Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 129
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2011
    Postime
    22
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    un e di se shkollat dhe universitetet duhet te jene te apolitizuara. turp per kete gjoja petagogen qe flet me aq urrejtje dhe cmenduri kunder bashes.
    ajo po te ishte ne amerike me kete xhesy e hiqnin nga puna.
    Ti mire e di, po anaiza jote eshte tipike militanteske,se meqe eshte Universiteti eshte nje istitucion jo politik,pikerisht per kete nuk ka pune asnje kandidat te beje fushate elektorale neper auditoriumet e universiteteve. Meqe e paske hallin te apolitizmi i universiteteve kerkoji bashes te qendroje larg ketyre ambienteve per te bere propaganden e tij.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2011
    Postime
    22
    Tani eshte mjaft e qarte pse Lui insistonte per kasetat e montuara me aktore...


    Eshte komik fakti se si keta qe na u skandalizokan per fjalorin "vulgar" te pedagoges, kane nje memorie kaq te shkurtersa harrojne se si idhuulli i tyre kryeminister shan me nene e moter ne mes te Parlamentit pa pike turpi.
    Eshte i turpshem konstatimi se si nuk keni asnje minimum koherece, e qe perdorni 500 standarte , ne baze te interesave te momentit. Ju kujtoni se kjo zonje eshte e vetmja qe mendon qe kandidati juaj eshte i tille? Jo, gjithe Shqiperia e mendon, e nese sot te gjithe njezeri nuk e bertasin kete eshte ose se kane frike ( se ky eshte modeli qe bajraktari juaj ka krijuar, e qe ju na e quani demokraci, sepse as qe keni minimumin e idese se demokracise) ose sepse kane servilizmin pjese te pandare te karakterit te tyre, dhe shija e kockave qe here pas here ju hedh padroni justifikon cdo gje. Mentalitet hienash, mentalitet maskarenjsh...si kandidati juaj.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Me la pa fjale veprimi i pedagoges....Zonja ka te drejten e votes dhe t'ja japi kujt te doje! S'eshte e nevojshme te bej si e cmendur ne mes te studentave....Se pelqen ajo lulin e pelqejne te tjeret.Ca edukate o zot....o zot pedagoge....
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  4. #44
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Elonna qe kur universitet duhet te jene te politizuara? Ca dekani eshte ai qe lejon nje kanditat te futet ne vendet publike s'ka pas vend ky tjeter qe te bej fushat por ne institucione?

    Po ai Kryministri yt si bente para miliona shqipetareve kur i tha Prokurores Lavire a bente ai si i cmendur?

    Tek e fundit kjo eshte pedagoge dhe asgje me shume por ai qe te perfaqson ty dhe shume te tjere si ty, per ate nuk eshte turp e?
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e di mir ajo pantera se kush vret.
    i ka treguar i jati e gjishi plot "trimerira".

    nejse.. beni o shoke bllok-m.uto-kanibala sa me shum 21 janara e kijuani karabelane tuajve se dhe ashtu para qyl te fidel dulakut vec per nje te dale ne bulevard nuku vete.
    mir i kini shoket e njesitit te cadëreve mo?
    sa u kini dhene atyre.
    e krien detiren mire.
    desh biroja ca te vrare.. ja ku i ka..
    njesiti i cadërreve e beri punen. i meritojne shukat me leka.




  6. #46
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Zekthi_ Lexo Postimin
    Tani eshte mjaft e qarte pse Lui insistonte per kasetat e montuara me aktore...


    Eshte komik fakti se si keta qe na u skandalizokan per fjalorin "vulgar" te pedagoges, kane nje memorie kaq te shkurtersa harrojne se si idhuulli i tyre kryeminister shan me nene e moter ne mes te Parlamentit pa pike turpi.
    Eshte i turpshem konstatimi se si nuk keni asnje minimum koherece, e qe perdorni 500 standarte , ne baze te interesave te momentit. Ju kujtoni se kjo zonje eshte e vetmja qe mendon qe kandidati juaj eshte i tille? Jo, gjithe Shqiperia e mendon, e nese sot te gjithe njezeri nuk e bertasin kete eshte ose se kane frike ( se ky eshte modeli qe bajraktari juaj ka krijuar, e qe ju na e quani demokraci, sepse as qe keni minimumin e idese se demokracise) ose sepse kane servilizmin pjese te pandare te karakterit te tyre, dhe shija e kockave qe here pas here ju hedh padroni justifikon cdo gje. Mentalitet hienash, mentalitet maskarenjsh...si kandidati juaj.
    Keta te pd o njeri e kane ngritur pafytyresine ne sistem.
    Nga i pari te fundit jane te pafytyre.
    Po besoj se ndergjegja e nje kombi nuk shuhet nga pafytyresia e ekipit qeverises dhe e rronxhobonxhove te tyre.
    Ja ku doli kjo pedagogja kunder sistemit te faytyresise.
    Tregon qe ska vdekur ndergjegja e shqiptarve.
    Albania Uber Alles

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    meso te shkruash shqipe ti njehere

    pse cfare profesorash do ti qe ti servilet politikes
    hhhhhaaaaaaaaa po si te mesoje te shkruaje shqipe kur kemi kso profa ne.
    shnet per ket jave o bandille.

  8. #48
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    KJo petagogia fillimisht duhet tu kerkoje falje studenteve per parate qe u merte per provimet, te tregoja sa apartamente ka blere tek 21-shi me parate e studenteve pastaj te ulerase ne ekstaze.Duartrokitjet qe u pane ne video duket sheshit qe ishin te montuara me vone ,pra ishte nje inskenim i paster.Ne zgjedhjet e tjera te pergjithshme kjo "petagoge" ose do te jete ne listen e Rames per deputete,ose do ti propozohet ndonje rol kryesot tek partia e Hysni Milloshit.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #49
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Nje te vertete e ka thene dhe kjo, vrases. Te gjithe politikanet shqiptare jane vrases te ketij vendi. Duke nisur qe nga pd-istet kok-trashe me ne krye oportunistet (te paret e fshatit) dhe duke mbaruar me socialistet, dhelprat e politikes. Tangjente te perbashket kane vetem perfitimin personal.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #50
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Flora Hanelli: Zëri im, i mijëra qytetarëve

    Znj.Hanelli, a ishit lajmëruar ju për këtë takim?

    E mora vesh nga studentët çfarë do të ndodhte. Më thonë se kandidati për kryetar bashkie do të prezantonte programin e tij elektoral.

    Kur u zhvillua takimi?

    Takimi ishte planifikuar të zhvillohej në orën 11.00, por Basha u paraqit aty në orën 12 e 30.

    Takimi ishte i organizuar nga rektorati i Universitetit Politeknik?

    Lulzim Basha u prezantua se kishte ardhur në universitet me kërkesë të studentëve, por për ishte i organizuar nga rektorati dhe i kanë dhënë atë lloj dekori. Takimi u zhvillua në sallën më të mirë të leksioneve që ka universiteti ynë.

    Po çfarë ndodhi konkretisht?

    Siç ju thashë, takimi filloi me më shumë se një orë e gjysmë vonesë. Salla ishte e mbushur me të huaj, kryesisht nga mesi i sallës deri në fund. Asnjë prej tyre nuk ishte student në universitetin tonë. Një pjesë ishin edhe në moshë të madhe dhe kurrsesi nuk mund të ishin studentët dhe u përvijua aty aq e qartë diferenca. Asnjë prej studentëve nuk duartrokiste ndërsa pjesa nga fundi ulërinte. Është turp për atë fakultet ku unë kam jetë të tërë që unë punoj që dëgjoja ato britma.

    Po pedagogët u detyruan të marrin pjesë?

    Në fakt në sallë nuk kishte shumë pedagogë që morën pjesë përveç kryesisë së rektoratit por unë dua të them një detaj. Mua më pa edhe rektori, zv.rektori edhe dekani. Vjen dekani aty ku isha ulur unë në mes të dy bankave dhe më thotë: Flora, takimi është për studentët. I përgjigjem: Po ç’thua mo Andrea, ne jemi njësh me studentët, nuk ndahemi me ta, ndaj dhe do të qëndroj të dëgjoj se çfarë thuhet. E kuptova shumë mirë përse erdhi.. Por unë e dua shumë atë vatër, e dua aq shumë sa nuk mund të lejoj që të përdhoset në mes të ditës.

    Por çfarë ndodhi saktësisht?

    Kandidati për kryetar bashkie filloi të fliste për të ardhmen. Një njeri që nuk i njohim asgjë nga e shkuara, na flet për të ardhmen. Një hiç nga pikëpamja intelektuale. Që këtu mund t’i vije vizën. Filloi të fliste për të ardhmen dhe miklonte përfaqësuesit e fakultetit dhe ata njerëz që ishin të tij duke thënë se i ka patur partnerë dhe do t’i ketë në punët publike. Kjo tek shpura e tij krijoi ovacion ndërsa ata studentë që ishin, ulën kokën.

    A është normale që auditorët e një fakulteti të përdoren për fushatë elektorale të një kandidati për kryetar bashkie?

    Jo nuk është aspak normale. Edhe po të jetë e vërtetë që studentët të kërkojnë që të zhvillojnë një takim, autoritetet drejtuese të fakultetit kurrsesi nuk duhet të lejojnë të organizohet një i tillë. Edhe sikur ky kandidat të fliste për të ardhmen e arsimit në Shqipëri. E vërteta ishte se aty ai shpalosi vetëm programin e tij elektoral dhe kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë deri më tani.

    Kjo ndodh vetëm për të retushuar zotërinë në fjalë. E neveritshme për mua. Për t’i dhënë këtij një sfond rinie përdorin fakultetin. Ndaj vendosa t’ia them dy fjalë. Ato që askush nuk guxon t’ua thotë publikisht. Ata ishin të parapërgatitur dhe nuk lejonin të bënin pyetje pedagogët dhe unë thuajse e kam marrë fjalën dhunshëm.

    A mund të më thoni çfarë dialogu keni patur mes jush?

    Jo në fakt nuk ishte dialog por unë thashë gjithçka që kisha për të thënë. E pyeta çfarë bëre për 6 vjet ti me qeverinë tënde? Çfarë i ke dhënë këtij vendi? I vodhe paratë për të ndërtuar një rrugë? Shite atdheun tim? Apo vrave,- i thashë. Vrave katër baballarë. Je vrasës.

    Cili ishte reagimi i kandidatit të PD, Basha?

    Ngeli. U zverdh. Nuk foli asnjë fjalë.

    Çfarë ndodhi më pas?

    Erdhën dy persona të mëdhenj në moshë. Nuk ishin studentë. Më kapën për duarsh të më nxirrnin përjashta. I kam urdhëruar që të heqin duart se unë isha në atë vatër iluminimi ku kam dhënë zemrën time për 28 vjet. U thashë që jam në shtëpinë time. Më pas i jam drejtuar Bashës sërish me fjalët: Vrasës! Vrasës! Vrasës! Ke lënë katër familje me jetimë, o vrasës!-i thashë.

    Njerëzit e Bashës u mjaftuan vetëm më kapjen e duarve apo…?

    Jo, jo. Ata tentuan të më nxirrnin jashtë zvarrë dhe unë u mbajta fort pas karrigeve. Më pas më vijnë dy studentë, që unë nuk u njoh kush ishin, u thanë atyre të hiqnin duart nga mua. Filluan të lëvizin dhe studentët e tjerë. Kjo shkaktoi panikun e tyre, dhe më pas u tërhoqën. Më vonë filluan ulërimat e përkrahësve të tyre dhe ishte e kotë që të rrija aty. Unë braktisa sallën. Studentët e mi më duartrokitën dhe më pas filluan të iknin dhe ata.

    Pas këtij incidentit keni patur shqetësime apo problem pas asaj që ka ndodhur?

    Jo. Thjesht kam marrë shumë, shumë telefonata përshëndetëse nga shumë njerëz.

    A prisni që drejtuesit e fakultetit të marrin masë ndaj jush?

    Me ata di unë si të merrem.. Lejuan që një pedagoge që ka 28 vjet punë të ndershme në këtë universitet të merret zvarrë nga ca çapaçulë dhe rrugaçë që ishin futur aty. Por jam e sigurt që ambienti universitar është në mbështetjen time. Ata nuk kanë çfarë të më bëjnë. Jam e nderuar, e respektuar dhe çdo shkallë të punës sime e kam ndërtuar me shumë djersë. Nuk kanë çfarë të më bëjnë.

    Znj.Flora, për mendimin tuaj si ka mundësi që shumë njerëz mendojnë si ju dhe nuk reagojnë si ju…

    Unë nuk mund të gjykoj të tjerët. Por fakti që ju më parë më pyetët “a keni frikë për masat që mund të merren ndaj meje” është edhe përgjigja për mosreagimin e shumë qytetarëve. Por unë nuk mund t’i gjykoj për këtë. Shumica e njerëzve janë për bukën e gojës ndaj kurrsesi nuk mund t’ia lejoja vetes gjykimin tim ndaj reagimit apo mos reagimit të tyre. Jam e bindur se shumica e njerëzve nuk reagojnë nga frika e revanshit dhe nga mungesa e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
    Ky djali, Basha është një agresion psikologjik mbi njerëzit, i kalkuluar nga ai, sozi e të cilit është Basha. Një klon i atij njeriu që nuk i gjen dot një qelizë të mire. Është agresion psikologjik mbi publikun. Një qenie kaq e re dhe kaq gënjeshtare nga këmbët te koka. 7 pasaporta vetëm një bandit ndërkombëtar mund të këtë duke përdorur shtetin shqiptar.
    Në rrokullimën e gënjeshtrave që zënë gënjeshtrën, ai nuk ka më zgjidhje. Nga pikëpamja intelektuale është siç thashë më lart, një mediokër që më fyen kohën time për ta dëgjuar.

    Po në rast se ky kandidat nuk do të vinte në fakultetin tuaj a do të shkonit në takime të tjera për t’u përballur me të?

    Jo. Unë mbrojta dinjitetin tim dhe të vendit të punës ku kam një jetë të tërë që kontribuoj. Po kështu fola dhe në emër të studentëve të mi që nuk flisnin, por që më kanë mbështetur dhe tërë kohën më kanë telefonuar sot për të më pyetur nëse kisha nevojë për ta.

    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga *Babygirl* : 03-05-2011 më 07:22
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •