Close

Rezultati i Sondazhit: A jeni per mbylljen e temave fetare.

Votues
140. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    85 60.71%
  • Jo

    46 32.86%
  • Nuk jam i vendosur

    9 6.43%
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 114
  1. #91
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Une mendoj se ka nje iskenim per prishjen e tolerances fetare.Qellimisht lihen te veprojne te lire disa kokrra qe ofendojne dhe shajne gjithe fete.Qellimisht moderatori apo administratori nuk i fshin disa poste por i len aty per iritime.Sidomos ku lejojne disa poste pa kuptim fare apo tema skandaloze.Nje mos moderim i tille ka bere qe forumi fetar te degradoje ne kete mase.Pastaj ka shume prej atyre njerzve qe shkruajne aty nuk kane as minimumin e kultures fetare apo etikes ne bisede.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Nese do te fshinim nga forumi te gjithe seksionin e Botes Shpirterore, duke u mohuar shqiptareve qe te shprehin apo lexojne mbi besimin e tyre, do te ishim duke shkelur me te dyja kembet te drejtat e njeriut, dhe vete Kushtetuten e Shqiperise e Kosoves. Nje nga nenet kryesore te asaj kushtetute eshte e drejta e besimit, apo "liria e ndergjegjes". Cdo njeri ka te drejten e tij, te besoje apo te mos besoje, te jete musliman apo i krishtere, te lere nje besim e te perqafoje nje tjeter neser. Detyra jone eshte te respektojme lirine e ndergjegjes se cdo shqiptari, pasi duke e bere kete gje, respektojme lirine tone personale, respektojme te drejten tone per te besuar e praktikuar ate qe besojme ne shoqeri.

    Gjeja tjeter qe duhet te kuptoni eshte qe prej 1 dekade tashme, Forumi Shqiptar eshte e vetmia dritare mediatike qe respekton kete te drejte te shqiptareve per te besuar e praktikuar besimin e tyre. Sa hapesire u krijojne televizionet, gazetat e faqet e tjera shqiptare ne Internet botes shpirterore te shqiptare? Pak ose aspak. Shumica vazhdojne te ndjekin e respektojne parimet ateisto-komuniste duke e sulmuar besimin si nje e keqe e perbashket, apo duke e percmuar besimin dhe besimtaret ne menyre indirekte. Nje nga misionet e forumit, eshte qe te ndergjegjesoje gjithe opinionin publik shqiptar qe te shkundi mentalitetin ateisto-komunist, e te perqafoje mentalitetin demokratik: respekto lirine e cdo shqiptari per te besuar dhe praktikuar besimin e tij. Nuk eshte nje sipermarrje e lehte, por kemi bere shume hapa perpara ne kete drejtim. Vete fakti qe ne kete forum do te gjeni material te bollshem per besimet tradicionale ne vend dhe vete anetaret e ketyre komuniteteve qe marrin pjese ne forumet e tyre dhe ne forumin si te tere, eshte nje arritje e madhe ne vetvete. Ka plot forume fetare ne internet dedikuar vetem nje besimi te caktuar, por ka vetem nje forum shqiptar brenda te cilit i gjen te gjitha komunitetet fetare te vendit.

    Ka plot vizitore e anetare te forumit qe shokohen kur vizitojne forumet fetare ne forumin shqiptar. Shoku i pare vjen nga habia qe jo te gjithe shqiptaret besojne apo nuk besojne si ata. Ka plot ateiste qe nuk u vjen mire kur shohin se sa i madh eshte numri i besimtareve ne forum. Ka plot muslimane qe shokohen qe besimi islam nuk eshte besimi i vetem ne kete forum. Ka plot katolike e orthodhokse qe shokohen nga ato qe lexojne ne forumin musliman. Dhe cili eshte reagimi i pare? Te mbyllen forumet fetare! Te perjashtohen anetaret qe sipas tyre jane "ekstremiste".

    Vala e dyte e madhe e shokut buron nga fakti, qe forumi shqiptar eshte i hapur per diskutim per te gjithe. Ne temat e tij shkruajne te gjithe anetaret e forumit, perfshi edhe besimtaret. Nuk qellon shpesh qe ne jeten reale te debatosh apo te perballesh me nje mori kaq te madhe mendimesh qe vijne nga njerez me eksperienca dhe nivel kulturor te ndryshem. Ne jeten reale, ata jane mesuar te shoqerohen vetem me njerez qe mendojne, besojne e sillen si ata. Forumi e prish kete "harmoni shoqerore" personale. Duhet te kaloje kohe qe edhe keta anetare te kuptojne, qe temat e ketij forumi dhe larmia e ndryshme e mendimeve qe gjejne ne te, eshte dritarja me e madhe e realitetit shqiptar. Ky eshte realiteti shqiptar, te cilin forumi nuk e formon, por e pasqyron.

    Eshte e vertete qe ka plot anetare ekstremiste qe fillimisht hyjne ne forum me mendimin per te propoganduar ate qe ata besojne me plot zell. Por keta jane ata qe shokohen nga forumi shqiptar me shume se kushdo tjeter. Pse? Sepse shumica e tyre jetojne ne vende ku mentaliteti i shoqerise eshte esktrem dhe i njeanshem. Kemi plot anetare nga Kosova e Maqedonia qe ne qytetin e fshatin e tyre nuk kane shqiptare te krishtere. Kemi plot te tjere qe jane studente ne shkolla fetare ne Lindjen e Mesme apo ne Evrope. Forumi tek ta ndikon jashte mase shume, pasi ben qe te perballen me mendime ndryshe qe nuk i hasin ne realitetin ne te cilin jetojne. Mund t'iu sjell si shembuj 4-5 anetare qe kur kane hyre ne forum kane qene propogandues te paepur te besimit te tyre, dhe sot jane transformuar plotesisht ne botekuptimin e tyre me kohen, fale pjesemarrjes ne kete forum, fale pjesemarrjes ne temat e shumta te ketij forumi, fale debateve qe kane bere me anetaret e ketij forumi, fale mendimeve tuaja te shprehura ne temat e ketij forumi. Dhe ky eshte nje proces i pavetedijshem qe ndodh vetvetiu, fale pjesemarrjes ne forum. Kjo eshte dicka shume pozitive, pasi e ndergjegjeson secilin prej nesh, per te kuptuar jo vetem botekuptimin tone, por edhe botekuptimin e shqiptareve te tjere.

    Kuptohet qe ata anetare qe fyejne e ofendojne e propogandojne ne forum shume shpejt perjashtohen nga forumi. Keta jane ata qe duan te postojne materiale propogandistike, por jo te lexojne e te shprehin mendimin e tyre.

    Perse ua shkruajta te gjitha keto?

    Qe te kuptoni, qe ju, si anetare te ketij forumi, me pjesemarrjen tuaj ne te, jeni duke ndihmuar jo vetem ne pasqyrimin e realitetit shqiptar me te gjitha ngjyrat e tij, por ne te njejten kohe, ne menyre te pavetedijshme, ju jeni duke transformuar botekuptimin tuaj personal me kohen fale larmise se mendimeve qe hasni ne kete forum. E perbashketa e virtualitetit dhe realitetit eshte, se secili prej nesh, zgjedh qe te pervetesoje ne larmine e mendimeve te shprehura, ato mendime qe ne vleresojme si te verteta e te drejta.

    Forumi shqiptar gjithmone do te respektoje lirine e shqiptareve per te besuar dhe praktikuar besimin e tyre.

    Albo

  3. #93
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    Shkurt e shqip

    Nje nga elementet me te veqanta per sa i perket prapambetjes se qeshtjes ton ne pergjithesi ka qen, dhe eshte FEJA!

    Ka qen, dhe eshte sot e kesaj dite nje vegel per te trazuar identitetin ton; nje shembull i pergjithshem eshte Cameria. Pra, te vetedijshem, se cka na solli FEJA, dhe problematikat aktuale me te cilat jemi te ballafaquar per SHERR te religjionit, pse mos ti mbyllim temat fetare? Cfar lloj dobie kemi?!

    Un e kuptoj mendimin qe e mbeshtet demokracin e fjales, por, egzistojn plot realitete ne kete bote, te cilat jan permbajtese te ekcepsioneve.

    Perfundimisht, duke i lere anash shtylle-teoriat e njerezimit (demokracia, shprehja e lire, etj.), them qe qenja njerezore ka arrit kaq shum deri ne vitin 2011, vetem dhe vetem falas adaptimit...
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  4. #94
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    @ Albo. mbani nenforumet e feve perkatese. ate ku diskutojne vetem muslimanet me njeri tjetrin, apo te krishteret me njeri tjetrin.

    atij nenforumit "toleranca fetare", ose ndryshojani emrin ne "urrejtja nderfetare"(90% te temave aty vetem me toleranece nuk kane te bejne. shumica jane tema fyese apo provokuese), ose mbyllin ato tema qe nuk kane te bejne me tolerancen.
    eshte vertetuar qe ne ate nenforum anetaret vetem kacafyten me njeri-tjetrin.
    te krishteret hapin tema per te fyer islamin, muslimanet hapin tema per te fyer krishterimin, ateistet hapoin tema per te fyer te gjithe...

    cfare ka te beje mbyllja e ketij nenforumi me kushtetuten e me lirine e besimit?

    DEBAT KONSTRUKTIV NDERFETAR KETU NE FORUM NUK KA.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    @ Albo. mbani nenforumet e feve perkatese. ate ku diskutojne vetem muslimanet me njeri tjetrin, apo te krishteret me njeri tjetrin.

    atij nenforumit "toleranca fetare", ose ndryshojani emrin ne "urrejtja nderfetare"(90% te temave aty vetem me toleranece nuk kane te bejne. shumica jane tema fyese apo provokuese), ose mbyllin ato tema qe nuk kane te bejne me tolerancen.
    eshte vertetuar qe ne ate nenforum anetaret vetem kacafyten me njeri-tjetrin.
    te krishteret hapin tema per te fyer islamin, muslimanet hapin tema per te fyer krishterimin, ateistet hapoin tema per te fyer te gjithe...

    cfare ka te beje mbyllja e ketij nenforumi me kushtetuten e me lirine e besimit?

    DEBAT KONSTRUKTIV NDERFETAR KETU NE FORUM NUK KA.

    Ky, Albo, vetem shitet ashtu s'i njeri i drejte, ky boll mire e sheh se ē'fare eshte duke ndodhur tek Toleranca Fetare dhe nuk reagon te ben diēka, ehh po i pelqen kjo me siguri !!!!
    Burri 1 X flet !

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anėtarėsuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    citim---Nje nga elementet me te veqanta per sa i perket prapambetjes se qeshtjes ton ne pergjithesi ka qen, dhe eshte FEJA!

  7. #97
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar mė parė nga K.i EPERM Lexo Postimin
    citim---Nje nga elementet me te veqanta per sa i perket prapambetjes se qeshtjes ton ne pergjithesi ka qen, dhe eshte FEJA!
    Pse popujt tjerė (ata qe kan ec perpara) kanė qenė pa fe a?! Jo dosti jem po na nuk po punojmė si popull e jau lajm fajin politikanve, te huajve, fese, nacionalizmin e kujna jo se!
    Sikur ne te ishim sillur sikur gjermanėt pas luftės sė dytė botėrore, ne kishim me ua kalu atyne
    Kombi mbi tė gjitha

  8. #98
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jo, sepse na qelbet gjithė forumi me tema propagandistike. Po u mbyll ai forum, do prishet Historia, pasi do gjej zbatim atje platforma Talebane.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #99
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Qe te kuptoni, qe ju, si anetare te ketij forumi, me pjesemarrjen tuaj ne te, jeni duke ndihmuar jo vetem ne pasqyrimin e realitetit shqiptar me te gjitha ngjyrat e tij, por ne te njejten kohe, ne menyre te pavetedijshme, ju jeni duke transformuar botekuptimin tuaj personal me kohen fale larmise se mendimeve qe hasni ne kete forum. E perbashketa e virtualitetit dhe realitetit eshte, se secili prej nesh, zgjedh qe te pervetesoje ne larmine e mendimeve te shprehura, ato mendime qe ne vleresojme si te verteta e te drejta.

    Nuk ka realitet ketu. Nuk pasqyrohet realiteti shqiptar me 5 persona apo gjashte. Ketu qellimisht ka shume njerez qe mundohen te krijojne njefare "realiteti" qe nuk ekziston. Ne jeten reale njerezit nuk bisedojne per gjera personale sic eshte feja dhe jam e bindur qe keta qe me se shumti i meshojne percarjes fetare, urrejtjeve, deshirave panfetare me popujt tjere, ne jeten reale jane disa hica!

    Ketu nje person qe hyn nuk del me ate botekuptimin, se duhet te respektohet larmia e mendimeve, por del me urrejtje, paragjykime per tjeret dhe aspak nuk i kontrubon asnje ceshtjeje, cfaredo te jete qellimi. Dhe mendoj se kjo eshte deshira e atyre qe permenda me lart.

    Gjithsesi duhet te mbyllet toleranca fetare, le ti mbajne forumet e veta perkatese secili dhe te shprehen, s'kemi pse me degjuar perralla nga asnje grupacion per gjoja njefare "tolerance" te rreme apo percarje, qe mundohen te krijojne figurat e deshperuara te forumit shqiptar. Ajo toleranca fetare nuk e di qe qet dicka ne drite, qe kur kam hyre une ketu, por eshte shfrytezuar ne menyrat me te keqija nga tjeret. Forumi shqiptar nuk eshte forum fetar, sa e di une. Nese ka nevoje te adresohen problemet fetare, ceshtjet fetare te shqiptareve atehere le ta hap dikush nje forum te vecante fetar, FORUMIFETAR.com

    Nje tjeter gje qe une e kam vene re ne kete forum, jane disa qe na paraqiten si besimtare, por kurre nuk i kam pare te shkruajne te nenforumet perkatese te tyre. Atehere kush jane ata njerez qe tere diten shkruajne per fe dhe na paraqiten si besimtare tek toleranca fetare dhe asnjehere nuk i kam pare te shkruajne ne nenforumet e tyre fetare? Propagandues vetem qe kane qellim percarjen?!

    Dhe nuk duhet te lejohet qe nenforumet tjera qe nuk kane te bejne me fene te postohen shkrime fetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 17-06-2011 mė 08:42

  10. #100
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Jo, sepse na qelbet gjithė forumi me tema propagandistike. Po u mbyll ai forum, do prishet Historia, pasi do gjej zbatim atje platforma Talebane.
    Pėr dallim nga ti votova pro mbylljes se temave fetare. Nuk largohen gjerat me polemika dhe ofendime. Mjafton t'ua vėsh drynin atyre temave, kush tė doj le tė hyj ti lexoj, por tė mos postohet asnjė gjė. Por kam frikėn se disave me mision tė caktuar nė forum do tu humb udha dhe nuk do tė mund ta gjejnė vetėn nė temat jo-fetare.
    Kombi mbi tė gjitha

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •