Zanafilla 34
13 Atëherë bijtë e Jakobit iu përgjegjën Sikemit dhe Hamorit, të atit, dhe u folën atyre me dredhi, sepse Sikemi kishte çnderuar motrën e tyre Dina,
14
dhe u thanë atyre: "Nuk mund ta bëjmë këtë gjë, domethënë ta japim motrën tonë një njeriu të parrethprerë, sepse kjo do të ishte një turp për ne.
15
Vetëm me këtë kusht do ta pranojmë kërkesën tuaj, domethënë po
të jetë se bëheni si ne, duke rrethprerë çdo mashkull nga ju.
16
Atëherë ne do t'ju japim bijat tona dhe do të marrim bijat tuaja, do të banojmë bashkë me ju dhe do të bëhemi një popull i vetëm.
17
Por në qoftë se nuk doni të na dëgjoni dhe nuk dëshironi të rrethpriteni, ne do të marrim bijën tonë dhe do të ikim".
18
Fjalët e tyre i pëlqyen Hamorit dhe Sikemit, birit të Hamorit.
19
Dhe i riu nuk vonoi ta kryejë atë gjë, sepse e donte të bijën e Jakobit dhe ishte njeriu më i nderuar në tërë shtëpinë e të atit.
20
Hamori dhe Sikemi, bir i tij, erdhën në portat e qytetit të tyre dhe u folën
njerëzve të qytetit të tyre, duke thënë:
21
"Këta njerëz dëshirojnë të jetojnë në paqe me ne; le të rrinë në vendin tonë dhe të merren me tregti, sepse vendi është mjaft i madh edhe për ata. Ne do të marrim bijat e tyre për gra dhe do t'ju japim bijat tona.
22
Por këta njerëz do të pranojnë të banojnë me ne për të formuar një popull të
vetëm, me të vetmin kusht që çdo mashkull te ne të rrethpritet, ashtu si rrethpriten
ata.
23
Bagëtia e tyre, pasuria e tyre dhe kafshët e tyre a nuk do të bëhen ndofta një
ditë tonat? Le të pranojmë kërkesën e tyre dhe ata do të banojnë bashkë me ne".
24
Dhe të gjithë ata që dilnin nga portat e qytetit dëgjuan fjalët e Hamorit dhe të birit
të tij Sikem; dhe çdo mashkull u rrethpre, tërë ata dilnin nga porta e qytetit.
25
Por
ndodhi që ditën e tretë, ndërsa ata vuanin, dy nga bijtë e Jakobit, Simeoni dhe Levi,
vëllezër të Dinës, morën secili shpatën e vet, u vërsulën mbi qytetin që rrinte në
siguri dhe vranë tërë meshkujt.
26
Vranë me shpatë edhe Hamorin dhe birin e tij Sikem, pastaj muarrën Dinën nga shtëpia e Sikemit dhe ikën.
27
Bijtë e Jakobit u vërsulën mbi të vrarët dhe plaçkitën qytetin; sepse motrën e tyre e kishin çnderuar.
28
Kështu ata morën kopetë me bagëti të imët dhe të trashë, gomarët e tyre, gjithçka
që ishte në qytet dhe gjithçka që ishte nëpër fushat,
29
dhe morën me vete si plaçkë tërë pasuritë e tyre, tërë fëmijët e tyre të vegjël, gratë e tyre dhe gjithçka ndodhej në shtëpitë.
30
Atëherë Jakobi i tha Simeonit dhe Levit: "Ju më keni futur në telashe
duke më bërë të urryer nga banorët e vendit, Kanaanët dhe Perezejtë. Me qenë se
ne jemi pakicë, ata do të grumbullohen kundër meje dhe do të më sulmojnë, dhe
unë ashtu si shtëpia ime do të shfarosemi".
31
Por ata u përgjigjën: "A duhet ta
trajtonte ai motrën tonë si një prostitutë?".
Krijoni Kontakt