Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1

    Sondazh amerikan në Tetovë për qëndrimin e shqiptarëve ndaj vdekjes së Bin Laden

    Çfarë tregoi sondazhi amerikan në Tetovë për qëndrimin e shqiptarëve ndaj vdekjes së Bin Laden

    Sabato 07 Maggio 2011 00:00

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    American Corner Tetovo (ACT) është një qendër e cila është pjesë e një rrjeti botëror të sponsoruar nga Departamenti i Shtetit dhe që në Tetovë është ndërtuar si një partneritet i Ambasadës së SHBA-ve në Shkup dhe Bashkisë së Tetovës.
    ACT është një qendër kulturore kryesisht për rininë, ku të rinjve, studentë dhe diplomantë u mundësohet që të kenë kontakte intelektuale me SHBA-të nëpërmjet librave, filmave, gazetave, revistave, takimeve me lektorë amerikanë të fushave të ndryshme, etj. Ditën e mërkurë, në 4 maj 2011, në faqen e ACT në facebook, e cila kishte 4405 anëtarë deri në momentet kur po bëja këtë shkrim, në mbrëmjen e 6 majit, u vendos një album me titull “News and speech about Ben Laden’ s death”. (“Të reja dhe fjalime për vdekjen e Bin Laden”) Asnjë “American Corner” tjetër në hapësirën shqiptare nuk e ka bërë këtë gjë. Kuptohet se amerikanët me këtë kërkonin të bënin një lloj sondazhi në bastionin religjioz islamik të hapësirës shqiptare, që është Tetova, mbi atë se si u prit vrasja e Bin Laden.
    Nga 4405 anëtarë të ACT në facebook, këtë album e kanë bërë “like” (pëlqyer) vetëm tetë veta, nga të cilët një është vetë “American Corner Tetovë”, ndërsa një tjetër, me emrin Sylvi Bardi nuk duket që të jetë nga shqiptarët e Maqedonisë. Nga gjashtë të tjerët, pesë janë të rinj shqiptarë muslimanë nga Maqedonia, dhe një tjetër është një vajzë turke, me sa kuptohet nga emri. Mbi 90% e anëtarëve të ACT në facebook janë shqiptarë, të cilët janë kryesisht të rinj, studentë në universitetet e Tetovës dhe të diplomuar në to. Fakti që nga mbi 4000 shqiptarë që janë anëtarë të ACT në facebook, vetëm pesë e kanë mirëpritur vrasjen e Bin Laden, është kuptimplotë! Kjo do të thotë se 99.99% të anëtarëve shqiptarë të ACT në facebook u erdhi keq për vdekjen e Bin Laden. Nëse shikoni profilin e tyre në facebook do të konstatoni se nuk kanë pamjen e ekstremistë islamikë, nuk janë djem me mjekrra religjioze dhe femra me kryet e mbuluara me shami. Ata kanë pamjen normale të çdo të riu që e gjen rëndom në cilindo qytet perëndimor. Atyre u pëlqen muzika perëndimore, filmat, librat.
    Nga profili i tyre në facebook kuptohet se ata në një masë apo në një tjetër janë ushtrues të religjionit islam dhe ndjehen mirë me të. Por, qartësisht për ta Bin Laden është pjesë e besimit islam. Ata nuk mund ta dënojnë Bin Laden-in. Dhe ky është problemi. Bin Ladenin nuk e kanë idhull vetëm djemtë muslimanë praktikues shqiptarë, që kanë pamje talebanësh, me mjekrra dhe pantallona mbi kyçin e këmbës, dhe vajzat e mbuluara me hixhab dhe ferexhe. Është edhe kjo kategori tjetër e rinisë shqiptare në Maqedoni që e do Bin Laden-in dhe e simpatizon atë si një “Ce Guevarë” islamik. Një njeri i llojit të këtyre të rinjve me pamjen normale të çdo të riu perëndimor ishte edhe Arid Uka, 21 vjeçari nga Kosova që vrau dy ushtarë amerikanë në mars të këtij viti.
    Kur u bënë këngë për Bin Laden nga disa muslimanë shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova, kjo u quajt si një marrëzi e disa ekstremistëve islamikë. Por tash shihet se Bin Laden është idhulli i çdo muslimani praktikues. Jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë, e në Republikën e Shqipërisë. Bashkësia Islame e Maqedonisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës nuk shprehën pëlqimin e tyre për vdekjen e Bin Laden. Komuniteti Musliman i Shqipërisë, e shprehu këtë me anë të një zyrtari të nivelit të ulët. Nuk doli vetë kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça që të shprehej me këtë rast. Reagimi në nivel të ulët i Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe heshtja e institucioneve homologe në Maqedoni dhe Kosovë reflekton diferencën në numrin e muslimanëve praktikues ndër shqiptarët e tre vendeve. Derisa në Maqedoni dhe në Kosovë një përqindje më e lartë e popullsisë janë muslimanë praktikues, në një masë apo në një tjetër, në Republikën e Shqipërisë, përqindja e muslimanëve praktikues është shumë e ulët. Kur edhe për ngjarje të tillë siç është vrasja e kryeterroristit Bin Laden, nuk del që të flasë kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, haxhi Selim Muça dhe homologët e tij në Prishtinë dhe Shkup, atëherë kjo do të thotë se atyre u ka ardhur keq për vdekjen e Bin Laden dhe se e shohin Bin Laden si një martir musliman. Heshtja tregon se në zyrat e bashkësive islame në Tiranë, Shkup, Prishtinë, kishte vaki me rastin e vdekjes së Bin Laden, pra kishte zi.
    E pastaj thonë se Islami nuk ka lidhje me terrorizmin, se Islami e dënon terrorizmin. Por kur vritet njeriu që në emër të Islamit ka ndërtuar rrjetin më të madh terrorist të botës, heshtin deri edhe drejtuesit zyrtarë të religjionit islam në trojet shqiptare. Nëse Bin Laden do të ishte vrarë në rrethana të tjera, ashtu që ta kishin qëlluar amerikanët me raketa nga aeroplanët dhe ta varrosnin në rrënojat e shtëpisë së bashku me familjen e tij, atëherë do të kishin të drejtë ndoshta që të heshtnin. Por ja që nuk ndodhi kështu. SHBA-të rrezikuan jetën e djemve të tyre, të cilët i dërguan në strofullën e Bin Laden për të vrarë këtë të fundit, duke kursyer jetën e të tjerëve. Pra, nëse Islami na qenka kundër terrorizmit, nëse Islami që praktikojnë Bashkësia Islame e Maqedonisë, Bashkësia Islame e Kosovës, Komuniteti Musliman i Shqipërisë, nuk janë të njëjtë me atë të Bin Laden, atëherë drejtuesit e tyre duhet të kishin shprehur miratimin e tyre për vdekjen e Bin Laden. Heshtja e tyre ishte më elokuente se fjalët hipokrite që kanë thënë në të shkuarën dhe heshtja e tyre na thotë se ata e lexojnë Kuranin në të njëjtën mënyrë si Bin Laden. Haxhi Selim Muça më bëri kallzim penal vitin e kaluar mua kur ia shpreha këtë të vërtetë në artikujt e mi në shtyp. Ja tek u konfirmua tash se unë kisha të drejtë. Ja tek tregoi tash Selim Muça se çallma e tij është çallma e Bin Laden.
    Heshtën të gjithë ata të cilët nuk lanë gjë pa thënë kundër Dom Anton Kçirës kur ai, i indinjuar nga fakti që Islami shqiptar në Kosovë dhe Maqedoni heshti atëherë kur duhej të dënonte terroristët islamikë shqiptarë që u kapën ndërsa përgatiteshin të mësynin një bazë ushtarake amerikane, pyeti me ironi se a mos duhej që amerikanët ta kishin lejuar Millosheviçin që t’ i vriste si qenër 1 900 000 muslimanët e Kosovës. Totale është edhe heshtja e intelektualëve islamikë, të deklaruar dhe të kamufluar. Heshti gjithashtu imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, i cili nuk la gjë pa thënë kundër Nënës Terezë, duke e quajtur prostitutë. Heshti hoxha-kolumnist i Xhamisë së Isa Begut në Shkup, Ramadan Ramadani. Heshtën intelektualët islamikë Olsi Jazexhiu, Ervin Hatibi. Heshti këshilltari i Albin Kurtit dhe kandidati për deputet i “Vetëvendosjes”, dr. Hysamedin Feraj, shef i departamentit të shkencave politike në Universitetin Publik të Tiranës, autor i një libri ku Skënderbeu quhet tradhtar dhe Hamza Kastrioti heroi i vërtetë nacional. Heshti Abdi Baleta, “nacionalisti” për të cilin Nacionalizmi shqiptar nuk qenka anti-Bin Laden. Abdi Baleta shan vetëm Janullatosin, por jo edhe Bin Laden-in. Prandaj këtë të enjte nuk doli tek emisioni i Robert Papës, “Fokus”, siç bën çdo të enjte, se i duhej që të shante Bin Laden-in.
    Heshti Rexhep Qosja, i cili nuk le rast pa folur për gjithçka. Si mund të fliste Rexhep Qosja, i cili heshti edhe kur arabo-shqiptari nga Kosova Arid Uka vrau dy ushtarë amerikanë? Rexhep Qosja që pas 21 janarit ka mbushur faqe të tëra në gazetat e Tiranës, duke quajtur vrasës Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, por nuk tha gjë kur një shqiptar i Kosovës vrau dy ushtarë amerikanë në një atentat terrorist, as kur u vra Bin Laden. Heshti Arbër Xhaferi, i cili nuk le ngjarje të madhe që t’ i kalojë pa botuar në shtyp një artikull plot filozofizma. Heshti Kim Mehmeti, i cili në website të vet na ka dalë me shallin arab në qafë, të cilin e ka trashëgim nga shkollimi që ka bërë në Irak, në kohën e Titos.
    Heshti Ardian Ramadani, profesor në UEJL, shef i Departamentit të Gjuhës Franceze atje, një njeri shumë aktiv në shtyp, i cili në polemikat me mua më quan spiun serb dhe grek për shkak se kritikoj Islamin. Ky profesor Ramadani i cili në një libër paska zbuluar trembëdhjetë gjëra të reja për doktrinën e Raison d’ etat të Kardinalit Rishelje, nuk e gjeti me vend që të shkruante dy rreshta se përse kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, një shqiptar, apo më saktë arab, nuk e gjeti me vend të thoshte dy fjalë për vdekjen e Bin Laden, duke e dënuar atë. Raison d’ Ramadan. Heshtën pra, jo vetëm ata që janë paraqitur në publik si njerëz me bindje islamike radikale, por edhe ata që janë paraqitur si njerëz që udhëzonin se si duhet të jetë muslimani europian shqiptar.
    Heshti Ismail Kadare, i cili nuk mungon kurrë që në rastin e ngjarjeve me rëndësi botërore, t’ u dërgojë kumtin e vet prej orakulli shqiptarëve. Këtë herë Kadare heshti për shkak të inatit që e ka zënë, se pasi e shau Islamin për vite të tëra, nuk ia dhanë megjithatë Cmimin Nobel, çka e priste si shpërblim. Heshtën Maks Velo dhe Piro Misha, dy antiislamikët e mëdhenj, të cilët nuk kanë ndejtur dot pa folur në raste të tilla. Këtë herë heshtën për shkak se Edi Rama po bën garë me Berishën për të marrë votat e islamikëve duke u premtuar xhami, dhe Maksi e Piro do t’ i prishnin punë Edi Ramës, nëse flisnin tash për këtë gjë.
    Qendrat e specializuara relevante amerikane do të nxjerrin përfundimet e tyre nga sondazhi që provokuan në faqen në facebook të ACT. Amerikanët nxorrën përfundimin se Tetova është Arabian Corner Macedonia (Qoshja arabe e Maqedonisë), se shqiptarët e Maqedonisë janë Arabian Corner Macedonia. Tashmë është e qartë se të ashtuquajturit shqiptarë të Maqedonisë janë në fakt arabë, madje arabë me mendësi terroriste islamike. Ambasadori shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku, i cili shumë vite më parë kur ishte kryeredaktor i një të përditshmeje në Tiranë ka botuar shkrimet e mia, ndoshta do ta ma zerë për të madhe këtë që po them, por kjo është e vërteta e trishtuar. Këtë të vërtetë nuk e mbulojnë dot rrenat e llojit të institutit të Veton Latifit në Tetovë, me të cilat kërkohet që të paraqiten këta beduinë si europianë. Afërsisht një vit më parë, pasiqë unë botova shkrimin tim “Ylli i Kuq i Moskës dhe Guri i Zi i Mekës”, një person me origjinë nga Kosova që jetonte në Tetovë më pyeti se përse kisha kaq urrejtje për shqiptarët e Maqedonisë.
    E pra, unë nuk urrej shqiptarët e Maqedonisë, por arabët e Maqedonisë. Shqiptarët e Maqedonisë për mua janë bashkatdhetarë të cilët i dua fort si bashkatdhetarë. Por nuk është faji im se ata janë kaq pak, vetëm 5 në 4000: Abduraman Imeri, Dritan Qamili, Memedi Axhere (kjo më ngjan se është turke nga emri), Osmen Ajrilu, Vehbi Bafqari, Blerina Selmani. Sipas këtij raporti, i bie që unë, sipas të dhënave zyrtare të censusit të Maqedonisë, të kem nja 600 bashkatdhetarë atje, dhe në rastin më të mirë nja 900, por që në çdo rast nuk bëhen 1000. Kjo do të thotë se përtej Drinit të Zi fillon Arabia. Amerikanët që provokuan sondazhin, donin që të konfirmonin pikërisht këtë gjë, të cilën në fakt e dinin edhe më parë.

    kastriotmyftaraj@sot.com.al

    Gazeta Sot

  2. #2
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    E pra, unë nuk urrej shqiptarët e Maqedonisë, por arabët e Maqedonisë.
    E kujt i intereson se ke e urrene apo s'e urrene ti?
    I feel Kosovereign!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Po nqs sondazhi eshte i vertete,duhet te kthehemi ne nje shtet te dyte te Turqise)))))

  4. #4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    nuk po marr parasysh sondazhin por dua ta dij nga vete shqiptaret e maqedonise ketu ne forum,me pas te jap mendimin tim
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  5. #5
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    "like" per akt vrasje?!?
    Ne rastin konkret mund te konstatohet se ata mbi 4000 anetare ne fb te American Corner nuk parapelqejne nje akt vrasjeje, qofte ai edhe i kryeterroristit Osama bin Laden.. Kjo detyrimisht nuk duhet kuptuar se ata kultivojne ndonjefar simpatie (sich deshiron ta paraqet autori i analizes),ndaj Bin ladenit tashme te ndjere.
    Njerezit qe bejne analiza te tilla te zymta si rasti i ketij Kastriot Miftarajt, kujt i sherbejne?

    Ky eshte mendimi im..
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    61
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nëse shikoni profilin e tyre në facebook do të konstatoni se nuk kanë pamjen e ekstremistë islamikë, nuk janë djem me mjekrra religjioze dhe femra me kryet e mbuluara me shami. Ata kanë pamjen normale të çdo të riu që e gjen rëndom në cilindo qytet perëndimor.
    nqs ne pamje te jashtme ngjasojne si turq dhe kurd nuk me shqetson aspak fakti, por sikur te jen si shqiptar ateher me vjen keq. ideologjia islame qe po perhapet me shpejtsi nder shqiptar asht rreziku ma i madh per ne, do te na percajn me njeri tjetrin dhe do te mbetemi pa mbeshtetjen e aleateve qe na ndihmuan ne kohet ma te kqija.

    du t'iu kujtoj se kta femnomene nuk ndodhin vetem ne macedoni, por edhe ne pjese te ndryshme te shqiperise. rrezimin e kullave binjake shkodranet e besimit islam ne qytet dhe rrethina e festuan t'u gjujt ne ajer me arme, dhe jam i sigurt se vdekjen e bin laden e kan prit me hidherim te madhe. por nje pjese e mire ketyre shkodranve ne pamje duken si turq dhe kurd dhe kjo me ban me e kuptu sjelljen absurde te tyne. kta njerez na kan qellu per pjese dhe duhet me ken te kujdesshem qe mos te perzihen apo ngaterrohen me pjesen e shqiptareve qe jane shqiptare me gjak te paster.

  7. #7
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Kam pershtypjen qe eshte bere nje gabim ne artikull, emri i vertete i autorit eshte Kastramut Trapaj, do ju lutesha moderatorve ta permiresojne se eshte turp te behen gabime te tilla me nje editorialist kaq te famshem.

    Koment tjeter nuk kam.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    un kam qen kunder thirjeve vrasese nga ana e binladenit dhe i urrej vehabizmin ne kosove maqedoni por u urrej e dhe disa pedovila katolik qe jan me shumiq ne shum vende

  9. #9
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    sa antishqiptare qfare rrena te disa katolikve te ndyre perqarje te madhe po beni
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  10. #10
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    un kam qen kunder thirjeve vrasese nga ana e binladenit dhe i urrej vehabizmin ne kosove maqedoni por u urrej e dhe disa pedovila katolik qe jan me shumiq ne shum vende
    Asnje prift Katolik Shqiptar nuk ka dale pedofil, por perkunder kane dhene jeten ne perparimin e shoqerise Shqiptare.Figura si Imzot Fishta,At Gjecovi,At Zef Pllumi,Imzot Rok Mirdita jane Nderi i Kombit tone, megjithese ka edhe disa qindra figura te tjera si keta,por une spo i permend me cdo emer!
    Po filluat te diskutoni, jo katolik pedofil apo Orthodoks Grek a Serb, atehere kot qe shkruani ketu
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •