Njė i moshuar nga Vlora, i lindur nė Gumenicė nė 1937, nuk ėshtė lejuar tė udhėtojė drejt Greqisė pėr tė parė fėmijet e tij, vetėm pėr shkakun se ka lindur nė Ēamėri.
Xhelal Hajrulla, u ndalua dy herė me radhė nė Kapshticė dhe Kakavijė, vetėm pėr prejardhjen e tij.
Gjatė njė interviste dhėnė Top Channel ai tha se nė Kapshticė i thanė se ndalohej me urdhėr tė qeverisė greke dhe nė raportin pėr kthimin e tij u shtua se ishte i rrezikshėm nė disa shtete tė BE-sė.
“U nisa nga Kapshtica pėr tė vajtur pėr tė takuar fėmijėt nė Athinė. Kur shkova nė Kapshticė dogana greke mė tha qė kemi dy ditė qė e kemi ndaluar me urdhėr qeverie pėr tė mos kaluar ata qė kanė lindur nė Ēamėri. I padėshirueshėm pėr rendin publik nė Greqi dhe person i rrezikshėm nė disa shtete tė Europės, pėr mua”, thotė pėr Top Channel, Xhelal Hajrulla.
Ndėrsa shefi i doganės greke tė Kakavijės e ka shtuar mė tepėr dozėn e urrejtjes duke i thėnė se Ēamėria ka vdekur.
“Mė merr dhe mė con tek shefi i doganės greke. U ula nė stol. Pasi pa pasaportėn mė tha hajde kėtu. Ēamėve mė tha do t’u presim kokėn se Ēamėria mė tha ka vdekur”, tregon i moshuari.
I moshuari ka bėrė apel Ministrise sė Jashtme qė tė ndėrhyjė pėr tė bėrė zgjidhje pėr rastet e shumta ndaj shtetasve shqiptarė me origjinė ēame, si dhe i bėri thirje PDIU-sė tė protestojė nė lidhje me kėto akte.
http://top-channel.tv/mobile/artikul...=213350&ref=fp
Krijoni Kontakt