Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 107
  1. #91
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Nese e pe shkrimin tim , une s'kam thene se jam ne kontradikte me ty, por ti me veten.Une i kam lexuar dhe me pare shkrimet e tua dhe per kete nxorra kete konluzion.

    Mire e kujtove ceshtjen arbereshe, por me nje ndyshim, qe ajo nuk ishte perpjekje per nje europe te bashkuar, por si nje spostim demografik, nje percapje per nje jete me te mire dhe jo nje levizje me karakter social-politike ,sic eshte sot.Me pas ato ishin nje hikje ne arrati nga masakra osmanllive.Kjo pjese e shqiptareve arbreshe eshte pikerisht ajo qe na urren, pikerisht per mos rrikthimin ne fene e te pareve, pa bere fjale per nje mbrojtje me aq pasion te islamit,qe eshte nje turp masiv dhe per ne.
    Kur me citon se une kam ndonje simpati serbe, apo qofte dhe te ndonje populli tjeter, une jam po aq shqiptar sa dhe ty, por thjeshte i referohem artikujve ne shtyp apo dhe diskutime mes profesoreve te kesaj fushe ne programet specifike.Sot historianet tane jane me te plotesuar, pasi keto 20 vjet ne liri kane ndikuar dhe ne evolimin e tyre profesional.Une ve re se shpesh keto profesioniste , kane lidhje perseri me politiken,kane nje varsi prej saj dhe kjo i ben te mos jene te hapur.Nacionalizmi shqipatar ,mundet ti ndeshkoje ato ne c'do cast.Referoju levizjeve alla Spahiu apo ala came +vetvendosje dhe do te ndjesh rrezikun e nje intelektuali te felliqur qe , nuk flet apo llogjikon, por cirret e kerkon llogari sikur i ka zene te gjithe ne faj.
    Kontradikten e kishte e Albo jo unë, pasi krijoi idenë sikur medemek Shqiptarët vetëm kur hypi Sali Berisha filluan duke "hapur sytë", ndërkohë po të lexosh artikujt historik të kohës nga albanologët e huaj e arbëreshët do shikosh një diversitet dhe thellësi mendimesh që ishin të mahnitshme edhe më përpara. Kush i ruajti ato libra, ose më saktë kujt nuk ja mori me dhunë sistemi disa gjëra i di, dhe nuk ishin të paktë ata njerëz. Mjafton të përmend Visaret e Kombit që është një vepër sot e kësaj dite që nuk është bërë dicka as paralelisht e ngjashme si në cilësi si në thellësi mendimi dhe rëndësi.
    Un Salën e mbroj sic ke parë, sepse ska fatkeqsisht më mirë, por nuk mund të bie në nivelin e militantizmit se pas 1990 ne na u hapën sytë. Ne na u hapën sytë po, por brënda kur këto sy u hapën as e patën mendjen të merreshin me këto gjëra por të ikshin. Pastaj komunizmi nuk qërroi sytë e njerëzve por vizionin, dhe sot e kësaj dite jemi ende pa vizion. Mjafton të shikosh si po koklavitet cështja Kosovare.

    Nuk merrem me Spahiun, madje nëse më ke lexuar do e kesh parë që jam pro regjistrimit fetar(dhe car s'më kanë thënë këtu për këtë pozicion), sepse këtë e bën cdo shtet në botë, censusin. Motivet e Spahiut, më duken të dyshimta.

    Për Arbëreshët do mundohem të të sjellë një vjershë dhe të lexosh pse janë ata prekursorët e këtij bashkimi, edhe pse ka patur tjetër qëllim fillimisht, kryesisht meridional. Nuk po i futem këtu rrolit të jashtzakonshëm të Gramshit në këto lëvizje dhe "revival" që po ka sot. Kjo figurë as u studiua fare në Komunizëm, edhe pse ironikisht është i tillë. Por cështja është tek idetë, tek vizioni, e ato sistemi i limitoi, por mos bëjmë tani gafën të themi se na u hapën sytë pas 1990!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #92
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga Toro Lexo Postimin
    Ti mor vella bie ne kontradikte me veten tende. Njehere thua se ligjet i bente Partia e Enveri dhe prokuroret e hetuesat nuk kishin c'te benin, pastaj thua qe diktatura eshte diktat nga lart.
    E zeme per nje moment se ke te drejte (per hir te debatit). Qe prokuroret e hetuesit ishin te detyruar sipas "ligjeve" te zbatonin proceduren. A ka mundesi te me thuash se:
    Ne cilin ligj te miratuar apo imponuar sipas teje nga Enveri / Partia / Komiteti Qendror lejohej tortura ndaj te pandehurve per ti detyruar te pranon faje qe nuk i kishin bere?
    Ne baze te kujt ligji perdhunoheshin trupat e vdekur te te burgosurve politike (duke i djegur ne gelqere e varrosur ne varre pa emer)?
    Ne baze te kujt ligji iu mohohej familjareve kufoma e te afermeve te tyre?
    Ne baze te kujt ligji detyrohej nje pjese e popullsive te spiunonte pjesen tjeter te popullsise?
    Ne baze te kujt ligji dikush internohej familjarisht per nje krim qe kishte bere nje pjestar tjeter i familjes?
    Ne baze te kujt ligji i kerkohej femijes (madje dhe atyre poshte moshes 18-vjecare) te mohonte publikisht e ligjerisht (!!!!) babane apo nenen, gruas burrin, motra vellain e ne raste me ektreme nenes apo babes i kerkohej te mohonin femijet e tyre?
    Ajo perdhunimi i te vdekurit eshte sick vurja fajin nje gardiani burgu te semure whatever
    Per te tjerat te gjitha jane bere sipas urdherave te ardhura nga Komiteti Qendror dhe ligjet e tyre.... mbeshtetura ne nenin aq e kaq keto urdhera i jane percjelle secretareve te partive ne gjykata prokurori,burgje etj
    Do ti marresh vesh cili ligj per kete e ate,shko te arshiva kombetare dhe shikoji vet
    te gjitha ligjet e asaj kohe, cfare thone per denimet persekutimet,agjitacion propagandes,armiqve te popullit etj.Ka pas abuzime me ligjin nga individe te vecante ne shtet,sigurisht ka pas.Atehere vurja fajin abuzusit si individ dhe jo shtetit.
    Konkluzioni ligjin e krijonte Komiteti Qendrur dhe ja dergonte shtetit per ta zbatuar.ose pyet ndonje prokuror qe ka punuar me keto gjera....
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #93
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Kur akoma ka njerez qe hiqen per intelektuale dhe i bejne apologji enverizmit te vjen per te vjelle sa te nxjerresh edhe zorret e barkut.

    Arsyeja me e qelbur eshte: "Ashtu ishte sistemi".

    Me kete arsye mbrohen "peshqit" e mesem dhe te vegjel. Se te medhenjte i sherbyen popullit.

    Po ç'sistem ?!?

    Pse u bete pjese e KRIMIT ju hetues, prokurore e gjykates ???

    Nuk e dinte inteligjenca juaj qe kryhej nje krim sa here denohej nje njeri per agjitacion e propagande ???

    Nuk e dinte inteligjenca juaj kur provat dhe deshmitaret ishin te rreme ???

    Kush i perpunonte deshmitaret o hetues te sistemit ???

    Kush mbronte akuzen o prokurore te sistemit ???

    Kush jepte vendimet o gjykates te sistemit ???

    E pra, te vjen perseri per te vjelle kur degjon te njejtin ritual nga keto bashk-kriminele. Nuk jane gje tjeter veçse nje tufe maskarenjsh e qelbanikesh te ndyre ...

    QELBESIRA
    Me kete arsye mbrohen "peshqit" e mesem dhe te vegjel. Se te medhenjte i sherbyen popullit.

    Peshqit e vegjel dhe te mesem e mbrojten veten e tyre,ato qe kishin tru
    zbatuan ligjin,ashtu ishte ligji,po te mos e zbatoje shkoje ne burg.Keshtu qe keto peshq te vegjel dhe te mesem menduan qe kishin familje dhe nuk i thyen ligjet ,perndryshe do shkonin ne burg,do shkaterronin jeten e familjeve te tyre.THAT IS THINKING. te pelqen ty apo jo.

    Kurse idiotet thyen ligjet shkaterruan jeten e tyre ne burg,shkaterruan dhe jeten e familjeve te tyre. A eshte kjo zgjuarsi...?I dont think so.

    Pse u bete pjese e KRIMIT ju hetues, prokurore e gjykates ???

    Pse flet kot,Ja fut pa pergjegjsi fare.KRIM quhet kur thyhet ligji.
    Kur zbaton nje ligj,nuk ka krim aty.

    =====
    Nuk e dinte inteligjenca juaj qe kryhej nje krim sa here denohej nje njeri per agjitacion e propagande ???

    Njerezit qe deneoheshin per agjitacion dhe propagande u denuan se thyen ligjin.
    Shume e thjeshte,thyen ligjet,,,,,,pasoja shkon ne burg.
    ======
    Nuk e dinte inteligjenca juaj kur provat dhe deshmitaret ishin te rreme ???
    Edhe nqs ka pas deshmitare te tille vurja fajin deshmitarit qe genjen dhe firmos letrat qe cdo gje qe ka raportuar eshte e vertete.
    ======
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #94
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin

    Nje peshk me tru !!!

    Trupeshk 100% ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #95

    Cfare, po ben rolin e injorantit apo te paditurit ??? Shko dhe informohu me pare para se te shkruash broçkulla dhe idiotesira.

    Nqs e mbron me vetedije kete grup "peshqish" dhe sherbetoresh atehere me shume mundesi je nje pasardhes i ketij grupi kriminal. Por se je pasardhes i tyre nuk do te thote se edhe ti je kriminel. Ki miresine te pakten te heshtesh ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #96
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    LIRIA ËSHTË SIGURI, DIKTATURA PASIGURI

    2011-06-15

    Andrea Stefani

    LIRIA ËSHTË SIGURI, DIKTATURA PASIGURI

    Po ndiqja me vëmendje të shtuar lajmin mbi botimin nga profesor Luan Omari, të një libri për ndarjen e pushteteve në Shqipëri dhe deformimet që kanë ndodhur në këta 20 vjet tranzicion në këtë rrafsh. Libri do të shqyrtohet pa dyshim me shumë kujdes nga të gjithë ata që janë të alarmuar për përqendrimin e pushteteve në duart e Kryeministrit Berisha, ndërkohë që fryma dhe germa e Kushtetutës së Republikës këmbëngul për ndarjen e pushteteve. Por ndërkaq, nuk mund të mos të binte në sy fakti që si pjesëmarrësit në ceremoninë e përurimit të librit ashtu edhe mediat që lajmëruan atë, kishin veçuar më së shumti këtë thënie të Omarit: “…di me siguri që në diktaturë nuk ishim të lirë, por ishim të sigurt, ndërsa sot në demokraci jemi të lirë, por aspak të sigurt”. Është një thënie që meriton të kritikohet. Mbi të gjitha sepse ka të bëjë me kuptimin për lirinë, me kryeqëllimin e mashtruar të tranzicionit shqiptar. Por edhe sepse fraza është shqiptuar nga një autoritet i konstitucionalizmit dhe si e tillë, mund të ketë edhe më shumë impakt në mënyrën e të menduarit publik.

    * * *

    Nëse mund të ketë ndonjë gjë të gabuar në ato që ka thënë dhe shkruar profesor Omari, është pikërisht kjo frazë: “…në diktaturë nuk ishim të lirë, por të sigurt, ndërsa sot në demokraci jemi të lirë, por aspak të sigurt”. Fraza ka tërhequr vëmendje, sepse kërcet, por kërcet ngaqë është e thelbësisht e zbrazët. Dhe në të shfaqen të këputura të gjithë ato lidhje organike mes lirisë së njeriut dhe sigurisë së tij. Të sigurt nën diktaturë!? Po përse? Të sigurt se pushteti dhe partia mund të të bënin gjëmën sa herë që një gjë e tillë të ishte e nevojshme për pushtetin? Si mund të quhet siguri një gjendje kur pushteti absolut diktatorial gëzon hapësira të pakufizuara për të cenuar jetën, pronën dhe të drejtat e çdo qytetari? Si mund të quhet siguri një gjendje ku siguria se nuk do të përfundosh në burg apo internim nuk buron nga liria e shprehjes dhe pamundësia e pushtetit për ta goditur atë, por nga heshtja, fshehja e të vërtetave të tua dhe, akoma më keq, nga konformizimi servil me pushtetin, me idetë dhe propagandën e tij. Nëse vërtet njerëzit do të ndiheshin të sigurt nën diktaturë, atëherë liria do të ishte një gjendje e tepërt dhe e panevojshme për ta. Teza se në diktaturë edhe pse pa liri ishim të sigurt, jo vetëm nuk shpreh një të vërtetë, por bart pashmangshëm, si konotacion, edhe një aspiratë për t’u arratisur nga gjendja e sotme pa siguri drejt një gjendjeje të ngjashme me atë të djeshmen që, gjithsesi, ofruaka siguri. Mbi këtë lloj mënyre të menduari, themelohet ajo që Erih From e ka quajtur sindromë e arratisjes së njeriut nga liria për të gjetur strehë, qetësi apo siguri në forma të ndryshme skllavërimi apo nënshtrimi.

    * * *

    Por a është vërtet liria, kjo situatë pa siguri që i bën jo pak njerëz të kthejnë me nostalgji sytë nga diktatura që, gjithsesi, u duket se ofronte, të paktën, siguri? Këtu vijmë në pjesën e dytë të frazës së Omarit: “…sot në demokraci jemi të lirë, por aspak të sigurt”. Vërtet? E ç’na qenka kjo liri që nuk ofruaka siguri? Liria pa siguri është një kontradiktë në përkufizim. Nëse liria nuk do ofronte siguri për njerëzit, ajo nuk do ishte ideal i tyre. Liria është ajo situatë që ofron sigurinë më të madhe për njerëzit dhe për një shoqëri. Dhe këtë e bën me anë të drejtësisë që sikundër shkruan Edmund Bërke, është një emër i dytë për lirinë. Por në Shqipëri përgjithësisht e paskan të vështirë të kuptojnë lidhjen organike mes lirisë dhe drejtësisë. Prandaj, dhe politikanë si Berisha e kanë të lehtë të thërrasin e premtojnë “liri”, ndërkohë që bëjnë gjithçka të vënë nën sundimin e tyre pushtetin e drejtësisë, ta vrasin lirinë duke skllavëruar drejtësinë. Kur Xhon Lok thotë, se pa ligj nuk ka liri, kishte parasysh pikërisht drejtësinë e pavarur si pushtet dhe jo thjesht ligjet e shkruara të interpretuara nga gjykatës servilë sipas oreksit të qeverisë. Liria lind dhe zhvillohet vetëm aty ku drejtësia kufizon gjakimet e pushtetit politik në atë masë që ai nuk mund të dhunojë dot jetën e njerëzve. Por, nuk mund të quhet një vend i lirë, një shtet me liri, ai ku nëpunësi civil nuk mbron dot vendin e punës në gjykatë, sepse partia në pushtet ka dhënë urdhër që të flaket, ku pronari nuk e merr pronën e grabitur nga komunizmi, sepse ashtu do pushteti, ku biznesi privilegjohet kur sponsorizon pushtetin dhe obstruktohet në të gjitha format, kur nuk e bën një gjë të tillë. Në një vend të tillë edhe demokracia nuk është më demokraci, sepse gjykatat e kapura nga pushteti shërbejnë si lavatriçe të vjedhjes së votës nga pushteti. A nuk po ndodh kështu me votën në Tiranë? Pra, jemi në një situatë pasigurie që vjen pikërisht nga mungesa e drejtësisë. Është në fakt një situatë kaosi e maskuar me “shtet” dhe me “ligj” dhe që prandaj perceptohet gabim si situatë lirie. Edhe liria e shprehjes dhe pluralizmi politik, edhe votimet, janë ato që e shtojnë edhe më shumë iluzionin e lirisë. Por pa drejtësinë, edhe liria e fjalës shndërrohet në një garniturë të nënshtrimit. Sikundër, mjerisht po ndodh edhe në Shqipëri. Pra, ne shqiptarët, nuk “jemi të lirë, por të pasigurt”, sikundër thotë profesor Omari, por jemi të pasigurt, sepse nuk jemi të lirë. Dhe shpëtimi nuk vjen duke u strehuar në një gjendje pa liri, por me “stabilitet” e “siguri”, por duke u përpjekur për krijimin e drejtësisë së pavarur që kufizon pushtetin politik duke krasitur me ligj lakmitë e tij, duke ndarë pushtetin e drejtësisë nga pushteti politik. Në fakt, duke bërë një nga ato punë që edhe vetë libri i profesor Luan Omarit sugjeron.

    Gazeta Shqip
    Per cfare sigurie z. Omari flet ne nje kohe kur regjimi komunist vriste periodikisht akoma dhe anetaret e udheheqjes dhe nuk po flasim ketu per intelektualet dhe fare fare per popullin e thjeshte. Regjimi komunist ishte nje gabim i natyres nje atavizem qe as ne enderr mos e pafshin femijet tane. Turp per keto nostalgjira aq me teper nga nje (ndoshta intelektual sepse nuk e kam idene kush eshte ky Z.Omari). Siguri nga kush, nga hajdutet, nga korrupsioni, nga parate ne banke, nga shtepite e sigurta, nga kafshata e bukes se misrit(qe me keputet shpirti kur shihja fshatarkat shtatzene te na luten per gjysem buke gruri) ia q...fsha robt ku i kane te gjithe moth.. fu..ers qe i nxine jeten prinderve tane qe na , nga vajguri(rradha Kucove -berat per 10 L ), nga e bene rinine tone sketerre me ato: qethu, mos mbaj pantallona ashtu apo keshtu, mos mbaj antena, nuk shkon ne shkolle te larte se je i prekur ne biografi, nuk fillon dot pune ne X-vend se ke cene ne biografi, nuk te lejohet te fejohesh me filanin se eshte i prekur, punon, s'punon rroge baze sa per te marre nje cope buke, i mblodhi bagetite fshatareve, na thau zorren dhe neve qe merrnim nje here ne jave ndonje gjysem qingji, nuk na jepte sheqer apo kafe vetem po vdiq ndonjeri-derisa mezi prisnim te vdiste ndokush te pinin pleqte nje kafe, na trajtonin si kulake ne cdo ambient shteteror, vije ne spital dhe me afersi diagnozoheshe, me afersi merrje ilacet dhe me afersi kishe mundesi te sheroheshe. Shiste mend me pushtetin e te emes apo te atit edhe me injoranti, me dembeli me i pakulturuari per te arritur deri tek shpresa te cilen na e shkaterruan na e shuan me menyren me te papare ne bote me prishjen e kishave dhe xhamive, duke i dhene rendesi hyjnore komunizmit deshe nuk deshe do te thoshe jo me O ZOT por O NENA PARTI.......................... mjaft me keto provokime z.Omari, nuk jane materiale per libra as per studim, as per humor as per t'u permendur fare, keshtu injoron nje popull te tere qe ka ngelur sakat nga komunizmi dhe kerkon dy dite te qeta . Nje keshille edhe pse me i vogel, edhe pse i pashkolluar ne graden tuaj. Nese nje dite do te takohemi ne parajse atehere do ta kuptoj se je penduar qe i shkruan lavde regjimit fshataresk, injorant, kanibal, homosexual, te peshtire, pa asnje vlere, antishqiptar--me fal per shprehjen-Komunist.
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ajo perdhunimi i te vdekurit eshte sick vurja fajin nje gardiani burgu te semure whatever
    Per te tjerat te gjitha jane bere sipas urdherave te ardhura nga Komiteti Qendror dhe ligjet e tyre.... mbeshtetura ne nenin aq e kaq keto urdhera i jane percjelle secretareve te partive ne gjykata prokurori,burgje etj
    Do ti marresh vesh cili ligj per kete e ate,shko te arshiva kombetare dhe shikoji vet
    te gjitha ligjet e asaj kohe,
    cfare thone per denimet persekutimet,agjitacion propagandes,armiqve te popullit etj.Ka pas abuzime me ligjin nga individe te vecante ne shtet,sigurisht ka pas.Atehere vurja fajin abuzusit si individ dhe jo shtetit.
    Konkluzioni ligjin e krijonte Komiteti Qendrur dhe ja dergonte shtetit per ta zbatuar.ose pyet ndonje prokuror qe ka punuar me keto gjera....
    Po cfar ligji permend ti mer djale, ligji nuk krijon viktima te pa fjashme.Ligji mund te jete i ashper per nje shoqeri, por fundja ai eshte ne leter.Viktimen e krijonte hipokrizia njerzore, ligesia shpirterore, ligji nuk ka veshte e sy.Lufta e kalsave u shtri deri brenda famijes , pra a e kupton ti se ai sistem e prodhonte krimin.
    Ja ps.Besnik Traraneshi u denua sepse ne kengen djaloshi dhe shiu, ai dukeqene dibrane thoshte shiu pek, pek per shiu pike, pike.Cfar ligji hyn ketu?nje tjeter rast, c'do drejtor kishte problem realizimin e planit e per kete mbante mardhenie te mira me shefin e planit.Ne kete mardhenie i kekonte atij te akordonte me planet e reparteve dhete nxirrte nje plan fiktiv, kur dihej qe nuk ishte i vertete.Nje llogaritar i zyres se planit, qe kishte ego per tu bere shef,bente nje leter anonime dhe sillte aty kontrollin e shtetit.Ky nenpunes, tradhetohej nga te gjithe dhe sajoheshin dhe shprehje te pa verteta sikur ky njeri i bente keto veprime qellimisht per te mashtruar partine dhe pushtetin, e dilte sabotatore etj,etj. Nese ndermarrjet shqiptare do te realizonin planet realisht, ekonomija socialiste do te kishte lulezuar dhe nuk do te kishim nevojen e ketij tranzicioni ekonomik.Nese shefi i palnit do te deklaronte te verteten, do te shkarkohej drejtori, qe nese kishte nje mbeshtetje te forte ne miqesite e tij ,do te hakmerrej rende me te.Pra si puna e ujit qe i dhe gomarit.Pra ajo ishte nje jete hipokrite qe notonte mbi genjeshtren.Te gjithe benin sikur punonin dhe shteti bente sikur i paguante, por kur gjerat agravoheshin, atehere duhej viktima, fajtori,pra do te gjendej nje koke turku.Babai i Ledi Manushit qe ti shikon ne rubrikat sportive trashegoi nje pasuri nga italia, me pas,u denua me interrnim se bleu nje peshk 3 kg ,tek nje peshkatar qe e kishte zene ate me barken e shtetit.Po i thane , ti korruptove peshkatarin me parate e tua te ndyra.A e din ti se shpesh ligji nuk ishte ne sinrone dhe ne kohe me denimin.Shume vete u denuan pa gjyqe, por me vone kjo filloi te evidentohej pa dashje dhe ne letersi, pasi shkrimtari i referohej deshmitareve okulare ose ishte pjese ne ate histori.Atehere doli nevoja per nje jurist ne akademine e shkecave i cili do te shikonte ligjeshmerine ne letersine e luftes, apo ate artistike.Ne nje zyre te tille ka punuar Ngjela, para se te denohej.Pra ai i vinte ligjin pas disa vitesh nje te denuari pa ligj.Pra besoj se e kupton se nuk kemi pase te bejme me ligjin, por me ligesine qe prodhonte sistemi.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  8. #98

    Nga keto qe po thua vurja fajn individeve pisa,karrierista,dhe mos ja vur fajin shtetit.
    U denuan pa gjyqe??Ku eshte fakti?????Thashethemet????
    Ta them kete se ka shume spekullime dhe genjeshtra nga njerez ish te denuar.
    Shkrimtaret qe ti lexon jane te gjithe genjeshtare,gjithe diten e gjithe naten
    trillojne poezi dhe proze ajo dihet.
    Pse duhet tu besoj atyre une dhe jo dokumentave dhe dosjeve.Materiale te incizuara
    me mikrofona te fshehte se cfare kane thene viktimat dhe ligjet qe kane thyer.
    Ka pas njerez ne shtet individe qe kane thyer vete ligjet.Fajin e ka shteti ne kete rast??? Jo e ke individi qe ka punuar ne shtet dhe ka abuzuar ne emer te nje ligji.Dhe ligjin nuk e krijonte shteti por Komiteti qendror.Shteti merrte ligjet e gatshme dhe i ekzekutonte.

    Besnik Traraneshi nuk u denua per kengen,mos u be aq naiv ai ka pas dosje
    dhe mund te kete bere gjera te tjera.Pyet aranit celen te marresh vesh se si ka qene historia,Ju nuk njihni faktet dhe flisni kot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 03-07-2011 më 22:12
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    secili pushtet e ka diktaturen e vet ... liri te plot nuk gezon askush ...

  10. #100
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    [QUOTE=BlueBaron;3147631QUOTE]
    Je ti ai qe shkruan idiotesira dhe jo une,cfare shkolle ke ti,se me duket mua ketu qe mezi ke mbaruar tetevjecaren.ke deficienca te theksuara ne komprehension arsyetim dhe ne arsimim.
    Ja nje pyetje per ty
    Nje kapobande urdheron nje nga njerezit e vet te vrase dike per motive hakmarrje sepse dikushi e ka spiunuar dikur dhe kapobanda beri ca vjet burg.
    Njeriu i vet shkon dhe vret spiunin.
    Pyetja eshte
    Kush eshte fajtori ?
    a.Kapobanda
    b.Vrasesi
    c.Spiuni
    d.Kapobanda dhe Vrasesi.
    Trego zgjuarsine dhe aftesite e arsyetimit ketu.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •