Close
Faqja 3 prej 46 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 456
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Shtohet nje pucist i ri Kadareja

    Ismail Kadare letër Lulzim Bashës: Tërhiqu nga gara
    Zoti Lulzim Basha,
    I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.
    S’është nevoja të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis prej tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, gjer te rreziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dy shtetet shqiptarë në Ballkan.
    Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikpamje, nga interesat e larta tê vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë.
    Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.
    Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest , që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie.
    Nuk e kam vështirë të marr me mend , në këtë rast, reagimet e militantëve të krahut tuaj politik. E bashkë me të, hamendjet, dyshimet e gjithë britmat rituale. Do t’ju thoshja se prej kohësh ato s’më bëjnë asnjë pêrshtypje. Ndërkaq, meqenëse kanë lidhje me një pjesë të popullit shqiptar, do të doja t’ju jepja thelbin e mesazhit tim : Me këtë propozim, pavarësisht se si do ta kuptoni, unë ju nderoj.
    Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsije etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush , por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin , që është shef i opozitës.
    Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shumê se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë, në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njerën gjysmë kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizëm prej shkrimtari, por nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik.
    Duke ju propozuar tërheqjen prej kandidimit, desha t’ju kujtoj se gjeste te tilla janë të njohura në historinë e pjesës më të emancipuar të njerëzimit. Janë të njohura dhe te çmuara si gjeste të mëdha tërheqja nga një këmbëngulje, nga një post, nga një dyluftim, madje nga një fron, nëse këmbëngulja , posti, dyluftimi apo froni shkaktojnë fatkeqësi. Desha t’ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, më 1912 , ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europiane, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë.
    Mendoj se Shqipëria nuk duhet t’i harrojë këto shenja të mëdha të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është një shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesë e familjes më të emancipuar të kombeve. Ajo duhet të tregojë se është në gjendje, se mundet, se duhet te jetë anëtare e denjë e familjes.
    Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke pêrfshirë edhe atë të politikanëve. Cdo gjest i tillë, përpara se tê nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve.
    Jemi mësuar me shprehjen « turp i përbashkët », që mirë a keq, e kemi pêrjetuar gjatë shumê viteve, por rrallë herë me shprehjen tjetër : « nder i pêrbashkët ».
    Le të shpresojmë se do të vijë edhe koha e saj.

    Miqësisht, me shpresë,
    Ismail Kadare, shkrimtar
    Paris, 21 maj 2011
    Albania Uber Alles

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Bravo Kadareja, po mendoja te njejten gje sot, do ishte nje gjest i madh per bashen te hiqte dore nga kandidimi per te miren e politikes shqiptare dhe do perbente fillimin e nje fryme te re ne politiken shqiptare.

    Uroj dhe une qe Basha te bej te njejten gje per te miren e te gjitheve.

    Kjo veç se ka per te qene nje fitore morale e Bashes dhe nuk do jete larg dita qe do zevendesoje halet e vjetra qe kane pushtuar PD.
    Sjam dakort me kte.
    E keqja PD nuk eshte Basha qe te terhiqet nga nje gare.
    Ne 20 vitet e fundit ishte i vetmi kandidat demokrat qe edhe pse kishte hienen ne krah fitoi me shume vota se cdo kandidat tjeter demokrat ne tirane. Dhe ajo qe vlen t'permendet eshte se njerzit e duan. Une kam rastis dhe me socialist qe thoshin po mos ishte Berisha do votoja per bashen. Por eshte kanceri ai qe e zbraps popullin te votoje ate qe deshiron. Letra Kadares duhej te ishte vetem per Berishen ,ai duhet te zhduket nga politika shqiptare njehere e pergjithmone dhe jo politikan te moderuar si Basha. Kte ta them me pasterti ,pamvarsisht se une vazhdoj te kem te njejtin mendim per Bashen qe eshte perdorur si vegel e berishes per shume afera te pista.

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Po ta bente Basha nje gje te ketille, do dilnin bllof te gjith... E kuptoj mencurine e z. Kadare, por kadare disahere harron se jeton ne Shqiperi, ku nese dikujt i jep gishtin ai te rremben krahun, qe ne rastin e asaj qe shpreha me lart, Rames sdo i skuqej faqja te pranonte nje fitore te tille.

    Imagjinoni konferencen e ardhshme te shtypit te Rames qe thurr lavde lart e poshte per veten e tij sa do thoshte qe "Edhe kundershtari im e kuptoi qe fituesi jam une"

    Te shofim se c'do te ndodhi
    pa shifi se c'thone zorraxhite e rames,terhiqu luli e prano humbjen prej 10 votave,se edhe kadare i pa votat :P

    rrofte NATO e USA,qe nje kosove e cliroje,e nje shqiperi spo e le te bije prap ne kthetrat e bllokqenve...se sa per kadarena e qosiqa e pismilet kopila gjakprishur,kurre shqiperia e shqipetaret sdo ngrinin koken vetem.

  4. #24
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Haha ...

    Me gjith respektin qe kam per z. Kadare, letra e tille me tingellon sikur z. Kadare kerkon lemoshe ne emer te Rames!
    Mos grabit mendimet :-)


    Po Edit i ka cuar ndonje leter ?
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #25
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Je cik vone Juanito, po diskutohet ne vend tjeter kjo ... ska kuptim hapja e nje teme tjeter!

  6. #26
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Mos grabit mendimet :-)


    Po Edit i ka cuar ndonje leter ?
    Duhet ta meritosh letren e Kadarese

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Per hir te shqiperis duhet dikush te terhiqet,perderisa qelbesira advin kristaqi nuk i intereson shqiperia por pushteti ateher i menquri gjithmon i leshon rrug budallait.
    Kadare eshte dashte qe ne kete rast te ja dergoi edhe edvin kristaqit nje leter,por nuk e ka ber ket duke qen i bindur qe komunikimi me nje psikopat eshte i pa mundur.
    fajin kryesor ketu e ka berisha ,sepse me koh eshte dashte qe tua thej turinjet ketyre klyshve te komunizmit,kete nuk e ka ber prandaj ata dalin e lehin ter diten.
    Nje gje eshte e sigurt qe qytetari i rendomet do ta paguaj kete faktur,politikajt do ta ken mir si ai qe humb po ashtu edhe ai qe fiton.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Dmth MORALI i kesaj letre eshte: fisniku Basha terhiqu nga fitorja e bashkise se Tirones, terhiqu nga plani europian i zhvillimit te qytetit, te kryeqytetit tone e lerja ne dore Edverit qe ta djege, ta masakroje me beton sepse ne do ta dime per faleminderit.
    Hajde Kadare, hajde!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Dmth MORALI i kesaj letre eshte: fisniku Basha terhiqu nga fitorja e bashkise se Tirones, terhiqu nga plani europian i zhvillimit te qytetit, te kryeqytetit tone e lerja ne dore Edverit qe ta djege, ta masakroje me beton sepse ne do ta dime per faleminderit.
    Hajde Kadare, hajde!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Sjam dakort me kte.
    E keqja PD nuk eshte Basha qe te terhiqet nga nje gare.
    Ne 20 vitet e fundit ishte i vetmi kandidat demokrat qe edhe pse kishte hienen ne krah fitoi me shume vota se cdo kandidat tjeter demokrat ne tirane. Dhe ajo qe vlen t'permendet eshte se njerzit e duan. Une kam rastis dhe me socialist qe thoshin po mos ishte Berisha do votoja per bashen. Por eshte kanceri ai qe e zbraps popullin te votoje ate qe deshiron. Letra Kadares duhej te ishte vetem per Berishen ,ai duhet te zhduket nga politika shqiptare njehere e pergjithmone dhe jo politikan te moderuar si Basha. Kte ta them me pasterti ,pamvarsisht se une vazhdoj te kem te njejtin mendim per Bashen qe eshte perdorur si vegel e berishes per shume afera te pista.
    po shume dakord,
    nese basha terhiqet nuk eshte se do terhiqet se eshte ai problemi, por do japi nje mesazh, nje menyre te re te berit politike. Njerezit do shohin nje fije shprese nga nje gjest i tille me shume se sa replikat e pafund te te dyja paleve.

    Keshtu si ka arritur situata nuk me intereson me se kush e fiton garen, madje jam dakord qe e fitoi edi me 10 vota, pak rendesi ka, vetem kjo gjendje te mbaroje.

Faqja 3 prej 46 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •