Një studim i ri amerikan tregon se qirinjtë me aromë dhe aromat elektrike për ambiente, mund të përmbajnë qindra substanca kimike të dëmshme për organizmin, duke përmendur ftalatet - të cilat mund të shkaktojnë anomali të lindjes te foshnja ose probleme të sistemit riprodhues.
Nëse jeni romantik dhe kënaqeni duke qëndruar me orë të tëra me qirinj të ndezur, duhet të dini se qirinjtë me aromë janë të dëmshëm për rrugët e frymëmarrjes, madje edhe ato që nuk kanë aromë nuk janë edhe aq të mirë për shëndet. Prandaj ekspertët paralajmërojnë që të kihet kujdes.
Një studim i ri amerikan tregon se qirinjtë me aromë dhe aromat elektrike për ambiente, mund të përmbajnë qindra substanca kimike të dëmshme për organizmin, duke përmendur ftalatet - të cilat mund të shkaktojnë anomali të lindjes te foshnja ose probleme të sistemit riprodhues.
Si shembull për paralajmërim, ekspertët kanë përmendur rastin e një femre amerikane, e cila për shkak të fiksimit ndaj qirinjve aromatikë, ka zhvilluar astmë dhe ndjeshmëri të rritur ndaj aromave të substancave tjera.
Burimi: YllPress.com
PS. Qirinjtë me aromë të dëmshme, po ato pa aromë nëpër kisha!?
Krijoni Kontakt