qeverinë amerikane. Ata nuk pranojnë miq zvarranikë, që tremben nga hieja e tyre. Këtë kategori dykëmbëshash ata e quajnë të denjë për skllevër dhe nuk hezitojnë ta trajtojnë si të tillë, mbasi vetë e kanë arritur gjithçka me sakrifica, pa pritur t’ua dhuronte kush, siç presim ne shqiptarët.
    Si gazetarë, ju e keni mundësinë të informoheni, se cili ka qenë Guri Streto dhe ku ndodhet ai tani. Dhe pse vazhdon të qëndrojë ende në Amerikë, kundër dëshirës, ndërkohë që familja e tij nuk di asgjë të saktë sesi i ka shkuar filli djalit të tyre shumë të talentuar, shumë trim e po aq të pushtetshëm në atë kohë në Tiranë. Ashtu siç mbahen sot edhe anëtarët e tjerë të grupit të tij antidiktatorial. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vëllezërit Hamit e Dari Meli të lindur në lagjen Palorto të Gjirokastrës.
    Ata të njëzetë përbëjnë një kontigjent të rrallë heronjsh të gjallë, të cilët me aftësitë e horizontin profesional që disponojnë, si edhe konceptet bashkëkohore amerikane për lirinë e demokracinë, do të shërbenin si oksigjen jetëdhënës për Shqipërinë e asfiksuar. Ndërsa administrata amerikane do të detyrohej të ndryshonte kursin e politikës së saj ndaj kombit shqiptar, duke i hapur perspektiva të mëdha zhvillimit të popullit shqiptar. Ata janë shtet juridik dhe dinë t’i pranojnë e t’i korrigjojnë padrejtësitë, kur dalin në dritë. Në këtë drejtim ndikon shumë edhe populli i tyre liridashës, kur viktimat politike bëhen publike. Kjo mbetet detyrë e inteligjencies shqiptare në tërësi dhe e gazetarëve në veçanti.
    Natyrisht, nëse ata do të hedhin dritë e do t’i publikojnë shkaqet e dramës shqiptare, mirënjohja mbarëpopullore ndaj tyre nuk do të mungojë në një rast të tillë, të papërsëritshëm. Përndryshe, shpresa për një të ardhme të denjë të popullit e të kombit shqiptar do të mbetet përgjithmonë e varrosur në varret e Fatmir Merdarit e Afrim Pahisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 24-07-2011 më 02:51
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hamiti prap e dh.jet..

    i quan viktima ata te 21 janarit dhe quan vrases lul bashen..
    pra ne nji linje hamiti ynë me ed rucin dhe shtabin qe organizoj 21 janarin..

    nga nje ane hamiti del si njohes i mire i metodave sigurimse enveriste.. e ne an tjater hamiti shet ne publik te njetat pallavra qe duan te shesin shtabi bllokqen i 21 janarit..

    pra perfundimisht o maqo.. me kte hamitin kot po lodhesh..

    nuk ka asgje interesante ky djal ti thot popullit shqiptar..

    e vetmja gje qe ben mire ta sqaroje ki hamiti..eshte..
    te na thote se si ka perfunduar ne ate gjendje shpirterore karaktero-mendore qe ne psikoanalizologji i thone.. sindromi i stockholmit..
    e kemi shpjeguar me heret se ceshte ki sindrom..

    eshte ..kur skllavi.. i del ne mbrotje padronit.. pra qengji benet.. hall-qares i ujkut..

    ki term lindi me rastin kur nje vajz e rrembyer e e perdhunuar nga nje monster ne castet kur policia perpiqet ta cliroje e shpetoje e te arrestoje banditin..kjo i behet ndihmese e bashkpuntore ne carjen e rrethimit..

    kjo i shokoi psikologet e qe ahere meqe ngjarja ndodhi ne rrethina te stocholmit.. ta quajn sindrom stocholmi.. rastet e tilla te cilat jan te vjetra sa vet jeta njerzore..

    ne falangat e 21 janarit vec huliganve te llojit ziver maskes muarren pjese dhe kurt kolet e bedri blloshmet..
    pra dy modele te sindromit te stockholmit..pra dy te ish perdhunuar birucave te regjimit envero-bllokqen.. ju bashkun falanges se 21 janarit qe organizonte kulisheria neo-bllokqene..

    dhe hamiti aty lundron.. sic lundron aty dhe taku ngjele.. baban e te cilit e mbanin hetuesit enveroiste ne nje arkivol..

    gjynah..



    ..

  6. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Brar, që ato të 21 janarit janë viktima ky është fakt. Pse si do i cilësoje ti 4 të vrarë ?!!!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    hamiti prap e dh.jet..

    i quan viktima ata te 21 janarit dhe quan vrases lul bashen..
    pra ne nji linje hamiti ynë me ed rucin dhe shtabin qe organizoj 21 janarin..

    nga nje ane hamiti del si njohes i mire i metodave sigurimse enveriste.. e ne an tjater hamiti shet ne publik te njetat pallavra qe duan te shesin shtabi bllokqen i 21 janarit..

    pra perfundimisht o maqo.. me kte hamitin kot po lodhesh..

    nuk ka asgje interesante ky djal ti thot popullit shqiptar..

    e vetmja gje qe ben mire ta sqaroje ki hamiti..eshte..
    te na thote se si ka perfunduar ne ate gjendje shpirterore karaktero-mendore qe ne psikoanalizologji i thone.. sindromi i stockholmit..
    e kemi shpjeguar me heret se ceshte ki sindrom..

    eshte ..kur skllavi.. i del ne mbrotje padronit.. pra qengji benet.. hall-qares i ujkut..

    ki term lindi me rastin kur nje vajz e rrembyer e e perdhunuar nga nje monster ne castet kur policia perpiqet ta cliroje e shpetoje e te arrestoje banditin..kjo i behet ndihmese e bashkpuntore ne carjen e rrethimit..

    kjo i shokoi psikologet e qe ahere meqe ngjarja ndodhi ne rrethina te stocholmit.. ta quajn sindrom stocholmi.. rastet e tilla te cilat jan te vjetra sa vet jeta njerzore..

    ne falangat e 21 janarit vec huliganve te llojit ziver maskes muarren pjese dhe kurt kolet e bedri blloshmet..
    pra dy modele te sindromit te stockholmit..pra dy te ish perdhunuar birucave te regjimit envero-bllokqen.. ju bashkun falanges se 21 janarit qe organizonte kulisheria neo-bllokqene..

    dhe hamiti aty lundron.. sic lundron aty dhe taku ngjele.. baban e te cilit e mbanin hetuesit enveroiste ne nje arkivol..

    gjynah..



    ..
    ne rradh te par dua te te them ,qe metodat e tuaja qe te ulesh dike qe ka vuajtur ne burgjet e enverit , jan sh te peshtira ...keshtu qe nuk ja vlen as tew debatoj

    sa per sindromen e stokholmit me duekt se je bartes i saj ........si skllav i berishes dhe mbrojtes i krimeve te tij

    sa per 21 janarin ...rama i nxorri turmat ne rurge e sala i ekzekutoi ......pra me nje fjale ata jan fajtoret

    edhe qe merr ne goje njerez te vrare ne menyre c'njerezore , nga shteti ne mes te dites e ne mes te bulevardit , tregon se sa i ulet je e i peshtire

    fatkeqesisht kjo fara juaj eshte me shumice ne shqiperi ,prandaj jemi ketu ku jemi si komb

    dua te kujtoj hedhjen e bustit te diktatorit ku nuk u derdh as edhe nje pik gjak ......eshte turp qe edhe pas 20 vitesh te jemi akoma e me diktature se ato dit.......du ate te rikujtoj se kur u hodh busti nuk u vra asnjeri .......


    sa per maqellarjotin kam vetem nje fraze ......vazhdo keshtu ,shqiperia ka nevoj per njerez si ju

  8. #18
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    Ti çuditesh se pse jemi:

    Këtu nuk ka asgjë për t'u çuditur sepse përderisa nuk ekziston respektimi i dyanshëm ne shqiptarët gjithë herë do të jemi të ndarë në përkatësi me karakter të ndryshëm.
    Ky eshte problemi thelbesor. Perse jemi kaq te "ndar"!

    Ajo qe i bashkon njerezit me shume se cdo gje tjeter jane kohet e veshtiresise qe ata kan ndar gjat bashkjeteses se tyre. Experienca te tilla bejn njeriun te jet "empathetic". Keto ndjenja instinktivisht krijon nje detyre morale per te rrespektuar bashkvuajtesin. Mund te them me plot gojen se shqiptaret jane populli qe kan vuajtur me shume ekonomikisht dhe shiprterisht, ne te gjithe kontinentin evropian. Kemi jetur ne nje bote dhe rrethana aq absurde sa vetem shqiptari mund ti kuptoj. Gje qe e ben ate akoma me te vecant ne rajon. Ne raste te tilla solidariteti eshte hapi i radhes i natyrshem qe shoqeria shqiptare duhet te hedhi per te ngjitur shkallet e perparesimit.

    Keto jane nyet e pa prera qe duhet te lidhin nje shoqeri dhe jo te shperndaj ata dhe aq me teper te etikojn njeri tjetrin si militant PD apo PS apo i kryqit apo i gjysem henes apo i pa fe. Kur etiketat, e larpermendura, ne vende tjera te botes jane vetem ideale personale qe ne rastin me te keq nxisin argumente,(midis popullit) ne shqiperi ne rastin me te mire ato perfundojn ne nje armiqesi te ashper. Ky fenomen qe ndodh ne shqiperi nuk eshte "normal" nuk ka se si te jet, sidomos mbas "renjes" se diktatures. Mjafton qe njeriu te digjet vetem nje here per te mos te ven doren ne zjarr prap, cuditerisht shqiptaret nuk mesojn nga ky verpim.

    Une mendoj se problemi kryesor eshte shqiptaret jane genjuer gjithmone. syri i mendjes i eshte mjergulluar, dhe preceptimi i realitetit kufizuar. Shqiptaret jane te djegur per pak drejtesi dhe "demokraci" Prapaskenistet e dine shume mire kete gje. Prandaj ata dalin me etiketa joshes si Partia Demikratike Partia Socialiste, e intergrimit, e aleances, e se ardhmes, demokristiane, lloj lloj etiktash te ndryshme. Nje vend si shqiperia me 3 milion banore ka me teper parti per "Capita" se sa shtetet me popullsi 10 here me te madhe. Keto jane truko te bera nga prapaskenistet. Motoja e tyre esthe "perca dhe pushto" Nje popull i ndar eshte shume kollaj te zaptohet. Debatet e ashpra qe behen me media, te shtypit apo televizorit jane te gjitha skena. Behen te ashpra me nje qellim. Qe te armiqesojn simpantizantet e partive me njeri tjetrin! Dhe qe te krijojn iluzionin e demokracis dhe lirise se fjales. Ne nje kohe qe jo "opozita" politikane, por mediat qe jane zedhenesit e liris se fjales luftohen ne kulm.




    NE SHQIPERI NUK KA PASUR KUUURRRE PLURALIZEM POLITIK. Ka pas tolerance ne kohen e zogut, por kurre pluralizem. Noli dhe Zogu ishin kundershtar ama kur Noli u semur Zogu e coj jasht shtetit per ta kurur me fonded e veta! Keta ishin njerez me bindje te forta dhe politikan qe e rrespektonin njeritjetrin si bashkatdhetar ne radhe te par. Ishin burra shteti te vertet kurse keta te sotmit jane zagar qe perdoren per gjyeti.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Maqellarjot

    Ke ber shum mir qe e ke sjell kete shkrim ketu!
    Shumica qe e kan lexuar un besoj qe jan shtangur ose sic e the ti "i jan sjell mendt verdall" mua per vete mu moren mendt kur e lexove, dhe me vinte shum inat me veten dhe me shoqerin ton, se jemi ne individed qe bejm ate shoqeri.

    Shqiptaret sot jetojn per pes lek dhe jan shum frikacak, kan frik te humbasin ato pes lek dhe nuk u shkon mendja per gjera te tilla sic e permend ai autori, si analistet, si gazetaret, si avokatet gjithashtu dhe populli i thjest duke mos par pes lek ai pranon ate realitet dhe nuk e vret mendjen edhe per pes qindarka.

    Me vjen shum keq ....

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    nje leter e autorit te librit nje ze nga shkretetira
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •