Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga Djal Dimali Lexo Postimin
    nje leter e autorit te librit nje ze nga shkretetira
    Djal Dimali,

    Faleminderit per postimin e "linkut" te mesiperm. Nuk kisha dieni per nje shkrim te tille. E lexova te gjithe. Dua te shfrytezoj rastin dhe te bije pjesen me te rendesishem te shkrimit, per mendimin tim.



    "...Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni,
    Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj
    së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar
    mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i
    bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i
    djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli
    që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të
    jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të
    vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar
    më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe
    cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë?

    Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit
    shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë
    në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na
    ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e
    paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt
    shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme.
    Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret
    shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të
    rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e
    mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e
    dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në
    Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është
    vulosur e kyçosur në kasafortë.

    Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur,
    me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk
    mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që
    Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në
    stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si
    struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që
    bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për
    zgjidhjen e problemeve madhore.

    Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e
    tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine
    dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur.
    Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo
    turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të
    njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë
    prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të
    gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e
    ngjyrash partiake - thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët
    tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën
    disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet.
    Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të
    jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë
    si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një
    skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e
    zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga
    shpërbërja graduale.

    AGIM HAMITI

    P.-S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një
    Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një
    kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: hamiti_agim@yahoo.fr dhe unë do t’i a nis atë
    falas në pdf..."
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  2. #22
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    A.Hamiti gjithmone me shqeteson kur e lexoj. Sa per Nicolas Cage as ja vlen te permendet. Nejse me pelqeu ky mesazh

    "Të nderuar intelektualë shqiptarë! Rruga për të fituar respektin e kujtdoqoftë nuk kalon kurrë nëpër baltovinat e servilizmit e të nënshtrimit pa kushte; përkundrazi".

    Tamam, asnjehere nuk kam pare te bejme rolin sulmues. Kaq te pa organizuar jemi qe s'kemi fuqi ta bejme te pakten nje here? Merrni nje vendim dhe pastaj merruni me pasojat e saj, keshtu duke pritur e pritur per te bere dicka, s'del gje ne drite. Rasti me i mire eshte te fillojne me pajisjen e pashaportes shqiptare Shqiptarve ne Maqedoni qe me te drejte po e kerkojne. Mjaft me se na merziten duke bere popullin gjithmone viktime.

  3. #23
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    A.Hamiti gjithmone me shqeteson kur e lexoj. Sa per Nicolas Cage as ja vlen te permendet. Nejse me pelqeu ky mesazh

    "Të nderuar intelektualë shqiptarë! Rruga për të fituar respektin e kujtdoqoftë nuk kalon kurrë nëpër baltovinat e servilizmit e të nënshtrimit pa kushte; përkundrazi".

    Tamam, asnjehere nuk kam pare te bejme rolin sulmues. Kaq te pa organizuar jemi qe s'kemi fuqi ta bejme te pakten nje here? Merrni nje vendim dhe pastaj merruni me pasojat e saj, keshtu duke pritur e pritur per te bere dicka, s'del gje ne drite. Rasti me i mire eshte te fillojne me pajisjen e pashaportes shqiptare Shqiptarve ne Maqedoni qe me te drejte po e kerkojne. Mjaft me se na merziten duke bere popullin gjithmone viktime.
    Nuk do tua japin kurre Pasaportat shqiptare, shqiptareve ne maqedoni. Per sa kohe shteti yne te qeveriset nga mercenaret. Perkundrazi ata po bejn te pamunduren per mos te lejuar nje gje te tille. Jo vetem kaq, ata po mundohen ta ULIN numrin e shqiptareve ne vendin e vet, lere me minoritetin shqiptare ngelur ne vendet fqinje. Eshte e kot qe te shpresosh. "Politikanet" e shqiperise po demtojn vendin me keq sec u be gjat diktatures. Eshte e cuditshme kur e shikon gjendjen me vemendje. Veprimet e tyre kan nje ritem dhe efekt te frikshem. Duket sikur e bejn per hakmarrje!

    Eshte sa turp aq edhe e neveritshme!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 18-08-2011 më 12:56
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •