Close
Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 161
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL Lexo Postimin
    Angelina pavarėsisht faktit se nga cila anė po anon, ajo gjė nuk vlen nė kėtė rast, nė kėtė rast e vetmja gjė qė ka fuqi vendimtare ėshtė ligji dhe asgjė tjetėr, para ligjit tė gjithė janė tė barabartė, pse e kėrkoi PD qė votat e kontestuara tė numėrohen e pse jo PS, heh, shumė e logjikshme PD ishte nė disfavor prej 10 votash nė Tiranė pse tė mos e kėrkoj kur njė diferencė kaq e ngusht mund tė ndryshohet lehtė me ato pak vota tė kontestuara, ndėrsa PS-ja normal qė se kėrkoi njė gjė tė tillė dhe qė ėshtė e pakėnaqur tani pasi ishte nė favor prej 10 votash, ta ha mendja ty qė Edvin Rama do pranonte ndonjėher tė numėrohen ato vota qė nė syt e ēdokujt janė vota tė rregullta tė qytetarėve tė cilėt kanė shprehur votbesimin e tyre.
    Ktu behet fjale per bazat elementare te demokracise.

    Kto kuti duhej te hapeshin nqf se do kishim transaparence per kutite e 2009. Por nqf se ti perdor 2 standarte kur e sheh veten ngushte atehere ktu kemi te bejme me shkelje te renda ligjore.

    Arviziu e tha shume qarte.
    Te nxirrej rezultati paraprak i gjithe KZAZ-eve ,pastaj te shqyrtoheshin kontestimet. Nderkohe qe KQZ po ben nje levizje aq te rrezikshme saqe po fut popullin ne revolte. Nuk behen kto pune kshu dhe askush prej nesh nuk do nje 97 te dyte per gomarlliqe te tipit Sali qe ska lene zgjedhje pa menderos. Turp i madh.

  2. #82
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga xhori Lexo Postimin
    po mir o rapo, po ato kutit e 3009 pse nuk i hapen si keto tani a nuk eshte e njejta gje?
    Cilat kuti tė 2009 tė hapen se stė kuptoj? Nė 2009 ke pas partin tė cilėn duash tė votosh dhe tė gjitha votat kanė qenė nė njė kuti ose mė shumė kuti me tė njėjtat vota, nuk ke pasur 4 kuti pėr tė votuar por vetėm njė seksion tė vetėm, unė sjam nga Shqipėria por kėtė e di ēdokush vetėm jo socialistat qė kapen pėr gjėra tė cilat janė konkrete dhe ligjore.

    Citim Postuar mė parė nga Endri_ Lexo Postimin
    Ktu behet fjale per bazat elementare te demokracise.

    Kto kuti duhej te hapeshin nqf se do kishim transaparence per kutite e 2009. Por nqf se ti perdor 2 standarte kur e sheh veten ngushte atehere ktu kemi te bejme me shkelje te renda ligjore.

    Arviziu e tha shume qarte.
    Te nxirrej rezultati paraprak i gjithe KZAZ-eve ,pastaj te shqyrtoheshin kontestimet. Nderkohe qe KQZ po ben nje levizje aq te rrezikshme saqe po fut popullin ne revolte. Nuk behen kto pune kshu dhe askush prej nesh nuk do nje 97 te dyte per gomarlliqe te tipit Sali qe ska lene zgjedhje pa menderos. Turp i madh.
    Cilat kuti duhej hapur nė vitin 2009 dhe cilat 2 standarde pėrdori unė se stė kuptoj?!

    Pse tė futet populli nė revoltė kur votat qė po numėrohen janė votat e popullit jo votat e kafshėve. Nė ligj nuk parashihet se kur duhet numėruar votat e kontestuara, para ose pas shpalljes sė rezultatit zyrtarė tė zgjedhjeve, me sa duket esencėn e ligjit se paski kuptuar nė kėtė rast, lexo postimin e parė tė kėsaj teme dhe analizo ligjin me vėmendje.
    Sui generis

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    sic e shprehu edhe angelina qe te kete ankimim duhet te kete rezultat !!! kete gje se kemi deri tani nga kqz !!! qe te hapen kutite duhet te kete kontestime per filan kuti edhe kete gje se kemi pasi ne procesverbale nuk ka pasur ankese nga numeruesit per keto vota te vlefshme apo te pavlefshme !!!
    KQZ, keto dite nuk po vepron si KQZ, por vepron si KZAZ qendrore e qytetit Tirane. Qyteti i Tiranes, nuk ka nje KZAZ qendrore, qe i mbledh e shqyrton materialet e te gjitha KZAZ-ve te qytetit. Pra ne kete rast, eshte KQZ qe vepron si KZAZ qendrore e Tiranes, qe disponon materialin zgjedhor te te gjitha KZAZ-ve te Tiranes dhe merr vendime qe kane te bejne me problemet qe KZAZ lokale te Tiranes kane verejtur gjate procesit.

    Procesi i vetem dhe me i madh i verejtur nga KZAZ lokale, kur kane bere numerimin e votes, ka qene: vota te vlefshme te hedhura ne kutine e gabuar. Nje vote per kryetar bashkie e hedhur ne kutine e Keshillit Bashkiak apo ter kryetarin e minibashkise. Ne shumicen e rasteve, KZAZ lokale te Tiranes, i kane mbledhur keto vota, dhe nuk i kane numeruar, por i kane futur ne nje zarf, i kane numeruar se sa flete jane, dhe mbi zarf kane shkruajtur: "Vota te kontestueshme". Ashtu si ne shume procesverbale, komisioneret kane bere komente, qe flasin per pranine e ketyre votave te vlefshme, por qe nuk jane numeruar, pasi nuk dinin se si te vepronin me to.

    Eshte detyra ligjore e KQZ, qe ne kete funksion si KZAZ e Tiranes, ti marri keto shqetesime nga KZAZ lokale dhe te vendosi se cfare te beje me to. KQZ vendosi me shumice votash, qe keto vota te kontestuara, te numerohen pasi jane ligjerisht te vlefshme, edhe pse mund te jene hedhur ne kutine e gabuar.

    Kur ky numerim te perfundoje, procesi i ankimimeve fillon, dhe te gjitha partite e kandidatet ne zgjedhje, kane te drejte te depozitojne ankesat e tyre prane KQZ, qe kjo ti marri ne shqyrtim, e te marri nje vendim. Nese nuk jane te kenaqur me vendimin e KQZ, mund ta shpien ceshtjen ne Kolegjin Zgjedhor, verdikti i te cilit eshte i formes se prere dhe i pa apelueshem.

    Perse Tirana nuk ka nje KZAZ?

    Sepse Edi Rama, kur shkruajti ne zyrat e PS ligjin zgjedhor, zgjodhi qe ta heqi KZAZ e Tiranes. Ligji u votua me mirekuptim ne parlament, si nga PD, edhe nga PS.

    Albo

  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Citimi i Kodit Zgjedhor ne lidhje me rolin e KQZ dhe KZAZ.


    Neni 122

    Nxjerrja e tabelės pėrmbledhėse tė rezultatit tė zgjedhjeve nga KZAZ-ja

    1. Tabela pėrmbledhėse e rezultatit tė zgjedhjeve pėr zonėn e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ-ja jo mė vonė se ora 1700 e ditės sė nesėrme tė votimit.
    2. Menjėherė pas pėrfundimit tė numėrimit, sipas procedurave tė pėrcaktuara nė nenet 116 deri nė 119 tė kėtij Kodi, KZAZ-ja plotėson Tabelėn Pėrmbledhėse tė Rezultateve tė Zgjedhjeve pėr zonėn qė administron, nė tė cilėn pasqyrohen rezultatet e ēdo subjekti pėr ēdo qendėr votimi, sipas origjinaleve tė tabelave tė rezultateve pėr ēdo qendėr votimi tė plotėsuar nga grupet e numėrimit.
    3. Tabela Pėrmbledhėse e Rezultateve tė Zgjedhjeve tė ZAZ-sė miratohet me vendim tė KZAZ-sė. Nė rast tė kundėrt veprohet nė pėrputhje me nenin 35 pika 5 tė kėtij Kodi. Njė kopje e Tabelės Pėrmbledhėse tė Rezultateve dhe tabelave tė rezultateve pėr ēdo qendėr votimi, dėrgohet menjėherė nė KQZ, pėrfshirė edhe rrugėt elektronike tė komunikimit.
    4. Kopje tė Tabelės Pėrmbledhėse tė Rezultateve tė Zgjedhjeve tė ZAZ-sė, tabelave tė rezultateve tė qendrave tė votimit dhe kopje tė Procesverbalit tė Konstatimit u jepen anėtarėve tė KZAZ-sė dhe vėzhguesve tė subjekteve zgjedhore, ndėrsa origjinalet e tyre, vulat dhe ēdo material tjetėr zgjedhor dorėzohen nė KQZ.
    5. Nė rast tė zgjedhjeve vendore, KZAZ-ja miraton me vendim tabelat e rezultateve pėr ēdo njėsi tė qeverisjes vendore, sipas tė njėjtave kritere dhe procedura tė pėrshkruara nė kėtė nen. Vendimi ankimohet sipas procedurave tė pėrcaktuara nė pjesėn X tė kėtij Kodi.
    6. Pėr zgjedhjet e Kryetarit dhe Kėshillit Bashkiak tė Bashkisė sė Tiranės, KZAZ-ja miraton Tabelėn Pėrmbledhėse tė Rezultateve tė Qendrave tė Votimit tė njėsisė bashkiake pėrkatėse. Kopja origjinale e Tabelės Pėrmbledhėse tė Rezultateve dhe Tabelat e Rezultateve pėr ēdo qendėr votimi i dėrgohen KQZ-sė pėr tė nxjerrė rezultatin, sipas nenit 123 tė kėtij Kodi.
    Neni 123

    Nxjerrja e rezultateve nga KQZ-ja

    1. KQZ-ja nxjerr rezultatet e votimit pėr zonėn zgjedhore, nė bazė tė tabelave tė rezultateve tė nxjerra nga ēdo KZAZ e zonės zgjedhore pėrkatėse. Pėr kėtė, KQZ-ja plotėson Tabelėn e Pėrmbledhėse tė Rezultatit pėr Zonėn Zgjedhore dhe e miraton atė me vendim jo mė vonė se 48 orė nga mbėrritja e tė gjitha tabelave tė Zonės Zgjedhore. Kur gjatė llogaritjes sė tabelės, KQZ-ja, kryesisht ose me kėrkesė tė palėve, vėren mospėrputhje tė shifrave tė tabelės pėrmbledhėse me tabelat e rezultateve tė qendrave tė votimit, merr vendim pėr miratimin e Tabelės Pėrmbledhėse tė Rezultatit me shifrat e korrigjuara, duke u bazuar nė origjinalet e tabelave tė qendrave tė votimit. Njė kopje e Vendimit pėr miratimin e Tabelės e Pėrmbledhėse tė Rezultatit pėr Zonėn Zgjedhore u jepet tė gjitha subjekteve zgjedhore qė kanė marrė pjesė nė zgjedhjet e zonės zgjedhore pėrkatėse.
    2. Vendimi pėr miratimin e tabelės sė rezultatit zgjedhor mund tė ankimohet nė KQZ, sipas proceduarve tė parashikuara nė pjesėn X tė kėtij Kodi.
    3. Vendimi i KZAZ-sė pėr miratimin e Tabelės Pėrmbledhėse tė Rezultatit tė Zgjedhjeve tė ZAZ-sė, ēdo vendim i KZAZ, i marrė gjatė procedurės sė marrjes nė dorėzim tė materialeve dhe dokumentacionit zgjedhor nga KQV-tė, si dhe gjatė numėrimit dhe nxjerrjes sė rezultatit tė votimit, janė vendime tė ndėrmjetme dhe ankimohen nė KQZ sė bashku me ankimin kundėr vendimit tė KQZ-sė pėr miratimin e Tabelės Pėrmbledhėse tė Rezultatit tė Zonės Zgjedhore, tė marrė sipas pikės 1 tė kėtij neni.
    Kush ka deshire te lexoje ligjin zgjedhor te plote:

    http://www.parlament.al/web/pub/l_10019_1853_1.doc

  5. #85
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Ja dhe pjesa e ligjit, ku e trajton Tiranen ndryshe, duke e trajtuar cdo njesi administrative te Tiranes si KZAZ me vete, pa marre parasysh fare numrin e popullsise.

    KREU II

    ZONAT E ADMINISTRIMIT ZGJEDHOR (ZAZ) DHE KOMISIONET E ZONAVE TĖ ADMINISTRIMIT ZGJEDHOR (KZAZ)

    Neni 27

    Zonat e Administrimit Zgjedhor


    1. Zonat e Administrimit Zgjedhor ngrihen dhe funksionojnė pėr ēdo lloj zgjedhjeje dhe referendumi, sipas kėtij Kodi.
    2. Juridiksioni territorial i ZAZ-ve si rregull ėshtė i njėjtė me rrethin administrativ, sipas ligjit qė rregullon organizimin territorial tė Republikės sė Shqipėrisė. Rrethet qė kanė mė shumė se 70 mijė shtetas me tė drejtė vote ndahen nga KQZ-ja nė mė shumė se sa njė Zonė e Administrimit Zgjedhor, nė pėrputhje me kriteret e mėposhtme:
    a) pandashmėria e territorit tė komunės dhe bashkisė;
    b) vazhdimėsia dhe kompaktėsia e territorit, duke shmangur barrierat gjeografike;
    c) mundėsi tė mira komunikimi brenda territorit;
    ē) numėr i pėrafėrt zgjedhėsish.
    3. Asnjė Zonė Administrimi Zgjedhor nuk mund tė shtrihet gjeografikisht nė dy ose mė shumė qarqe apo rrethe tė ndryshme brenda tė njėjtit qark.
    4. Bashkitė qė kanė mė shumė se 40 mijė shtetas me tė drejtė vote pėrbėjnė Zonė Administrimi Zgjedhor mė vete, kur numri i pėrgjithshėm i shtetasve me tė drejtė vote nė shkallė rrethi ėshtė mė i madh se 70 mijė. Nė bashkitė qė kanė mbi 100 mijė shtetas me tė drejtė vote, KQZ-ja mund tė krijojė dy Zona Administrimi Zgjedhor mė vete, me numėr tė barabartė zgjedhėsish, si dhe duke ruajtur vazhdimėsinė dhe kompaktėsinė e territorit tė zonave tė qendrave tė votimit. Pėr Bashkinė e Tiranės secila nga njėsitė bashkiake pėrbėn Zonė Administrimi Zgjedhor mė vete.
    5. Zonat e Administrimit Zgjedhor miratohen nga KQZ-ja jo mė vonė se 9 muaj para pėrfundimit tė mandatit tė Kuvendit, mbi bazėn e numrit tė shtetasve me tė drejtė vote nė datėn e fundit tė periudhės zgjedhore pėr caktimin e zgjedhjeve, sipas tė

  6. #86
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895

    “The Economist”: Shqipėria dėshtoi

    Kishte shpresa tė mėdha kėtė herė, se zgjedhjet e 8 majit do tė prodhonin njė rezultat tė qartė, duke e cliruar vendin nga kufijtė e tiranisė sė status quo-sė. Rezultoi njė shpresė e kotė. Shqipėria sot ėshtė sėrish nė udhėkryq”.
    “The Economist” i bėn kėtė pėrshkrim situatės sė kėtyre ditėve nė vendin tonė, asaj cfarė pritej dhe asaj cfarė ndodhi. “Ditėt nė vazhdim do tė tregojnė nėse do tė mbizotėrojė qetėsia, apo nėse vendi do tė rrėshkasė sėrish nė trazira, e mbase edhe dhunė. Problemi kryesor ėshtė fakti qė s’ka njė fitues tė qartė nė 8 maj”, shkruan revista prestigjoze.

    “Socialistėt morėn qytetet e mėdha, por Tirana mbeti nė pikėpyetje dhe niveli i mosbesimit nė sistem ishte i tillė saqė numėrimi i votave u filmua e u transmetua nė televizion. Zoti Rama fitoi me 10 vota diferencė, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi tė ketė rinumerim, cka rrit shanset e fitores sė kandidatit tė partisė sė kryeministrit Berisha, zotit Lulzim Basha. Socialistėt e panė kėtė si njė mashtrim pėr t’i mohuar fitoren”, thuhet nė edicionin online tė saj.

    Konfuzioni vjen nga votat e hedhura nė kutitė e gabuara dhe palėt japin argumentet e tyre. Zoti Basha, thotė e pėrjavshmja britanike, flet pėr respektim tė sė drejtės sė qytetarit, ndėrsa nga ana tjetėr, qėndron Kodi Elektoral dhe precedemtėt qė duken tė qartė nė kėtė pikė: vota tė tilla nuk duhen numėruar.

  7. #87
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nuk e di sa do arrini tė krijoni njė koncept nga deklarata e mėposhtme qė bėri kryeministri pėrgjat ditės sė sotme nė lidhje me kėtė ligj nė kėtė temė.

    Votat e kontestuara Berisha: KQZ pėrmbush njė detyrim ligjor

    TIRANĖ- Kryeministri Sali Berisha nė njė konferencė pėr shtyp tė mbajtur pasditen e sotme deklaroi se ligji shqiptar nuk e njeh rezultatin paraprak, nga i cili Rama u vetėshpall fitimtar. Vetėm rezultati pėrfundimtar do tė shpallė kandidatin fitues, u shpreh Berisha.

    “Vendi, kombi kaloi njė proces zgjedhor ndėr mė dinjitozėt nė tėrė historinė e tij, nė prani tė mijėra vėzhguesve vendas e tė huaj qytetarėt shqiptarė nuk votuan me votė pėr lule tė ballit por pėr kandidatin qė deshėn. Kėto vota u vlerėsuan, u numėruan para tė gjithė shqiptarėve, madje pati kuti qė mediat i numėruan live.
    Nė rast se procesi nė tė gjithė vendin nuk shėnoi as edhe konfliktualitetin mė tė vogėl, nė Tiranė ndodh e kundėrta. Nė datė 14 maj, tė 11 minibashkitė e Tiranės pėrfunduan numėrimin e votave dhe dhanė njė rezultat i cili nė momentin mė tė fundit nxorri kandidatin e PS me 10 vota para, kjo ndodhi dhe ndryshimi i shifrave nė KQZ ka qėnė i faktuar dhe asnjė manipulim nuk ka pasur. Por
    ligji shqiptar nuk ka autorizuar KQZ-nė tė shpallė rezultat paraprak, ky rezultat nuk ėshtė vėnė nė diskutim por nuk mund tė shpallet zyrtarisht, se ligji nuk ia ka dhėnė kėtė autoritet KQZ-sė. Ligji e autorizon tė shpallė vetėm rezultat pėrfundimtar dhe kėtė mund ta bėjė pas shqyrtimit tė ankesave”, u shpreh Kryeministri Berisha.

    Pikėrisht shqyrtimi i fletėve tė kontestuara sipas kryeministrit Berisha ėshtė pėrmbushje e ligjit tė hartuar nga PD dhe PS. Nuk mund tė mos numėrohen kėto fletė qė shprehin vullnetin e popullit, shtoi kreu i qeverisė, ndėrsa tha se aktualisht KQZ-ja po funksionon si komision zonal.

    “Ligji u hartua nga PS-PD. KQZ po numėron votat e panumėruara, duke funksionuar si Komision zonal. Po bėn detyren mė themelore. Votat e ngatėrruara nga njerėz qė kanė probleme serioze me dallimin e ngjyrave, nuk mund tė mos numėrohet vullneti i popullit. Qendrimi ultimativ i PS vjen se Rama do tė shpallet fitimtar vetėm me rezultatin paraprak”, nėnvizoi Berisha.

    Kreu i qeverisė i bėri thirrje kryeopozitarit Rama tė heqė dorė nga thirrjet e tij ultimative, pasi institucioni i KQZ-sė qė ata duan tė sulmojnė, sic tha Berisha funksionon dhe po merr vendime vetėm nė bazė tė ligjit.

    “Rama dhe lejtnantėt e tij thirrje pėr agresion verbal. U vėrsulėn si primitivė mbi kokat e policėve. Kėrcėnuan fizikisht kreun e KQZ-sė dhe bėnė plane pėr tė djegur fletėt e votimit. Pėrgjigja jonė ėshtė vetėm ligji dhe shteti ligjor. KQZ po zbaton ligjin dhe mbrohet nga shteti”, tha Berisha.

    (m.a/BalkanWeb)
    Sui generis

  8. #88
    Rama ishte nga pjesmarresit kryesor te kodit te sotem zgjedhor. Si cdo kod ligjor percakton procesin zgjedhor. Gjithesesi, kjo nuk e ndaloi Ramen qe per dy vite rresht te kerkonte shkeljen e tij, duke insistuar ne hapjen e kutive pa paraqitur prova dhe kontestime sipas ligjit per pretendimet e tij. Kodi zgjedhor i percaktonte keto hapa, por me gjithe akuzat qe ngriti, keto hapa asnjehere nuk u ndoqen. Pretendime te pabazuara vetem per te mbajtur postin e kryetarit te PS, pretendime qe krijuan situata te tensionuara dhe percarje te theksuara politike, pretendime qe polarizuan vendin dhe menjanuan adresimin e problemeve reale gjate fushates per zgjedhjet vendore.
    Dhe ne gjithe kete kohe te humbur me retorika boshe te Rames, mbeti pa u plotesuar dhe permiresuar kodi zgjedhor. Kjo sic duket nuk ka qene ndonjehere prioritet per te, pasi edhe diten e zgjedhjeve e shkeli kodin, duke thyer heshtjen zgjedhore. Duke vijuar me vetshpalljen e fitores, ende pa u hapur mire kutite. Me pas, nuk do te pranoj proceduren ligjore per shpalljen e rezultateve, procedure qe i shkoi pershtat per te gjitha bashkite qe mori opozita, por qe nuk i pelqen kur e shikon qe po humbet vete.

    Perfundimisht, Rama ka probleme me ligjin dhe zbatimin e tij deri ne ate pike qe i ka kthyer deputetet, nga ligjvenes ne shkeles te ligjit, ne nxites te dhunes, ne konfrontues te forcave te rendit, ne njerez qe drejtojne grupe te cilet paralizojne rrjedhen normale te vendit. Te gjitha keto pervec impaktit politik, do perkthehen ne nje impakt negativ ekonomik dhe social, te cilin nuk do e vuaj as Rama as Berisha, por miliona njerez per vite me rradhe.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #89
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tė gjithė thonė qė ėshtė diēka normale qė ligji tė zbatohet deri nė nuancė tė fundit, vetėm pėrkrahėsit socialistė mė sakt vetė subjekti i PS-sė nuk e pranon njė gjė tė tillė. Lexoni mė posht deklaratėn e ambasadorit Wollfarth, nėse ai nuk ka tė drejtė atėher ēfarė presim nga tė tjerėt?!

    Wollfarth: Ngjarjet pas 21 janarit duhet analizė ligjore

    TIRANE- “Asnjė person nuk ėshtė mbi ligjin. Tė gjithė duhet tė jenė tė barabartė para tij”- Apeli ėshtė pėrsėritur 2 herė nga ambasadori i OSBE-sė Eugen Wollfarth nė njė deklaratė tė shkurtėr qė ai bėri sapo doli nga ambientet e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, ku zhvilloi njė takim me kryeprokuroren Ina
    Rama.

    Ambasadori Wollfarth pėr gazetarėt shpjegoi takimin me faktin se “Kemi mandat te takohemi me Institucionet …dhe se shteti i se drejtės ėshtė i rėndėsishėm nė tė gjitha proceset”

    “Qė nga janari 2011 kanė ndodhur ngjarje tė rėndėsishme dhe disa prej tyre kanė nevojė pėr analizė ligjore dhe intepretim ligjor. Ky ėshtė proces i rėndėsishėm dhe prokuroria po punon nė kėtė proces”- theksoi ambasadori i OSBE, ndėrsa nėnvizoi se “E rėndėsishnme ėshtė qė asnjė person nuk ėshtė mbi ligjin dhe tė gjithė duhet tė jenė tė barabartė para ligjit”

    Ambasadori vuri theksin gjithashtu dhe tek roli transparent i medias nė kėtė proces zgjedhor.

    “Shoh qe po bėhet njė pune profesionale. E rėndėsishme ėshtė qė institucionet tė punojnė nė mėnyrė tė pavarur” dhe “E rėndėsishme ėshtė qė tė vazhdojė tė ketė transparencė nga media sa i pėrket procesit zgjedhor

    Duke iu referuar asaj cka po ndodh nė KQZ, Wollfarth tha se “ėshtė e nevojshme qė KQZ tė punojė nė mėnyrė tė pavarur e pa ndėrhyrje dhe tė jetė njė punė e bazuar vetėm nė ligj.

    "Pėrsėris- tha Wollfarth- askush nuk duhet tė jetė mbi ligjin dhe tė respektojė ligjin, punėn e institucioneve dhe policisė"

    (s.g/BalkanWeb)
    Sui generis

  10. #90
    Turp per Subashin dhe komisioneret socialist qe duan te mashtrojne njerezit sy per sy. Nje nga kontestimet e Subashit eshte se nuk ekziston njohja e KQZ-se si KZAZ. Per te mos cituar edhe nje here nenet me lart, po sjell nje tjeter nen per rregjistrimin e subjekteve si kandidat ne zgjedhjet vendore. Rama duke u rregjistruar si kandidat per bashkine e Tiranes, njohu funksionin e KQZ-se si KZAZ per rrethin e Tiranes, percaktuar me poshte. Rregjistrimi ne Tirane u be prane KQZ-se ne mungese te nje KZAZ-je qendrore per qytetin.

    REGJISTRIMI I SUBJEKTEVE ZGJEDHORE
    Neni 63
    Subjektet zgjedhore dhe kandidatėt
    1. Subjekt zgjedhor ėshtė njė parti politike ose njė koalicion partish politike, tė cilėt paraqesin listė shumemėrore pėr kandidatė, sipas rregullave qė pėrcaktohen nė kėtė Kod.
    2. Subjekt zgjedhor mund tė jetė edhe njė shtetas shqiptar me tė drejtė vote, i cili propozohet si kandidat pėr deputet apo pėr organet e qeverisjes vendore nga njė grup zgjedhėsish, sipas pėrcaktimeve tė bėra nė kėtė Kod.
    3. Kandidat ėshtė shtetasi qė plotėson kushtet e parashikuara nė nenet 45 dhe 69 tė Kushtetutės dhe qė regjistrohet si kandidat pėr deputet nė KQZ ose si kandidat pėr kryetar bashkie apo komune ose pėr kėshillat vendorė nė KZAZ.
    Problemi eshte qe disa nuk marrin mundimin te lexojne kodin, por iu pelqen te degjojne sajesa
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 20-05-2011 mė 18:24
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •