Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 97 prej 328 FillimFillim ... 47879596979899107147197 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 961 deri 970 prej 3272
  1. #961
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Tė fitojė Basha nė Tiranė ėshtė si tė fitojė Jocker te Batman
    2011-04-27Andi Kananaj

    Ndoshta ēėshtja e gjelbėrimit tė Tiranės ėshtė e vetmja ēėshtje qė prek realisht qytetarėt. Ndoshta Tirana ėshtė kthyer vėrtet nė njė qytet ku duket se lozet me porta tė vogla sa herė qė dilet nga parkimi. Ndoshta (dhe askush s’e mohon dot qė betoni po na zė frymėn), duke na bėrė ta harrojmė entuziazmin qė patėm kur pallati i parė 20- katėsh kaloi 15-katėshin, heroin idilik tė komunizmit. Askush s’e mohon dot se fillimisht shqiptari i mesėm u gėzua, nė besimin se kapitalisti qė ndėrtoi mbi kokat tona po sillte pak progres, duke sjellė pak Manhatan nė Tiranė.

    Askush nga ata qė njoh s’e mohon dot se nė kėto zgjedhjet e fundit ka hyrė nė modė njė farė “histerie” ekologjike. Kjo, jo sepse po kthehemi nė higjienistė apo nė pėrkrahės tė ushqimeve bio, por sepse Rama ėshtė bėrė i padurueshėm nė TV dhe i papėrgjegjshėm nė Bashki. Edhe pėr vetė farmacistėt qė shesin ilaēe tė skaduara.

    Tirana nuk ka rrugica tė pėrshtatshme pėr biēikletat. Tirana nuk ka metrņ. Tirana nuk ka vende ku fėmijėt tė luajnė, si fėmijė qė janė.

    Basha i di tė gjitha dhe po i rendit me qetėsi, sipas radhės. Ndoshta vėrtetė kėto fjalė e bėjnė qė tė jetė nė avantazh nė sondazhet nė ‘Facebook’, ku duket se nė fakt konkurrohet vetėm nga fenomeni Lek Plepi. Lek Plepi, nga ana tjetėr, promovoi njė kėngė te “Zonė e Lirė” kundėr shitjes sė kombėsisė. Deri kėtu e ka fituar edhe like-un tim. Por, Leka nuk para flet dhe pėr mė tepėr, nuk kėrkon as vota tė vėrteta.

    Paradokset nė fjalėt e Lulit, nė fakt mė duken mė tė rrezikshme, ndaj dhe dua t’i vė nė dukje me radhė.

    Basha thotė se nuk do tė lejojė tė ndėrtohen pallate. Qė nė parim nuk arrij ta besoj dot Bashėn, se Basha ėshtė i djathtė dhe e djathta ka nė plan tė ndėrtojė pallate tė larta pa hesap (problem qė nė tė vėrtetė e kam edhe me Ramėn). Pavarėsisht se Basha ėshtė shprehur publikisht se do tė ishte e vėshtirė tė bindeshin ndėrtuesit, por se “ai do ta bėnte”, me “intuitė” besoj, se pallate sidoqoftė do tė vazhdojnė tė ndėrtohen. Pėrndryshe, ku do tė futen njerėzit qė do tė lindin nė tė ardhmen? Ajo qė mungon dhe do tė mungojė ėshtė plani rregullues i Tiranės, qė do tė pėrcaktonte me pėrpikėri deri edhe saksitė qė do tė lejohen nė zyrat e administratės. Pallate do tė ndėrtohen gjithmonė, sidoqoftė.

    Nuk i besoj fjalėt e Bashės, sepse pėrtej logjikės se si mund tė rritet njė qytet qė numėron lindjet mė tė shpeshta nė Europė, eksponentėt e djathtė kanė gjithashtu konceptet e tyre tė zhvillimit, qė sigurisht nuk do tė cenohen pėr njė palė zgjedhje; siē dhe nuk janė prekur gjithė kėto vite nga e ashtuquajtura estetikė pėr natyrėn. Nė emėr tė liberalizmit ekonomik, Traktati i Kiotos ka dėshtuar me sukses. E megjithatė, Basha thotė se do tė flasė me ndėrtuesit qė ata tė mos ndėrtojnė. E vėshtirė do tė* jetė, - pohon ai vetė. Njė Bashė i majtė tė trondit, por asnjėherė sa ndėrtuesit qė do tė pranojnė tė mos ndėrtojnė.

    Nuk e besoj Bashėn kur thotė se nuk do ta shembė piramidėn, sepse i njėjti Bashė shembi mbikalimin e ‘Zogut tė Zi’ pa arsye tė arsyeshme. Dhe, sepse Basha thotė ēdo gjė me lehtėsinė e papėrballueshme tė buzėqeshjes.

    Basha ndoshta fiton, sepse kėtė herė e mbėshtesin edhe tė pavarurit kitsch. Kategoria nė fjalė, e mėrzitur mė shumė me Ramėn se me Gjebrean pėr daljet nė TV, i kundėrvihen Ramės me dashurinė pėr vendin. Ndėrkohė qė megjithėse ambienti qenkėsh problemi i madh i kėsaj shtrese, nė Vlorė numėroheshin vetėm 5 vlonjatė qė protestonin kundėr Petroliferės, tė ndėrtuar nė njė gji tė virgjėr deti. Nė tė njėjtėn linjė, nuk gjej shpjegim qė Porto-Romano ėshtė kthyer nė Porto Fazlliē, duke ndėrtuar stabilimente nafte qė largojnė ēdo fantazi mbi natyrėn. E ē’mund tė thuhet pėr rrugėn Durrės - Krujė, tė mbipopulluar me fabrika ēimentoje, pėr tė cilėn askush nuk ankohet, qoftė dhe sa pėr tė larė gojėn? Po gomat qė digjen, tė cilat duken qartazi nga Blloku?

    Nė rastin mė tė mirė, tė pavarurit kitsch kanė gjetur argumentin cool pėr tė fituar zemrat e anėtarėve tė tjerė tė organizatės sė paregjistruar tė Bllokut; nė rastin mė tė keq kanė gjetur rehatinė me punėsimin nė administratė. Ndoshta, koha e kaluar nė Bllok tė bėn njeri mė tė mirė, partizan tė sė vėrtetės, edhe pse kjo e vėrtetė nuk tė thotė asgjė.

    Qė fjalėt e Bashės tė kenė kuptim, atij i duhet tė flasė nė emėr tė ideologjisė sė partisė qė pėrfaqėson. Qė Basha tė jetė i besueshėm, i duhet tė flasė, nė rastin konkret, nė emėr tė krijimit tė kushteve pėr investime. Po nuk foli nė emėr tė zhvillimit ekonomik tė pėrcaktuar nga tregu, Basha del jashtė asaj qė partia e tij ėshtė pėrpjekur tė na mėsojė pėrgjatė jo pak, por plot 20 vjetėve. Kėtė duan edhe ndėrtuesit qė paguajnė nėn dorė qė posterat e tij tė shkėlqejnė me sukses, deri nė 8 maj. Nuk ėshtė ende e qartė nėse kjo propagandė do tė mbyllet me njė buzėqeshje pa mundim. Megjithatė, nėse Basha ka njė plan tė vėrtetė pėr tė rregulluar balancat e ekosistemit me qytetin, do tė ishte e udhės tė na e ilustronte me ndonjė vizatim, meqė fjalėt e fushatės nuk duket se pinė mė ujė.

    Nuk janė tė besueshme fjalėt e Bashės, edhe pse tė mirėrenditura, sa herė pėrpiqet tė duket si njė figurė e dallueshme nga Berisha. Kjo pikė sė pari, sepse asnjėherė, nė asnjė situatė, asnjė anėtar i Partisė Demokratike nuk ka qenė dot i pavarur. Pikė sė dyti, sepse nėse Lulzimi ėshtė i pavarur, kjo do tė thotė qė nuk do tė ketė mbėshtetjen e Kryeministrit pėr tė vazhduar njė plan serioz qė forca “serioze” e djathtė do tė ēojė pėrpara. Luli pa parti ėshtė mė i vėshtirė pėr t’u besuar se sa Luli i Partisė Demokratike. Pastaj, tė gjithė e shohim se kjo ėshtė njė teknikė publicitare e gjetur nga firma amerikane qė punon pėr Bashėn, qė duket se e ka kėshilluar tė distancohet si figurė nga Berisha dhe tė shmangė daljet nė TV me Ilir Metėn. Nė kėtė mėnyrė, tė paktėn ai do tė mund t’i shmanget efektit tė videos korruptive publikuar nga “Fiks Fare”, me protagonistė Metėn dhe Priftin. Nė tė vėrtetė, amerikanėt harrojnė qė ne jetojmė nė njė fshat tė madh, qė nė vetvete jeton me thashethemet. Aq mė tepėr kur tregohen me qejf, qė tė duket pa kallauz, qė Luli ka lekė dhe paguan profesionistė tė vėrtetė. Fat i madh qė dimė tė lexojmė.

    Ajo qė me tremb mė shumė

    Nėse fiton, Basha do tė ketė tė drejtėn (jo dhe aq) morale tė flasė nė emėr tė qytetarėve tė Tiranės. Nuk do tė jetė shumė e vėshtirė qė ky personazh tė sillet si Berluskoni, qė flet nė emėr tė italianėve sa herė i duhet tė pėrballet me proceset dhe tė gjykohet pėr akuzat qė rėndojnė mbi tė. Basha do tė flasė nė emėr tė votuesve. Do tė ndodhė ajo qė ndodh zakonisht, pra qė Basha nuk do tė gjykohet asnjėherė nga gjykatat e brishta shqiptare. Do tė vetėfajėsohemi si ata qė e votuan. Do tė humbasim tė drejtėn tė ankohemi, dhe me tė drejtė. Nėse Kavaja nuk do ta kishte votuar Fatmir Mediun, ndoshta do tė arrinim tė dinim mė nė fund nga njė ish-ministėr se ēfarė ndodhi nė Gėrdec. Do tė na ndihmonte njė sistem i tėrė drejtėsie pėr ta bėrė. Kavaja ka arsye tė mira qė tė reflektojė, por afėrmendsh, pėr arsye pseudo-praktike, nuk do ta bėjė.

    Nuk do tė ishte ēudi tė kishim pėrsėri si kryetar bashkie njė tė paaftė e tė korruptuar nė respekt tė traditės sė deritanishme. Por do tė ishte tejet e vėshtirė tė vazhdonim tė kishim njė shtet demokratik, nga dita qė do tė votohej njė kandidat, vetėm pėr tė shpėtuar nga pėrballja me drejtėsinė. Pėrsėritja e rasteve alla Mediu do tė vinte nė dyshim ekzistencėn e sistemit tė drejtėsisė, nė mos funksionimin e tij sa pėr sy e faqe. Ekzistenca e kėtij sistemi nuk ėshtė vetėm njė tjetėr kėrkesė e BE-sė, por pėrbėn gjithashtu tė vetmin shans pėr tė dalė nga mesjeta politike ku jemi zhytur. Pėrndryshe, i njėjti sistem mund tė destinohej pėr punėsimin e atyre qė do tė mbarojnė juridikun nėpėr universitetet private.

    Ndėrkohė qė CV-ja e Bashės, nė pritjen pa shpresė tė fillimit tė proceseve tė tij, ėshtė mė se e plotėsuar. Pėrveē shembjes sė mbikalimit tė ‘Zogut tė Zi’ nė Tiranė, kjo CV mund tė krenohet me eksperiencėn e pazbardhur tė rrugės Durrės-Kukės si dhe vrasjet e 21 janarit.

    Pėr qytetin pa Batman, fitorja e Jocker-it mbi sistemin e drejtėsisė do tė ishte fatale. Por ndoshta ėshtė mė mirė t’i kthehemi asaj qė qytetarėt kanė pėr zemėr, gjelbėrimin, argument qė Basha duket se e njeh mjaft mirė.

    Pėr mbyllje

    Si pjesėtar i parėndėsishėm i njė takimi tė organizuar nė prill tė 2009, nga intelektualė tė pavarur (85% me gazetėn ‘Integrimi’ nėn sqetull, plus Andrea Stefani), me qėllimin pėr tė mbrojtur qytetin nga betonizimi, pata rastin tė dėgjoja ndėrhyrjen e papritur tė njė zonje, e cila u prezantua si ekspertja e skuadrės sė fundit qė kishte pėrgatitur planin rregullues tė Tiranės nė vitin ‘89. Ekspertja nė fjalė arriti me vėshtirėsi t’i merrte fjalėn Andreas, “nonės” sė fjalimit dhe luftės kundėr betonizimit. Ekspertja u shpreh se pallate do tė vazhdonin tė ndėrtoheshin sidoqoftė, por se ajo qė mungonte ishte njė plan i qartė qė do pėrcaktonte nė detaje sipėrfaqet e gjelbra, duke pėrfshirė nė to deri dhe saksitė qė do tė lejoheshin nė zyrat e administratės. Pasoi heshtja. Ndoshta askush nuk e dėgjoi, pasi askush me sa dukej, nuk interesohej realisht se si do tė rritej Tirana e nesėrme. E rėndėsishme ishte qė tė denoncohej njė bllok i ri pallatesh ndėrtuar nga ndėrtues tė PS-sė dhe ndėrtues tė PD-sė. Ndėrkohė qė tani qė janė edhe tė LSI-sė, nuk ka mė arsye pėr denoncime.

    Ekspertja u largua dhe unė nuk i kujtoj mė as emrin. Mbaj mend qė Reshat Arbana recitoi njė vjershė pėr atdheun; Ed Shalsin qė me SMS mė pyeste se si doli nė debatin e shkurtėr me intelektualėt; por nuk mbaj mend se si quhej specialistja, e vetmja qė dinte se ēfarė po thoshte.

    Takimi i intelektualėve u mbyll me sukses. Unė i thashė Shalsit se ai doli mirė, gjė qė ia thashė edhe Andrea Stefanit, qė kundėrshtoi Shalsin.

    Ndoshta ėshtė vėrtet kjo puna e gjelbėrimit.

    Gazeta shqip

  2. #962
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ne pune beni ju o shqipo qe jeni atje.
    Ruani voten.
    Po bete kete keni shpetuar nga kandidatet e Salise qe jena turrur me kuc e me mac te vjedhin se e dine mire qe populli i urren.
    I urren per 1000 aresye aq sa dhe te huajt qe tutelojne fushaten e PD i thone Salise ik nga Tirana se Lulit i prish pune.
    Se keni vene re Saline qe bredh anekend ne skuta qe mendon se e presin mire dhe ku dhe ne to lexon urrejtjen e njerezve?

    Lexoni Meron sa qarte e pershkruan situaten e Salise.


    Tė vetėposhtėruarit e mėdhenj
    Nga Mero Baze
    Askush nuk mund tė parashihte qė dy njerėzit, tė cilėt e kanė kuptuar dhe pranuar se i prishin punė pushtetit tė tyre me imazhin e tyre, do tė ishin Sali Berisha dhe Ilir Meta. Diēka e rėndė do tė ketė ndodhur nė koshiencėn e tyre politike derisa kanė arritur tu nėnshtrohen kėshillave tė kompanive qė u kurojnė fushatėn pėr tė mos u shfaqur askund bashkė, bile Metės askund nė foto dhe ekrane. Ėshtė rasti klasik kur njė politikan ka frikė pėrfundimisht nga portreti i tij. I trembet pasqyrės, ekranit, posterave, gjithēkaje qė e identifikon nė publik. Sali Berisha ka shkuar dhe mė tej. U trembet dhe atyre qė ka folur, qė ka publikuar dhe qė ka pėrdorur deri para dy muajsh pėr jetėn private tė kundėrshtarit tė tij. Si njė dem i tredhur qė pėrpiqet tė imitojė njė dem tė gjallė, por tė parrezikshėm, ai po sillet rrotull Tiranės, nėpėr qytete tė tjera tė Shqipėrisė, duke turfulluar qė askush nuk ia beson rrugėn e tij paqėsore. Ėshtė e pazakontė pėr njė fushatė elektorale qė partia kryesore nė vend tė pranojė publikisht se kryetari i saj i prish punė nė kryeqytet dhe nė opinion publik. Edhe mė e pazakontė ėshtė qė kėtė tezė ta pranojė kreu i shumicės dhe tė sillet si njė nxėnės i bindur. Kjo do tė thotė minimumi se ky njeri ka njė frikė tė madhe dhe njė makth nga humbja e mundshme e pushtetit. Ndryshe nga sa bėn si i fortė dhe luftėtar deri para dy muajsh, ndryshe nga sa bėn si rrugaē lagjeje duke sharė me libėr shtėpie deri para dy muajsh kundėrshtarin e tij, ndryshe nga sa ka bėrė si njeri qė i del zot punėve tė veta dhe partisė sė vet, ai ėshtė sot njė i vetėposhtėruar i madh i kėsaj fushate, njė “malok” qė “qytetari” Lulėzim Basha i ka thėnė ‘mė rri larg po qe se mė do tė mirėn pasi nuk tė do Tirana’. Me kėtė gjest, i cili mes tė tjerash e bėn qesharak, ai kam frikė se ka fokusuar mė shumė atė pėr ēfarė Tirana dhe realisht shumica e shqiptarėve nuk e pranojnė dot, ka ekspozuar para tyre hipokrizinė, mungesėn e sinqeritetit dhe personalitetin e dyfishtė. Ai ka pranuar para qytetarėve trukun si metodė politike tė tij dhe ėshtė duke na thėnė se po na gėnjen me ēunakė tė ri, tė keqpėrdorur prej tij familjarisht herė nė sallone e herė nė bodrume, herė nė ekrane e herė nė prapaskena, herė nė tendera njė miliard dollarėsh e herė nė pagesa nėn dorė, herė nė vrasje nė mes tė bulevardit e herė nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut. Sali Berisha ėshtė i vetėposhtėruari i madh i kėsaj fushate, pasi ėshtė bindur ndoshta dhe gabimisht se mes humbjes sė pushtetit dhe fshehjes sė tij nga sytė e njerėzve si faktor qė ēon demokratėt nė humbje, ka zgjedhur fshehjen. Pra, ai ka pranuar se nuk ėshtė njeriu qė ēon PD nė fitore, por ėshtė njeriu qė mban nė mėnyrė tė paligjshme kreun e saj dhe pėrdor figurina pėr tė gėnjyer njerėzit. Ky ėshtė njė vetėposhtėrim i pashembullt, pėr tė cilin besoj se ka pak raste tė ngjashme nė politikėn botėrore.
    Nė tė vėrtetė aq vota sa ka PD dhe e djathta janė vota tė tij. Me shpirt apo me gjysėm zemre, me ndershmėri apo me pak tinzari, ato vota prodhohen nė emėr tė tij. Nė emėr tė poshtėrimit tė tij siē po shkon kjo fushatė prodhohen vetėm barcaleta dhe forcohet fryma se ai ka vendosur tė ikė vetė nga skena. Shqetėsimi i tij i madh pėr tė mos i dalė zot fushatės se i prish punė Lulėzim Bashės ėshtė nė tė vėrtetė fillimi i fundit tė protagonizmit tė tij nė politikėn shqiptare. Fushata e vitit 2011 do tė shėnohet si fushata qė detyroi Sali Berishėn t’i fshihej popullit nga sytė, pasi e kuptoi qė e urrente.
    Nė njė situatė me ekstreme ka shkuar Ilir Meta. Atė e ka pėrjashtuar nga fushata jo vetėm Partia Demokratike, por dhe vetė LSI. Ai nuk ka guxuar tė nxjerrė portretin as nė posterat e partisė sė tij. PD ia ka ndaluar jo vetėm shfaqjen nė Tiranė, por dhe nė rrethe. Berisha shkoi nė zemėr tė bastionit tė tij nė Ēorovodė pa tė, ndėrsa ai duket se bėn kujdes mos ta kapin as kamerat nė kėtė fushatė. Imazhi i tij i ulur nė kolltuk me njė bllok nė dorė dhe njė gisht qė ngjyhej me pėshtymė pėr tė kėrkuar faqen tjetėr, duket se kanė tronditur pėrfundimisht edhe qytetarin Ilir Meta, i cili duket se ėshtė bindur se zėvendėskryeministri Ilir Meta pėr popullin shqiptar ėshtė thjesht njė hajdut.
    Pra, nga mėnyra si po degradon fushata elektorale dhe mesazhet politike qė po pėrcjell ajo, ne jemi duke shėnuar njė rekord botėror kur dy bashkėkryetarėt e koalicionit kanė kaluar nė ilegalitet pėr tė mos i parė populli me shpresė se kėshtu mund tė shtyjnė dhe pak nė pushtet. Sali Berisha dhe Ilir Meta janė bindur pėrfundimisht se kryeministri i vendit dhe ish- zėvendėskryeministri janė njerėz qė urrehen nga populli shqiptar. Nė kėtė pikė ja vlen t’i quash pėrfaqėsues tė shumicės nė vend. Shumica e shqiptarėve beson vėrtetė kėtė gjė.
    Albania Uber Alles

  3. #963
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Po te mos ishte Sali Berisha dhe Ismail Kadare,shumica e njerezve do mendonin se ndoshta ka vdekur Regjep Qosja.Pse?
    Sepse Regjep Qosjes nuk i ndihet zeri dhe as behet i gjalle asnjehere.Perveq ne dy raste, dhe nė tė dyja rastet kur duhet te kritikohet Ismail Kadare dhe Sali Berisha. Sa herė qė i nevojitet dikujt qė tė kritikojė sa mė ashpėr kėto dy personalitete – njėri, shkrimtari mė i njohur dhe i shpėrblyer shqiptar nė botė, e tjetri, njė ndėr burrėshtetasit mė tė popullarizuar tė Shqipėrisė nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit – Qosja vihet ne aksion,ne stilin e gjarperit,gjithmone duke u fshehur nen petkun e letrarit.
    Por eshte e cuditshme se kurre se kemi degjuar te flet asgje kunder Edi Rames ose ne pergjithesi kunder socialisteve.Ndoshta e ndien ende nostalgjine e kohes se"lavdishme"te xhaxhit Enver,poashtu edhe per problemet e shumta ne Kosove te te gjitha sferave ende nuk kemi degjuar te prononcohet ose te flas diqka.
    Ja recepti per ti mbyllur gojen Qosjes.Per Kosove Qosjes i eshte mbyllur goja pasiqe ka marre honorarin prej rreth 200 mijė eurosh pėr botimin nė 27 vėllime tė veprės sė plotė nga Instituti Albanologjik i Kosovės, nga e cila shumė rreth 130 mijė si honorar pėr vetveten e tij.
    A mund te me tregoj dikush se sa e ka honorarin Qosja nga socialistet e Shqiperise,per te mos i kundershtuar,apo kete pune ai e bene me nder,pa kompenzim,vetem per qejfin e shpirtit te ti komunist,vetem per vellezerit ideologjik te tij,Edi Ramen & Co?
    Ti mendon se personaliteti dhe dinjiteti i nje njeriu jane patjeter mallra per treg ? Keshtu i mat njerezit ti , me metrin tend ? Na jep ndonji euro ose dinar , se meqenese je kunder shqiptareve duhet te paguhesh mire ! Po them me na i fal , sepse nuk merret borxh tek nji i shitur , sepse pastaj nuk dihet kush te del pronar !

  4. #964
    Ti tė pėrjashton nga punėt, jo nga Partia

    Nga Andis Harasani

    I dashur kryetar
    Po tė shkruaj kėtė letėr me dhembje dhe jo me dilemėn nėse duhet tė ta nis apo jo. Ndoshta duhet tė ta kisha nisur mė parė, por edhe tani nuk prish punė. Pėr punė tė mira ėshtė gjithmonė kohė e pėrshtatshme. Tė uroj me gjithė shpirt qė ta fitosh kėtė garė si tė vetmen rrugė pėr tė mos ndodhur ndonjė gjė mė e rėndė nesėr. Uroj qė tė fitosh jo pėr atė ēfarė ke bėrė nė kėto kagtėr vite, por sepse pasojat pėr njė humbje, qė larg qoftė, do tė ishin shumė tė rėnda pėr moralin dhe besimin e PS-sė se nėse do tė arrinte tė fitonte ndonjėherė. Kaq. Ndryshime nė PS, si ato qė mund tė ndodhnin dhe duhej tė kishin ndodhur mbas vitit 2009, nuk ka mundėsi mė qė tė ndodhin, cilido qė tė jetė rezultati.
    Shumė kolegė dhe miq tanėt tė pėrbashkėt qė duan qė tė fitosh pėrsėri nė Tiranė thonė se fajin pėr mosrealizimet e bashkisė e ka qeveria. Dhe kėshtu ėshtė. Qeveria ka pjesėn e vet tė fajit. Por ti dhe unė, i dashur mik, e dimė qė ėshtė kėshtu ėshtė kjo bota jonė arkaike politike. Njėherė e njė kohė, kryeministri dhe zėvendėskryeministri i kėtij vendi ishin nė garė se kush do tė tė jepte mė shumė fonde. Mirė kanė bėrė dhe ata atėherė.
    Sot janė kohė tė tjera. Ti vazhdon tė jesh nė pushtet, kurse nė tė gjithė jemi nė opozitė. Ne i bllokojmė nė parlament sa mundim, e kemi nisur me bilbila, e vazhduam me bojkot dhe jemi prapė nė gjysėm bojkot. Ata na bllokojnė nė bashki. Kėnaqemi ne kur nuk u shkojnė atyre punėt mirė, kėnaqen ata kur na shkojnė neve punėt keq. Keq i shkojnė punėt tė gjithėve nė Shqipėri, pastaj. Si ekonomist qė jam nga profesioni, kam mėsuar nė kėto vite nė politikė, se politika ėshtė si kontabiliteti. Shkon dhe vjen me llogari. Ēfarė do tė mbjellėsh, do tė korrėsh. Dhe kur ndodh qė viti tė jetė i mbarė dhe tė ketė tė korra tė shumta, eksperienca ka treguar qė duhet ruajtur njė sasi e prodhimit kur vitet qė vijnė tė jenė vite ters. Ndodh qė nuk ka shi sa duhet, fara tė jetė e keqe dhe plehu i pėrdorur i papėrshtatshėm.
    U bė shumė kohė qė nė mbledhjen e kryesisė sė PS, bashkė me njė koleg qė atėherė e besoja shumė, kur na kėrkoje qė tė mos shkonin nė Parlament, u ngritėm dhe tė thamė qė ta lesh edhe ti bashkinė. Ta linin tė gjithė socialistėt dhe pastaj shkonim nė zgjedhje tė parakohshme. Na pe me dashuri se atėherė na dukej se na doje, na the se do ta mendoje…ndoshta po e mendon akoma, por nuk e bėrė. Me siguri na ke dhėnė tė drejtė sa pėr tė mbyllur mbledhjen.
    Jam shumė i shqetėsuar pėr kėto zgjedhje, miku im. Me shqetėsojnė pėr PS.nė se jam akoma pjesė e atij grupi. Megjithatė nuk kuptoj shumė gjera qė ndodhin nė kėto kohė. Nuk kuptoj se ēfarė po ndodh kur shoh njė drejtues tė rendėsishėm tė Ballit Kombėtar qė mbron socializmin si ne.
    Pėr kėto shqetėsime flas shpesh me miqtė e mi, megjithėse nuk e di sa miq i kam kur ende nuk mė kanė uruar pėr djalin qė mė ka lindur. As ti, si mik i vjetėr nuk mė ke uruar. Miqtė tanė mė thonė se kėsaj rradhe ja kanė mbledhur Pd.sė. Kanė marrė njerėzit mė tė egėr qė ka kjo parti dhe i kanė vėnė tė kandidojnė pėr Ps.nė zonat e egra tė Pd.sė. Dhe kėtė gjė e quajmė fitore dhe na bind se fitojmė. Nuk di pse njė gjė e tillė mė ngjan shumė me amnistinė fiskale qė u shamė aq shumė nė Parlament dhe qė po e zbatojmė nė kėto zgjedhje. Po falim njerėz qė nuk janė socialistė, qė kanė punuar kundėr socialistėve sepse kėshtu thonė ca miq tanėt deputetė socialistė. Ca nga kandidatėt tanė i njohin mirė kėta miq sepse nė 2009 ju kanė vjedhur votat. Sot kandidojnė pėr Ps.nė qė e pakta tė mos vjedhin mė vota nga ne.
    Nuk e di sesi duhet tė ndjehen deputetėt dhe militantėt tanė sot kur dje, me ca nga kandidatėt tanė janė pėrplasur edhe fizikisht. Do tė votojnė pėr ta? Do ta mbrojnė votėn e tyre? Ēfarė mėsimi merr nė njė rast tė tillė socialisti i thjeshtė, ai militanti i bazės, qė ndryshe nga ne tė dy dhe shumė tė tjerė, vetėm i kanė dhėnė Ps.sė dhe nuk i kanė marrė asgjė. Qė i kemi trajtuar si tifozė futbolli, qė ju kėrkojnė tė brohorasin pėr ne, tė zihen pėr ne, tė gėzohen dhe tė hidhėrohen pėr ne dhe nė fund, ju sjellim nė ekip lojtarė kundėrshtarė?
    Hajde se i bindėm ata dhe kėta kandidatė tė rinj fitojnė nė zgjedhje. Kėtu kemi pėrsėri problem. A kemi ndonjė detyrim nesėr ndaj tyre? A kemi siguri sesi ata do ta menaxhojnė komunėn dhe bashkinė? A ke besim se ata do tė vijnė nė Tiranė pėr tė protestuar po t“ja kėrkosh ti, miku im?
    Kėsaj rradhe nuk po bėj fushatė. Lexoj gjithė gazetat dhe shoh tė gjitha emisionet televizive qė bėjnė debat pa kandidatėt rivalė. Askush nuk mė ka kėrkuar qė tė bėj fushatė. Njė miku yt nga Ballkani, tė tha njėherė se kur tė kesh probleme me njerėzit, mos bėj pėrjashtime nga partia, por pėrjashtoi nga punėt e partisė. Kėtė kėshillė qė tė kanė dhėnė, po e zbaton me sukses. Jam nė parti, por mė keni pėrjashtuar nga punėt e partisė. Ne tė gjithė tė kemi lėnė qė ta ndjekėsh kėtė kėshillė dhe ta realizosh nė praktikė. Por kjo nuk mė pengon qė tė jem shumė i ēuditur qė ti, miku im, je pajtuar me kėtė mentalitet kaq ballkanik. Shumė vjet mė parė, kryeministri i asaj kohe tė thirri qė tė vije nė Tiranė pikėrisht pėr tė luftuar kėtė mentalitet. Sot mė vjen keq, por ta shoh nė ēdo hap qė hedh nė politikė.
    Ndoshta kjo ėshtė arsyeja qė mė parė, i pėlqeje tė gjithėve kur dilje nė televizor. Pėlqenin tek ty mėnyrėn si flisje, si lėvizje duart, si flisje pėr tė ardhmen dhe pėr gjėrat moderne qė i mungonin politikės nė Shqipėri. Sot, vėshtirė se tė kupton kush.
    Dje ishe plot me ide. Edhe nė katin e dytė tė Ps.sė, vizatove nė dysheme me shigjeta drejtimin e fabrikės sė ideve. Tani aty kanė humbur ngjyrat. Shpesh idetė e tua atėherė mė dukeshin fasadė, por ne kėtė punė kemi nė politikė dhe ato ide gjeneronin vota. Sot nuk e di.
    Po i kthehem dhe njėherė fushatės. Nė 2005 fitova mandatin e deputetit nė Tiranė nė njė zonė tė vėshtirė, por bėra shumė miq e shokė qė besuan dhe luftuan bashkė me mua pėr fitore. Nė 2009 mė ēove nė Kavajė dhe Rogozhinė sepse ishin zona tė vėshtira. Luftova prapė. Bashkė me njė kolegun time, u zura edhe me karrige qė tė mbroja ēdo votė. Sot ti nuk e kujton atė kohė. Nga tė gjithė deputetėt qė ke nė grup, jam i vetmi qė nuk mė ke thėnė njė gjysėm fjale e tė mė pyeshėsh se ēfarė mendoj pėr kėtė fushatė. Kjo nuk ka shumė rėndėsi se ėshtė njė ēėshtje mes nesh. Por tė vesh kandidat nė Gosė tė Kovajės njė individ qė na ka vjedhur votat nė 2009, ėshtė shumė. Kjo ėshtė shumė e rėndė. Nuk e di cili ėshtė morali i kėsaj historie. Megjithatė, kush pyet pėr moral nėse fiton. Ky ėshtė problemi. Ka shumė njerėz qė mendojnė se zgjidhja qė dikush merr pėr veten, nė tė gjitha rastet ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr interesin e tyre. Ose tė paktėn,, zgjidhja mė e mirė se ajo qė ndonjė tjetėr do tė kishte marrė nė vend tė tyre. Unė nuk mendoj kėshtu. Mendoj ndryshe. Po tė reflektohet me kujdes, kėshtu do tė mendonte kushdo. Eshtė si nė njė lojė shahu kur njė fillestar luan me njė mjeshtėr tė kėsaj loje. Fillestari ėshtė gjithmonė ai qė do tė humbasė, pėr shkak tė zgjedhjeve qė bėn pėr tė pėrdorur figurat e tij. Ato zgjedhje do tė ishin mė tė mira nėse fillestari do tė pranonte tė dėgjonte dhe tė merrte ndihmė dhe nga lojtarė tė tjerė qė e njohin lojėn si ai ose mė mirė se ai.

    Gazeta “Shqip”
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #965
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Diktatori i fundit komunist: “Edi Rama dhe shokėt e tij duhet ta udhėheqin Shqipėrinė”
    27-04-2011 / Nga Kostaq Xoxa
    Kujtesė nga rreshtimi i Ramiz Alisė nė shkrimin e tij tė 18 prillit 2007

    Nė shkrimin e botuar nė njė tė pėrditshme nė datėn qė jepet nė okielo, tregohet njė aferė politike nė tė cilėn “antikomunisti” ekstremist dhe anarkist, Edi Rama, del i zbuluar lakuriq, mė keq se lakuriqėsitė e tij qė kanė marrė dhenė.
    Pavarėsisht se Ramizi ishte bėrė leckė nga Edvini (1991) nė librin e tij hipokrit - me mėsymje tė papėrmbajtura kundėr komunizmit, kundėr nostalgjisė enveriste, kundėr Ramiz Alisė, - paska ardhur njė ēast i jashtėzakonshėm kur Ramizi duhej t’i shpėrblente Edvinit lejen qė i dha pėr ndėrtimin e njė pallati nė tokėn e Xhuvanėve, ku pjesėtar ėshtė edhe Ardian Klosi: “Leja e ndėrtimit i ishte dhėnė njė personazhi mediatik tė fuqishėm. Ky, nėpėr medies sė tij, do tė kontribuonte nė humbjen e socialistėve dhe tė Fatos Nanos, nė zgjedhjet e tre korrikut. Kjo marrėveshje u krye me pronarin e kėsaj medieje, e cila i hapte rrugėn Edvinit drejt marrjes sė kreut tė socialistėve”, - po citojmė njė fragment nga ky shkrim qė paska kaluar pa u vėnė ré.
    Duket si njė aferė mafioze nga mė fantazmagoriket ndėrmjet njė komunisti tė deklaruar enverist, si Ramiz Alia, dhe njė antikomunisti ekstremist tė vetėshpallur si absolutisht i papajtueshėm me PPSH-nė, pra edhe me PS-nė, qė s’ėshtė veēse PPSH-ja e pudrosur dhe me makijazhin fals tė “rinovimit” demokratik!
    Po citojmė njė skenar si tė shtrigave shekspiriane: “ Po tė thellohen kėrkimet mė shumė nė historinė e kėtij pallati, do tė shikojmė se leja e ndėrtimit i ėshtė dhėnė njė personazhi tė fuqishėm mediatik (aluzion thuajse i hapur qė tregon se pėr cilin ėshtė fjala,- shėnim) i cili ndėrmjet medies sė tij do tė kontribuonte nė humbjen e socialistėve dhe tė Fatosn Nanos, nė zgjedhjen e tre korrikut, marrėveshje kjo e Ramės me pronarin e kėsaj medieje e cila do t’i hapte rrugėn Edvinit drejt marrjes sė kreut tė socialistėve”.
    Thuajse e pabesueshme! Por ē’nuk ndodh me personazhe aventurierėsh si Ramizi, i cili nga numri tre i hierarkisė pranė tiranit tė kuq Enver Hoxha ia mbėrriti qė, me ndihmė krushqish dhe me kolaboracionin e Nexhmijes, tė kapėrcente mbi Hysniun dhe mbi Mehmetin, pėr tė vėnė nė dorė skeptrin e njė Enveri tė katandisur qė tė bėnte karagjozllėqe me rojat e tij! Ē’nuk ndodh me “antikomunistė tė tėrbuar” si e.r.-ja i librit tė pushkatuar, njė parvėny i rikthyer nga stallat e kuajve tė Parisit, si njė proselit qė duhej tė bėnte lutje pėr tė qenė anėtar i thjeshtė i PSSH-sė! Autori i kėtij shkrimi, I.D. (nė tė vėrtetė emri ėshtė i plotė) ka kėtė koment tė tij, me njė periudhė tė stėrgjatė, tė denjė pėr romanet e verdha tė Sherlok Holmsit: “Nė tė gjithė kėtė histori pazaresh e kulisash, nė kėtė histori vlerash makbethiane, ku pėrplasen ish-diktatorėt me kandidatėt pėr diktatorė, mes vrasjesh tė njė kohe tė shkuar dhe pabesive tė njė kohe tė tashme, ia vlen t’i hedhėsh njė sy marrėveshjes sė Edvin Ramės me diktatorin e fundit tė shqiptarėve, Ramiz Alinė, njeriun qė i ka duart tė ngjyera me gjakun e mijėra shqiptarėve, me vrasje poetėsh apo intelektualėsh dhe nė vrasje kalimesh kufiri tė bijve tė nėnave qė tentonin lirinė larg diktaturės qė po i terrorizonte”.
    Pasi bėn njė portret tė frikshėm tė Ramiz Alisė, autori bėn edhe portretin pervers tė Edi Ramės. Pėr tė parin, Ramizin, pėrmendet fizionomia e tij kriminale, si “i pranishėm nė ēdo vrasje tė dirigjuar nga E. Hoxha”, si bashkėfajtor pėr “burgosjet e T. Lubonjės, F. Paēramit e duke pėrfunduar te vrasjet e M. Shehut, K. Hazbiut, Ll. Ziēishtit, etj”: “A nuk ishte R. Alia personi qė bllokoi hapjen e kufirit me Perėndimin, njeriu qė ktheu kohėn e tallonit dhe tė urisė, njeriu qė shkatėrroi ekonominė shqiptare me formulėn e tetėdhjetė pėrqindėshit?”. Pastaj i vjen radha Edit: “Duke nxjerrė R. Alinė nė mbrojtje tė tij, Edi Rama vėrtetoi para shqiptarėve se ėshtė pjesė e monstrės komuniste (...) qė po ripėrtėrin gjymtyrėt e prera tė zvarranikut komunist (...) dhe sot shikojmė njė lidership i cili, pėr tė arritur qėllimin e vet nė drejtim tė pushtetit, ėshtė gati tė bėjė aleancė edhe me nomenklaturėn e vjetėr komuniste, duke shpresuar nė sundimin e plotė (...) e duke kthyer mbrapsht rrotėn e historisė. Me atė, metastazat e komuniste jo vetėm qė nuk janė zhdukur, por ato kanė marrė frymė nė mėnyrė tė fshehtė pėr t’u gjallėruar kur tė dilte njė i ēmendur si Edi Rama pėr t’i pėrfaqėsuar”.
    Mjaft me kaq. Edhe sikur diēka, shumė pak, tė jetė e vėrtetė nė kėtė shkrim, do tė duhej tė bėhej njė investigim i hollėsishėm, qoftė pėr R. Alinė, qė “nuk di gjė pėr Tivarin, le tė pyeten kosovarėt”, qoftė pėr E. Ramėn qė “ka deklaruar si tė ardhura 3000 euro!”. Sa fukara paska qenė, i shkreti! Vetėm trushkulurit mund t’i besojnė allēakut Edi Rama!
    Nė kėtė histori qė pėrmendėm, shumė gjėra mund tė duken si tė fantazisė sė njė fantashience tė shthurur. Por disa gjėra, megjithatė, janė tė hetueshme. Mund tė qėmtohet nėse ėshtė dhėnė njė leje ndėrtimi prej Edvinit pėr njė pallat nė tokėn e cilėsuar me emėr konkret, ku ėshtė pjesėtar edhe “antikomunisti”, vėlla siamez i Edvinit. A ėshtė ndėrtuar pallat nė atė zonė dhe a ėshtė e vėrtetė se ndėrtues na qenka njė personazh mediatik ultramilioner? A ėshtė me leje apo pa leje ndėrtimi i kėtij pallati? Nė atė terren, pavarėsisht nga njė plan urbanistik ekzistent apo inekzistent, kėshilli bashkiak a kishte qenė i mendimit apo jo pėr njė lulishte, nė sipėrfaqe vėrtet tė bollshme si ajo?
    Kjo tollovi, si edhe shumė tė tjera tė ngjashme me ngjarjen e ēuditshme, do tė ishin krejtėsisht tė pamundshme pa atė gangrenė tė kuqe, tė pėrshkruar nė litanitė si nė njė tempull nga e.r.-ja, qė e ka emrin mendėsia komuniste, pėr tė cilėn e.r.-ja ka shkruar me dorėn e tij:
    “PPSH (ose PSSH, - shėn.) nuk mund tė ekzistojė mė veēse duke kundėrshtuar hapur dhe totalisht mendėsinė e vet. Por tingėllon paradoksale qė Partia e Punės (apo socialiste, s’ka ndonjė ndryshim, - shėnim) po u bėn thirrje pėr solidarizim pikėrisht kėtyre psikologjive tė mendėsive tė vjetra. Paradoksi mund tė rrėzohet vetėm po tė bjerė poshtė thelbi i mendėsisė qė sundon kokat e drejtuesve tė Partisė sė Punės. Krerėt e burokracisė shqiptare besojnė mendjelehtėsisht se zhdukja e Stalinit nga piedestali nė mes tė natės (...) ėshtė i mjaftueshėm pėr t’u mbyllur gojėn mėkatarėve dhe pėr tė mbledhur rreth vetes besimtarėt e pėrhershėm. Pėrderisa nė Pallatin e madh tė kulturės shqiptare nuk do tė hiqet parulla e kuqe gjigante qė glorifikon Partinė e Punės; pėrderisa nga majat e maleve do tė vazhdojė tė na vrojtojė emri Enver, demokracia nė Shqipėri do tė jetė njė utopi, kurse vėllavrasja do tė endet pezull mbi kokat tona”. Nė kėtė gjendje sureale qė po na katandisin, na duket sikur Enveri ka nxjerrė kokėn, aty ku ėshtė ylli i kuq, te pėrmendorja e Nėnės-Shqipėri, nė varrezat e dėshmorėve: “Bravo, bijtė e mi, Edi dhe Ardian! Rrumpallė e bėni kėtė vend tė pabesė, qė ma pėrmbysi statujėn, nė qendėr tė Tiranės!”
    ***
    Njė gjė ėshtė e qartė: Qė Shqipėrisė po i bėhet njė dėm i pallogaritshėm nga personazhe tė tillė tė politikės shqiptare. Po na ringjallet figura e hajdutit tė kuajve, Grigor Rasputinit qė, nė vitet 1915-1916, mori pėrfytyrimin e njė shenjtori, paēka se e ēoi Rusinė perandorake nė zgrip tė greminės.
    Populli ynė e ka rastin, kėto dy javė qė mbeten, tė shkundet e tė dallojė mashtrimin nga e vėrteta, njeriun serioz nga aventurieri, njeriun qė i rri pranė qytetarit, nga kryebashkiaku pro forma, titullarit tė cilit i intereson bashkia vetėm pėr aferat 20 pėrqindėshe, nga kryebashkiaku i ardhshėm i premtimeve tė njėmendėsuara. Emblema e “Qytetarit nė vend tė parė, Tiranės mbi gjithēka” ėshtė me bindėse se zhurmimi se “Ē’do tė bėjmė”, pėr tė fshehur gjithēka qė s’ėshtė bėrė! “Ē’do tė bėjmė” ėshtė i huazuar nga njė libėr i Leninit me titull nė edicionin frėngjisht “Che faire” .
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #966
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Ktu gabohesh ti plak
    Diktatori I fundit komunist eshte Sali Ram Sheqere Berisha

  7. #967
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2011
    Postime
    22
    Po lexoja me kenaqsi temen e 4 vjeteve perpar kur Rama ndeshej me Olldashin e nuk u habita te gjeja shume prej mbrojtesve te Olldashit te dikurshem te simaptizojne me te njejtat fjale sot per Bashen...
    cfare ka ndryshuar nga atehere? Rama eshte konsumuar, ndersa Basha qe hiqet si administrator i mire harron shkaterrimin qe i beri Zogut te Zi kur ishte minister trasportesh, dhe qe hodhi ne kosh plot 2 milion euro te taksapaguesve te atyre qe neser shpreson ti drejtoje.
    Ne nje vend normal, nuk ka kandidat qe te fitoje 4 here, sic nuk mund te ndodhe qe dikush qe ka vrare 4 njerez ne qender te qytetit te kete edhe pretendimin te drejtoje me pas ate qytet, sado te bukur apo fallco mund ta kete buzeqeshjen.

  8. #968
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    basha duhet te kapet te projektet e ardheshme
    se po u kap tek komunizmi, tek demokracia ,ai nuk mund te fitoje, sepse shumica e shqiptareve nuk jane ne gjendje te kuptojne kush eshte diferenca ndermjet dy sistemeve.

  9. #969
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    e ke gabim
    gazeta shekulli dhe gazeta tema kan hapur sondazhe
    dhe te dyja keto sondazhe japin fitoren e rames
    te dyja keto gazeta lexohen vetem nga socialistet , dhe te gjithe gazetaret e analistet bashke me Kokedhimimen qe shkruajn ne keto gazeta jane te shitur tek Edvini ...
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  10. #970
    Citim Postuar mė parė nga Zekthi_ Lexo Postimin
    Po lexoja me kenaqsi temen e 4 vjeteve perpar kur Rama ndeshej me Olldashin e nuk u habita te gjeja shume prej mbrojtesve te Olldashit te dikurshem te simaptizojne me te njejtat fjale sot per Bashen...
    cfare ka ndryshuar nga atehere? Rama eshte konsumuar, ndersa Basha qe hiqet si administrator i mire harron shkaterrimin qe i beri Zogut te Zi kur ishte minister trasportesh, dhe qe hodhi ne kosh plot 2 milion euro te taksapaguesve te atyre qe neser shpreson ti drejtoje.
    Ne nje vend normal, nuk ka kandidat qe te fitoje 4 here, sic nuk mund te ndodhe qe dikush qe ka vrare 4 njerez ne qender te qytetit te kete edhe pretendimin te drejtoje me pas ate qytet, sado te bukur apo fallco mund ta kete buzeqeshjen.
    Me qenese te dy kandidatet per Tiranen qenkan , njeri i konsumuar (Ketu ke te drejte e tjetri "na paska vrare 4 vete" , simbas teje kush mund te ishte kandidat i mundshem nga te dy krahet ???
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •