Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 161
  1. #1

    Kolegji Zgjedhor: Vendimi i KQZ i drejte, Basha kryetar i Bashkise Tirane

    Neni 117: Si trajtohen fletėt e pavlefshme

    Perfundimi i numerimit te votave per kreun e bashkise me te madhe ne vend shton interpretimet per shpalljen e fituesit te zgjedhjeve pas gjetjes ne kutite per keshillat bashkiake dhe ato per kryetar te njesive vendore, flete votimi per kandidatet per kreun e bashkise se Tiranes. Keto flete sebashku me fletet e vlefshme dhe ato te pavlefshme pritet t’i nenshtrohen interpretimit juridik te percaktuar ne Kodin Zgjedhor.

    Sipas ligjit zgjedhor “vota te vlefshme jane vetem fletet e votimit ne te cilat eshte votuar qartesisht vetėm pėr njėrin nga subjektet zgjedhore apo partinė politike pjesėtare tė koalicionit nė fletėn pėrkatėse tė votimit".

    E njejta dispozite ligjore e kodit zgjedhor parashikon njekohesisht tete raste te cilat bejne nje flete votimi, vote te pavlefshme.

    “Vota tė pavlefshme janė fletėt e votimit ne rastet kur fleta e votimit nuk ka tė njėjtėn madhėsi, ngjyrė ose formė me fletėn e votimit tė miratuar nga KQZ-ja; kur asaj i mungojnė vulat e parashikuara nė kodin zgjedhor. Ne rastin kur nė fletėn e votimit janė bėrė shėnime apo shenja qė bėjnė tė pamundur vlerėsimin e votės; kur nė fletėn e votimit janė bėrė shėnime nė favor ose nė disfavor tė subjekteve tė caktuara zgjedhore; kur ėshtė votuar pėr mė shumė se njė nga subjektet zgjedhore nė fletėn e votimit; kur nuk ėshtė votuar pėr asnjė nga subjektet zgjedhore nė fletėn e votimit; dhe kur nuk ėshtė e qartė se pėr kė ėshtė votuar; ose zgjedhėsi ka votuar pėr njė person apo subjekt qė nuk ėshtė nė fletėn e votimit”.

    Keto raste perbejne edhe pretendimet e kandidateve apo subjekteve politike ne ankimet e tyre drejtuar KQZ, kunder vendimeve te KZAZ, te cilat sipas ligjit zgjedhor duhet ta ushtrojne kete te drejte brenda tre diteve nga shpallja e vendimit. Pas vendimit te KQZ mbi pretendimet ne fjale do te jete Kolegji Zgjedhor i cili do te shprehet me forme te prere dhe perfundimtare.

    Harbi Aliaj - AS
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nese keto jane dispozitat e ligjit zgjedhor ne lidhje me votat e pavlefshme, atehere votat e hedhura ne kutite e gabuara, duhet te numerohen. Pike.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    http://www.parlament.al/web/Kodi_zgj...ise_5073_1.php:

    ...

    Neni 106

    Votimi

    1. Pasi merr fletėn e votimit, zgjedhėsi hyn i vetėm nė dhomėn e fshehtė dhe nė fletėn votimit shėnon nė krah tė emrit tė subjektit zgjedhor apo partisė pjesėtare tė njė koalicioni shenjėn “x” ose “+” apo njė shenjė tjetėr qė tregon qartė zgjedhjen e bėrė prej tij.

    2. Zgjedhėsi, pasi bėn shėnimin nė fletėn e votimit, palos fletėn e votimit, nė mėnyrė qė shenja tė mos jetė e dukshme, por tė paktėn njė nga vulat nė pjesėn e pasme tė fletės tė jetė e dukshme. Zgjedhėsi, pasi del nga dhoma e fshehtė, e hedh fletėn e votimit nė kutinė pėrkatėse tė votimit dhe largohet nga qendra e votimit.

    3. Zgjedhėsi voton vetėm pėr vete, me pėrjashtim tė rastit tė pėrcaktuar nė nenin 108 tė kėtij Kodi.

    4. Anėtarėt dhe sekretari i KQV-sė votojnė pasi kanė votuar tė gjithė zgjedhėsit e pranishėm nė qendrėn e votimit brenda orarit tė mbylljes sė votimit. Rregullat e pėrcaktuara nė kėtė nen zbatohen edhe pėr votimin e anėtarėve dhe sekretarit tė KQV-sė.

    5. Anėtarėt e KQV-sė, qė kanė lejuar njė zgjedhės tė votojė mė shumė se njė herė ose nė emėr tė zgjedhėsve tė tjerė, mbajnė pėrgjegjėsi penale, nė pėrputhje me nenin 248 tė Kodit Penal, me pėrjashtim tė rastit tė parashikuar nė nenin 108 tė kėtij Kodi.

    ...
    Pra, janė tė pavlefshme ato fleta tė votimit qė nuk janė hedhur nė kutinė pėrkatėse tė votimit. Pikė, ose mund tė vėndosni shenja tė pikėsimit sipas dėshirės.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga skipetar Lexo Postimin
    Pra, janė tė pavlefshme ato fleta tė votimit qė nuk janė hedhur nė kutinė pėrkatėse tė votimit. Pikė, ose mund tė vėndosni shenja tė pikėsimit sipas dėshirės.
    Ajo qe ti citon, eshte procedura e votimit, qe nuk eshte pergjegjesi e qytetarit, eshte pergjegjesi e administrates zgjedhore qe ti sqaroje qytetarit menyren e votimit dhe ku hidhet fleta.

    Ligji ne fjale, Neni 117 i rendit te gjitha rastet kur nje vote konsiderohet e pavlefshme. Dhe ne asnje nga ato raste, nuk zihet ne goje hedhja e votes se vlefshme ne kutine e gabuar.

    Derisa ligji nuk e permban kete rast si te pavlefshem, detyrimisht qe vota konsiderohet e vlefshme. Eshte argument i thjeshte ligjor.

    Neni 117

    Llojet e votave dhe kriteret pėr vlerėsimin e votės

    1. Fletėt e votimit ndahen nė vota tė vlefshme ose nė vota tė pavlefshme.
    2. Vota tė vlefshme janė vetėm fletėt e votimit, nė tė cilat ėshtė votuar qartėsisht vetėm pėr njėrin nga subjektet zgjedhore apo partinė politike pjesėtare tė koalicionit nė fletėn pėrkatėse tė votimit.
    3. Vota tė pavlefshme janė fletėt e votimit kur:
    a) fleta e votimit nuk ka tė njėjtėn madhėsi, ngjyrė ose formė me fletėn e votimit tė miratuar nga KQZ-ja;
    b) fletės sė votimit i mungojnė vulat e parashikuara nė nenin 103 tė kėtij Kodi;
    c) nė fletėn e votimit janė bėrė shėnime apo shenja qė bėjnė tė pamundur vlerėsimin e votės;
    ē) nė fletėn e votimit janė bėrė shėnime nė favor ose nė disfavor tė subjekteve tė caktuara zgjedhore;
    d) ėshtė votuar pėr mė shumė se njė nga subjektet zgjedhore nė fletėn e votimit;
    dh) nuk ėshtė votuar pėr asnjė nga subjektet zgjedhore nė fletėn e votimit;
    e) nuk ėshtė e qartė se pėr kė ėshtė votuar; ose
    ė) zgjedhėsi ka votuar pėr njė person apo subjekt qė nuk ėshtė nė fletėn e votimit.
    Albo

  5. #5
    Do shtoja vetem se ekziston precedent qe keto jane klasifikuar vota te vlefshme me pare dhe kane nxjerr fitues PS-ne.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ajo qe ti citon, eshte procedura e votimit, qe nuk eshte pergjegjesi e qytetarit, eshte pergjegjesi e administrates zgjedhore qe ti sqaroje qytetarit menyren e votimit dhe ku hidhet fleta.

    Ligji ne fjale, Neni 117 i rendit te gjitha rastet kur nje vote konsiderohet e pavlefshme. Dhe ne asnje nga ato raste, nuk zihet ne goje hedhja e votes se vlefshme ne kutine e gabuar.

    Derisa ligji nuk e permban kete rast si te pavlefshem, detyrimisht qe vota konsiderohet e vlefshme. Eshte argument i thjeshte ligjor.


    Albo
    Ėshtė nder, detyrė, dhe pėrgjegjėsi e qytetarit tė dijė se si tė votojė.

    Ligji nuk mund ta pėrcaktojė se me ēfarė qėllimi nuk e ka hudhė zgjedhėsi fletėn e votimit nė kutinė pėrkatėse.

    Fleta e votimit nuk ėshtė e vlefshme nėse qytetari e merrė fletėn e votimit nė njė njėsi nė Tiranė dhe e hudhė nė kuti diku nė Vlorė. Pėrderisa kutia nuk ėshtė pėrkatėse, nuk ka rėndėsi se sa larg ėshtė prej kutisė pėrkatėse.

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga skipetar Lexo Postimin
    Ėshtė nder, detyrė, dhe pėrgjegjėsi e qytetarit tė dijė se si tė votojė.

    Ligji nuk mund ta pėrcaktojė se me ēfarė qėllimi nuk e ka hudhė zgjedhėsi fletėn e votimit nė kutinė pėrkatėse.

    Fleta e votimit nuk ėshtė e vlefshme nėse qytetari e merrė fletėn e votimit nė njė njėsi nė Tiranė dhe e hudhė nė kuti diku nė Vlorė. Pėrderisa kutia nuk ėshtė pėrkatėse, nuk ka rėndėsi se sa larg ėshtė prej kutisė pėrkatėse.
    Nuk behet fjale as per qytete te ndryshme, as qendra te ndryshme brenda nje qyteti, por per qytetare qe votojne ne 4 kuti, ne qendren qe banojne.
    Po, eshte detyre qe qytetari te dije te votoje, por jo te gjithe kane te njejtat aftesi per te bere dallime midis kutive apo i kane kuptuar instruktimet njesoj. Kjo nuk e ben te pavlefshme voten e tyre, kur fleta e votimit eshte e rregullt sic eshte parashikuar nga ligji.
    Per me teper nje situate e tille eshte konsideruar edhe me pare deri ne Kolegjin Zgjedhor, pra ligjerisht eshte e vlefshme. Pikerisht nga ky precedent fitoi kandidati socialist. Ligji dhe interpretimet nuk ndrojne sipas interesit.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Nuk behet fjale as per qytete te ndryshme, as qendra te ndryshme brenda nje qyteti, por per qytetare qe votojne ne 4 kuti, ne qendren qe banojne.
    Po, eshte detyre qe qytetari te dije te votoje, por jo te gjithe kane te njejtat aftesi per te bere dallime midis kutive apo i kane kuptuar instruktimet njesoj. Kjo nuk e ben te pavlefshme voten e tyre, kur fleta e votimit eshte e rregullt sic eshte parashikuar nga ligji.
    Per me teper nje situate e tille eshte konsideruar edhe me pare deri ne Kolegjin Zgjedhor, pra ligjerisht eshte e vlefshme. Pikerisht nga ky precedent fitoi kandidati socialist. Ligji dhe interpretimet nuk ndrojne sipas interesit.
    E ceka se pėrderisa kutia nuk ėshtė pėrkatėse, nuk ka rėndėsi se sa larg ėshtė prej kutisė pėrkatėse. Ndoshta ėshtė mirė me e marrė si shembull lojėn e basketbollit qė luhet nė tė njėjtėn hapėsirė tė mbyllur.

    Sa pėr "precedent", mė shumė se 250,000 zgjedhės i kanė hudhė fletat e votimit nė kutitė pėrkatėse.

    Vendimet e mėparshme mund tė jenė marrė duke u mbėshtet nė ligj tjetėr. Ligji qė ėshtė nė fuqi e saktėson se zgjedhėsit duhet tė i hudhin fletat e votimit nė kutitė pėrkatėse.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skipetar : 16-05-2011 mė 01:07

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Teme interesante , shume mire bere Shigjeta qe solle ligjin ne fjale , keshtu eshte shume e qarte per te gjithe qe votat e hedhura gabimisht duhet te numerohen .

    Ka edhe nje moment ketu .

    Ne ēdo qender votimi ka pasur nje person prane kutive te numerimit qe jepte instruksione se ku duhej hedhur secila flete , pasi kapaket e kutive qe mbanin vota nuk kishin asnje dallues nga siper dhe vetem duke u perthyer ne mes per tu ulur mund te shihje se me cilen kuti kishe te beje , mire te rinjte qe mund te ulen e te shohin , ( qe nuk eshte diēka komode ) po te shkuarit ne moshe qe mezi votonin si do e gjenin kutine perkatese te fletes ?
    Plus qe votimi nuk ishte nje proēes ku ti mund te rrije ta mendoje mire ēeshtjen e kutive duke pasur rradhe edhe mbrapa por edhe me 10 veta qe t'i kane ngulur syte ( komision dhe vezhgues ) ne ēdo veprim qe ben .

    Nga kater flete dy flete ishin identike te medhadhe jeshile me subjekte politike per keshill bashkiak dhe keshill minibashkie .

    Kurse dy fletet e vogla ishin te ngjashme nga ngjyra dhe me madhesi te njejte , bezhe dhe e verdhe .

    Une vete nga orientimet e personit qe ishte caktuar tek kutite kam hedhur voten , nese ai person ne qendra te caktuara nuk e ka kryer punen e tij apo duke qene socialist ka pasur instruksione qe mos ta kryente si duhet ne qendra votimi ku demokratet kane shumicen e votave , pra ne keto raste kemi sabotim te votave te kundershatereve , kete dyshim e hodhi edhe nje perfaqsues i partise demokratike pasi ne nje kuti votimi me nje person te tille , i ardhur nga partia socialiste , u gjeten 15 vota gabim duke qene vota per Lulzim Bashen ja ku u krye misioni per t'i nxjerre te pavlefshme sipas socialisteve , kur ato vota jane vullneti dhe deshira i qindra apo mijera votuesve ne gjithe Tiranen qe socialistet nuk duan t'i marrin ne konsiderate .
    Manipuluesit e votave do akuzojne pa fund per manipulime nese e drejta shkon ne vend dhe humbin Tiranen . Nese nuk do ishin manipulime atehere pse shumica e votave qe gjenden ne kuti te gabuara jane per Lulzim bashen ? Pse mos te kete pergjegjsi personi qe ishte caktuar te kutite perkatese ?
    Une jam i mendimit qe drejtesia te shkoje ne vend dhe te respektohet vota e ēdokujt qe ka votuar sipas te gjitha rregullave , ne qendren e vet , me dokumentin e vet eshte paraqitur , me doren e vet ka firmosur ne listen e zgjedhesve , ka votuar sipas rregullave te votimit . Duhet rrespektuar , s'ka ligj qe ta hedhe poshte voten e tij .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 16-05-2011 mė 02:26
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Deri me sot votat e futura gabimisht jane vleresusar ne gjithe kutite si te pavlefshme e rene dakord nga te dy palet.
    Nga dje Lul Basha kerkon qe per ato qe kane ngelur ne kutite e panumuruara te behen te kontestueshme.
    Hile te rende kerkon te beje. Me nje fjale ato flete ne shumicen e tyre jane te pavlefshme, te ato qe kane ngelur te kontestueshme.
    Hile injorantesh me dy standarte.
    U kujtua ne fund Luli qe ngeli keq.
    Albania Uber Alles

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •