Close
Faqja 26 prej 30 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 297
  1. #251
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar mė parė nga arberi_fr Lexo Postimin
    Rugova qe ka thene se uēk eshte dore e zgjatur e serbise e ka dite bashk me ju o qenefa,sepse shume nga uēk me thonin a jemi me serb apo nuk jam ka e kuptoi kete mute lufte a po luftojna per me qēlirue apo me zhduk popullin shqiptar!
    Ju i keni thene vete Rugove piandures qe te deklaron se uēk eshte pjelle e serbeise qe populli ti kete dy friga!
    Ne njeren ane si uēk ushtri ēlirimtare dhe kush bene e kritikon plumb ne koke,dhe se dyti edhe nese e merr vesh populli le ti frigohet serbise.Dy friga populli i mjeri !!!!!!!!!!

    Hard e ***imadh i shpiunave kryekomandanti i shpiunave
    (ti mundesh me shkru qfar dush ketu , dhe mundesh ti ofendojsh mua dhe te gjith , lirisht shaj qfar dush nuk te kthej ne at menyr ....sepse kam rrespekt per Adem Jasharin se paku ne temen e Adem Jasharit nuk mundet askush te me shtyn te ofendoj ketu qe te njolloset kjo tem ).

    Arber fr.....ti nuk ke rrespekt per popullin shqiptar , ti nuk ke rrespekt per viktimat e luftes , ti nuk i nderon deshmoret , ti nuk ke rrespket per deshmoret , ti nuk je shqiptar ....aj qe ka pak gjak shqiptari vetem 10% nuk hyn tek tema e Adem Jasharit me shkru fjalor t'pist. me ofendu njerz .....keshtu mund te shkruajn vetem ata qe e luftuan Adem Jasharin.

  2. #252
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Biografia e shkurtėr e Adem Jasharit


    Po ju paraqesim njė pjesė tė shkurtėr tė biografisė sė Adem Jasharit,sepse po tė shkruajmė tė terėn s'do na mjaftonte njė libėr i tėrė.



    Adem Jashari u lind nė Prekaz, nė rajonin e Drenicės sė Kosovės, mu nė "Ditėn e Flamurit" mė 28 Nėntor 1955. Ai ėshtė njė nga arkitektėt kryesor tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UĒK-sė.



    Sė bashku me tė vėllain e tij Hamzėn, Ademi ka marrė pjesė nė sulmet kundra forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtėpinė e tij nė mars tė vitit 1998, ku Adem Jashari heroikisht ra sė bashku me pesėdhjetė e gjashtė anėtarėt e familjes sė tij. Ky ėshtė rast unikat nė historinė e luftėrave. Ai mban titullin "Komandanti Legjendar i UĒK-sė". Titullin "Hero i Kosovės" u dha atij nė vitin 2008 nga kryeministri i Kosovės.



    Nė vitin 1991,Adem Jashari u zhvendos nė Shqipėri pėr t'u trajnuar me vullnetarėt e parė, qė mė vonė u bashkuan nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK). Mė 28 shkurt 1998, njė grup kryengritės tė udhėhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisė serbe duke vrarė katėr policė dhe plagosur dy. Familjen Jashari e luftuan forcat serbosllave nė Kosovė nė vitet e 90-ta, por ky fakt u mbajt i fshehur nga opinioni i gjerė, nga ana e politikanėve tė moderuar shqiptarė dhe nga qeveria e Beogradit, si mėnyrė pėr tė ruajtur status-quonė. Beteja e parė mes Ademit dhe shokėve e tij kundėr Forcave Federale ushtarako-policore Jugosllave u bė nė mėngjesin e 30 dhjetorit tė vitit 1991. Shtėpia e Jasharajve ishte rrethuar nga njė numėr i madh i forcave tė sigurimit serbosllav duke kėrkuar dorėzimin e tij. Jasharajt me shokėt, thyen rrethimin dhe mė vonė morėn pjesė nė disa aksione kundėr ushtrisė jugosllave dhe tė policisė. Adem Jashari nė Prekaz u sulmua pėrsėri nga forcat e policisė federale mė 22 janar tė vitit 1998.



    Nė orėt e hershme tė mėngjesit tė 5 mars 1998, nė Prekaz u sulmua sėrish nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Njė rrethim e dytė u bė pėr tė pamundėsuar ēdo shpėtim jete. Forcat sulmuese pėrbėheshin nga transportues tė blinduar dhe pjesėtarė tė policisė, tė mbėshtetura nga artileria nga njė fabrikė municioni nė afėrsi. Lagjen Jashari e kishin rrethuar diku me rreth 7-8 mije trupa. Sulmi zgjati dy ditė.



    Forcat policore kėrkuan sė pari qė Adem Jashari tė dorėzohet, pasi se kjo nuk ndodhi, ata i dhanė 2 orė afat pėr tė shqyrtuar ofertėn. Pas kėsaj kanė filluar tė shtėnat. Nga njė shtėpi, policia qėllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotėsjellės. Shumica e familjes sė gjėrė e Jasharajve u mblodhėn nė njė dhomė tė vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Njė predhė pastaj ra pėrmes ēatisė, duke vrarė njė numėr tė anėtarėve tė familjes. Granatimet e vazhdueshme pėr nja tridhjetė e gjashtė orė ia mundėsuan policisė mė nė fund tė hyjė nė shtėpi.



    Organizata "Amnesty International", nė njė raport tė bėrė pėr rastin, tha se sulmi kishte pėr qėllim eliminimin e tė gjithė dėshmitarėve. Adem Jashari sė bashku me pesėdhjetė e gjashtė anėtarėt e familjes sė tij u vranė. Gjithsejt pesėdhjetė e tetė persona janė vrarė, nė mesin e tyre tetėmbėdhjetė ishin gra dhe dhjetė fėmijė nėn moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeēare. Nga ana tjetėr televizioni serb "B-92" lajmėronte pėr 69 pjesėtarė tė vrarė tė policisė dhe ushtrisė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #253
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776
    Une i falem tokes se Prekazit. Perulem para vepres madhore te njerzve te saj. Ndjenjen e mirenjohjes dhe falenderimit per ta, do ta barte te femijet e mi me kerkesen qe ata ta percjellin ne breza,deri ne amshim.
    Falenderues ndaj te reneve,borxhli ndaj te pasardhesve te tyre. Dhe per me teper te mahnitur nga forca dhe urtia qe e kane treguar dhe po tregojne edhe sot.

  4. #254
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #255
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Familja Jashari iu takon tė gjithė shqiptarėve

    Nju Jork, 19 mars 2011 (Kosovapress) Koha 09:39

    Pėrfaqėsuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, gjatė qėndrimit tė tij nė SHBA bėri disa takime me komunitetin shqiptaro-amerikan. Porosia e tij ishte qė shqiptarėt kudo qė janė tė lėnė anash ndasitė dhe tė vazhdojnė kontributin e tyre pėr tė ndihmuar atdheun.

    Kosovapress:Si e ndjeni veten pas gjithė asaj qė i ka ndodhur familjes suaj?

    Jashari: Me besimin mė tė madh them se sot ėshtė njėra ndėr ditėt qė jam ndier mė se i lumtur dhe krenar, e para ėshtė se vij nga njė familje ku paraardhėsit e mi bėnė diēka pėr atdhedashuri, bėnė diēka pėr lirinė e shqiptarėve. E dyta ėshtė se gjendem nė vendin mė demokratik tė botės, SHBA dhe besoj se sakrifica dhe lufta e popullit shqiptarė dhe ndihma e SHBA-ve bėn qė Kosova tė jetė e lirė.

    Kosovapress: Ju vini nga Kosova, ēfarė tė reja na sillni qė ne nuk i dimė kėtu?

    Jashari: Duke marrė parasysh teknologjinė moderne, mėrgimtarėt tanė kudo qė janė i pėrcjellin zhvillimet qė po ndodhin nė Kosovė dhe gjithandej trojeve shqiptare. Bashkatdhetarėt tanė me tė drejtė presin mė shumė nga Kosova dhe Shqipėria, duke marrė parasysh sakrificėn e tyre, nė radhė tė parė, largimin nga familjet e veta qė ėshtė njė ndjeshmėri, pastaj mallin ndaj atdheut i bėnė qė tė mos ndjehem mirė dhe me tė drejtė tė madhe presin njė pėrkujdesje mė tė madhe shtetėrore. E them kėtė pėr arsye, sepse pikėrisht pėr vite tė tėra ishin mėrgimtarėt ata qė e sensibilizuan ēėshtjen shqiptare kėtu nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ishin pra ata qė me dekada tė tėra mbajtėn tė gjalla familjet shqiptare nė Kosovė, mbajtėn tė gjallė arsimin nė Kosovė dhe mbajtėn tė gjallė shpresėn pėr tė ardhmen, dhe sė fundit ishte djersa dhe kontributi i mėrgimtarėve tanė qė i dhanė shpirt e zemėr Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė radhė tė parė me mjete e pastaj edhe me praninė e tyre fizike atje. Kėtu unė i pashė edhe disa invalidė tė luftės dhe kur i ke ata djem pranė e kupton se sa e shtrenjtė ėshtė liria, prandaj tė gjithė ne e kemi pėr obligim qė me punėn tonė tė bėjmė Kosovėn njė shtet demokratik e nė tė njėjtėn kohė tė njihemi mirė pėr ata qė kanė sakrifikuar, pėr ata qė kanė dhėnė jetėn e tyre, dhe me ata qė i kanė dhėnė gjymtyrėt e tyre pėr liri, tė ndjehemi mė mirė kur ndaj tyre dhe fėmijėve tė tyre tė kemi pėrkujdesje mė tė madhe.

    Kosovapress: Ju keni jetuar vetė nė mėrgim dhe mė pastaj jeni kthyer nė Kosovė, a ishte e vėshtirė qė tė integroheshit prapė nė Kosovė pas gjithė asaj qė i ka ndodhur familjes tuaj?

    Jashari: Besoj se janė dy prova: Unė kam jetuar pėr njė kohė tė gjatė nė njė shoqėri demokratike atėherė kur koha e tranzicionit ka kaluar pėr vite tė tėra nė Kosove dhe nė trojet shqiptare. Tranzicioni ėshtė ende nė fazėn e zhvillimore, uroj qė tė jetė nė atė pėrfundimtare dhe pas tė gjitha atyre vuajtjeve dhe pėrjetimeve tė dhunės qė populli ka pasur, nganjėherė mendimet dhe idetė tona bien ndesh me njėra-tjetrėn. Besoj se nuk bėjmė mirė qė lejojmė tė ndodhė kėshtu pėr arsye se unė e njoh edhe botėn e perėndimit, botėn e mėrgimtarit edhe pse tash e 10 vjet jetoj nė Kosovė. Uroj qė idetė dhe mendimet tona t’i ballafaqojmė dhe sa mė tė bashkuar qė jemi, sa mė shumė mendime qė japim, vijmė te njė cilėsi mė e madhe dhe te njė rezultat mė i mirė. Gjuha e pėrbashkėt ishte dėshirė e atyre qė flijuan pėr liri dhe ėshtė shkollė shumė e rėndėsishme pėr pasardhėsit.

    Kosovapress: Me sa po duket ky 13 vjetor i pėrkujtimit tė rėnies sė legjendarit Adem Jashari dhe familjes suaj pak ėshtė politizuar. Si e shihni ju kėtė veprim?

    Jashari: Ne si familje e kemi bėrė tė qartė qėndrimin tonė edhe tė parėt tanė qė sot nuk janė por edhe ne si pasardhės tė tyre. Tė parėt tanė kanė pasur njė qėndrim qė mė vonė iu ėshtė bėrė e ditur tė gjithė shqiptarėve se familja Jasharaj nuk ka qenė, nuk ėshtė dhe nuk do tė bėhet pjesė e ndonjė grupi. Partia jonė ėshtė Kosova dhe qė ne tė gjallėt duke marrė parasysh pėrkrahjen gjithėpopullore qė ka pasur familja e jonė dhe qė vazhdon tė ketė nė ditėt e sotme kemi dalė me njė qėndrim publik ku thuhet se familja Jashari iu takon tė gjithė shqiptarėve dhe ne u takojmė tė gjithė shqiptarėve. Ndoshta po e pėrdori njė term paksa tė rėndė, por dua tė them se tė mjerė janė ata qė tentojnė dhe pretendojnė qė kapitalin e familjes sonė ta personalizojnė ose ta shfrytėzojnė pėr interesa personale grupore ose partiake.
    Ne kemi thėnė dhe themi qė kapitali jo vetėm i familjes Jashari, por i tė gjithė dėshmorėve tė lirisė ėshtė i lejueshėm pėr t’u shfrytėzuar nė mėnyrė institucionale, sepse ata nuk sakrifikuan, nuk ranė pėr asnjė grupacion apo parti politike. Ata ranė, sepse kishin atdhedashuri, ata ranė qė shqiptarėt tė jenė tė lirė dhe e ardhmja e tyre tė jetė e ndershme andaj me kėtė rast iu them me kėmbėngulėsi se askush, madje as unė, nuk e kam tė drejtėn qė tė shfrytėzojmė atė kapital familjar pėr interesa personale. Por, kapitali i familjes Jashari, kapitali i dėshmorėve tė lirisė, kapitali i tė gjithė historisė sonė shekullore i takon vetėm institucionit, i takon tė ardhmes, i takon lirisė dhe ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės.

    Kosovapress: Po kthehemi prapė te politika. Ju jeni njė person i shkolluar, keni eksperiencė edhe jashtė vendit, por edhe brenda Kosovės. Jeni personi qė keni takuar mė sė shumti njerėz brenda Kosovės kur ata vinin dhe e vizitonin familjen tuaj, pas gjithė kėsaj qė keni bėrė, a do tė futeni nė politikė?

    Jashari: Tani pėr tani jo, unė pėr vete kam pasur nderin qė tė jem pėrfaqėsues i familjes Jashari ku kam pritur me qindra delegacione, qofshin ato vendore ose ndėrkombėtare, delegacione tė kontinenteve tė ndryshme. Kam pasur fatin tė takoj me miliona qytetarė nga shtresa tė ndryshme, duke filluar nga fėmijėt e ēerdheve deri te politikanėt e akademikėt. E kam thėnė disa herė dhe tash po e them se unė mund tė jem edhe lider botėror ndoshta, por asnjėherė nuk mund ta kem kėnaqėsinė dhe privilegjin mė tė madh se sa qė e kisha kur e pėrfaqėsoja familjen Jashari, sepse nga ai pozicion kam pasur nderin qė tė pėrfaqėsoj jo vetėm sakrificėn e familjes, por edhe tė dėshmorėve tė tjerė. Kam pasur fatin qė tė njihem me hallet dhe vėshtirėsitė e qytetarėve e qė janė tė shumta dhe tė ndryshme. Ne kemi pėrjetuar njė gjendje tė dalė nga lufta me shumė njerėz tė vrarė dhe tė zhdukur, me shumė njerėz tė traumatizuar shpirtėrisht e fizikisht, pra njė shoqėri ku mungojnė me mijėra njerėz, mungojnė eshtrat e tyre, mungon shpirti i tyre, dhe pėrderisa Kosova tė mos e shėrojė kėtė plagė e ka shumė tė vėshtirė tė jetė e qetė. Duke i marrė parasysh tė gjitha kėto vėshtirėsi qė i ka shoqėria jonė besoj se kontributi i tė gjithė neve do tė shėrojė plagėt e sė kaluarės, sepse vetėm duke i shėruar kėto plagė mund ta ndėrtojmė njė tė ardhme tė qetė.

    Kosovapress: Ju keni udhėtuar nėpėr vende tė ndryshme nėpėr botė duke u takuar me shqiptarėt gjithandej, keni kuptuar se nė diasporė e sidomos kėtu nė SHBA ka parti politike nė komunitet. Ēfarė mendoni, cila do tė ishte zgjidhja mė e mirė pėr kėto parti politike tė diasporės?

    Jashari: Mendoj qė njėra prej gabimeve qė kanė bėrė liderėt politik ose partitė politike nė atdhe ėshtė se e kanė politizuar mėrgatėn tonė. Mėrgata e jonė dihet se ka pasur njė rol tė rėndėsishėm prej Lidhjes sė Prizrenit e kėndej duke i ndihmuar ēėshtjes kombėtare, pėr sensibilizimin e saj. Partitė politike nė mėrgatė nuk iu bėjnė nder as partive politike nė atdhe, nuk i bėjnė nder as mėrgatės sonė e as diplomacisė. Shqiptarėt tashmė kanė pėrfaqėsitė e tyre dhe mėrgimtarėt duhet t’i mbajmė tė bashkuar, sepse nė njė vend ku njeriu ėshtė larg familjes se vet, larg atdheut tė vet dhe tė shkaktosh edhe pėrēarje tek kėta njerėz duke formuar parti politike ėshtė diēka e dhimbshme, pra ėshtė diēka sikur njė plagė qė nuk e lėmė tė shėrohet duke e ngacmuar kohė pas kohe.

    Kėrkesa ime te liderėt nė Shqipėri e nė Kosovė, por edhe te mėrgata jonė ėshtė qė mėrgata tė merret me organizimin e manifestimeve tė ndryshme pėrmes shoqatave, tė merret me diēka qė i bashkon ata, nė fund tė fundit ne si popull duhet ta kuptojmė se liderėt shkojnė e vijnė dhe ne do tė vazhdojmė jetėn. Ėshtė me rėndėsi qė mendimet tona tė pasurohen duke qenė tė bashkuar. Jo tė ngritemi duke u pėrēarė, por duke u bashkuar, sepse nėse populli ynė nuk ka pėrēarje edhe qeveritė e huaja na shohin me njė sy mė tė mirė. Duhet ta dinė ēdo shqiptarė kudo qė tė jetė nė mėrgatė ėshtė ambasador i vendit tė vet, duke krijuar imazh sa mė tė mirė pėr atdheun. Pėr kėtė gjė duhet tė veprojnė edhe qeveritė nė atdhe qė tė nxjerrin njė plan program, ku do tė tregojnė se cili do tė jetė roli i mėrgimtarit dhe politika nė atdhe tė jetė njė diēka qė i bashkon mėrgimtarėt. Institucionet pėrkatėse duhet tė bėjnė mė shumė nė ruajtjen e gjuhės dhe kulturės sė qindra e mijėra fėmijėve nė mėrgim dhe me projekte konkrete tė merren me kėtė ēėshtje.

    Kosovapress: Shumė herė rastis tė dėgjojmė deklarata tė politikanėve tė Kosovės kur po vijnė nė vizitė te familja e juaj dhe ndoshta nga emocionet ata po e humbin kontrollin dhe po deklarohen se kanė qenė bashkėpunėtorė tė familjes suaj para lufte, gjatė lufte dhe akoma vazhdojnė tė jenė shumė tė lidhur me familjen tuaj. Si ju duket kjo paraqitje e tyre, sepse populli i komenton nė mėnyra tė ndryshme kėto deklarata tė politikanėve duke e njohur tė kaluarėn e tyre?

    Jashari: Duke e marrė parasysh pozicionin e familjes qė prej pasluftės e kėndej tė jemi njė institucion qė i bashkon njerėzit dhe jo qė i pėrēanė ata, po e them kushtimisht ne jemi munduar tė sakrifikohemi pėr hir tė unitetit qė tė tejkalojmė tė kaluarėn e diēkaje qė nuk i sillte dobi vendit. Unė mendoj se faktori kohė do t’i zbardhė tė gjitha dhe mendoj se pėr shkak tė proceseve nė tė cilat gjendemi tani kemi thėnė se Prekazi iu takon tė gjithėve, varet prej secilit se si e ēmon dhe si e ndjen Prekazin. Familja Jashari nuk ėshtė vetėm e familjes Jashari, por ėshtė e ēdo shqiptari kudo qė ėshtė. Ne jemi aty pėr tė qenė nė shėrbim tė tė gjithė atyre qė vijnė nė Prekaz, kurse pėr ēdonjėrin prej nesh koha do tė zbardhė se kush kemi qenė, kush jemi dhe ēfarė do tė jemi nesėr.

    Kosovapress: Ju kanė ofruar edhe idenė qė tė hapni pėrfaqėsinė nė Prishtinė, si u prit nga ju kjo ide?

    Jashari: Familja Jashari ka deklaruar menjėherė pasluftės se ėshtė ithtar i rregullimit tė gjėrave me ligj, kėshtu kemi vepruar sa i pėrket kompleksit e kėshtu do tė veprojmė edhe nė tė ardhmen. Personalisht e kam obligim profesional edhe obligim familjar e kombėtar njė qėndrim tė tillė. Ne duhet tė mėsohemi njėherė e pėrgjithmonė se gjėrat qė rregullohen me ligj tė janė jetėgjata. Kėshtu qė ne nuk jemi tė interesuar qė gjėrat tė bėhen tė pėrkohshme ose ad-hoc, por qė ato tė jenė jetėgjata edhe pėr brezat qė vijnė dhe brez pas brezi tė respektojnė vendimet qė i ndėrmorėn paraardhėsit e tyre, ashtu siē ndjehemi ne mirė qė prindėrit tanė nė momentet mė tė vėshtira tė kombit tonė ditėn tė ndėrmarrin vendime tė prera nė ruajtje dhe mbrojtjet tė qenies shqiptare. Edhe ne duhet tė mundohemi dhe duhet tė mendojmė se ēka do tė bėjmė pėr tė ardhmen qė tė jenė krenar brezat qė vijnė.

    Kosovapress: Po ua bėj njė pyetje pak intime, jeni i martuar dhe keni fėmijė, a mund tė na i thoni emrat e fėmijėve tuaj?

    Jashari: Po unė jam i martuar, kam tre fėmijė, fėmijėt e mi mbajnė emrat e gjyshit, gjyshes dhe tė nėnės sime. Kam njė djalė dhe dy vajza. Arsyet pse i kam marrė kėta emra ėshtė se qysh nga mosha kur i kam pasur 18 muaj, unė kam mbetur nėn pėrkujdesjen e gjyshit dhe jam rritur me tė, pėr mua gjyshi im ka qenė mėsuesi i parė dhe zoti nė tokė. E kam thėnė shpeshherė se nėse unė kam ndonjė vlerė ajo ėshtė meritė e gjyshit tim. Unė kam dashur qė pėrmes emrit ta kem gjyshin tim mė afėr mendjes sime.

    Gjyshja po ashtu ka qenė nėna ime e dytė, sepse jam edukuar dhe pėrkėdhelur nga ajo gjithmonė. Vajzės tjetėr ia kam lėnė natyrisht emrin e nėnės, pasi qė nėna ėshtė krijesa mė e dashur nė botė. Jam fatlum se tre fėmijėt e mi mbajnė emrat e tre mė tė dashurve tė mi.

    Kosovapress:A e ndien veten pak tė privilegjuar se ti i ke vėnė emrin e gjyshit djalit tėnd?

    Jashari: Populli shqiptar ėshtė populli mė me fat nė botė, sepse ju e shihni qė nė botė ndodhin gjėra tė ndryshme, ndodhin cuname, tėrmete, sėmundje e ndodhi tė tjera qė sjellin vdekje masive dhe kur njerėzit vdesin ata vėrtet vdesin me tė gjitha. Ndėrsa shqiptarėt kanė vdekur, por kanė vdekur pėr liri gjė qė kanė vdekur me nder dhe pasardhėsit e tyre kanė pasur njė arsye qė tė qėndrojnė tė fortė. Nė mes tė shqiptarėve ėshtė zgjedhur familja Jashari, ligjet e natyrės ia kanė dhėnė mundėsinė qė ata tė sakrifikohen pėr lirinė e atdheut qė ėshtė obligim edhe nder. Unė kam qenė njeriu mė me fat i familjes Jashari, sepse edhe tė tjerėt kanė djem e vajza, por unė kam qenė i pari qė e kam gėzuar kėtė privilegj qė fėmijėt e mi tė mbajnė emrat e mė tė dashurve tė mi.

    Kosovapress: Cila do tė ishte porosia e juaj pėr shqiptarėt e Amerikės?

    Jashari: Njė falėnderim tė pėrzemėrt dhe tė pėrhershėm, kėrkesa ime me lutje do tė ishte qė shqiptarėt e Amerikės tė vazhdojė tė japin kontributin e tyre pėr atdheun e tyre, sepse dje ėshtė dashur tė jepej njė kontribut tjetėr kurse sot ndryshon destinimi i kontributeve. Duke filluar nga nivelet lokale e deri nė nivelet mė tė larta tė shoqėrisė amerikane tė kontaktoni me ta dhe tė vazhdoni tė fitoni pėrkrahjen e tyre pėr shqiptarėt. Kam njė kėrkesė me lutje qė shqiptarėt e Amerikės sa mė pak tė jenė tė pėrēarė dhe sa mė pak tė kenė mosmarrėveshje mes vete duke e zėvendėsuar me respekt dhe dashuri pėr njėri-tjetrin. /Intervistoi: Qazim Doda/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #256
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Mospėrkujdesje pėr bustin e Adem Jasharit nė Tiranė


    Nga mospėrkujdesja e duhur institucionale, busti i komandantit legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari ėshtė dėmtuar nė Tiranė. Busti i cili disa vite mė parė ishte vendosur nga Bashkia e Tiranės tani ėshtė pa kurrfarė pėrkujdesje. Gurėt dhe pllakat e dėmtuara, ngjyrosja me njė ngjyrė tė verdhė dhe grafitet janė dėmet qė i janė shkaktuar kėtij busti, qė pėr ēdo ditė ndiqet nga kalimtarėt e rastit, por edhe diplomatėt e huaj, qė kryesisht gjenden pranė kėsaj lagje, pėr shkak tė lokacionit dhe numrit tė madh tė pėrfaqėsive diplomatike ndėrkombėtare.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #257
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mori hak pėr Adem Jasharin

    Mitrovicė, 6 maj 2011 (Kosovapress) Koha 12:10

    Vetėm dy muaj pas rėnies sė Adem Jasharit, komandantit legjendar tė UĒK-sė, nė Mitrovicė krisi njė pushkė qė jehoi cep mė cep nė kufijtė e Kosovės.

    Pas krismave qė u dėgjuan herėt nė mėngjesin e 6 majit tė vitit 1998 pranė stacionit tė autobusėve nė Mitrovicė, mbetėn tė vrarė tre policė serbė.

    Qyteti u zgjua me oshtimė nga automjetet e policisė. Pakkush po merrte vesh se ēfarė kishte ngjarė dhe pakkujt do t'i shkonte ndėrmend se aksionin ndaj policisė serbe e kishte kryer njė djalė i ri mitrovicas, qė vinte nga Prekazi i Adem Jasharit.

    Kastrioti, vėllai i dėshmorit Artim Jashari, tregon se ai ka qenė shumė aktiv rreth ēėshtjes kombėtare edhe para luftės.

    "Ka qenė i ri, por shumė i lidhur me fatin e vendit. Pas dy vjetėsh qėndrimi nė Suedi, nė vitin 1995 ėshtė kthyer prej atje, duke e braktisur jetėn luksoze, pėr tė qenė afėr njerėzve tė tij dhe Kosovės, pa tė cilėn nuk jetonte dot", thotė Kastrioti.

    Ai shtoi se Artimi ėshtė shquar sidomos gjatė protestave tė studentėve nė vitin 1997, dhe veēon njė rast, kur njė nga njoftimet pėr protestėn e njohur tė 1 tetorit qė po shpėrndante ai, e kishte vendosur jashtė dritareve tė njė lokali nė veri tė qytetit, edhe pse kishte vėrejtur se brenda kishte tė ulur policė serbė.

    Pas pak ai ishte arrestuar dhe ishte keqtrajtuar rėndė nė stacionin e policisė.

    Sipas tij, i vėllai, qė ishte student i Anglishtes dhe i Fakultetit tė Xehetarisė dhe Metalurgjisė, pas betejės nė Prekaz mė 5 mars 1998, me ē'rast kishte rėnė komandanti legjendar Adem Jashari dhe shumė kushėrinj e luftėtarė tė tjerė, ishte mllefosur tej mase.

    "Prej betejės sė Prekazit, Artimi ka ndryshuar. Shumė shpesh e pėrdorte fjalėn hakmarrje dhe tash tė gjithė nė familje e kishim kuptuar se ai po pėrgatiste diēka", ka thėnė vėllai i dėshmorit.

    Kastrioti rrėfen se mė herėt, pikėrisht nė natėn qė e kishte ndėrmarrė aksionin, mė 6 maj 1998, nėna e tyre ia kishte rregulluar mbajtėsen e automatikut, meqė ai ishte ankuar se po ia vriste krahun. Ai kujton se para se tė nisej nė aksion ishte pėrshėndetur me familjarėt, e kishte pėrqafuar dhe mbajtur lart nė duar djalin e tij, Endritin, ndėrsa nėnės ia kishte pėrsėritur refrenin e tij qė e pėrdorte shpesh: "Mjaft e do Endritin, por pėr lirinė e Kosovės do t'i jepte edhe 100 Endrita".

    Sipas tij, ai mė pas ishte zhdukur nė terrin e natės, diku rreth orės 24:00, ndėrsa mė vonė ishin dėgjuar tė shtėnat.

    “Me atė rast, ai i kishte lėnė tė vrarė tre policė serbė, ndėrsa pak minuta mė vonė kishte ndėrruar jetė edhe vetė, nga njė plumb qė e kishte goditur”, rrėfen Kastrioti.

    Tre ditė mė pas, pasi policia e kishte liruar kufomėn, mitrovicasit e kishin varrosur me nderime trimin pėr tė cilin thureshin legjenda, qė luftėn e Adem Jasharit e vazhdoi nė Mitrovicėn, e cila nė atė kohė po gjėmonte nga dhembjet e dhunės sė pushtuesit./Kosovapress/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #258
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776
    Gjaku s'behet uje. S'kishte si te ishte ndryshe Artimi, kur ishte me gjak Prekazi......
    Gjaku i tij dhe i gjithe deshmoreve te tjere i ben drite Kosoves. Dhe u han koken atyre qe e shkelin.

  9. #259
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    ani sami lushtak muti duket ne ket foto ky bir kurve, po ku ishte ky *** kur adem jashari u rrethua dhe luftoi 48or rreshte dhe nuk u dorzu i gjall ku ishin lushtak e sulltant e hashimovict e ***** pse nuk i erdhen ne ndihm pse nuk ju ran shkive pas shpine dhe qe adem jashari te qante rrethimin, ani tash qysh nuk ju vjen turp edhe me vizitu familjen e tina edhe emrin e tina e keqperdorin per poena politin, po a ka edhe ndonje adem jashar ne familjen e tina me jav ba me dije ketyre hashimovicve e sulltanve e lushtakve te ***** se ata e lan ne lloq ademin dhe se e tradhetuan

  10. #260
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga gjema Lexo Postimin
    ani sami lushtak muti duket ne ket foto ky bir kurve, po ku ishte ky *** kur adem jashari u rrethua dhe luftoi 48or rreshte dhe nuk u dorzu i gjall ku ishin lushtak e sulltant e hashimovict e ***** pse nuk i erdhen ne ndihm pse nuk ju ran shkive pas shpine dhe qe adem jashari te qante rrethimin, ani tash qysh nuk ju vjen turp edhe me vizitu familjen e tina edhe emrin e tina e keqperdorin per poena politin, po a ka edhe ndonje adem jashar ne familjen e tina me jav ba me dije ketyre hashimovicve e sulltanve e lushtakve te ***** se ata e lan ne lloq ademin dhe se e tradhetuan
    o ik nga kjo tem o i biri kurves shkin plak
    po mos u perpiq qe ti njollosesh Legjendat e Gjalla se ata nuk vdesin kurr o i pa gjak shqiptari qe je

    Lus Moderatoret qe ti fshin postimet fyese per te gjith shqiptaret qe i ka ba ky shka i shkines qe veten e quan gjema
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 26 prej 30 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  5. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •