Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    AJVAZ BERISHA - Ish komandant Tigri në Interaktiv

    http://www.kohavision.net/web/index....ory=12&id=2175

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    UÇK-ja kishte ligj që e ndalonte torturimin

    Publikuar: E enjte, më 19 maj 2011

    Prishtinë, 19 maj – Sokol Dobruna ishte kujdesur që të paraburgosurit të kishin kushte të mira jetese. Ai donte që të privuarit nga liria në pritje të gjyqit ushtarak të kishin ushqim, ujë, higjienë, vizita mjekësore, vizita nga të afërmit, veshmbathje e korrespodenca.
    Po të zbatohej një udhëzim mbi zbatimin e procedurës ndaj të paraburgosurve të hartuar nga ai, njerëzit që mbaheshin në burgjet e improvizuara të UÇK-së kishin të drejtë të pushonin tetë orë në ditë, të lëviznin jashtë burgut dy orë e të kishin hapësirë të mjaftueshme.
    Pikërisht këto kushte që ishin përshkruar nga ish-shefi i Shërbimit Juridik në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që udhëhiqte edhe Gjykatën Ushtarake, Sokol Dobruna, Prokuroria pretendon se janë shkelur në burgun e Kleçkës, për të cilin dyshohen tashmë 10 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në krye me Fatmir Limajn, i njohur me nofkën e luftës “Çeliku”.
    Në një dokument udhëzues të lëshuar nga Sokol Dobruna, që e ka siguruar “Koha Ditore”, përshkruhen të gjitha të drejtat e të paraburgosurve. “Personat e gjinive të ndryshme nuk duhet të qëndrojnë në të njëjtin vend. Sipas rregullave, në dhomën e njëjtë mund të mbahen personat që kanë kryer një akt të njëjtë penal. Nëse njerëzit që kanë përsëritur disa herë, nëse do të ishte e mundur, nuk do të duhej të vendoseshin në dhomën e njëjtë me personat e tjerë që janë të privuar nga liria”, thuhet në pikën e parë të udhëzimit.
    “Të burgosurit kanë të drejtë 8 orë pushim të papenguar gjatë 24 orëve, përpos në raste kur pengohet lëvizja e lirë e tyre jashtë së paku 2 orë, kur nuk kanë hapësirë të mjaftueshme. Ata kanë të drejtë të marrin ushqim, veshje të tjera bazuar në shpenzimet e tyre, madje të blejnë libra, gazeta dhe gjëra të tjera për nevoja të përditshme, por që nuk e dëmtojnë procedurën. Vendimi mund të merret pasi këtë ta lejojë autoriteti që po e interpreton hetimin”, përshkruhen më tej të drejtat e të paraburgosurve. Sipas këtij udhëzimi, kur i paraburgosuri kërkon, gjyqtari hetues, respektivisht udhëheqësi i kolegjit në marrëveshje me kryetarin e burgut mund t’ia lejojë atij të punojë në baza të kualiteteve fizike e psikike, aq sa nuk dëmtohet procedura.
    “Me lejen e mbikëqyrësit, të paraburgosurit mund t’i lejohet të vizitohet nga të afërmit, përbrenda rregullave, me kërkesë të tij nga mjeku apo persona të tjerë. Disa vizita duhet të ndalen për të shkak të dëmtimit të procedurës. Ata mund të mbajnë korrespodenca edhe me personat jashtë, por vetëm nën mbikëqyrjen e autoriteteve që mbulojë hetimin”.
    Burime nga Prokuroria Speciale kanë thënë se ky udhëzim që tashmë administrohet nga prokurorët si provë nuk është respektuar në asnjë nga burgjet e improvizuara në kohën e UÇK-së.

    se i kishte vizituar vazhdimisht.
    “Unë kur po dëgjoj se sa krimet qenkan bërë, vërtetoj se është e pamundur që të gjitha ato të bëheshin pa ditur unë. Dhe ato janë veç fantazi e dikujt, thjesht fantazi e dikujt. Më vonë do të dalë e vërteta historike se ky është duke fantazuar. Ka ardhur në Ushtrinë Çlirimtare zotëria i tij, ka mbajtur shënime e ka shkruar çka ka dashur. Shiko, po shkrova ditar unë dal Skënderbe, shqiptar jam. Shkruaj çka dua, për këdo që ia kam inati”, ka thënë Sokol Dobruna, për të shtuar se Fatmir Limaj nuk ka shpirt krimineli (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ki dobruna.. a mos eshte i semure psikik?

    kush e njeh nga afer qe ka pas rast te bisedoj me te?

  4. #44
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ki dobruna.. a mos eshte i semure psikik?

    kush e njeh nga afer qe ka pas rast te bisedoj me te?
    ...senil ndoshta....pleqeria cka nuk ben....
    albanish by nature

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk eshte ceshtje matifepsjeje pleqerie..
    duhet te jet prej 40 vjetesh ky i krisur..

    dmth..ka jetuar ne hava..
    ska kuptu kurre sa eshte sahati..

    gjynah me mbet ne dor te ktij jeta e kushedi sa burrave..

    por ajo cka na intereson..eshte ..kush e psonisi..kush e peshkoj kte te luajtur menc..

    kte mujshi me zhbirilue..
    sepse ai eshte krimineli i vertete..

    ..

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nuk eshte ceshtje matifepsjeje pleqerie..
    duhet te jet prej 40 vjetesh ky i krisur..

    dmth..ka jetuar ne hava..
    ska kuptu kurre sa eshte sahati..

    gjynah me mbet ne dor te ktij jeta e kushedi sa burrave..

    por ajo cka na intereson..eshte ..kush e psonisi..kush e peshkoj kte te luajtur menc..

    kte mujshi me zhbirilue..
    sepse ai eshte krimineli i vertete..

    ..
    agim qeku thot nuk ka pas denim me vdekje ne uck me fjal tjera ai po thot se sokol dobruna po rren!
    agim ceku tha nuk ka pas gjykate ushtarake e le me denim pushkatimi!

    tom gashi po thot se sokol dobruna per 12 vite te heshtjes i ka marr n qafe nje numer te madh njezish perfshire edhe ushtar te uck-se te cilet jane denuar pa fajin e tyre!

    azem syla tha se ka dhan vet urdher per vrasje gjate luftes!
    te nesermen doli e pergenjeshtroi veten azem sylqi!

    ajvaz berisha flet ndryshe!
    ahmet isufi e kundershton azem sylen dhe sokol dobrunen!

    lufta brenda lloit eshte ne mode sot brenda klaneve kriminale!
    nazim bllaca thot se kemi vra njerz me urdher te shikut!

    shumica prej tyre akuzohen qe kane vra shqiptar dhe vet sokol dobruna thot se i kane shpetuar shkite, pra lufta qenka ber kunder shqiptarve dhe per ti shpetuar shkite!

    komandant murrizi nje njeri i afert i fatmir limajt dhe sokol dobrunes tash flet me fakte kunder tyre kjo eshte lufta e lloit dhe kjo tregon se ketu nuk ka funsionuar ligji sic genjejn disa e disa tjere i pergenjeshtrojne ata qe genjejn!

    me fjale tjera jane duke ia rras njeri tjetrit ne forma te ndryshme!
    njeri patkoit e tjetri thumbit!

  7. #47
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Dobruna: Edhe sot rrihen të burgosurit nga Policia

    Dobruna: Edhe sot rrihen të burgosurit nga Policia
    Publikuar: Sot, më 03 qershor 2011

    http://www.kohaditore.com/repository...06111019_4.jpg

    Prishtinë, 3 qershor – Policia e Kosovës i rrah të ndaluarit po aq sa UÇK-ja i ka rrahur “spiunët”, ka thënë avokati nga Gjakova, Sokol Dobruna, i cili gjatë luftës ka qenë në krye të Gjykatës Ushtarake të UÇK-së. Dobruna ka marrë pjesë në në procesin gjyqësor kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve në cilësinë e dëshmitarit.
    “Shikoni, kur flasim për këtë çështje të burgosurit edhe sot rrihen njerëzit me dajak në polici”, ka thënë Dobruna dhe ka pyetur “atëherë çfarë mund të flasim për njerëzit që i kemi marrë të dyshimtë për spiunazh”
    Ai ka shtuar se si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kurrë nuk ka dëgjuar për kampet e UÇK-së në Kukës dhe Cahan.

    “Unë vetëm tash në këtë proces jam kah dëgjoj çka nuk kam dëgjuar kurrë. Kurrë nuk kanë mundur të ndodhin ato çka po fliten, por të njëjtët njerëz që kanë qenë kundër luftës tash e keqpërdorin situatën e po i shkojnë për shtati tjetërkujt”, ka thënë ai para gazetarëve posa ka përfunduar dëshminë në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sabit Geci, Riza Alijajt, Haki Hajdarit, Salih Rexhepit dhe Shaban Hotit.

    Ndonëse është thirrur si dëshmitar i mbrojtjes, Sabit Geci nuk ka mundur të përfitojë asgjë nga dëshmia e ish-kryetarit të Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna. Shumicës së pyetjeve të Sabit Gecit dhe avokatit të tij Mahmut Halimi, ai i është përgjigjur shkurt: nuk më kujtohet.

    Dobruna është thirrur në gjykatë për të dëshmuar për njohjen e tij me të akuzuarin për krime lufte kundër popullatës civile, Sabit Geci, gjatë viteve 1993-1995 kur ata ishin njohur në Burgun e Dubravës. Tentativa e mbrojtjes për ta konfirmuar një konflikt të vjetër në mes të Sabit Gecit me një të burgosur nga Prizreni, i cili në vitin 1999 ishte burgosur nga UÇK-ja në kampin e Kukësit, e të cilit i ishte vrarë vëllai, nuk është arritur.

    Dobruna ka thënë se gjatë viteve ’90 kishte qëndruar 25 muaj në burgun hetues të Pejës, ndërsa 23 muaj pasi aktgjykimi ishte bërë i plotfuqishëm dënimin e kishte vuajtur në Dubravë prej vitit 1993 deri më 16 dhjetor 1995. Këtë dënim ai ka thënë se e kishte vuajtur për shkak se kishte qenë organizator i rezistencës kundër regjimit të Milosheviqit. Ai ka thënë se Gecin e njeh prej Burgut të Dubravës, por ka shtuar se nuk i kujtohet sa kohë ka qëndruar me të. Ai nuk ka mundur të përgjigjej se për çfarë vepre ka qenë i dënuar Sabit Geci.

    “Nuk jam i sigurt, me sa e di unë për armëmbajtje pa leje, por mund të jem edhe gabim”, ka thënë ai. Dobruna është pyetur nga avokati Mahmut Halimi se a i kujtohet të ketë pasur ndonjë konflikt Geci në burg. Por ai ka thënë se nuk i kujtohet saktë, por nuk e ka përjashtuar një gjë të tillë.

    “Mund të ketë pasur fjalosje, nuk më kujtohet. Mbaj mend gjatë lojës së futbollit në kohën e lirë të burgosurit kanë pasur fjalosje që është normale por unë konkretisht nuk mbaj mend diçka. E di se Sabiti ka luajtur futboll shpesh dhe ka mundësi të ketë pasur fjalosje”, ka thënë Dobruna, për të shtuar se vetë nuk ka luajtur futboll pasi, siç është shprehur, është “antitalent”. Sokol Dobruna ka thënë se nuk i kujtohet as dëshmitari “B” me të cilin Geci kishte pasur konflikt.
    Dobruna është pyetur edhe nga Sabit Geci i cili e ka pyetur për vete se a ka qenë arrogant, apo problematik. Mirëpo duke mos e pohuar e as mohuar këtë Dobruna ka thënë se po të ishte kështu sigurisht që do t’i kujtohej pasi që, sipas tij, “këtë do të mund ta mbante në mend, sepse konfliktet lënë mbresa”.

    Posa ka përfunduar dëshminë, Sokol Dobruna ka folur për të gjitha proceset kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Sipas tij, ky proces dhe procese të tjera janë në funksion të denigrimit të UÇK-së që si qëllim të fundit disa persona kanë afirmimin e tyre. Ai nuk ka dashur të thoshte se kush janë këta njerëz, mirëpo ka shtuar se ata kanë qenë kundërshtarë të luftës.

    Ai u është përgjigjur reagimeve të shumta pas intervistës që ka pasur ditë më parë për “Kohën Ditore” në të cilën ka folur hapur se si e kishte gjykuar, dënuar me pushkatim dhe lirimin e Blerim Kuçit.

    “Deri më tash kam pas 47 telefonata falënderimi, në Facebook fyerje por duhet me i prit se kur del njeriu publikisht duhet me i prit se secili e ka mendimin e vet edhe nuk ka kurrgjë të keqe”, ka thënë ai për t’ju përgjigjur anëtares së Kryesisë së AAK-së, Milihate Tërmkolli, e cila në një shkrim autorial Dobrunën e ka quajtur kriminel.

    “Më ka quajtur kriminel, edhe pse e kam liruar njeriun. E ka bashkëkoleg të Kryesisë së partisë, e ka kryetar të një komune e cila po lulëzon, e ka njeriun i cili po kontribuon e ajo më quan kriminel. Po ta kisha vrarë s’e di se çka kish fol, por ajo si duket nuk e ka lexuar mirë, nuk e ka analizuar mirë dhe kështu kur njeriu gjithmonë mendon në logjikën partiake shkon e shkreton”, ka thënë Dobruna. Ish-kryetari i së ashtuquajturës Gjykatë Ushtarake e UÇK-së, ka thënë se është mirë që më në fund ka filluar të flitet për UÇK-në. Ai ka thënë se nuk i ka rënë pishman që ka folur për vendimet e Gjykatës Ushtarake, sepse, sipas tij, është dashur shumë herët të flitej për Gjykatën Ushtarake, “e cila ka qenë një nga elementet konstituive të UÇK-së”.
    koha ditore
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin

    sokol dobruna e ka sakatue sabit gecat dhe 'clirimtaret' tjere kinse duke i mbrijtur u ka bere shume me shume sherr se hajr!

    ka ofruar fakte dhe deshmi te dhunes sokol dobruna dhe tash sabit gecat ia pafshin hajrin denimit te merituar!

    te gjithe ata deshmitar se bashku nuk mund ta demtoin sabit gecin sa e ka demtuar sokol dobruna!

    qashtu sokol veq nguljave shokve se kete luften brenda lloit je duke e avansuar me saktesi te papare!

  9. #49
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Cdo njeri mundohet me mbrojete kryt e vete. ndegjojau intersvistat, nuk jan ne nje fjale! se cili me vete,Kush me pare me pastru veten e ngulu me shum vete e shoket!!! Haku,gjaku ashete i rende mjer ai qe hyn boregj.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Dëshmitari “X”: Limaj donte ta ekzekutonte Kuçin

    Publikuar: 14.06.2011 - 09:50

    Prishtinë, 14 qershor – Urdhri ishte i prerë: Kushdo që do të guxonte ta lironte Blerim Kuçin e priste plumbi. Kuçi që konsiderohej dezertor nuk mund të lirohej. Aq më pak kur arrestimin e tij e kishte kryer personalisht ish-komandant Çeliku.

    Ish-mbikëqyrësi i të ashtuquajturit burgu i Kleçkës i themeluar dhe kontrolluar nga UÇK-ja gjatë vitit 1998-1999 ka thënë se këtë urdhër e kishte marrë nga komandant Çeliku që të mos guxonte ta lironte, ndryshe do të vritej. Ky ish-pjesëtar i UÇK-së që tashmë identifikohet si dëshmitari “X” i ka rrëfyer prokurorit special Maorizio Salustro prej ditës së parë kur i është bashkuar UÇK-së e deri ditën që u është dorëzuar autoriteteve, shkruan sot “Koha Ditore”. Dëshmitari bashkëpunues që nuk do të ndiqet penalisht as për vrasjen e dy serbëve të cilat thotë se i ka kryer vetë me urdhër të Fatmir Limajt ka rrëfyer gjerë e gjatë në disa intervista të zhvilluara gjatë vitit të kaluar. Ai ka folur për arrestimin e Blerim Kuçit, kryetarit aktual të Suharekës dhe lirimin e tij “diplomatik” nga ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së.

    “Kur u lirua Blerim Kuçi sipas urdhrit të Sokol Dobrunës, Fatmir Limaj filloi ta mallkonte atë. Blerim Kuçi ishte një komandant në zonën e Suharekës. Sipas thashethemeve që i kam dëgjuar ai gjoja u kishte thënë ushtarëve të tij t’i linin armët e tyre dhe të iknin për në Shqipëri. Për këtë arsye vetë Fatmiri e kishte arrestuar atë dhe personalisht e kishte dërguar në burgun e Kleçkës”, i ka thënë dëshmitari prokurorit, dëshmitë e të cilit i ka siguruar gazeta “Koha Ditore”.

    Gazeta ka siguruar dëshminë e tij rreth 200 faqe në të cilën ka bërë skica e sqaruar ato që kishte shkruar në ditarin e tij. Kur ai ia shkruante para emrin të ndonjë të burgosuri “plus” kjo nënkuptonte që ai ishte ekzekutuar. Dëshmitari “X” që është emër i njohur për redaksinë ka thënë se ka kryer vrasje me urdhër të Limajt. Për këtë vrasje të dyfishtë atij i ishin rrahur krahët nga Limaj. Një pjesë të madhe të dëshmisë ky dëshmitar ia ka kushtuar Blerim Kuçit i cili refuzoi të dëshmon për prokurorinë dhe u ndëshkua me një muaj burgim. Sipas këtij dëshmitari, Limaj kishte thënë për Kuçin se duhej të ekzekutohej.

    “Kuçi ishte burgosur për ca kohë dhe ishte mbajtur në shtëpinë kryesore. Kur e sollën në kamp, Limaj më tha nëse e liron këtë do të të vras. Ky duhet të ekzekutohet. Pas disa ditësh Dobruna e lëshoi urdhrin me shkrim ku thuhej se ai dëshironte që Kuçi të çohej pranë tij. Unë e mora letrën por më vinte keq që nuk munda ta ekzekutojë urdhrin e Dobrunës”, ka thënë dëshmitari “X”.

    “Pastaj unë shkova që të bisedoja me Sokol Dobrunën. Ai më tha se Blerim Kuçi nuk mund të ekzekutohej kështu. Unë i thash se kisha një urdhër nga Fatmir Limaj për të mos e liruar të burgosurin. I thash se nuk doja të merrja plumb nga Kuçi që do të thotë nga Fatmir Limaj do të më vriste sikur ta liroja Kuçin”. Dëshmitari ka thënë se i kishte propozuar Sokol Dobrunës që të gjente një mënyrë tjetër për ta zgjedhur problemin. I kishte thënë që të shkruante një urdhër ku do të thuhej se “Kuçi ishte i sëmurë dhe se nuk mund të shkonte në burg prandaj duhej të sillej para tij dhe të merrej në pyetje”. Pas kësaj Sokol Dobruna i kishte dërguar katër oficerë të Policisë Ushtarake që ta merrnin Kuçin.

    “Kësaj radhe nuk kishte shans të refuzoja. Deri atëherë Kuçi kishte qëndruar rreth 20 ditë në burg. Pasi që Kuçin e mori Dobruna kam dëgjuar se e liroi nga akuza dhe iu kishte dhënë prapë uniforma dhe kishte shkruar në Shtabin Qendror. Kur Limaj e kuptoi se Kuçi ishte liruar ai u mërzit shumë. Ai filloi të më kërkonte mua dhe unë kisha frikë se do të më vriste”, ka thënë ai. “Kur më gjeti unë ia tregova letrën e Sokol Dobrunës dhe i thash se nuk e kam ditur që Sokoli do ta lironte Kuçin sepse urdhri thoshte se ai thjeshtë donte ta merrte në pyetje. Kadri Veseli dhe Adem Grabovci ishin të pranishëm dhe u munduan ta qetësojnë Fatmirin se nuk ishte faji im dhe se nuk ishte e drejtë të më vriste. Pastaj Fatmiri u tërbua me Sokol Dobrunën, ndërsa mua më la të qetë”.

    Dëshmitari ka treguar se UÇK-së iu kishte bashkuar më 16 prill 1998. Kur kishte shkuar në Kleçkë e kishte takuar Fatmir Limajn, Isak Musliun dhe Shukri Bujën. Kjo ishte hera e parë që i kishte takuar ata. Aso kohe ata paraqiteshin vetëm me nofka – nofka e Isak Musliut ishte “Çerçizi”, e Shukri Bujës “Gazetari” dhe e Fatmir Limajt – “Çeliku”. Fatmir Limaj po ashtu thirrej edhe “Daja”.

    Një ndër urdhrat e parë që kishte marrë nga Limaj kishte qenë një detyrë që të shkonte dhe ta mbikëqyrte Sabit Shalën i njohur si “Cungu” dhe Lul Shurdhën. Atje kishte qëndruar rreth dy muaj si komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së. Ai ka thënë se aty kishte mësuar se Sabit Shala dhe Lul Shurdha përdornin një shtëpi si shtëpi publike për, siç ka thënë, grupin e Fatmirit dhe shokët e tij të ngushtë.

    Gjersa ishte ende në Shalë, dëshmitari “X” ka thënë se kishte marrë një urdhër dhe listë me disa emra njerëzish nga Sabit Shala që duhej të ekzekutoheshin. Ai ka thënë se nuk i kujtohen të gjithë emrat por është shprehur se është i bindur se disa prej tyre ishin Jet Karpuzi nga Shala, Ali Hoxha, Skender Hoxha nga Shala, Naim Shamolli, Vesel Sinani nga fshati Risinovc dhe Mursel dhe Naim Sinani vëllezër po nga fshati Rusinovc.

    “Sabit Shala dhe Fatmir Limaj më kishin thënë që këta njerëz patjetër duhej të ekzekutoheshin por kurrë nuk më kishin thënë arsyen. Fatmir Limaj më kishte thënë më herët se kurdo që të shihja spiunë e kisha mandatin që t’i vrisja”, ka thënë dëshmitari për të shtuar se kishte shkuar personalisht në shtëpitë e të gjithë njerëzve që kishte në listë për t’i paralajmëruar për rrezikun dhe për t’i këshilluar që të mos dilnin.

    “Më kujtohet se Sabit Shala më dha një letër që vinte nga ‘Daja’, që do të thotë Fatmir Limaj me emrat e njerëzve që i përmenda dhe që duhej të ekzekutoheshin.

    Unë nuk mund të vendosja nëse këta njerëz ishin spiun apo jo. Për këtë duhej të vendoste Gjykata Ushtarake që do të thotë nga persona me pozita më të larta”, ka thënë dëshmitari. Ai është shprehur se nuk donte t’i ekzekutonte njerëzit duke u bazuar vetëm në dyshime. Gjatë kohës sa kishte qëndruar në fshatin Shalë të Lypjanit, “X”-i ka thënë se ishin arrestuar dhe sjellë dy gazetarë serbë. Ata ishin ndaluar në një pikë kontrolli të UÇK-së teksa po ktheheshin nga Peja me një Yugo Florida. Gazetarët i ishin dërguar dëshmitarit. Për ndalimin e tyre dikush e kishte informuar Hashim Thaçin. Thaçi tash kryeministër i Kosovës dëshironte që t’i shihte personalisht dhe të bisedonte me ta. Ai kishte shkuar në Shalë por nuk ishte lënë nga dëshmitari të t’i takonte pasi që nuk e njihte autoritetin e tij përveç Limajt. Pas disa minutash Thaçi e kishte marrë Limajn dhe kishin shkuar tek dëshmitari. Mirëpo Thaçi dhe Limaj kishin një problem: nuk dinin serbisht. Si përkthyes kishin marrë dëshmitarin “X”. Kjo kishte ndodhur në fund të vitit 1998 apo në fillim të vitit 1999. Gazetarët ishin mbajtur për dy muaj në shtëpinë e “X”-it.

    “Hashimi më tha që t’i trajtoja shumë mirë gazetarët ashtu siç duhej të trajtoheshin të burgosurit. Nuk kishim të drejtë që t’i torturonim apo rrihnim. Për diku një muaj gazetarët u mbajtën aty pastaj i dërgova në Shtabin Qendror të UÇK-së në Divjakë. Ata qëndruan aty për diku mbase një ditë dhe mund të shihja se ata ishin rrahur pak prandaj edhe i mora në shtëpinë time në Divjakë pasi që ndjehesha i përgjegjshëm, për ta”. Pas diku dy muaj nga arrestimi gazetarët u ishin dorëzuar përfaqësuesve të OSBE-së.

    Sokol Dobruna aso kohe ishte kryetar i Gjykatës Ushtarake tub UÇK-së. Në një rast Dobruna i kishte thënë dëshmitarit se ishte i ngarkuar me të burgosurit dhe se askush nuk duhej t’i rrihte ata.

    Dëshmitari e ka përshkruar Sokol Dobrunën si njëri të mirë. Sokol Dobruna i kishte thënë dëshmitarit që të mos e merrja asnjë të burgosur pa nënshkrimin e tij.

    Në ditarin e tij dëshmitari ka shkruar emrat e të burgosurve, Ruzhdi Sefullahu, Gazmnend Imeri, Ilaz Zenuni, Shefki Kastrati, Afrim Koqollari. Në këtë ditar ai kishte shkruar se Bali Krasniqi nga fshati Carrallukë ishte liruar më 21. 03. 1999 nga Fatmir Limaj, mirëpo sipas tij lirimi i tij ishte bërë me qëllim që më pas ai të vritej. Në ditarin e tij ndodhet edhe emri i Imer Gjafiqi nga fshati Piranë i cili kishte punuar në MUP në Prizren. Ai ishte sjell në Kleçkë më 16 shkurt 1999, teksa nga burgu ishte nxjerr nga Arben Krasniqi, Naser Krasniqi dhe Nexhmi Krasniqi dhe gjysmë ore më vonë ishte vrarë. Ai ishte marrë bashkë me Sherafedin Ajeti.

    “Dua të qartësoj se jo vetëm që i kam dëgjuar të shtënat por Naser Krasniqi, i njohur si Bashkim Fino, Naser Shala, dhe Nexhmi Krasniqi po ashtu më kanë thënë se e kanë vrarë Imer Gjafiqin dhe Sherafedin Ajetin në Livadhin e Canit. Po ashtu dua të theksoj se i kam parë disa herë tek rriheshin Imer Gjafiqi dhe Sherafedin Ajeti nga Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Hajdar Hoxha, Sabit Shala dhe Fatmir Limaj. Më kujtohet se ata më së shumti i shqelmonte Fatmir Limaj”.

    Edhe emri i Arben Avdyli nga fshati Dobrashevc ka zënë vend në ditarin sekret të dëshmitarit. Ai ishte sjell aty me 21 mars 1999, ishte liruar nga burgu por një ditë më vonë është arrestuar sërish dhe ishte vrarë. Dëshmitari ka thënë se e kishte parë në fushë afër burgut gjersa sillej në drejtim të burgut, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, dhe Refki Mazreku (Vand Damme v.j.) ishin më të. Jo larg burgut ai është vrarë. Diku 20 ditë pas vrasjes se Arben Avdylit sipas dëshmitarit ishin ekzekutuar katër serbë (gjerësisht sot në “Kohën Ditore”.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •