Eh kjo është "e meta " ime. Kam dëshirë t'i quaj gjërat me emrin që e meritojnë dhe nga shpata ime e derjtësisë nuk shpëton asnjë hileqar dhe kjo shpatë nuk i ndan mëkatarët nëpër krahina. Kjo godet aty ku bëhet dëmi.
Mirëpo, përveç turpeve kam sjellë edhe artikuj tjerë nga kultura e sidomos për aktivitetet e të rinjve nëpër botë, sepse e ardhmja jonë varet sa e kemi rininë të emancipuar.
Për mua, ta zëmë është e pakapshme dhe e mjerueshme kur të rinjtë tanë në shkollë dolën pozitiv dikund 30%, ndërkaq në religjion pozitiv.
Zhvillimi i një vendi varet sa e ka të shkolluar popullin dhe jo sa religjioz e ka atë. Shih vendet ku feja është aktive ( arbistan ): mjerim, flliqësira, injorancë...
Por unë nuk do të ndalem, sepse jeni ju që më bëni të angazhohem. Ju jeni ata që brenda 1 ore, shkrimet e mia i lexoni ( ani se shumë herë fshehurazi ), sepse e dini që unë sjell shkrime me vlerë.
P.S. Ti e panjohura ende nuk paske ndërruar mendje për atë që kam shkruar për vjedhjen e votave në Drenicë. Pra, shumica me¨kanë shkruar dhe kanë kërkuar falje, sepse vërtet Drenica dha shembullin më të keq të mundshëm. E kush do t'ia merrte Drenicën PDK-së!! ( Apo kishte frikë, ndoshta edhe me arsye, se edhe nuk do të fitonte ). Ti, d.m.th. ende qenke e bindur se Drenica ka bërë burrëri me këtë!
Krijoni Kontakt