Dmth sipas kësaj vije mendimi: kapesh pas bishtit të Myftarajt por nuk je dakort me thelbin e idesë së tij që shkrimi hedh për diskutim?
Gjithsesi për të të qartësuar idetë rreth pozicionin tënd përkrah Myftarajt: ne nuk jetojmë në Mesjetë pavarësisht dëshirës së tij të madhe për të projektuar kombin shqiptar. Formula "cuius regio, eius religio" e konceptuar dhe ndryshe si nënshtrimi i individit ndaj fesë së sunduesit sot nuk mbetet gjë tjetër veç se utopike. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në nenin 24 sanksionohet e drejta e individit për të përzgjedhur për tu identifikuar dhe ushtruar lirisht çdo fe. Braktisja masive ose kalimi masiv në një fe specifike has në dy precedente historike: masa ndjek fenë e sunduesit ose masa konvertohet/braktis me dhunë masivisht një bindje. Kushtetuta shqiptare nuk e lejon një gjë të tillë, jo veç nga sanksionimi i lirive themelore të individit por sepse "sunduesit" tanë ose liderët veprojnë dhe duhet në veprojnë në mënyrë laike. Mënyra tjetër e mbetur që sillet rreth dhunës nuk është e menjëhershme, ndaj kombi ynë sipas këndvështrimit katastrofist të Myftarajt do të shpërbëhet pasi nuk i mbetet dhe shumë kohë.
Krijoni Kontakt