Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 129
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364

    Basha takim me studentët, pedagogia e quan "Vrasës!"

    Shekulli Online | 02/05/2011 | Lajm i fundit

    http://youtu.be/HqS8V7GOqjQ
    (E përditësuar) - Kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit është përballur paraditen e sotme me një situatë të papritur. Gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, një pedagoge i është drejtuar Bashës me fjalët: VRASËS!


    Të gjendur në vështirësi, truprojat e Bashës mesohet ta kenë nxjerrë jashtë pedagogen në fjalë. Sipas personave të pranishëm në takim, studentët e kanë duartrokitur gjestin e pedagoges së tyre.


    Sipas një studenti të kontaktuar nga gazeta "Shekulli", pedagogia e cila ka debatuar me Bashën quhet Flora Osmani dhe është pedagoge e lëndës së Analizë Algjebër. Po sipas këtij burimi, Basha i është drejtuar zonjës me fjalët "do e shohim pas 9 majit cili është vrasës!"


    Më pas, takimi vazhdoi me fjalën e Bashës i cili ftoi studentët e fakultetit të ndërtimit të bëhen pjesë e hartimit të planit të ri urbanistik të Tiranës, dhe projekteve të tjera zhvillimore.

    Redaksia Online
    Ndryshuar për herë të fundit nga Aksinja : 02-05-2011 më 14:32
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    wow e humbi punen kjo besoj. gjithesecili ka opinion e vet po duket pak raste ekstrem nejse. thjesht kurioze perse e ka quajtur vrases eshte akuzuar me pare ky? btw pergjigjia qe i ka dhene ky shume pa vlere me teper si kercenim.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    wow e humbi punen kjo besoj. gjithesecili ka opinion e vet po duket pak raste ekstrem nejse. thjesht kurioze perse e ka quajtur vrases eshte akuzuar me pare ky? btw pergjigjia qe i ka dhene ky shume pa vlere me teper si kercenim.
    1. Pedagogët nuk hiqen nga punë nga qeveria.
    2. Gjatë videos nuk degjohet askund të ketë dhënë atë përgjigje Basha. Duke marrë parasysh që burimi është Shekulli, gazeta më e fëlliqur dhe gënjeshtare në Shqipëri, ka pak gjasa të jetë e vërtetë.
    3. Të duket normale që një pedagoge, që duhet të jetë një intelekuale e mirëfilltë, të bërtasë në një mënyrë të tillë kaq idioteske? Sikur të mos ishte në rregull nga mendt e kokës.
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    [QUOTE=Jack Watson;3079436]



    1. Pedagogët nuk hiqen nga punë nga qeveria. ok nuk e dija thanks per info
    2. Gjatë videos nuk degjohet askund të ketë dhënë atë përgjigje Basha. Duke marrë parasysh që burimi është Shekulli, gazeta më e fëlliqur dhe gënjeshtare në Shqipëri, ka pak gjasa të jetë e vërtetë. nuk e kam iden se nuk e kam pare video
    3. Të duket normale që një pedagoge, që duhet të jetë një intelekuale e mirëfilltë, të bërtasë në një mënyrë të tillë kaq idioteske? Sikur të mos ishte në rregull nga mendt e kokës. jo prandaj thashe eshte rast ekstrem. ka bere shume gabim opinion im ky.

    a eshte akuzuar me pare ky apo thjesht kjo e quajti vrases. nuk kam shume info per politiken shqiptare por kur degjon e lexon gjera te ndryshme kuptohet lehte se cfare pune if any at all po bejne politikanet shqiptare demokrat apo socialist te gjithe njelloj jane. hajdut, imoral, injorant.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Pedagogia akuza publike Bashës: Ti je një vrasës!

    Kandidati demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi me studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit është përballur me akuzat publike të një pedagogeje. Ajo është ngritur në këmbë nga salla dhe e ka thirrur Bashën, “Ti je një vrasës, ke lënë 4 palë jetimë, maskara”.

    Incidenti nuk është lënë pa u komentuar nga Basha, i cili u ka bërë thirrje studentëve pë qetësi, ndërsa i është përgjigjur pedagoges, se "këto janë vetëm shpifje".

    Njëri prej studentëve ka filmuar pamjet e takimit me celular, duke i hedhur në Youtube, nga ku duket e dëgjohet qartë pedagogia Flora Hanelli.

    Akuzave të pedagoges i janë përgjigjur truprojat e Bashës duke e nxjerrë atë jashtë, ndërsa Basha ka vazhduar fjalën e tij para studentëve i qetë.

    Nga videoja e hedhur në Youtube dëgjohet se studentët e kanë duartrokitur fjalën e pedagoges së tyre.

    Balkanweb
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  6. #6
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    dmth nuk qënka vetë gazeta Shekulli që e thot këtë ,,,,
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin

    a eshte akuzuar me pare ky apo thjesht kjo e quajti vrases. nuk kam shume info per politiken shqiptare por kur degjon e lexon gjera te ndryshme kuptohet lehte se cfare pune if any at all po bejne politikanet shqiptare demokrat apo socialist te gjithe njelloj jane. hajdut, imoral, injorant.
    Normal qe eshte akuzu, me qindra here qe pas 21 janarit.
    Pedagogia ka pas arsyjet e veta ,ndoshta nje nga viktimat ose te plagosurit i perkasin rrethit te saj familjar.

    Une per vete Bashes nuk i besoj asnje premtim ,qe kur thote do heq taksen e gjerlbrimit 3500 lek ne vit (qe s'eshte asgje per mendimin tim se ato lek i lejme kafe per i jave), do t'thote qe ky njeri po mashtron ,se bashkia historikisht me taksat e qytetarve mbahet.

    Ps. ajo pergjigja qe i ka kthy pedagoges ka tregu tamam se cfare fshihet pas asaj buzqeshje.

  9. #9
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Nuk ka gje me te shemtuar per nje grua kur ben kete sjellje histerike. A nuk i vjen turp kesaj zonje qe bertet me nje fjalor te tille ? Sjellja e zonjes percjell imazh shum te keq e gruas ne syt e te tjereve, agresivitet dhe histerizem.

    Mua kjo me duket e parapergatitur ne kete menyre qe ta denigrojm Bashen me lajmet mediatike, sic po ndodh tani me kete lajm . Kjo zonje me kete urrejtje kaq te madhe brenda vetes per Bashen nuk shkon te degjoje Ramen por shkon te degjoje Bashen dhe degjon fjalimet e tij, papritur si pa te keq i erdhi shperthimi dhe ulet e mbyll gojen per 2 sec pastaj ngrihet e bertet duke mos e permbajtur me veten.. Eshte e pamundur nje njeri qe ka urrejtje te tille per nje tjeter njeri te shkoje te degjoje fjalimet e tij.

    Kjo nuk perben aspak lajm per faktin qe mund te jete thjesht nje militante partiake sic jane dhe te PD-se kunder Rames, madje po te jete nevoja i thojne mafioz, i korruptuar, antishqiptar,nudist , psikopat . Lajm ishte familjaret e viktimave te 21 janarit ku ja perplasen shamine ne fytyre Rames ne varrim dhe ngeli si qen i lagur .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 02-05-2011 më 14:53
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    endri thanks per info. keto jane thjesht akuzime apo ka fakte? ndoshta edhe ajo ka pas arsyet veta por ishte pak ekstrem reagimi. nejse cfare u be u be por nese ky i eshte pergjigjur si tha shekulli eshte gabim. dmth te dy jane gabim ne ket situate. por me shume rendesi ka reagimi i tij.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •