Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 98 prej 328 FillimFillim ... 488896979899100108148198 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 971 deri 980 prej 3272
  1. #971
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Ktu gabohesh ti plak
    Diktatori I fundit komunist eshte Sali Ram Sheqere Berisha
    RAPTILOID, 8 maji po afron, a do behesh me ne sa nuk esht von?
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  2. #972
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2011
    Postime
    22
    Citim Postuar mė parė nga Lexuesja Lexo Postimin
    Me qenese te dy kandidatet per Tiranen qenkan , njeri i konsumuar (Ketu ke te drejte e tjetri "na paska vrare 4 vete" , simbas teje kush mund te ishte kandidat i mundshem nga te dy krahet ???
    Sipas ( e jo simbas) meje, nje kandidat i mire per Tiranen nga e majta do kishte qene Blushi, ne kete menyre Rama do kishte shuar pakenaqsite perpara elektoratit te tij e do kishte hedhur poshte aludimet qe edhe eshte si Berisha, pra perjahtues me ke e kundershton ne parti.
    Ndersa nga spektri i djathte eshte fare qarte qe cfaredo kandidature do kishte qene me mire se sa Basha, qe pervec vrasjeve te bulevardit eshte i akuzuar per shperdorimet ne rrugen durres-kukes e per firmosjen( dhurimin) e ujrave shqiptare ndaj greqise. Duhej nje djale i ri Tirane. Pse jo Bogdani, qe me eksperiencen e drejtimit te nje nga minibashkive kryesore ne qytet tani mund te kerkonte trampolinen e duhur, por edhe Pd-ja fitonte nje imazh tjeter.

  3. #973
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Rama e Basha jane njeri me *** se tjetri. I bej thirrjen qytetareve te Tiranes te votojne per te vetmen alternative, prijesin e lavdishem Hysni Milloshi.

  4. #974
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Nje artikull interesant me llogari lapsi.

    ***
    Islami: Parashikimet pėr 11 minibashkitė e Tiranės


    “Gjasat janė qė rezultati 9 me 2, nė favor tė sė majtės sė bashkuar, nė 2007 tė “pėrmbyset” deri nė 7 me 4 (plus apo minus 1), nė favor tė koalicionit qeveritar mė 8 maj 2011”

    “Pėr shkak tė pėrēarjes sė tė majtės, numri 9 i minibashkive, nė favor tė sė majtės sė bashkuar, nė vitin 2007 me siguri do tė zvogėlohet; ky ėshtė njė lajm i keq dhe gati i sigurt pėr PS...”


    Nga Prof.Dr. Kastriot Islami

    Nga 11 minibashkitė e Tiranės, e majta kishte fituar 9 nė vitin 2007, kur ajo ishte e bashkuar pas pėrēarjes sė 2005. Pyetja qė shtrohet ėshtė: Sa fiton PS e vetme nė 2011, kur e majta ėshtė pėrsėri e pėrēarė? Cili ėshtė numri i kryetarėve tė minibashkive qė mund tė ndryshojnė? Pėrgjigjja ėshtė komplekse: 1) disa emra kryetarėsh ndryshojnė se situata “pėrmbyset” politikisht, nė kuptimin se kryetari nuk do tė ishte mė nga opozita politike, por nga mazhoranca; ii) kurse disa tė tjerė ndryshojnė, se ndryshon thjesht emri i kandidatit, pa pasur ndėrrim politik. Ka shumė gjasa qė drejtimi nė disa minibashki tė ndryshojė politikisht..., kurse nė disa tė tjera do tė ndryshonte thjesht emri i kryetarit. Natyrisht kėtė radhė, kjo situatė nė minibashkitė do tė ketė efekt edhe pėr votat pėr kryetarin e Bashkisė sė Tiranės… Nėse kjo do tė ndodhte, ky do tė ishte njė leksion tjetėr i hidhur pėr tė majtėn e pėrēarė, pas dėshtimeve nė 2005 dhe 2009 dhe “suksesit relativ” tė 2007, nga njė ribashkim ende jo shumė efikas.

    Pėrpjekja e tretė e PS pėr tė “zhdukur” krejtėsisht LSI, duket se do tė rezultojė jo me shumė sukses edhe njė pėsim qė duhet marrė nė konsideratė edhe sikur tė ndodhte zvogėlimi i saj relativ. Por ka edhe shumė arsye tė tjera, qė do tė ishin nė themel tė kėsaj “pėrmbysje”, qė duket se do tė ndodhė jo vetėm me 11 minibashkitė. Veprimet radikale dyvjeēare, sllogani i “rrugės sė vetme”, “sindromi i ēadrės” pėrballė Kryeministrisė dhe posteri me pamjen e “liderit tė buzėqeshur” me disa “portrete flu tė grave nė sfond” nuk janė vetėm pjesė e marketingut, por mė shumė se kaq …aq mė tepėr qė kėtyre i shtohet edhe “sponsorizimi” klientelist, pėr tė sulmuar aleatėt perėndimorė, sa herė qė ata “godasin” rrugėn jashtė-institucionale tė opozitės, apo sulmet prej saj tė institucioneve...Njė sjellje politike pa pėrmbajtje dhe sensin e shtetit ligjor, njė retorikė me gjuhė tė drunjtė e negative e batuta-bejte dhe veprime radikale atipike, qė nuk dihet nėse do tė miratoheshin nga shumica e shqiptarėve, ndėrkohė qė janė kritikuar nga aleatėt perėndimorė...e pėr mė tepėr, njė pėrvojė jo e suksesshme dhe njė precedent i rrezikshėm...

    1. Faktorėt qė ndikojnė nė rezultat….

    Klima politike nuk ėshtė nė kėto zgjedhje faktor qė mund tė ndikojė ndjeshėm nė rezultatin zgjedhor, nė kuptimin qė nuk ekziston njė “frymė tė ndjeshme ndryshimi” as kundėr pushtetit qendror dhe as kundėr pushtetit vendor, pra situata ėshtė politikisht pothuajse e balancuar, duke mos avantazhuar asnjėrėn palė; pėr kėtė arsye duhet tė shikohen me vėmendje faktorėt e tjerė, tė cilėt kanė ndikim veēas, por natyrisht edhe sė bashku. As “lufta kundėr korrupsionit” nuk duket se pėrbėn njė faktor me ndikim tė ndjeshėm, nė suksesin e njėrės apo tjetrės palė sepse ekziston perceptimi qė tė dy palėt janė njėlloj tė korruptuara. Bazuar nė kėtė supozim, suksesi elektoral pėr zgjedhjet e 8 majit 2011 do tė mbėshtetej nė 1) analizėn e rezultateve tė vitit 2009 (qė janė njė bazė e mirė, pavarėsisht se i referohen zgjedhjeve tė pėrgjithshme dhe sjellja e votuesve nė zgjedhjet vendore e tė pėrgjithshme ėshtė relativisht e ndryshme) dhe projeksionin e tyre nė vitin 2011; ii) madhėsinė (dinamikėn e ndryshimit) e LSI, si forca e tretė politike nė Kuvendin e Shqipėrisė, e cila luan “king maker” politik (forcė pėrcaktuese pėr ndėrtimin e maxhorancės) dhe ėshtė nė test, nėse do ta luajė pėrsėri kėtė rol tani nga kėndvėshtrimi elektoral; iii) pjesėmarrja nė votime, e cila “tradicionalisht” nė zgjedhjet vendore ėshtė mė e ulėt sesa ajo e zgjedhjeve tė pėrgjithshme paraprirėse.

    2. Minibashkitė me shanse tė larta fitoreje pėr PS dhe pėr koalicionin qeveritar..

    Me shanse tė larta fitoreje janė 1) minibashkia 8 dhe 11 pėr PD dhe minibashkia 5 pėr PS; nė rastin e minibashkisė 5 suksesi i kandidatit tė PS varet nga 1) performanca e LSI, LZHK dhe PDIU nė favor tė kandidatit tė mazhorancės qeverisėse; dhe 2) performanca e PBDNj, nė favor tė kandidatit tė opozitės. Nė fakt, nga njė analizė e shifrave, cilėsisė sė kandidaturave dhe “depozitave” elektorale pėr secilin kandidat, rezulton se PD e ka mė tė sigurt fitoren nė minibashkitė 8 dhe 11, sesa e ka PS nė minibashkinėt 5; ndonėse PS nė minibashkitė 8 e 11 dhe koalicioni qeveritar nė minibashkinė 5 e kanė tė vėshtirė “pėrmbysjen” e rezultatit, por jo tė pamundur…

    3. Minibashkitė me shanse mesatare fitoreje pėr PS dhe pėr koalicionin qeveritar...


    Me shanse mesatare fitoreje janė 1) minibashkia 3 pėr PS dhe ii) minibashkitė 6, 9 dhe 10 pėr PD. Nė rastin e minibashkisė 3 rezultati mund tė “pėrmbyset”, duke kaluar nė favor tė koalicionit qeveritar nė varėsi tė performancės sė LSI, LZHK dhe PDIU pa neglizhuar cilėsitė e kandidatėve, por edhe nė ēfarė mase elektorati i PD do tė konsolidohet pro kandidatit tė LSI, me prejardhje nga PS. Nė minibashkinė 9, rezultati do tė varet dhe nga perceptimi pėr cilėsitė e kandidatėve dhe lidhjet e tyre me komunitetin tiranas; por shanset mė tė larta pėr kandidatin e koalicionit qeveritar do tė bėheshin realitet nė varėsi tė performancės sė LSI e LZHK. Nė minibashkinė 6, “matematikisht” mė shumė gjasa fiton kandidati i LSI dhe pėrmbysja mund tė ndodhė kryesisht, nėse votuesit e LSI nuk votojnė, si nė vitin 2009, por votojnė pėr PS. Nė njėsinė 10, situata ėshtė mė e brishtė dhe lehtėsisht mund tė “pėrmbyset”, nga nė favor tė PD, nė favor tė PS; kjo varet nga performanca e LSI dhe LZHK, por sidomos nga perceptimet pėr cilėsitė e kandidatėve...

    4. Minibashkitė e diskutueshme….

    Nga analiza e rezultateve tė 2009 dhe bazuar nė modelin e ndėrtuar rezulton se nė katėr minibashkitė 1 e 7 dhe 2 e 4, rezultati ėshtė shumė i ngushtė dhe lehtėsisht i “pėrmbysshėm”. Dy prej tyre, 1 dhe 7 janė me prirje pėr t’u fituar nga PS, kurse dy tė tjera, 2 dhe 4, me prirje pėr t’u fituar nga koalicioni qeveritar. Nė ruajtjen e prirjes fituese, apo pėrmbysjen e rezultatit nė kėto katėr raste, kanė ndikim performanca e kandidatėve pėr tė marrė mė shumė/mė pak vota, sesa subjektet zgjedhore mbėshtetėse dhe performanca e LSI e LZHK pėr koalicionin qeveritar dhe PBDNJ, pėr kandidatin e PS; nė minibashkinė 7 mund tė ketė rol dhe performanca e PDIU.

    5. Nė vend tė pėrfundimit…


    Pėr shkak tė pėrēarjes sė tė majtės, numri 9 i minibashkive, nė favor tė sė majtės sė bashkuar, nė vitin 2007 me siguri do tė zvogėlohet; ky ėshtė njė lajm i keq dhe gati i sigurt pėr PS dhe njė kosto ndaj politikės radikale e pėrēarėse, tė ndjekur veēanėrisht pas vitit 2009. Gjasat janė qė rezultati 9 me 2, nė favor tė sė majtės sė bashkuar, nė 2007 tė “pėrmbyset” deri nė 7 me 4 (plus apo minus 1), nė favor tė koalicionit qeveritar mė 8 maj 2011; kjo do tė thotė se “pėrmbysja” do tė arrinte nė masėn 45-55 pėr qind tė rasteve. Ky do tė ishte njė leksion tjetėr i hidhur pėr tė majtėn e pėrēarė, pas dėshtimeve nė 2005 dhe 2009 dhe “suksesit relativ” tė 2007 nga njė ribashkim ende jo shumė efikas. Pėrpjekja e tretė e PS pėr tė “zhdukur” krejtėsisht LSI, duket se do tė rezultojė e dėshtuar edhe njė pėsim qė duhet marrė nė konsideratė, edhe sikur tė ketė iluzione pėr zvogėlimin e saj relativ. Por ka edhe shumė arsye tė tjera, qė do tė ishin nė themel tė kėsaj “pėrmbysje” qė nuk do tė ndodhte vetėm me 11 minibashkitė…..

    28 prill 2011

    Rezultate 2009 / Parashikimi 2011


    Njesia ZAZ PSSH PD LSI Koalicioni qeveritar / Koalicioni opozitar PBDNJ LZHK PDI Dif Qev-Opo Dif Qev-Opo % Shenim

    1 1 45 8695 7181 941 9073 9298 211 280 94 -225 -1.2 Varet nga LSI, LZHK, PBDNJ

    2 2 46 14388 12652 1585 16014 15447 349 653 167 567 1.8 Varet nga LSI, LZHK, PBDNJ

    3 3 47 8224 6382 800 8027 8738 182 265 156 -711 -4.2 Varet nga LSI, LZHK e PDIU

    4 4 48 10568 9591 922 11525 11390 197 173 68 135 0.6 Varet nga LSI, LZHK, PBDNJ

    5 5 49 17689 10838 1980 14808 18927 425 647 261 -4119 -12.1 Me shanse per PS, varet nga LSI, LZHK dhe PDIU e PBDNj

    6 6 50 10263 8245 2385 11713 10922 164 110 62 791 3.5 Varet nga LSI

    7 7 51 12303 10659 1235 13210 13272 257 406 161 -62 -0.2 Varet nga LSI, LZHK, PBDNJ, PDIU

    8 8 52 6483 7611 658 9302 6977 188 400 73 2325 14.1 E sıgurte PD

    9 9 53 10259 9956 950 12426 11384 229 543 85 1042 4.3 Varet nga LSI dhe LZHK

    10 10 54 4991 4819 513 6086 5687 110 356 63 399 3.4 Varet nga LSI dhe LZHK

    11 11 55 9606 10283 959 12225 10281 128 81 98 1944 8.6 E sigurte PD



    Total 113469 98217 12928 124409 122323 2440 3914 1288 2086 0.8

    Mapo
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #975
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar mė parė nga Zekthi_ Lexo Postimin
    Po lexoja me kenaqsi temen e 4 vjeteve perpar kur Rama ndeshej me Olldashin e nuk u habita te gjeja shume prej mbrojtesve te Olldashit te dikurshem te simaptizojne me te njejtat fjale sot per Bashen...
    cfare ka ndryshuar nga atehere? Rama eshte konsumuar, ndersa Basha qe hiqet si administrator i mire harron shkaterrimin qe i beri Zogut te Zi kur ishte minister trasportesh, dhe qe hodhi ne kosh plot 2 milion euro te taksapaguesve te atyre qe neser shpreson ti drejtoje.
    Ne nje vend normal, nuk ka kandidat qe te fitoje 4 here, sic nuk mund te ndodhe qe dikush qe ka vrare 4 njerez ne qender te qytetit te kete edhe pretendimin te drejtoje me pas ate qytet, sado te bukur apo fallco mund ta kete buzeqeshjen.

    Fajtori nuk gjykohet ne baze te pasojes por ne baze te shkakut . Nje x eshte ne shtepi dhe hajduti futet ne oborr per te vjedhur me dhune, dhe e vret duke lene te vdekur ne vend. Gjykatesi nuk e denon ate qe vrau hajdutin por arsyetohet me shkakun qe u be vrasja. Shkaku ishte qe hajduti u fut ne oborrin e shtepise te x per te vjedhur me dhune

    Nese nje njeri organizon nje proteste me dhune duke sulmuar policet dhe institucionet, per te marren pushtetin me dhune, policia do reagoje edhe me dhune pasi nuk mund te rrijne te shikojne se si fluturojne 1000 gure , bomba molotovi, derrasat e shkopinj ne kokat e tyre duke rrezikuar jetet e tyre, sepse edhe ata jane njerez , kane femije dhe familje . Shkaku ishte protesta e dhunshme qe solli pasojen ne fund 4 viktima . Pse nuk mendoni qe nga dhuna mund te kishin vdekur dhe police qe benin thjesht detyren ?


    4 here kandidat eshte shume , por nuk eshte kjo arsyeja qe njerezit do e votojne kunder. Njerezit do ta votojne kunder sepse do votojne nje njeri qe mendon per qytetin , mendon vetem per qytetaret, jo per interesat e ngushta mafioze me nje grup njerezish
    Basha do drejtoje Tiranen sepse njerezit do ta votojne jo se u vrane 4 veta por se besojne te ai dhe kane inteligjence per te kuptuar qe 4 njerez vdiqen jo per faj te tij .

    Buzeqeshjen fallco ben ai qe organizoi dhunen , shikoje me vemendje sforcimin me ate fytyre te eger e nje gorille qe ka ne mendje dhunen e cmendur per pushtet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 28-04-2011 mė 15:23
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  6. #976
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Basha: Prej sot, do t'i marrim bashkė vendimet

    http://www.botasot.info/mesme/29qytetaret-e.jpg

    Kandidati pėr kryebashkiak nė Tiranė, organizon njė forum tė hapur me banoret e kryeqytetit
    Pėrmes njė formati tė ri tė paaplikuar mė parė nė politikėn shqiptare, Kandidati pėr kryetar bashkie nė Tiranė, Lulzim Basha ka bashkėbiseduar me qytetaret pėr projetin e tij pėr njė qytet europian. “Townhall meeting”, sic quhet nė anglisht, njė formė e zakonshme nė perendim, u aplikua dje pėr herė tė parė nė nė njė fushatė elektorale.
    Basha i ėshtė pėrgjigjur interesimit tė qytetarėve pėr punėsimin, trafikun, infrastrukturėn, luften kundėr korrupsionit , sigurinė ushqimore, cmimet, uljen e taksave e deri tek politikat e tij pėr sportin.
    “Po ndėrtojmė njė pėrqasje tė re. Afrimin e mendimit, para cdo vendimmarrje, sado sinjifikative, strategjike apo parciale tė jetė kjo pėr qytetin tonė. Ju siguroj, kontaktin e pėrditshėm nė identifikimin e problematikave, nė diskutim zgjidhjesh dhe nė bashkėvendimmarrje me qytetarėt e Tiranės, duke filluar qė sot”, u shpreh Basha nė krye tė takimit. Mė tej, qytetarėt bėnė pyetje dhe morėn pėrgjigje.
    Qytetari- Edi Rama ka deklaruar se punėsimi ėshtė politikė e qeverisė, ndersa ju keni thene se do tė krijoni vende pune, si do tė ndodhė?
    “Punėsimi ėshtė absolutisht, pririoritet i qytetit. Eshtė dhe mbetet pririoriteti im nr 1. Strategjia ėshtė kjo; Ulja e taksave, fondi i garancive, njė rol informativ nė tregun e punės, zhvillimi i infrastrukturės. Kėto sjellin mė shumė para pėr biznesin, mė shumė para pėr punėsimin, mė shumė para pėr rrogat. Dhe dy fusha tė tjera, investimi nė arsimin profesional, investimi nė Tiranėn turistike. Kėto janė drejtimet e mia kryesore pėr punėsimin dhe tė jeni tė bindur kur them 30 mijė tė punėsuar, e kam peshuar mirė dhe jam i sigurtė se si nė cdo sfidė tjetėr, kėtė fjalė qė po e jap, do ta mbaj”.
    Qytetari-Ē’mendoni ju se do tė bėni pėr artin, kulturėn nė Tiranė?
    “Unė angazhohem qė brenda planit tė ri urbanistik, tė gjej vendosjen e re pėr njė galeri artesh pamore, pėr njė teatėr dhe pėr njė qendėr multimediale. Arti pamor duhet tė jetė i pranishėm kudo nė qytet”.
    Qytetari-Ē’do tė bėni pėr tė disiplinuar trafikun nė Tiranė?
    “Pėr trafikun do tė ndėrhyhet nė dy nivele strategjike, me Unazėn e Madhe dhe Tramvajin. Gjithashtu, mjafton njė nėnkalim tek 21 Dhjetori, pėr tė prerė njė pjesė tė mirė tė ngėrēit qė trafiku ka nė atė zonė tė qytetit. Njė ridimensionim i nyjes sė trafikut tek dogana, ndėrhyrja tek vendparkimet, ėshtė njė tjetėr ndėrhyrje e domosdoshme pėr tė rregulluar problemin e trafikut tė rėnduar nė Tiranė”.
    Qytetari-Dua tė di dicka mė shumė pėr premtimin tuaj, pėr njė linjė telefonike antikorrupsion?
    “Nuk do tė ketė vetėm njė shpallje nė internet tė tė gjitha shpenzimeve tė bashkisė, si detyrim madhor, nuk do tė ketė vetėm thjeshtim maksimal tė procedurave, por tė ketė njė mundėsi tė drejtpėrdrejtė qė qytetari tė ankohet pėr njė praktikė tė cilėn e gjykon potencialisht korruptive, dhe denoncime tė cilat shikohen se i kanė njė bazė faktike do t’i pėrcillen policisė pėr ndjekje tė mėteshjme”
    Qytetari-Duam diēka mė specifike pėr cilėsinė e ushqimeve qė hamė nė Tiranė.
    “Agjensia bashkiake e mbrojtjes sė konsumatorit, qė unė e kam propozuar si njė instrument pėr tė goditur cmimet e padrejta dhe pėr t’i normalizuar ato, do tė ketė dhe njė rol tjetėr, bashkėpunimin me Agjensinė Kombėtare Ushqimore, pėr tė siguruar standardet dhe cilėsinė e produkteve dhe shėrbimit ushqimor nė qytetin e Tiranės.
    Qytetari- Kam njė pyetje nė lidhje me rikonstruksionin apo hapjen e shkollave tė reja.
    “Jo mė shumė se 25 fėmijė nė klasė, ėshtė objektivi i parė i programit pėr arsimin, prandaj unė angazhohem se brenda katėr viteve tė ardhshme, pėr 6 shkolla tė reja 9-vjeēare, dhe katėr gjimnaze tė reja, nė territorin e Bashkisė sė Tiranės”.
    Qytetari- Dicka mbi platformėn tuaj si kryetar bashkie pėr sportin.
    “Jam shumė i lumtur qė mė ėshtė dėnė rasti, nė pozitėn time tė fundit si Ministėr i Brendshėm, qė ato hapėsira tė Klubit Sportiv Dinamo, qė fare mirė mund tė kishin mbetur sot peng i njė plani tjetėr ndėrtimi shumėkatėsh, janė kthyer si hapėsira tė gjelbėrta tė qendrės kombėtare sportive. Dhe po kėshtu, do tė veproj me cdo mundėsi tjetėr qė kam pėr hapėrisa tė gjelbėrta, pėr pishina, pėr mjedise sportive. Do tė punoj fort pėr tė rikthyer emocionet e derbit Tirana-Partizani, do tė punoj fort pėr dy klubet e tjera Dinamo dhe Studenti, dhe do tė punoj qė gara sportive, financimi, mbėshtetja e kėtyre garave ndėrshkollore , ndėrekipore, t’i sjellė gumėzhimin qė i mungon qytetit tė Tiranės”.
    ***********
    Po sot, Lulzim Basha ka zhvilluar njė takim edhe me banorė tė Selites, zonė nė tė cilen mungojnė terėsisht investimet, ndonėse qytetarėt i paguajnė Bashkisė tė njėjtat taksa si nė cdo zonė tjetėr. Madje, shumė prej banorėve ankohen pėr prishje tė pronės sė tyre nė mėnyre abuzive
    “Na erdhi nė mėnyrė barbare dhe na ka prishur komplet muret rrethuese. E premtoi pėr ta bėrė, dhe shiko si e ka katandisur”, u ankua njė qytetar.
    “Me prishi banjėn, mė rrjedh nga dhoma e komplet shtėpia brenda”, i tha Bashės njė banor i Selitės.
    “Selita ėshtė lėnė si njė provincė e vogėl, ska as rrugė tė rregulluara, asgjė. Ne i paguajmė tatimet sic paguajnė nė qendėr tė Tiranės, por s’jemi tė barabartė”, shprehu shqetėsimin njė qytetar.
    “Ēdo centimetėr katror qė do preket pėr tė ndėrtuar rrugė, do tė shpėrblehet me vlerė tregu. Tė jeni tė sigurtė pėr kėtė. E dyta, kėshtu nė mėnyrė arbitrare s’ka pėr tė ndėrhyrė mė njeri, e treta, kudo qė do ndėrhyjet pėr tė bėrė njė rrugė tė re do tė merret parasysh edhe zhvillimi i pronės private, qė tė mos rrini nė kasolle ku t’iu zėrė catia. U mor taksa, do jepet shėrbimi. Taksat do tė thjeshtohen dhe do tė ulen. Taksa e pastrimit do tė ulet 3-fish, ndėrsa taksa e gjelbėrimit dhe e tabelės do tė hiqet. Tė jeni tė sigurtė qė do tė punoj me mish e me shpirt qė ta pėrparsojmė projektin e Selitės, si gjithė projektet e tjera tė Tiranės, nė njė kohė sa mė tė shkurtėr”, i siguroi banorėt, Lulzim Basha.
    Ndersa ka ndjekur ndeshjen e futbollit mes nxenėsve tė shkollave tė mesme, Sami Frasheri dhe Partizani, Basha tha se nė projektin e tij pėr sportin, parashikohet rikthimi i ambjenteve sportive, krijimi i terreneve te reja dhe nxitja e garave mes shkollave
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #977
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2011
    Postime
    22
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Fajtori nuk gjykohet ne baze te pasojes por ne baze te shkakut . Nje x eshte ne shtepi dhe hajduti futet ne oborr per te vjedhur me dhune, dhe e vret duke lene te vdekur ne vend. Gjykatesi nuk e denon ate qe vrau hajdutin por arsyetohet me shkakun qe u be vrasja. Shkaku ishte qe hajduti u fut ne oborrin e shtepise te x per te vjedhur me dhune

    Nese nje njeri organizon nje proteste me dhune duke sulmuar policet dhe institucionet, per te marren pushtetin me dhune, policia do reagoje edhe me dhune pasi nuk mund te rrijne te shikojne se si fluturojne 1000 gure , bomba molotivi, derrasat e shkopinj ne kokat e tyre duke rrezikuar jetet e tyre, sepse edhe ata jane njerez , kane femije dhe familje . Shkaku ishte protesta e dhunshme qe solli pasojen ne fund 4 viktima . Pse nuk mendoni qe nga dhuna mund te kishin vdekur dhe police qe benin thjesht detyren ?



    4 here kandidat eshte shume , por nuk eshte kjo arsyeja qe njerezit do e votojne kunder. Njerezit do ta votojne kunder sepse do votojne nje njeri qe mendon per qytetin , mendon vetem per qytetaret, jo per interesat e ngushta mafioze me nje grup njerezish
    Basha do drejtoje Tiranen sepse njerezit do ta votojne jo se u vrane 4 veta por sepse besojne te ai dhe kane inteligjence per te kuptuar qe 4 njerez vdiqen jo per faj te tij .

    Buzeqeshjen fallco ben ai qe organizoi dhunen , shikoje me vemendje sforcimin me ate fytyre te eger e nje gorille qe ka ne mendje dhunen e cmendur per pushtet
    Nje gjykates shprehet ne baze te ligjeve qe ka kushtetuta e nje vendi. dhe kushtetuta e Shqiperise parashikon qe nuk mund te qellohet nje individ nese nuk eshte brenda territorit te kryeministrise. Ky eshte ligji!!!!
    Ne cdo vend te botes ka protesta perpara institucioneve te shtetit shume me te dhunshme se ajo e 21 janarit e nuk vritet njeri. Apo kane me pak kulture shteti se ne te tjeret, e ngeli bota t'ia mesoje vucidolasi se si drejtohet shteti?

    Me te drejte mund te pretendohet qe urdhrin nuk e dha Basha, e ketu dia gjera ndryshojne. Pra ai nuk eshte me vrases, sepse shefat e gardes kane veruar me koek te tyre. Por ai duhet te mbaje pergjegjesi politike qe ka vartes, qe marrin iniciativa pa pyetur me pare shefin e tyre. Pra te dorezonte ministrine, ta vinte ne diksutim te pakten e jo te fshihej pas nje komisioni hetimor kargjozesh...

    Sa per Ramen, une kam shume rezerva ndaj punes se tij te ketyre 4 viteve te fundit, por midis nje hajduti hipotetik ( Rama) apo nje vrasesi hipotetik ( Basha), une zgjedh gjithe jeten hajdutin...sidomos kur vrasesi eshte edhe hajdut ( 230 mln euro Durres-Kukes)

    p.s une kuptoj gjithe endrren e pseudodemokrateve qe te qeverisin pa opozite, po kjo tregon se sa pak demokrate jane rrenjesisht ne shiprt, e sa shume i afrohen me teper pikerisht atij mentalitetit komunist , qe perbuzin perdite, per te bindur veten qe nuk i perkasin asaj kategorie...

  8. #978
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Lexuesja Lexo Postimin
    Me qenese te dy kandidatet per Tiranen qenkan , njeri i konsumuar (Ketu ke te drejte e tjetri "na paska vrare 4 vete" , simbas teje kush mund te ishte kandidat i mundshem nga te dy krahet ???
    Une them se Sali Berisha duhet te ishte kandidat per Bashkine e Tropojes , per Tiranen duhet te ishte Olldashi , per Durresin mire e kane ate Xhaferrin qe do te sillte Ismail Qemalin dhe do te rrise cilesine e Diellit .

    Ndersa keta te majtet per bashkine e Tropojes kandidat duhet te vene Lush Perpalin , per Tiranen Ed Ramen dhe per Durresin Ilir Meten .

    Pastaj kujt t'i qelloje qe te jete Kryeminister le te beje nje tender nderkombetare zjarrfikesish se ka kohe qe i duhet Shqiperise !

  9. #979
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar mė parė nga Zekthi_ Lexo Postimin
    Nje gjykates shprehet ne baze te ligjeve qe ka kushtetuta e nje vendi. dhe kushtetuta e Shqiperise parashikon qe nuk mund te qellohet nje individ nese nuk eshte brenda territorit te kryeministrise. Ky eshte ligji!!!!
    Ne cdo vend te botes ka protesta perpara institucioneve te shtetit shume me te dhunshme se ajo e 21 janarit e nuk vritet njeri. Apo kane me pak kulture shteti se ne te tjeret, e ngeli bota t'ia mesoje vucidolasi se si drejtohet shteti?

    Me te drejte mund te pretendohet qe urdhrin nuk e dha Basha, e ketu dia gjera ndryshojne. Pra ai nuk eshte me vrases, sepse shefat e gardes kane veruar me koek te tyre. Por ai duhet te mbaje pergjegjesi politike qe ka vartes, qe marrin iniciativa pa pyetur me pare shefin e tyre. Pra te dorezonte ministrine, ta vinte ne diksutim te pakten e jo te fshihej pas nje komisioni hetimor kargjozesh...

    Sa per Ramen, une kam shume rezerva ndaj punes se tij te ketyre 4 viteve te fundit, por midis nje hajduti hipotetik ( Rama) apo nje vrasesi hipotetik ( Basha), une zgjedh gjithe jeten hajdutin...sidomos kur vrasesi eshte edhe hajdut ( 230 mln euro Durres-Kukes)

    p.s une kuptoj gjithe endrren e pseudodemokrateve qe te qeverisin pa opozite, po kjo tregon se sa pak demokrate jane rrenjesisht ne shiprt, e sa shume i afrohen me teper pikerisht atij mentalitetit komunist , qe perbuzin perdite, per te bindur veten qe nuk i perkasin asaj kategorie...

    Meqe ti fole per ligje , me thuaj sa do ishin vrare ata persona pasi e shqyen porten me nje makine u futen brenda territorit te kryeministrise por qe garda nuk qelloi ne ate moment edhe pse ligji u lejon ? Se si u vrane ata jashte , le tia lejme prokurorise ta hetoje.
    Ti qe flet per ligje, cili ligj kushtetues te lejon te sulmosh policine dhe institucionet e vendit ? Para qe te flasim per ligje duhet te kemi parasysh edhe rethanat e ngjarjet ku policia dhe garda u sulmua vazhdimisht ne menyre me te eger ..
    Nuk mund te krahasosh protestat e botes me protesten e 21 janarit ne vendin tone, sepse protestat e botes nuk sulmojne kryeministrine ne ate forme dhune.. Provoje ne France, Gjermani, dhe ne SHBA , te asgjesojne pa paralajmerim


    P.S Vendi ka nevoje per nje Opozite per te nxjerre te gjithe gabimet e qeverise, por nje Opozite qe mendon per interesat e vendit jo per interesat e kryetarit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 28-04-2011 mė 15:52
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  10. #980
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Meqe ti fole per ligje , me thuaj sa do ishin vrare ata persona pasi e shqyen porten me nje makine u futen brenda territorit te kryeministrise por qe garda nuk qelloi ne ate moment edhe pse ligji u lejon ? Se si u vrane ata jashte , le tia lejme prokurorise ta hetoje.
    Ti qe flet per ligje, cili ligj kushtetues te lejon te sulmosh policine dhe institucionet e vendit ? Para qe te flasim per ligje duhet te kemi parasysh edhe rethanat e ngjarjet ku policia dhe garda u sulmua vazhdimisht ne menyre me te eger ..
    Nuk mund te krahasosh protestat e botes me protesten e 21 janarit ne vendin tone, sepse protestat e botes nuk sulmojne kryeministrine ne ate forme dhune.. Provoje ne France, Gjermani, dhe ne SHBA , te asgjesojne pa paralajmerim


    P.S Vendi ka nevoje per nje Opozite per te nxjerre te gjithe gabimet e qeverise, por nje Opozite qe mendon per interesat e vendit jo per interesat e kryetarit
    para se te kete nevoje per opozite vendi ka nevoje per qeverri qe te punoje per hallet e popullit dhe jo per hallet e lirise, xenit ose argites

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •