Per mendimin tim eshte dicka politike...sepse policia e ka ditur me siguri qe ajo shtepi ka qene baze drogistash e armesh...
L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
E cuditshme se si djali i xhaxhait te Dash Pezes na paska dale jo vetem gangster por edhe arme mbajtes pa leje. Eh ta dinte babe Myslymi ket histori ka pase me bo hatane.....![]()
moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise
Armët e sekuestruara në Pezë
Automatikë “Kallashnikov”, snajper, antitank dhe granatahedhës. Ky është arsenali i armëve që është sekuestruar nga Policia e Tiranës gjatë një aksioni të zhvilluar në Pezë mbrëmjen e së hënës.Ka qenë një konflikt pronësie në Pezë të Tiranës që ka tërhequr vëmendjen e policisë për të mbërritur në këtë zonë, ndërsa më pas, kontrollet e kryera në bazë të informacioneve operative, kanë zbuluar arsenalin e armëve që ishte fshehur në shtëpinë e vjetër të Myslym Pezës. Policia tha se armët mbaheshin pa leje nga kushëriri i deputetit socialist Dashamir Peza dhe një mik i tij. Policia tha dje zyrtarisht se në shtëpinë e Armand Pezës, agjentët e rendit sekuestruan edhe 200 gramë lëndë narkotike
Droga e presuar
kokainë dhe 20 kilogramë përzierës kokaine. Të gjitha këto prova të sekuestruara i kanë drejtuar hetuesit në një lidhje të mundshme të dy të arrestuarve, Armand Peza dhe Xhimi Hasanbega, me një aktivitet të organizuar kriminal. Sipas burimeve policore, vendi ku u gjetën armët dhe sasia e lëndës narkotike dyshohet se ishte një prej “bazave” të kësaj organizate. Policia tha se është duke hetuar nëse dy të arrestuarit kishin ndonjë plan konkret për përdorimin e arsenalit të armëve që kishin në zotërim. Gjashtë automatikët dhe snajperi janë dërguar për ekspertizë për të verifikuar nëse ato armë janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale më parë. Analizat e tyre po kryhen nga Laboratorin e Kriminalistikës, ku do të kryhet ekzaminimi balistik i armëve. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se në shtëpinë që përdorej nga Armand Peza, por që në fakt është shtëpia e vjetër e Myslym Pezës, vetëm 10 metra larg banesës së deputetit socialist Dashamir Peza, u sekuestruan 6 automatikë model 56 dhe model 54, granatahedhës, një pushkë snajper, dy dylbi snajperi, 20 copë krehra arme zjarri, 9 predha granatahedhëse të lehta antitanke dhe 6100 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Zbulimi i kësaj baze, që burimet nga grupi hetimor e cilësojnë si bazë kriminale, erdhi pas një incidenti që Armand Peza dhe Xhimi Hasanbega kanë pasur me një oficer të RENEA-s, Adi Pojana, në një lokal në Pezë. Mbrëmjen e së hënës, dy të arrestuarit kanë tentuar të vrasin, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të oficerit Pojana, të cilin fatmirësisht nuk e ka prekur asnjë plumb. Nga të shtënat është dëmtuar makina e tij e parkuar pranë lokalit, si dhe xhamat e lokalit ku ka ndodhur konflikti.
Jaaaaa mer jahu. Ato jane armet e Lymit, rafmet paste. I ka pas qe nga koha italionit dhe gjermonit. Ndersa barin e ka pas pi m'ven te duhonit ...![]()
![]()
Shif kur te dalin e te thone i ka vendos policia vete.
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Shikoni pak kur te dale nga burgu per 3 dite ky dhe te gjykohet ne gjendje te lire deri sa te harrohet fare kjo ngjarje nga populli.ve bast qe Ina Rama nuk ka per thene jo lirimit me kusht.
Kujdes nga shkjau
Kujdes nga greku
Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
AT GJERGJ FISHTA
Krijoni Kontakt