Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 64 prej 328 FillimFillim ... 1454626364656674114164 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 631 deri 640 prej 3272
  1. #631
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Asnje sondazh ne mediat pro Rama

    Nese e keni verejtur dhe nese keni bere krahasime, asnje sondazh i hapur online nuk gjendet ne asnje website te mediave qe jane pro Rama.
    Sondazhet online gjenden vetem ne mediat qe jane te pavarura.

    Sic duket Rama i ka urdheruar mediat qe jane nen kthetrat e tij qe te mos hapin asnje sondazh duke e patur parasysh rezultatin dhe friken qe do te mbillte ne kampin socialist dukja hapur e sondazheve pro Bashes edhe ne mediat nen kthehtrat e Rames.

    Shihet haptas nje frike dhe nje para-dorezim e shptartallim militanteve te Edvin Rames.

  2. #632
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    e ke gabim
    gazeta shekulli dhe gazeta tema kan hapur sondazhe
    dhe te dyja keto sondazhe japin fitoren e rames

  3. #633
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Jam shum dakort me Ty
    Nuk ka si ta mohoj levizjen e lire
    Por un dua ta di pse edhe Tani qe ne shqiptaret levizim te lire nusja e hollandezit nuk merr nenshtetesine shqiptare???
    Eshte Pyetje qe me ngacmon dhe eshte gje qe me bezdis shume sic te bezdis Ty rrahja qe u Ben Rama grave( gje qe duhet vertetuar se kan ngelur akoma ne kuadrin e thashethemeve te pavertetuara)
    Le te shohim cfare pergjigje do japi Basha per kete pyetje qe te ngacmon ty. Nderkohe mua me ngacmon fakti qe Rama ka ngritur nje akuze te rende ndaj bashkshortes se pare, i bie qe kryetari i PS dhe bashkise se Tiranes, ose ka patur babain me te pamoralshem ne Shqiperi ose ka fiksime serioze qe duhen trajtuar.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #634
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Edhe Shemsi Prenci i duhej Sales kete here. I modh fare je Sale. Po bej nje krahasim koti. Ky Peka ngjan ne nje fare menyre me Gim Shehun, ndersa ky Prenci sikur te jete vllai binjak i Paulin Sterkaj. Nuk zuri mend Sala nga legenat. Ha tum Sale, klluf jastiku ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #635
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Meqe nuk kane kandidat te denje socialistat ,na sjellin krahasime mes Olldashit dhe Bashes..haha...po sigurisht qe Olldashi eshte i denje te perfaqsoje kombin e le me nje qytet.
    Lulzim Basha ,zgjedhje optimale per fitore te PD-se. dhe Tiranes.



    Propaganda negative per kundershtarin politik nuk do te fitoje , vetem vlerat dhe premtimet racionale do te qendrojne dhe do te fitojne.
    Rrjedhimisht : lamtumire propaganda dhe mentaliteti komunist, mirmengjes Tirane te duhet drita,zhvillimi ,te duhet Lulzimi!


    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #636
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Opozita, nisje fitimtare me kėmbėt nė tokė
    PREĒ ZOGAJ | 12/04/2011
    Shekulli


    Opozita niset si fituese nė fushatėn elektorale pėr zgjedhjet e 8 majit. Thėnė ndryshe, niset nga vendi i parė. Nė mbėshtetje tė kėtij pohimi nuk ėshtė mė vetėm fryma mbizotėruese antiqeveritare nė vend; nuk janė mė vetėm arsyet politike, ekonomike dhe sociale, pėr tė cilat kemi shkruar sa e sa herė gjatė njėzet muajve tė fundit. Janė edhe tė dhėnat e sondazhit tė realizuar nga Instituti pėr Studime Ndėrkombėtare, i pari sondazh i pakontestuar pėr kėto zgjedhje.


    Sipas sondazhit nė fjalė, po tė votohej sot, rreth 44 pėr qind e zgjedhėsve do tė votonin pėr rizgjedhjen e kryetarėve tė tanishėm tė bashkive, 34 pėr qind do tė votonin pėr t'i ndryshuar dhe 21 pėr qind e tyre nuk do ta dinin pėr kė. Kėto janė shifra tė mesatarizuara nga pėrgjigjet qė kanė dhėnė 1202 tė pyeturit nė bashkitė e pėrfshira nė sondazh.


    Nėse Instituti i Studimeve Ndėrkombėtare do tė kishte publikuar shifrat pėr secilėn bashki veē e veē do ta kishim mė tė lehtė tė kuptonim ku jemi dhe tė parashikonim rezultatin e pėrafėrt tė zgjedhjeve. Nuk i gjykoj dot arsyet pėrse Instituti i ka futur tė dhėnat nė njė thes. Ndoshta nuk ka dashur tė provokojė pakėnaqėsi dhe zhurmė.


    Prandaj e ka parė tė udhės tė tregojė vetėm njė pamje tė enigmės, duke ua lėnė tė interesuarve ta zbulojnė vetė pjesėn tjetėr tė saj. Megjithatė, askush nuk mund tė zbulojė ēfarė nuk ekziston. Shifrat dhe tė dhėnat e publikuara nuk tė lejojnė tė nxjerrėsh doemos pėrfundimet qė tė pėlqejnė, pa qenė logjik.


    Sondazhi nuk ėshtė kombėtar. Ai ėshtė fokosuar nė dhjetė bashki, ku pėrfshihen Tirana, Shkodra, Durrėsi, Elbsani, Korēa, Fieri dhe Vlora, pra shtatė bashkitė e qyteteve tė mėdha, qė pėrcaktojnė balancėn e zgjedhjeve. Gjashtė nga kėto bashki aktualisht i drejtojnė socialistė. Tė gjashtė kryetarėt e tyre janė rikandiduar nga PS dhe Koalicioni opozitar "Aleanca pėr tė ardhmen".


    Ata startojnė tė gjithė si fitues me votėn "pro" tė 44 pėr qind tė zgjedhėsve, pra me njė avantazh prej 9,4 pikėsh ndaj votės "kundėr". Kjo diferencė e lartė mund tė zvogėlohet apo tė thellohet. Por ėshtė shumė e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur tė pėrmbyset nė harkun e 30 ditėve tė fushatės elektorale. Mbėshtetja 44 pėr qind mund tė pėrkthehet nė njė fitore akoma mė tė thellė po tė llogaritet shkalla e abstenimeve, qė sipas tė njėjtit sondazh varion midis 30-34 pėr qind tė zgjedhėsve.


    Instituti nuk ka sqaruar ēfarė janė 21 pėr qind e tė pyeturve qė nuk e dinė pėr kė do tė votojnė. Janė votues qė nuk do tė marrin pjesė nė votime? Apo thjesht nuk kanė vendosur ende kujt do t'ia japin votėn. Nėse janė pjesė e abstenimit, diskutimi pėr tendencėn e sondazhit nuk ka sens tė vazhdohet mė tej: kandidatėt e opozitės nė qytete kryesore, me pėrjashtim tė Shkodrės, janė tė stėrfituar! Nėse janė votues tė pavendosur, ata kurrsesi nuk mund t'u shtohen si me lopatė votuesve kundėr, siē do t'ia kishte qejfi ndonjė naivi.


    Tė pavendosurit, qė mbesin nė dilemė edhe kur nis fushata, nuk dalin tak-fak nga dilema e tyre dhe prandaj nuk shkojnė tė gjithė nė votime. Ata qė shkojnė, ndahen me diferenca tė vogla, sipas ndarjeve tė kampeve kundėrshtare, me njė anim tė kuptueshėm nga opozita. Kėtė tendencė e ka treguar edhe pėrvoja e zgjedhjeve shqiptare. Tė pavendosurit kanė rėndėsinė e tyre. Ata janė gjithnjė njė nishan elektoral i partive para dhe gjatė fushatės.


    Por "kush ka bėrė petulla me tė pavendosurit, i ka bėrė me ujė dhe ka ngrenė gishtat", - siē thotė populli. Sidomos kėsaj radhe nuk ėshtė rasti. Nuk ėshtė dy- tre pikė, por rreth dhjetė pikė diferenca mes opozitės dhe qeverisė nė kėto qytete. Arsyeja tjetėr pse avantazhi i opozitės mund tė lexohet si fitore ėshtė sistemi mazhoritar me njė tur i votimit. Kush del i pari, ėshtė fitues, edhe po tė mos e kalojė 5O pėrqindėshin.


    Ruajtja e gjendjes ekzistuese nė qytetet e mėdha tregon se kryetarėt e kėtyre bashkive kanė lėnė gjurmė dhe pėrshtypje tė mira me punėn dhe sjelljen e tyre. Po tė kishin bėrė gjėra diskredituese, nuk do tė rikonfirmoheshin, edhe pse kanė erėn opozitare nė favor. Ndėrkaq, do tė ishte e njėanshme dhe sipėrfaqėsore po tė thoshim se merita ėshtė vetėm e tyrja. Ėshtė edhe situata politike, madje ėshtė pikėsėpari situata politike ajo qė promovon kandidatėt e opozitės nė kėtė fushatė.


    Qytetarėt nuk kanė pritur e nuk presin mrekulli nga pushteti vendor. Qytetarėt janė realistė nė lidhje me atė qė mund t'u ofrojė kryetari i bashkisė apo komunės, nė njė vend qė drejtohet nga njė qeveri me mendėsi tė theksuar centralizuese, siē ėshtė qeveria "Berisha". Pa nėnvlerėsuar pėrkushtimin dhe etikėn e tė zgjedhurve lokalė, votuesit e opozitės duan t'i japin qeverisė "Berisha" mė 8 maj njė mesazh tė fortė largimi pėr tė gjitha ato arsye qė lidhen me deformimet e rėnda tė demokracisė, me korrupsionin qeveritar, me rėnien e vazhdueshme tė ekonomisė.


    Sondazhet qė nxjerrin fitues kandidatėt e opozitės janė vėrtetė shprehje e triumfit tė fushatės politike, siē vinte nė dukje gazetari Mero Baze nė njė shkrim tė tijin para pak ditėsh.


    Efektet e fushatės politike tė kombinuar me fushatėn programore tė kandidatėve, kanė shkuar e po shkojnė edhe nė komuna. Shumė prej komunave, sidomos nė Jug, opozita i ka pas humbur pėr shkak tė fragmentimit tė votės, qė mundėsonte Kodi i mėparshėm. Kėsaj radhe hapėsirat pėr taktika elektorale pėrēarėse nga partitė nė pushtet janė ngushtuar nė maksimum. Tani edhe thikat pas shpine janė tė dukshme dhe tė lexueshme. Kjo situatė do tė mundėsojė njė fitore proporcionale tė opozitės nė gjithė vendin.
    Por kujdes! Kjo ėshtė nisja. Midis "zgjedhjeve nesėr" dhe "zgjedhjeve me 8 maj" janė mė shumė se 25 ditė akoma. Njėzet e pesė ditė me kėmbėt nė tokė pėr tė mbrojtur e korrur ēfarė ėshtė mbjellė pėr njėzet muaj. Numėrimi mbarė ka filluar pėr opozitėn. Asaj nuk i duhet tė bėjė ndonjė mrekulli. Ajo ėshtė pėrpara. Asaj i duhet tė mbetet pėrpara.

  7. #637
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Islami: PS humbet 25-35% tė bashkive qė fitoi nė 2007

    Sekretari elektoral nė PS, Kastriot Islami, duke bėrė njė prognozė tė rezultatit tė 8 majit, shprehet se beteja e Tiranės mbetet mė pak e parashikueshme. Sipas tij, diferenca mes Ramės dhe Bashės nuk ėshtė me e madhe se 2%. Islami i bashkėngjit kėsaj analize dhe rezultatet e njė sondazhi tė bėrė publik pak ditė mė parė, se nė shumicė votuesit nuk do tė votonin kryetarėt aktualė tė bashkive. Duke folur pėr mėnyrėn se si ėshtė organizuar PS nė kėto zgjedhje, Islami shpreh rezerva pėr mosangazhimin e sekretarėve tė PS nė shtabet elektorale, ndėrsa vėren ngritjen e strukturave paralele me ato partiake.

    Nė 7 prill 2011, PSSH ēeli fushatėn elektorale, ēfarė mund tė lexohet pėrtej “spektaklit” qė tanimė ėshtė bėrė tradicional pėr tė gjitha subjektet kryesore politike?

    Ēelja e fushatės sė PSSH ishte nė formėn e spektakleve tanimė tradicionale e tė zakonshme, me shumė ngjyra e pėrgjithėsisht e pėlqyer nga tė pranishmit, por qė: i) krijonte pėrshtypjen e njė dileme midis retorikės sė ashpėr e reaktive dhe pėrpjekjeve pėr njė platformė alternative; ii) kishte mungesė drejtpeshimi midis qendėrzimit tė ekzagjeruar tė Ramės dhe negativizmit ekstrem me sharje e sulme pėr kundėrshtarin, iii) jepte pėrshtypjen e pasigurisė, dukej motivuese nė deklamimin e objektivit tė fitores por ndihej demotivuese pėr sigurinė e realizimit dhe mbrojtjen e rezultatit; iv) nuk ngjallte optimizėm, por panik, se gjatė dhe nė pėrmbyllje kishte elemente kėrcėnimi pėr mospranim rezultati e turbullira dhe sė fundmi (kjo do tė ishte me e parėndėsishmja) v) ēelja pėr shkak edhe tė “teknologjisė shto miell e shto ujė” ishte lodhshmėrisht e gjatė, madje edhe pėr militantėt mė tė zellshėm. Po ashtu, edhe nga ēelja, ndryshe nga ē`ishte thėnė mė parė, nuk mund tė kuptohej nėse fushata do tė mbetet politike e qendrore dhe mė shumė negative apo do tė kthehet a kombinohet me njė fushatė vendore e pozitive, pra pėr qytetarin.

    Tashmė PS ėshtė futur nė zgjedhje dhe ka ēelur fushatėn zgjedhore, ēfarė risish ka nė organizimin e programin e kėsaj fushate?

    Pėrmbledhtas mund tė thuhet minimalisht se organizimi duket ende joprofesional. PSSH duket ende pa njė platformė/program kombėtar tė mirėmenduar me alternativė tė trajtimit tė shqetėsimeve tė qytetarėve pėr ēėshtjet lokale dhe pa strukturė organizative tė programuar, politiko-elektorale qendrore e tė shtrirė deri nė nivelin e qendrės sė votimit. Mbi tė gjitha, ėshtė hera e parė qė strukturat e larta politike-partiake qendrore nuk janė kthyer nė shtabe elektorale: pėr shembull, sekretarėt e PSSH qė duhet tė merren me ēėshtjet e rėndėsishme tė zgjedhjeve: i) organizimin elektoral (Kastriot Islami), ii) programin elektoral (Andis Harasani), iii) organizimin partiak (Blendi Klosi), iv) ēėshtjet ligjore e koordinimin (Fatmir Xhafaj), v) bashkėpunimin me shoqėrinė civile e bordet qytetare (Edlira Haxhiymeri), vi) pėr trajtimin e burimeve njerėzore (Et’hem Ruka) e tjerė, jo vetėm prej dy vjetėsh nuk janė thirrur nė mbledhje e veprim, por kjo strukturė elektorale ekzekutive do tė rezultojė praktikisht inekzistente e pėr rrjedhojė nuk do jetė funksionale nė kėtė fushatė elektorale; nė disa raste ajo rezulton e zėvendėsuar nė mėnyrė ad hoc me struktura paralele dhe joprofesionale nė mėnyrė adekuate.

    … Sa tė ingranuara dhe tė motivuara janė strukturat e PS nė mbėshtetje tė kandidaturave tė miratuara nga Kryesia e PS-sė?

    Ripėrsėris me dhimbje se sėmundja e publikimit tė kandidaturave nė ēastin e fundit nėnkupton pėrsėri se pėrzgjedhja e tyre ka qenė problematike dhe defektoze: 1) procedura e seleksionimit nuk ka qenė transparente, 2) kanė munguar kriteret e meritokracisė tė bazuara nė vlerat individuale, kontributet, aftėsitė e kapacitetet politiko-profesionale dhe integriteti i kandidatėve; 3) nuk janė respektuar kėrkesat statutore pėr konkurrimin dhe pjesėmarrjen e forumeve partiake e nuk ėshtė kryer votimi i kandidaturave alternative, duke hedhur pėr mė tepėr nė “koshin e plehrave” “parimin njė anėtar njė votė”; 4) nuk ka pasur njė bashkėrendim efikas me aleatėt pėr “hartėn” e bashkėndarjes sė njėsive vendore dhe 5) mbi tė gjitha, nuk ka ende nė PS asnjė platformė pėr ēėshtjen e pėrcaktimit tė kandidaturave apo tė trajtimit efikas tė burimeve njerėzore. Prapa lėnies sė kandidaturave pėr minutėn e fundit ka qėndruar i) frika se “tė pakėnaqurit” do tė mund tė regjistroheshin si kandidatė me partitė e tjera, nga njėra anė, dhe ii) nga ana tjetėr, paaftėsia pėr t’u pėrballur nė argumente me kandidaturat e eliminuara, qė nė shumicėn e rasteve janė ndier padrejtėsisht tė shmangura. Pėrmbledhtas, mund tė them se mėnyra e seleksionimit tė kandidaturave, cilėsia e tyre dhe nė njė mėnyrė mė tė pėrmbledhur mungesa e njė strategjie pėr menaxhimin efikas tė burimeve njerėzore, mund tė ndikojė nė demotivimin e strukturave partiake dhe mundet tė ēojė deri ndoshta tė veprimeve tė brendshme kundėr suksesit elektoral. Mė e rėndė situata do tė jetė i) nė bashkitė apo komunat ku kandidati konkurron pėr tė tretėn apo katėrtėn herė; ii) nė bashkitė apo komunat ku fitorja nė 2007 ka ardhur pėr shkak tė koalicionit mė LSI dhe iii) nė njėsitė vendore, ku nė sherret apo mosmarrėveshjet janė pėrfshirė direkt apo indirekt edhe deputetėt.

    Krahasuar me zgjedhjet e 2009-s, a mund tė konsiderohet sukses fakti qė PS-ja vjen nė koalicion me 22 parti?

    Pėr tė qenė realist, ndėrtimi i kėsaj aleance tė madhe nė numėr duhet konsideruar sukses, por i pjesshėm, sepse koalicioni ėshtė mė i madh nė numėr, por nuk mė duket se ėshtė bėrė pėrgatitja e duhur qė ai tė jetė efikas elektoralisht. Nėse Rama do tė rrisė numrin e aleatėve, pa menduar efikasitetin dhe koston, por thjesht me synimin formal pėr tė rritur “numrin e vagonave” duke ndaluar qė njė pjesė e tyre tė shkojnė te Berisha, atėherė do tė vijė shumė shpejt dita kur ky koalicion, edhe me 22 parti do tė dėshtojė. Rama duhet tė ketė tė qartė se as zgjedhjet vendore dhe aq mė pak zgjedhjet e pėrgjithshme mund t’i fitojė i vetėm dhe pėr vete, me synimin pėr tė qeverisur me “modelin klientelist”. PS do tė fitojė, vetėm nėse do bashkėpunojė me sa mė shumė forca politike dhe do tė bashkėndajė pėrgjegjėsi, pushtet e kosto me tė gjithė faktorėt dhe aktorėt me vlerė brenda PS dhe brenda tė majtės e koalicionit opozitar. Pėrndryshe, kjo do tė ishte njė arsye tjetėr e humbjes, po ashtu si nė vitin 2009…

    Cili ėshtė sipas jush objektivi elektoral i PS nė kėto zgjedhje, kur dihet qė nė zgjedhjet e vitit 2007 koalicioni i majtė opozitar PS-LSI fitoi 9 nga 12 bashkitė kryesore qė janė edhe “kryeqendrat” e 12 qarqeve? Dhe cili do tė ishte njė parashikim pėr kėto 12 bashki, kur dihet se LSI ėshtė nė koalicion me PD?

    Koalicioni aktual opozitar ende nuk ka as edhe njė objektiv tė qartė tė shpallur elektoral dhe natyrisht, kjo pėrbėn edhe njė mangėsi tjetėr tė kėsaj fushate. Nga 12 bashkitė kryesore tė vendit, qė janė njėkohėsisht bashki qendėr qarku, vetėm pėr 5 prej tyre mund tė parashikohet me njė probabilitet tė pranueshėm rezultati i zgjedhjeve tė 8 maj 2011. Vetėm pėr 5 bashkitė, Shkodėr, Dibėr, Kukės, Gjirokastėr e Fier mund tė jepet nė kėtė fazė njė parashikim orientues pėr rezultatin zgjedhor tė 8 majit 2011, bazuar nė analizėn e tė dhėnave tė zgjedhjeve vendore tė vitit 2007 dhe tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit 2009. Pėr 7 bashkitė e tjera, Durrės, Elbasan, Tiranė, Lezhė, Berat, Korēė e Vlorė parashikimi rezulton mė i vėshtirė dhe relativisht i ndikueshėm nga shumė faktorė…

    Cilėt do tė ishin disa nga kėta faktorė?..

    Disa nga kėta faktorė themelorė do tė ishin: i)faktori kandidat, ii) cilėsia e fushatės elektorale nė funksion tė qytetarėve, iii) performanca e LSI dhe PDIU, iv) sjellja e PBDNJ v) por edhe nė ndonjė rast edhe e LZHK, si dhe vi) “sherret” e brendshme nė tė dy kampet, qė nė realitet “shuhen” mė lehtėsisht dhe mė shpejt djathtas, por edhe vii) besueshmėria pėr programin dhe viii) niveli i mbėshtetjes partiake e nga koalicioni. Kurse pėr Tiranėn, situata ėshtė mė komplekse, sepse tė dhėnat paraprake analitike japin njė rezultat shumė tė ngushtė dhe sasia e faktorėve ndikues ėshtė shumė mė e madhe, duke “parashikuar” me shumė gjasa njė diferencė jo vetėm nė sondazhe, por edhe nė rezultatin pėrfundimtar jo mė tė madh se 2 pėr qind. “Parashikimet” e deritanishme mund tė bazohen nė njė analizė tė rezultateve tė vitit 2007 dhe atyre tė vitit 2009, prej nga mund tė simulohen shifrat (e dhėna nė tabelėn/grafikun e mėposhtėm) sipas koalicioneve tė regjistruara nė zgjedhjet e vitit 2011… Dhe, nė kėtė moment, nga kjo “analizė parashikuese” rezulton se 25-35 pėr qind e 12 kryetarėve aktualė tė bashkive kryesore, qendėr qarku, do tė ndryshonin..

    Sa do tė ndikonte fakti qė PD dhe LSI janė nė njė qeverisje tė kritikuar nga opozita, apo nga ana tjetėr, qė shumė nga bashkitė kryesore drejtohen prej 2-4 mandatesh prej PS? Sa do tė funksionojė koalicioni PD-LSI pėr tė grumbulluar vota dhe a pėrbėn kjo njė faktor qė duhet marrė nė konsideratė?

    Disa nga faktorėt kryesorė qė do tė ndikojnė nė rezultatin elektoral janė natyrisht i) dinamika e mbėshtetjes elektorale ndaj koalicionit qeverisės, pėr shkak tė qeverisjes qendrore, e thėnė ndryshe masa, sa dhe si do tė ndikonte konsumi apo suksesi i qeverisjes sė PD-LSI nė rezultatin e ēdo njėsie vendore; ii) dinamika e mbėshtetjes elektorale pėr shkak tė qeverisjes lokale ndaj kandidatit qė rikandidon, pra si do tė ndikonte konsumi apo suksesi nga qenia nė drejtimin e bashki/komunės, kryesisht mbi kandidatin e PS pėr 9 nga 12 bashkitė kryesore; iii) performanca e koalicionit PD-LSI, nė kuptimin si do tė silleshin votuesit respektivė ndaj kandidatit tė tyre pėrbashkėt dhe iv) efikasiteti i aleatėve nė dy koalicionet kryesore, pra si dhe sa efikasė do tė ishin aleatėt e PD e PS pėrkatėsisht pėr tė sjellė vota nė favor tė kandidatit pėrkatės tė pėrbashkėt. Faktorė tė tjerė tė rėndėsishėm do tė ishin edhe i) cilėsia e fushatės lidhur me zgjidhjen e shqetėsimeve tė popullit dhe ii) aftėsia e suksesi pėr tė kapur elektoratin e lėkundur. Meqė bėhet fjalė pėr zgjedhjet vendore, ka mė shumė gjasa qė ndikim mė tė madh tė ketė konsumi/sukseset nga tė qenit nė drejtimin e njėsisė vendore, sesa konsumimi apo suksesi nga tė qenit nė qeverisjen qendrore, kjo mė shumė nė zonat rurale dhe mė pak nė zonat urbane. Mbi elektoratin e lėkundur dhe votuesit e rinj, ndikim tė rėndėsishėm do tė ketė perceptimi pėr krizėn politike dyvjeēare dhe raporti i pėrgjegjėsisė sė aktorėve politikė.

    A kanė ndikim nė rezultatin e kėtyre zgjedhjeve elemente tė tilla, si pjesėmarrja nė votime, tipi i fushatės (pozitive/negative dhe politike apo nė funksion tė qytetarit) dhe konfliktualiteti nė fushatė?

    Sigurisht qė kėto elemente janė shumė tė rėndėsishme pėr njė fushatė zgjedhore dhe sidomos pėr kėtė fushatė tė zgjedhjeve vendore. Pjesėmarrja nė votime mbetet njė faktor i rėndėsishėm, rritja apo ulja e pjesėmarrjes do tė kishte ndikim tė ndryshėm nė njėsi vendore tė ndryshme ndaj kandidatėve tė ndryshėm, sepse varet si dhe sa ndikon nė pjesėmarrje i) perceptimi pėr qeverisjen qendrore, por mbi tė gjitha ii) perceptimi pėr drejtuesin e bashkisė dhe sa kohė ka ai qė drejton bashkinė. Po ashtu, fushata alternative e pozitive dhe e lidhur me hallet/problemet e qytetarėve do tė ishte mė efikase mbi zgjedhėsit e lėkundur sesa fushata negative e konfliktuale, sidomos kjo do tė kishte ndikim nė zonat urbane dhe mė pak nė zonat rurale. Tė rinjtė qė votojnė pėr herė tė parė do tė prisnin njė fushatė dhe pėrkujdesje selektive, pozitive dhe alternative dhe kjo sidomos nė zonat urbane. Konfliktualiteti dhe politizimi i fushatės do tė mund tė tejmotivonte simetrikisht militantėt e tė dy palėve, njėrėn palė direkt, kurse palėn tjetėr indirekt pėr induksion; por kjo lloj fushate do ta tensiononte fushatėn tej mase, ndėrkohė qė votuesit e lėkundur me siguri tė lartė do tė ndėshkonin fuqimisht atė forcė politike qė do tė perceptohej si nismėtare apo nxitėse e konfliktualitetit apo mė shumė pėrgjegjėse pėr kėtė qasje. Ndikimi i kėtyre faktorėve do tė ishte me pasoja deri nė ndryshim kahu tė fituesit, kryesisht nė bashkitė ku rezultati “historik” ėshtė i ngushtė apo relativisht i ngushtė.

    Shkodra, Kukėsi dhe Peshkopia kanė qenė “blu” historikisht. Mendoni se do tė mbeten tė tilla edhe nė 8 maj 2011?

    Nisur nga rezultatet e viteve tė fundit, ka shumė gjasa qė tri bashkitė: e Shkodrės, Kukėsit dhe Dibrės, tė vazhdojnė tė mbeten tė drejtuara nga PD e cila udhėheq aktualisht koalicionin qeveritar, ku rol kryesor kanė PD, LSI dhe PDIU. Diferenca e lartė nė sasi votash dhe nė pėrqindje qė kanė nė kėto tri bashki kandidatėt e djathtė, me shumė pak gjasa do tė ndikohet nga bashkėsia e faktorėve tė pėrmendur mė sipėr, duke pėrjashtuar ndonjė rast shumė ekstrem gabimi nga cilėsia e kandidatit apo e fushatės sė tij..

    Gjirokastra e Fieri kanė qenė prej disa mandatesh “rozė”; A mund tė thuhet se do tė mbeten tė tilla? …

    Dy bashkitė, e Gjirokastrės dhe e Fierit, po tė nisemi nga rezultatet e vitit 2009, me shumė gjasa do tė mbeteshin nėn drejtimin e PS qė drejton koalicionin opozitar. Edhe nė kėtė rast diferenca e lartė nė sasi votash dhe nė pėrqindje do tė mund tė ndikoheshin vetėm nėse bashkėsia e faktorėve tė pėrmendur mė sipėr do tė punonin nė favor tė kandidatit tė mbėshtetur nga koalicioni qeveritar dhe kundėr kandidat “rozė”; sidomos mbetet pėr t’u testuar ndikimi (pozitiv apo negativ) nga qėndrimi pėr disa mandate nė drejtimin e bashkive nga tė njėjtėt kandidatė socialistė dhe nga cilėsia dhe/ose performanca e kandidatėve kundėrshtarė; ndikim specifik nė Gjirokastėr mund tė kishte sjellja dhe performanca e votuesve tė PBDNJ (nėse do t’u bindeshin orientimeve tė PBDNJ pėr tė votuar pro kandidatit tė PS).
    Dy qytetet bregdetare, Durrėsi dhe Vlora, po t’u referohemi rezultateve tė vitit 2009, duket me tendencė tė qartė elektorale, por me rezultat tė papritur; Cili do tė ishte parashikim juaj?

    Durrėsi, nisur nga rezultati i vitit 2007 dhe 2009, duket nė pamje tė parė se do tė fitohej nga Ferdinand Xhaferraj me njė diferencė rreth 7300 vota dhe gjasat janė tė tilla, por pėrcaktimi i fituesit do tė varej fuqimisht nga i) performanca e kandidatėve dhe ii) performanca e LSI-sė. Kurse nė Vlorė tendenca pėr fitore anon “matematikisht” nga kandidati socialist, po t’i referohemi rezultatit tė vitit 2009, por suksesi dhe beteja mbeten tė hapura; fituesi do tė pėrcaktohej nga ndikimi i disa faktorėve i) qėndrimi i kryetarit aktual, rikandidat i PSSH, pėr njė kohė tė gjatė nė krye tė bashkisė, ii) performanca e kandidatėve; iii) ndikimi i “sherreve” tė brendshme nė tė dy kampet, iv) performanca e LSI dhe PDIU, si dhe v) sjellja e PBDNJ (nėse votuesit e saj nė njė masė tė paneglizhueshme do tė ndiqnin orientimin pėr tė votuar pro kandidatit te PS).

    A mund tė thuhet se pėr Elbasanin, Beratin dhe Korēėn, parashikimi nė kėtė fazė ėshtė i vėshtirė?
    Pavarėsisht tendencės “historike” tė rezultatit tė kėtyre tri bashkive dhe mė konkretisht nisur nga rezultatet nė zgjedhjet e vitit 2009 1) pėr Elbasanin me rreth 2600 vota nė favor tė Durim Hushit; 2) pėr Beratin me rreth 900 vota nė favor tė Fadil Nasufit dhe 3) pėr Korēėn me rreth 1800 vota nė favor tė Niko Peleshit, ndikimi i faktorėve tė mėsipėrm e bėn shumė tė vėshtirė dhe gati tė pamundur parashikimin pėr kėto tri bashki dhe pėr rrjedhojė e lė tė hapur pėrcaktimin e fituesit nė kėtė fazė tė parashikimeve. Nė Elbasan fituesi do tė varet kryesisht nga performanca e kandidatėve, aq mė tepėr qė tė dy kandidatėt janė tė majtė, ndonėse nė avantazh “matematik” ėshtė Durim Hushi. Nė Berat fituesin do ta pėrcaktonte i) cilėsia dhe performanca e kandidatėve, ii) performanca e LSI pėr kandidatin e koalicionit qeveritar dhe iii) shmangia e sherreve tė brendshme nė PS lidhur me mėnyrėn e caktimit tė kandidatit, si dhe fakti (me ndikim pozitiv apo negativ qė varet nga perceptimi, sidomos i votuesve tė lėkundur) qė iv) kandidati i majtė ėshtė pėr njė kohė tė gjatė nė drejtimin e bashkisė. Nė Korēė kandidati socialist ėshtė mė i favorizuar “matematikisht”, por ndikimi i tė gjithė faktorėve, veēanėrisht i cilėsisė dhe performancės sė kandidatėve, por edhe i sjelljes sė PBDNJ (me shumė gjasa me orientim pro kandidatit tė PS) do tė jenė tė rėndėsishėm pėr pėrcaktimin e fituesit, duke e bėrė tė vėshtirė parashikimin nė kėtė fazė. Ndikim mund tė kishte edhe angazhimi i deputetit-ministėr tė koalicionit qeveritar…

    A mund tė thuhet se “parashikimi” pėr Tiranėn dhe Lezhėn ėshtė i pamundur deri nė ditėn e votimit?

    Keni plotėsisht tė drejtė. Lezha dhe Tirana shfaqen me njė diferencė shumė tė vogėl, po tė nisemi nga rezultati i zgjedhjeve tė vitit 2009, prej mė pak se 1 pėr qind tė votave, duke e bėrė tėrėsisht tė pamundur parashikimin dhe e lėnė deri nė fund tė hapur ēėshtjen e pėrcaktimit tė fituesit. Nė Lezhė, krahas vlerėsimit tė votuesve pėr cilėsitė dhe performancėn e kandidatėve, rezultati pėrfundimtar do tė varej fuqimisht nga performanca e LSI dhe sjellja e votuesve tė majtė qė nė 2009 kanė votuar pėr PSV91; parashikimi pėr kėtė bashki deri nė ditėn e votimit do tė jetė i pamundur. Kurse pėr Tiranėn, situata ėshtė tepėr komplekse dhe njė analizė mė e thellė dhe mė e detajuar pėr ēdo minibashki do tė ishte objekt i njė studimi tė plotė tė tė gjithė faktorėve nė ditėt nė vijim, ndonėse parashikimi i saktė do tė jetė njė ēėshtje gati e pamundur deri nė ditėn e votimit, pėrveē rastit tė ndonjė situate speciale. Madje edhe sondazhet, nėse ka pasur dhe do tė ketė nė vijim (bėhet fjalė pėr ato seriozet), do tė jepnin me shumė gjasa njė diferencė nė rezultat brenda kufirit tė gabimit tė sondazhit, pra jo mė e madhe se dy pėrqind.

    Panorama

  8. #638
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Tiranė, Rama: Rruga jonė pėr zhvillimin dallon qartė nga e Saliut
    SHEKULLI ONLINE | 12/04/2011 | LAJM I FUNDIT | 3 KOMENTE | FACEBOOK | - +
    Kreu aktual i Bashkisė sė Tiranės, njėkohėsisht dhe kandidat i "Aleancės pėr tė ardhmėn", Edi Rama ka prezantuar sot "Planin pėr Tiranėn Evropiane"


    Njė plan qė sipas tij ėshtė i mirorganizuar dhe qė ėshtė i mbėshtetur nė rritjen e cilėsisė sė jetės dhe rritjen e vlerės materiale tė ēdo gjėje qė qytetarėt posedojnė.


    Kreu i Bashksiė e quajti 'legjendė urbane" tė ashtuquajturin betonizim tė Tiranės. Sipas tij, nuk kėrcėnohet qyteti i Tiranės nga betonimi por kurora e saj.


    "Nuk ėshtė Tirana qė ne administrojmė e qeverisim qė kėrcėnohet nga betonizimi, por ėshtė kurora e saj, qė nga Farka, Kashari, Paskuqani dhe Dajti"- tha Rama


    Si pjesė e kryeqytetit nė zhvillim nga betonizimi po kėrcėnohet e ardhmja e Tiranės, tė gjitha kėto territore do tė jenė pjesė tė kryeqytetit nė njė tė ardhme tė afėrt, tha ai.


    "Ullishtat e Selitės po kthehen nė kodra pallatesh, tė cilat sot atraktojnė blerės, por vlera e investimit u vihet nė dyshim pėr shkak se ky nuk ėshtė njė zhvillim i mirėkonceptuar po ėshtė njė zhvillim tipik, i vizionit dhe i metodės sė Saliut, i atypėratyshėm dhe me pasojėa qė vijnė njėra pas tjetrės dhe qė dėmtojnė cilėsinė e jetės sė banorėve"- theksoi Rama.


    Sipas Ramės vetėm 1% e territorit tė Tiranės ėshtė ndėrtuar nė kėto 10 vjet me lejet e ndėrtimit tė dhėna nga bashkia, ndėrsa kemi njė lartėsi mesatare prej 7 katėsh pėr ndėrtesė.


    Duke folur pėr pjesėn qė ka prodhuar shumė polemika, sheshin Skėndėrbej, Rama tha se ky shesh do tė kthehet nė njė nga hapėsirat mė spektakolare nė rajon.


    "Ky transformim do tė rrezatojė nė jetėn e qytetarėbve, nė dy plane. Nė planin e jetės publike, rritjes sė cilėsisė tė pėrfituar pėr kėmbėsorėt, me njė larmi mundėsh tė madhe. Dhe nė planin tjetėr si banorė tė njė kryeqyteti qė pas kėsaj do tė ketė njė vlerė edhe mė tė madhe, pėr tė tjerė qė do vijnė pėr ta jetuar, apo vizituar, shqipatrė apo tė huaj. Tė tjerė qė do tė nxiten pėr tė investuar."- tha kreu i Bashkisė.


    Kreu i PS, Edi Rama, nė vijim tė fushatės nė kryeqytet ka prezantuar sot nė njėsinė nr 8 kandidatin Sadi Vorpsi. Rama tha gjatė takimit me banorėt e zonės se qeveria i merr rreth 4 milionė lekė biznesit me anė tė TVSH-sė dhe tatim-fitimit, ndėrsa garantoi biznesin se do tė ketė mė pak taksa.


    "Pas 8 majit, biznesi i vogėl do paguajė vetėm dy taksa. Ndėrsa qeveria mė 8 maj do tė japė llogari pėr papunėsinė dhe varfėrinė", tha ai. Gjithashtu, Rama i ftoi qytetarėt tė votojnė kandidatin Vorpsi, pasi ai nuk ka teserė partie, por teserė qytetarie.

    Shekulli

  9. #639
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    ka filluar te kopjoj bashen tashi ,thote se do ul taksat...ka te drejte basha kur thote qe rama eshte nje kandidat i dobet
    ...Tirana eshte e para

  10. #640
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    ...Tirana eshte e para

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •