Bashkohuni dhe ju me ne, ne facebook--------> http://www.facebook.com/pages/Mbledhje-lideresh/283097193498
Pershendetje miq. Me vajti ndermend ta shkruaj kete postim per disa fakte interesante qe kam vene re ne lidhje me zgjimin heret ne mengjes. Si shumica e studenteve edhe une e kam pasur pak problem organizimin e kohes dhe gjumin e tepert. Por kam vene re qe ne ditet kur jam zgjuar heret jo vetem kam bere me shume gjera produktive gjate nje dite, por edhe e kam ndjere veten me mire dhe dita me eshte dukur shume here me e bukur.
Alarmi ne celular nuk ka bere asnje efekt per kte pune, sepse cdo nate e vija ne 6. 30 dhe me mendimin se do zgjohesha se sben, por ne mengjes zilja vetem sa me thoshte se vajti ora, jo se me zgjonte. Nji te fikme fare celularit dhe vazhdim ne gjume. Po e njejta histori me ndodhte shpesh, ne disa periudha te vecanta. Dhe nga kjo une u interesova per kte problem.
Kerkova per kete sepse vura re qe ne nje periudhe kur une fillova te interesohesha shume per nje teme, e cila per mua ishte nje gje jashtezakonisht e bukur te merresha me studimin e saj, gjate kesaj periudhe mua me dilte gjumi vete qe me 5. 30 te mengjesit vetem per tu marre me te. Ne darke nuk me pritej sa te vinte e nesermja dhe te lexoja per te. Ky fakt me habiti dhe kur lexova disa burime ne internet ne lidhje me kete, ishte e vertete se per tu zgjuar heret me pare duhet te merresh me ate qe e shkakton ate.
Zgjatja e tepert e gjumit ne mengjes vjen prej mungeses se gjerave te bukura dhe zbavitese ne jeten tuaj. Mendja llogarit se nese do te cohet me heret vec sa do ta thelloje me shume merzine qe duhet te ndjeje gjate nje dite. Por porsa ju rezervonii dicka shume zbavitese, interesante dhe terheqese per mengjes ose per kohen pas pune, atehere vete zgjimi heret do te jete dicka shume e bukur per ju, jo dicka e tmerrshme.
Per te gjetur gjerat e bukura tuajat eshte e nevojshme te dini deshirat tuaja me te thella dhe endrrat tuaja, sepse te gjithe neve, na duken te bukura te tjera gjera, dmth ato gjera qe u kontribuojne deshirave tona me te shfrenuara. Shpresoj shume qe edhe nese jeta juaj eshte e bukur dhe zbavitese, te gjeni edhe gjera te tjera akoma me te bukura per te bere gjate diteve tuaja.
Krijoni Kontakt