
Postuar më parë nga
Illyrian_King
Jo realitetin jeni ju duke e shtrembëruar.
Nëse besimet dhe bindjet e njerëzve që janë krejtësisht individuale, marrin përmasa kombëtare (p.sh besimi ortodoks u takon serbëve, ai musliman arabëve, ai bektashi turqve, ai katolik latinëve) automatikisht ne po krijojmë përçarje dhe po linçojmë njerëzit. Feja në radhë është internacionale, për arsye se është bindje, sikurse t'a marrim shembull Partia Socialiste gjindet gjithandej Evropës dhe nuk mund t'i caktohet një shtet që të thuhet se të gjithë socialistët janë francez apo ku ta di unë. Me këtë dua të them se po fantazoni gjëra që janë inekzistente prej kur Xhamia u bë turke, unë deri sot mësova se xhamia është muslimane, kisha është krishtere, sinagoga është hebreje. Prej kur u ndryshuan keto ligje?!
Tek historia në lidhje me Turqinë
E kam vërejtë se shumica ndër ju nuk e di me ose pa qellim mirëpo tregoni injorancë të lartë rreth historisë, bëhëni sikur nuk e dini kush është Kemajl Ataturku, bëhëni sikur nuk e dini se Perandoria Osmane dhe Turqia (e sotme) janë në vija të kundërta me njëra-tjetrën. Për atë mos fantazoni gjëra që nuk janë realisht.
Shiko Amerika ia dhuron Bondsteelin Turqisë (bëhët fjal për kampin Bondsteel në Ferizaj) pse nuk ja dha Serbisë meqë është shtet "armik" i njejtë sikurse Turqia?!
Një gjë dije jo pse po e them unë edhe unë qendroj me juve, mirëpo pa deshiren tonë realiteti flet se Turqia është mike dhe aleate e ngushtë e Shqipërisë dhe Kosovës, jo më kot Thaçi dhe Erdogan e quajtën njëri-tjetrin "Vëlla" shprehje të cilën nuk e perdoren ndaj asnjë mysafiri, andaj filloni t'i shihni gjërat si janë duke mos i harruar deshirat se si do të deshironit të ishin.
Me t'mira!
Krijoni Kontakt