Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Shtëpia e nipit të Myslym Pezës, bazë armësh e kokaine

    Shtëpia e nipit të Myslym Pezës, bazë armësh e kokaine

    MAPO

    Thimi Samarxhiu 08-06-2011 11:11

    Tiranë- Shtëpia e nipit të heroit të Luftës Nacionalçlirimtare, Myslym Peza shërbente si një depo e municioneve të rënda. Një numër i madh automatikësh, fishekësh, granatë-hedhës e snajperë, së bashku me një sasi droge dhe përzierësish lënde narkotike janë sekuestruar aty pas konfliktit të armatosur që Armand Peza pati me fqinjin e tij, oficer të repartit RENEA. Arsenali i armëve dhe lënda narkotike është bllokuar pas kontrollit të ushtruar në banesën e Pezës, i cili u arrestua dy net më parë së bashku me mikun e tij, Xhimi Hasanbega, pas konfliktit që patën me efektivin e RENEA-s, Adi Pojani.

    Gjatë këtij kontrolli, efektivët e policisë arritën të zbulonin një sasi të madhe municioni dhe armësh, të cilat ishin fshehur në banesën e vjetër, pak metra larg shtëpisë ku banon deputeti socialist, Dashamir Peza. Gjithçka nisi pas një denoncimi të ardhur nga banorët e fshatit Pezë e Madhe, të cilët raportonin në polici se kishte pasur një konflikt të armatosur në atë zonë. Forca të shumta të policisë u nisën për në vendngjarje mbrëmjen e së hënës, ndërsa ata u përforcuan nga efektivë të RENEA-s, të cilët ishin njoftuar nga ana tjetër se objekt i sulmit ishte një koleg i tyre.

    Menjëherë, forcat e policisë nisën punën për arrestimin e personave përgjegjës, të cilët më pas u identifikuan si Armand Peza dhe Xhimi Hasanbega. “Arrestimi tyre u realizua në Pezën e Madhe të Tiranës, pas një konflikti për motive të dobëta. Ata kanë kanosur me armë Adi Pojanin dhe më pas kanë dëmtuar me armë zjarri automjetin e tij si dhe lokalin në pronësi të një tjetër shtetasi në këtë fshat” - bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini. Hetimet e mëtejshme zbuluan se shkak i këtij konflikti ishin problemet e vjetra të pronësisë mes Pezës dhe Pojanit.

    Pas arrestimit të dy personave përgjegjës për këtë ngjarje, forcat e policisë ushtruan kontroll në banesën e Armand Pezës, ku, pasi hynë aty, panë një arsenal të tërë armësh, të cilat nisnin që nga automatikët, snajperët e deri te granatahedhësi. Gjithashtu, u zbulua dhe një sasi e madhe pluhuri, i cili pas analizave u vërtetua se ishte 200 gr kokainë dhe 20 kg përzierës për heroinë. I gjithë ky arsenal ishte i fshehur në banesën e vjetër të Myslym Pezës, në të cilën jetonte nipi i tij Armand Peza.

    Nga ana e saj, Policia e Tiranës menjëherë pas zbulimit të armëve, i nisi ato për në laboratorë për të kryer verifikime nëse ato janë përdorur apo jo në ngjarje të tjera kriminale. Ndërkohë, burime jozyrtare bëjnë të ditur për MAPO-n se janë ngritur dyshimet se Armand Peza dhe Xhimi Hasanbega mund të jenë pjesëtarë të një prej grupeve më të rëndësishme kriminale në vend, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Kjo pistë është në proces hetimi, pasi agjentët janë duke punuar për të gjetur lidhje të tyre me anëtarët e tjerë të bandës. Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “plagosjes së rëndë me dashje”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë luftarake”, “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Gjithashtu bëhet e ditur se grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje është duke vijuar punën për të zbuluar prejardhjen e sasisë së drogës si dhe aktivitetin e mëparshëm të dy të ndaluarve.
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    I paska ngja gjyshit edhe nipi, gangsterr e hajn ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    po me ket oficerin e RENEAs sna that cka u bo

    apo i kan ra en qaf kot k'ti t'shkretit
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ky Armandi eshte ai qe ka ate agjensine e dasmave dhe vesh nuset ....
    Edhe nusen e Edi Rames ai e veshi ....
    me duket se ka marre pjese dhe tek Big Brother ky gjithmone se eshte ky....
    te na thote ndonje qe e njeh se a eshte ky ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    83
    Mos u merzisni se mas nja dy vjetesh do e beje Rama deputet kte Armandin,i plotesoka te gjitha kushtet..

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Ky Armandi eshte ai qe ka ate agjensine e dasmave dhe vesh nuset ....
    Edhe nusen e Edi Rames ai e veshi ....
    me duket se ka marre pjese dhe tek Big Brother ky gjithmone se eshte ky....
    te na thote ndonje qe e njeh se a eshte ky ...


    Po keto qe merren me nuset jane si pune stilistash apo rrobaqepsish ???

    Keto "stilistet" e grave kane pak tendenca gay, nqs nuk gabohem ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga geom Lexo Postimin
    Mos u merzisni se mas nja dy vjetesh do e beje Rama deputet kte Armandin,i plotesoka te gjitha kushtet..
    Edi nuk eshte deputet per vete
    dhe ska per te qene ndonjehere
    ama me ato armet e moren me qafe kot kete armandin
    Armet ishin te Edit.
    I kishte per vetmbrojtje ne raste demostratash
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Po keto qe merren me nuset jane si pune stilistash apo rrobaqepsish ???

    Keto "stilistet" e grave kane pak tendenca gay, nqs nuk gabohem ...
    http://www.google.it/imgres?imgurl=h...w=1366&bih=548


    Nuk e di a eshte ky po une kete njof per armand peza ...
    nuk e di mbase jane dhe dy bo...
    me emrin dhe mbiemrin tim jane nje qerre lol
    po te jet ky i paska hedh tortes kokain lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga saura : 08-06-2011 më 12:16
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Po keto qe merren me nuset jane si pune stilistash apo rrobaqepsish ???

    Keto "stilistet" e grave kane pak tendenca gay, nqs nuk gabohem ...
    jo nuk gabohesh fare nga foto ashtu duket lol plus qe po e akuzojne edhe si i njofur me edin i ploteson te gjitha kushtet ahahaahh
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •